Miradie Avdullahi poezi për Shaban Cakollin – in memoriam

0
122


PSE

(Shaban Cakollit)

Euu… euuu…
Si po kalon koha nëpër duar
Dhimbjet që s’i duam
Shpirtin e bëjnë të trazuar

Sa trishtim
Kur kthehesh në shtëpi
Drita pran emrit të mikut
Nga e gjelbërta është bër gri

Psee… po pseee…
Pse o vdekje sulmove
Kur më së shumti besova në miqësi
Në bindjen për suksese në ardhmëri

Pse shkëpute gjethen e njomë
Nga trungu me rrënjë të përjetësisë
Pse i shterre rrjedhën
Burimit të letërsisë

Po ti o vdekje mizore nuk je fitimtare
Dhe pse na lage faqet me lotët
Për veprat e tija bujare
E kujtojmë ne, e nderojnë motet

Gllamnik
30 korrik 2014