Mizoritë ndaj shqiptarëve 1909: Ja si i përdhunuan “vëllezërit” turq femrat shqiptare e ballkanase

1
53

KUJTESA HISTORIKE PËR ATA QË DUAN TË SJELLIN RILINDJEN E KULTURËS TURKE NË TROJET E SHQIPES!

Janë 12 skicat e tmerrit, që ilustrojnë përdhunimet në masë të vajzave shqiptare e ballkanase nga ushtarët turq… gjë që kanë sjellë edhe në përzierjen e racës dhje këtë dashuri të madhe, që disa shqiptarë ende ndiejnë për turqit…

Në sy të bashkëshortëve, të familjarëve, të lidhura, të nënshtruara, të pafuqishme, të gjakosura, përdhunuara… Kjo është e gjithë tabloja tejet çnjerëzore, që përcillet përmes këtyre skicave, 3 prej së cilave janë bërë në Kosovë. Eshtë për t’u theksuar se për shkak se Gottfried Sieben nuk i kishte me sy të mirë shqiptarët, qarqet ekstremiste serbe dhe greke në disa raste janë përpjekur të manipulojnë identitetin e ushtarëve përdhunues, sjell në vëmendje Panorama. Të gjitha këto shkruhen në librin “Balkan-cruel” ose “Mizoritë e Ballkanit”, të botuar në vitin 1909, dhe i posedueshëm vetëm nga elita pasi nuk u nxorr në shitje për masën.

Tashmë skicat e Gottfried Sieben vijnë të publikuara pa censurë. Ekstremistët sllavë dhe grekë kanë tentuar të manipulojnë fotot duke i mëshuar aludimeve se përdhunuesit ishin shqiptarë, por në fakt janë femrat shqiptare dhe ato të Kosovës, viktima të këtyre sulmeve makabre. Edhe në libër thuhet pa mëdyshje, që ushtarët janë turq. Ndërkaq, historiani Llalla thotë për newsbomb.al se disa nga skicat, nga veshja e ushtarëve duket se janë sllavë, mundet malazezë. Sipas tij, në 4 foto, ushtarët përdhunues duhet të jenë sllavë…

1 COMMENT

  1. kur shikoj keto skica i lutem zotit rusi ato bombat berthamore qe ka bere gati tja hedhi turqise dhe ta fshije nga faqja e dheut si shtet

Comments are closed.