Mirela Bogdani, kandidate e Partisë Konservatore në Britani

0
46

Mirela Bogdani me Margaret Thatcher

12 nëntor 2009

Lini një koment Një shqiptare arrin të zgjidhet anëtare e listës kombëtare të kandidatëve për deputetë në Britaninë e Madhe, për zgjedhjet e afërta, që pritet të mbahen në këtë vend. Fjala është për përfaqësuesen e njohur shqiptare në arenën ndërkombëtare, Mirela Bogdani, e cila bën me dijeni se është zgjedhur si kandidate nga Partia Konservatore, për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm në Britaninë e Madhe. Kjo u mundësua, pas kalimit të dy fazave të para, në periudha të ndryshme të këtij viti, të një testimi nga Bordi Parlamentar i Vlerësimit në Kembrixh, me 5 provime, për të cilin kandidatja shqiptare në Britani u lajmërua se i kishte kaluar me sukses.

Kjo ka qenë për të, në fakt, edhe faza më e vështirë e procesit të gjatë të seleksionimit të kandidaturave, i cili mundësoi vendosjen e saj në listën kombëtare të kandidatëve për deputetë në Britaninë e Madhe. Ndërkaq, bëhet me dijeni se, nga 5 000 aplikantë të raundit të këtij viti, në fund arritën të zgjidheshin vetëm 70 kandidatë. E zgjedhura Mirela Bogdani mësohet se do të kandidojë si deputete në zonën e Wales dhe ky, natyrisht që përbën një lajm të mirë për gjithë elementin shqiptar në mbarë botën, i cili e ndjen veten edhe më të vlerësuar në arenën e saj, pas një lajmi të tillë. Kjo, falë vlerësimit që i është bërë një femre shqiptare, duke e vendosur atë në listën e të zgjedhurve britanikë, për të garuar në zgjedhjet e ardhshme të vitit të ardhshëm.