Miku i ri më i mirë i Izraelit? Shqipëria

0
31

Nga Jessica Elgot*, 24 Nëntor 2011

Izraeli dhe Shqipëria mund të duken se nuk kanë lidhje shpirtërore – por kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha është shprehur se dy vendet janë “model për bashkëjetesën dhe respektin reciprok”.

Gjatë fjalës në Këshillin Izraelit për Marrëdhëniet me Jashtë, Berisha listoi një listë të përbashkët; të dy vendet i tremben rritjes së radikalizmit islam, kundërshtojnë njohjen e shtetit të Palestinës nga OKB-ja, e shohin Iranin dhe presidentin Mahmoud Ahmadinexhad si kërcënimin më të madh për paqen, të dy vendet ishin strehë për çifutët që u larguan nga vendet e pushtuara nga nazistët.

Për kërkesën e Palestinës për njohjen e shtetit, Berisha është shprehur se “rruga e shkurtër nuk do të japi rezultatin që ata kërkojnë – paqen”.

Ai është shprehur se marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin mund të jenë një model për vendet e tjera myslimane. Shqipëria ka një histori të shkurtër antisemitiste dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore më shumë se 600 çifutë u fshehën nga banorët.

*TheJC.com – Komuniteti Hebre Online