Vështrim
Nga Skënder MULLIQI
Shumë gjenerata kanë jetuar dhe përjetuar në lëkurën e vet sundimin e diktaturës komuniste të ish –Jugosllavisë. Shumë gjenerata u rritën të rrethuar me gjelatët serbosllavë. Viktimat e këtyre gjelatëve si zakonisht ishin shqiptarët. Kemi jetuar më frikën e madhe të okupimit. Kemi jetuar duke thithur ajër të kontaminuar nga logjika shoveniste serbosllave. Gjithkah rreth nesh është sillur e keqja e madhe, e cila shumëkend e ka goditur pa mëshirshem. Shumë kush ka vuajtur dënime drakonike vetëm pse ka kërkuar që të kemi në përdorim flamurin tonë kombëtar. Shumë atdhetarë kan vuajtur dënime drakonike vetëm pse i kan kërkuar të drejtat legjitime në tokën tonë të okupuar. Shumë kush gjithë kohën ka jetuar më frikën së do të arrestohet nga UDB famëkeqe.
Shqiptarët ne vitet e 50-ta përjetuan aksionin e mbledhjës së armëve. Përjetuan mbledhjën e drithit më fshësë të tipit të renegatit, Ali Shukria. Ishin këto metodat më të ndyta të UDB-ës për të shtypur çdo levizje kombëtare. Shpesh i kam dëgjuar rrefimet e të parëve tanë së çfarë metodash të dhunës së shfrënuar kan përdorur UDB-a, duke i detyruar njerëzit të shesin çka kanë për ta dorëzuar armën e pa qenë. Edhe nëse janë dorëzuar armët prap se prapë kan qenë të linçuar. Përjetuam dhunën e egër të rankoviqizmit. Kemi përjetuar dhunë të shfrenuar serbosllave në menyrë të fshehur dhe haptazi. Kemi përjetuar dhunën e shfrenuar serbe, të cilët vranë dhe burgosën shumë atdhetarë më rastin e demostratave të 68-së dhe veqmas të demostratave masovike të vitit 1981. Përjetuam luftën e fundit çlirimtare e cila na kushtoi me mijëra të vrarë dhe dëme të mëdha materjale.
Tashmë u bën do vite që kur epokën më të ërrët të komunizmit e kemi lën mbrapa. Tash nga kjo distancë kohore jemi më të qetë kur e kujtojmë atë kohë. Por, logjika komuniste ende nuk është flakur nga mesi ynë. Kemi mbetur diku ne mes socializmit dhe kapitalizmit bashkëkohor. Shumë kush është duke shpërfaqur idetë komuniste. Kjo logjikë dhe këto veprime po na i kthen Edi Rama. Hiq shumë mbrapa kësaj logjike nuk ka mbetur edhe skena politike në Kosovë. Gadi të gjitha partitë politike nuk janë profilizuar, por megjithate shumica prej tyre janë të krahut të majtë politik, edhe pse vetën po e quajnë si të djathta. Parti të majta kemi shumë në Evropë, por ato janë shumë më ndryshe. Edi Rama po e kthen këtë epokë të perënduar më gjithë ikonografinë e saj. Kjo është mjaftë shqetësuese dhe shumë e dëmshme për kohën në të cilën po jetojmë. Është një veprim bizar dhe i turpshem.
Aq më keq kur kemi shpërputhshemëri të madhe gjeneratash. Komunizmi vërtetë u shëmb si sistem, por kanë mbetur gjallë pasardhësit e tyre.Unë e shoh edhe nga ky kënd sot gjendjën e keqe politike dhe ekonomike në Shqipëri dhe në Kosovë. Janë duke na degraduar si shtete dhe si komb edhe para syve të botës demokratike. Shqiptarët gjithmonë si komb ishin pro perëndimor. Nuk ka mundësi që të ekziston diçka në mes kur bëhët fjalë për sistetemet. Kemi jetuar gjatë nën sistemin komunist, dhe na ka mbetur shija e hidhur e asaj periudhe, për ta shijuar prapë. Koha e gjelatëve dhe viktimave të tyre nuk i duhet askujt sot. Koha moderne nuk mund të bashkëjeton me sistemin i cili e ka pasur ose ende e ka lirinë e kufizuar, ose të errësuar.
Mjaft kemi qenë të nëpërkëmbur, të shtypur, të përbuzur, nga një regjim agresiv edhe shumë i rrezikshem. Moderniteti nuk bëhët më kamzhik. Sikur një kategori njerëzish ende nuk e kan kuptuar apo nuk dëshirojnë ta kuptojnë së çka është liria njerëzore. Nuk dojnë të kuptojnë për mos t’i humbur privilegjet dhe përfitimet. Komunizmi duket ende nuk ka vdekur, “kufomat” e tyre ende janë gjallë. Para nesh kemi pyetjën, a do të kemi shtete të forta dhe demokratike?. A dëshirojmë të jetojmë jetën e dinjitetshme, jetën normale, apo jetën torturuese diktatoriale? E kemi zgjedhur sistemin shumë partiakë demokratik. Elementet dhe simbolët e diktaturës janë të rrezikshme për çenjën tonë, për shtetet tona…