Meta u zgjodh deputet me tre mijë vota të vjedhura

0
27

 

Shekulli, 13.10.2010

Mandati në Tiranë

Meta u lidh me Koço Kokëdhimën dhe i tha shko tek Edi Rama dhe thuaji që të më sigurojë mandatin mua në Tiranë, të më japë disa vota se unë nuk e çoj partinë tek Berisha. Unë nuk fola.

Edi Rama e besoi Ilir Metën se nuk do ta çonte partinë tek Berisha dhe sigurisht në procesin e numërimit të kutive të fundit i dha të paktën 3 mijë vota të pamerituara Ilir Metës që të merrte mandatin. Nëse hapen ato kuti, ato kuti nuk e nxjerrin Ilir Metën deputet në Tiranë. Ishte një mashtrim se tha që nuk e çoj partinë atje, sa mori mandatin, partinë e çoi tek PD-ja. Nëse sot numërohen kutitë e Edi Ramës, Ilir Meta nuk është deputet.

Agron Kuliqi

Atij i ka dalë emri në kontrabandën e naftës. Një ditë të bukur, nëse hetimin e kësaj kontrabande do ta marrë seriozisht.

A do t’ju lexoj një sms. Një sms nga një inspektor i kontrabandës: “Pasi ndaluam botet, mori dikush në telefon dhe më kërcënoi që lëshojini botet se do t’ju djegim botet. Pas kësaj lajmëruam policinë.

Erdhi grupi i gatshëm dhe i thamë që botet të mos luanin nga vendet. Pas pak botet lëvizin”. Kjo tregon përfshirjen e policisë. Unë i them doganave hetoni vitin 2007 deri në fund të vitit 2009. Shkoni tek “ARMO”, merrni sa është prodhuar, merrni kujt i është shitur dhe shkoni tek kompanitë që i kanë blerë dhe ku i kanë çuar.

Puçi parlamentar

Kjo është një histori qesharake. Unë ditët në largim kam pasur shumë kontakte. Përpara se unë të largohesha nga detyra ka pasur një komunikim midis Ramës dhe Metës, ku përmes një mocioni që ishte ideuar për t’u bërë, të bëhej një mocion mosbesimi dhe Meta do të ishte kryeministër. Këtë e dëgjova si histori.

Unë ia kam bërë këtë bisedë zotit Meta, ma pranoi dhe më tha që edhe nëse do të kishim tre vota, unë e dija që do të vije me mua.

Ai nuk është se nuk donte, por s’kishte garanci. Është kulmi i imoralitet që ai bën publike një tallje, mos të them më shumë se çfarë tallje ka qenë. Unë e provokova zotin Meta, ai më tha që është e vërtetë.

Qeveria

Kjo qeveri tani varet nga 2-3 numra. Unë kam parë kryeministrin se si merr vesh një fakt për një ministër dhe s’i bën dot asgjë. I kam thënë për ndonjë ministër të LSI-së, apo të ndonjë tjetër dhe nuk ka çfarë t’i bëjë. Është i detyruar të mos mbajë një qëndrim ndaj këtyre. Mundësitë janë të hapura.

Opozita, nëse ka 71 vota, mund të bëjë një mocion, pra zgjedhje të parakohshme. Me ndryshimet kushtetuese, me një mocion bën një kryeministër të ri. Pra, mund të bëhet rotacioni. Por mund të jetë Berisha që ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, për të shpëtuar nga situata që ka krijuar vetë.

Projekti i ri

Mundet që përkohësisht në parlament të krijojë një grup politik, sigurisht për të pasur influencën tonë në parlament. Por, nuk jam i prirur për të bërë një parti politike. Mënyra se si është ligji zgjedhor sot, në Shqipëri ka për të pasur dy forca politike që do të dominojnë, do të jetë PD, do të jetë PS, forcat e tjera, sado të forta të jenë, është shumë vështirë që të ketë në pushtet parti të reja.

Ky është një projekt që është në ide. Nuk mund të flas sot në emra deputetësh, nuk mund të flas që këtë projekt do ta drejtoj. Do të diskutoj më deputetë të ndryshëm, Për momentin, Paulin Sterkaj, do të jetë një nga personat që do të diskutoj i pari.

“Tan Lepri”

Unë pas kësaj do të jem një deputet i pavarur. Sigurisht, nuk ka lidhje qenia e deputetit të pavarur me atë që më akuzon sot LSI, pas deklaratës sime që do të shkojë tek PS, apo jam ulur në prehrin e Tan Leprin. Në fakt, këtë Tan Leprin s’e njoh as për fytyrë, s’e kam takuar kurrë. Por, një gjë di, atë edhe Edi Ramës ia ka prezantuar Ilir Meta. Tan Leprin 10 vjet më parë, se ka qenë shoferi i Ilir Metës dhe Monikës.

Pra, më thonë mua se ulem te prehri i Tan Leprit, se ai është i këtyre. Unë sot nuk e njoh fare. Unë sot deklarohem i pavarur me tendencën për të qenë më shumë në opozitë.

Ish-ministri rrëfen për herë të parë pazaret e pista të politikës shqiptare, vjedhjen e votave dhe korrupsionin e ministrave. “Opozita, nëse ka 71 vota, mund të bëjë një mocion, pra zgjedhje të parakohshme. Me ndryshimet kushtetuese, me një mocion bën një kryeministër të ri. Por edhe Berisha mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Prifti: Berisha, korrupsion për të mbajtur pushtetin

“Ilir Meta nuk u zgjodh deputet në Tiranë, ai mori tre mijë vota nga Edi Rama. Nëse hapen kutitë, këtë gjë do ta mësojnë të gjithë. Ai i premtoi Ramës që nëse i jepte tre mijë vota për t’u bërë deputet, nuk do të bashkohej me PD-në.

Dritan Prifti, ish-ministri i Ekonomisë, ka bërë dje një rrëfim shokues në emisionin “Ora e Intervistës” të gazetarit Alfred Peza, duke hedhur dritë mbi konfliktet në politikën shqiptare, marrëveshjet e pista për të fituar para, korrupsionin, vjedhjen e votave. Duke përshkruar një botë plot presione, kërcënime dhe mashtrime, Prifti ka pohuar se Sali Berisha nuk ka më votat e mjaftueshme për të mbajtur qeverinë.

Ai ka dosjet e ministrave të korruptuar, por nuk i shkarkon dot ata, sepse për një votë ndryshohet e gjithë qeveria. Prifti ka treguar se vetë Ilir Meta nuk është bërë dot deputet, por për të marrë mandatin i janë “dhuruar” tre mijë vota nga Partia Socialiste. Ish-ministri ka treguar dje linjat e korrupsionit në fushën e energjetikës që kanë nisur që në kohën kur kryeministër ishte Fatos Nano dhe vazhdojnë deri më sot.

Dritan Prifti ka shpjeguar edhe vendimin për t’u larguar nga LSI-ja, duke deklaruar se që sot ai do të jetë një deputet opozitar me qeverinë. Por, ish-ministri ka hedhur edhe një teori për rotacionin e pushtetit. Sipas tij, qeveria mbahet nga një votë dhe, sipas kushtetutës, PS mund të kërkojë një mocion votëbesimi për qeverinë. Nëse mbledh 71 vota, PS merr automatikisht kryeministrin, pa pasur nevojë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Zoti Prifti, si e pritët deklaratën e LSI-së pas largimit tuaj?

Dua të them që kam shpëtuar nga një gjendje e vështirë që më ka shoqëruar për më shumë kohë në lidhje me një marrëdhënie shumë problematike me kryetarin e LSI-së. Në thelb, deklarata ime është distancim përfundimtar nga Ilir Meta. Unë kam shumë miq e shokë në LSI.

Kam një brengë që ndahem nga ata. Kam detyrim shumë të madh ndaj tyre. Por besoj se ata që më njohin, vendimin tim të sotëm e mirëkuptojnë. Unë jam konsultuar me shumë prej tyre gjatë këtyre ditëve të fundit. Kam shpëtuar nga një gjendje e tmerrshme që përjetoja çdo ditë, nga një gjendje e rrezikshme për mua.
A mund të jeni më konkret?

Unë me Ilir Metën kam një marrëdhënie 10-vjeçare, ku rrallë kam qëlluar disa ditë pa folur me të. Pavarësisht se si kanë nisur gjërat vitin e fundit, kjo ka qenë një marrëdhënie problematike, gjithmonë presione, thika pas shpine.

Mund të përmend disa momente kryesore të kësaj marrëdhënie. Unë jam kthyer nga studimet për Ilir Metën. Se ai erdhi atje për të dhënë një leksion që unë e kisha studiuar. Jemi takuar në Boston dhe Meta u surprizua nga mbështetja atje dhe më ftoi të kthehesha në Shqipëri. Nuk njiheshim përpara.

Çfarë natyre ishin ndërhyrjet?

Të gjitha hyrjet, nga tenderët, emërimet dhe të gjitha llojet. Në atë kohë, Fatos Nano më thërriti për të më bërë deputet. Fatos Nano më tha që unë s’merrem me katundarët, unë dua disa çuna të punojnë me mua. Unë e refuzova një pjesëmarrje të tillë.

Pas zgjedhjeve vendosa të ikja në SHBA. Kthehem, mësoj se në KESH ishte bërë një blerje energjie nja 10 milionë euro. KESH nuk kishte nevojë për blerje energjie. Vendosa që ajo blerje të mos bëhej dhe vendosa veto. Një blerje në Bullgari diku, nuk e lejova. Më merr në telefon, më shan nga i pari tek i fundit, iu përgjigja me të njëjtën monedhë. Filloi krisja jonë e parë kur kisha dilemat e para me këtë person.

Pas një muaji u ngrit qeveria, më ftoi të hyja në qeveri. U bëra ministër dhe vazhdova bashkëpunimin deri kur qeveria u drejtua nga Fatos Nano. Në kohën kur ishte kjo përplasje, ai udhëzon ministrin të bëhej një audit. Ai po të kontrollojë edhe sot në prokurori është me firmën e kryeministrit Ilir Meta.

Me një përplasje të vogël, ai urdhëroi hakmarrjen. Ilir Meta pas rrëzimit të qeverisë iku në Vjenë. Unë erdha këtu, u përballa i vetëm me Fatos Nanon. Për shkak të kësaj përballje timen Ilir Meta mori frymëmarrje. Në vitin 2004 unë ika i pari nga PS, Meta ishte akoma në PS. Unë luftova për një forcë politike të re. Një ditë përpara u mblodh grupi nismëtar dhe Ilir Meta tha – unë do të jem kryetar, ndërsa mua nuk më përmendi fare.

Në vitin 2005-së, LSI ishte në parlament me 9 deputetë. Në 2005-ën më kishte premtuar se do të isha pas tij në listën për deputetë. Kur po bëhej lista, më erdhi në shtëpi, më tha që Dritan unë ta kam premtuar, por sikur mos të vë. Ta bëjmë kush të marri më shumë vota. U futa në Parlament me votat e mia. Pastaj, për të kaluar tek viti i fundit. Vitit i fundit ka qenë i tmerrshëm bashkëpunimi me të.

Ka qenë një vendim personal i juaji për të mbështetur Berishën?

Unë mora vendim personal. Nuk kam pasur asnjë konsultim me Ilir Metën përpara se të deklaroja votën time në mbështetje të Sali Berishës. Sigurisht, ai e priti shumë keq, i kam sms-të e Metës së asaj kohe që thonë: U bërë si Xhuveli, çfarë janë këto deklarata dhe pas disa orësh e korrigjoi.

Ne u takuam së bashku, diskutuam që në këtë situatë 70 me 66. Në atë moment që folëm mandati i tij ishte i pakonfirmuar. I thashë që nëse do ta bëjmë këtë punë, Shqipëria do të shkojë përsëri në zgjedhje, do të ketë kosto të jashtëzakonshme. Bëmë debat dhe ai u bind që ishte mënyra më e mirë për t’u bashkuar me PD-në. Por, më kërkoi nder.

Të lutem shumë, më tha, mandatin tim unë e kam pa marrë, të lutem shumë mos bëj më deklarata të tilla, derisa të diskutojmë bashkë. Çfarë bëri Ilir Meta? Meta u lidh me Koço Kokëdhimën dhe i tha, shko tek Edi Rama dhe thuaji që të më sigurojë mandatin mua në Tiranë, të më japë disa vota se unë nuk e çoj partinë tek Berisha. Unë nuk fola.

Edi Rama e besoi Ilir Metën se nuk do ta çonte partinë tek Berisha dhe sigurisht në procesin e numërimit të kutive të fundit i dha të paktën 3 mijë vota të pamerituara Ilir Metës që të merrte mandatin.

Nëse hapen ato kuti, ato kuti nuk e nxjerrin Ilir Metën deputet në Tiranë. Ishte një mashtrim se tha që nuk e çoj partinë atje, sa mori mandatin partinë e çoi tek PD. Nëse sot numërohen kutitë e Edi Ramës, Ilir Meta nuk është deputet.

Nëse del ndryshe, unë e dorëzoj mandatin menjëherë. Kjo është sfidë publike. Sigurisht si një i pabesë e çoi mandatin atje ku s’duhej të shkonte. Ai është me mandat të pamerituar në Tiranë, me përgjegjësi të plotë.

Si u ndanë postet me PD-në?

Negociatat e para me Sali Berishën i kam bërë me mandat të LSI-së. Berisha i ka kërkuar me forcë Ilir Metës se nuk dua asnjë negociator tjetër përveç Dritan Priftit. Negociatori kam qenë unë. Sigurisht kemi e diskutuar me grupin e LSI-së për pozicionin.
E ka kërkuar Meta ministrin e Ekonomisë?

Jo, nuk e ka kërkuar. Ai zgjodhi zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm.
Ju keni thënë se Agron Kuliqi ka bërë kontrabandë nafte?

Atij i ka dalë emri në kontrabandën e naftës. Një ditë të bukur, nëse hetimin e kësaj kontrabande do ta marrë seriozisht. A do t’ju lexoj një sms. Një sms nga një inspektor i kontrabandës: “Pasi ndaluam botet mori dikush në telefon dhe më kërcënoi që lëshojini botet se do t’ju djegim botet.

Pas kësaj lajmëruam policinë. Erdhi grupi i gatshëm dhe i thamë që botet të mos luanin nga vendet. Pas pak botet lëvizin”. Kjo tregon përfshirjen e policisë. Unë i them doganave hetoni vitin 2007 deri në fund të vitit 2009. Shkoni tek “ARMO”, merrni sa është prodhuar, merrni kujt i është shitur dhe shkoni tek kompanitë që i kanë blerë dhe ku i kanë çuar.

Nafta, gjase, është eksportuar, por ajo naftë është shitur në shtetin shqiptar. E para, nuk janë paguar taksat dhe e dyta, ai produkt është i ndaluar të përdoret në tregun shqiptar.

Kush është e vërteta për puç parlamentar midis jush dhe zotit Rama?

Kjo është një histori qesharake. Unë ditët në largim kam pasur shumë kontakte. Përpara se unë të largohesha nga detyra ka pasur një komunikim midis Ramës dhe Metës, ku përmes një mocioni që ishte ideuar për t’u bërë, të bëhej një mocion mosbesimi dhe Meta do të ishte kryeministër. Këtë e dëgjova si histori.

Unë ia kam bërë këtë bisedë zotit Meta, ma pranoi dhe më tha që edhe nëse do të kishim tre vota, unë e dija që do të vijë me mua. Ai nuk është se nuk donte, por s’kishte garanci.

Është kulmi i imoralitet që ai bën publike një tallje, mos të them më shumë se çfarë tallje ka qenë. Unë e provokova zotin Meta, ai më tha që është e vërtetë.

Ju çfarë qëndrimi do të mbani tashmë pas ikjes nga LSI?

Unë pas kësaj do të jem një deputet i pavarur. Sigurisht, nuk ka lidhje qenia e deputetit të pavarur me atë që më akuzon sot LSI, pas deklaratës sime që do të shkojë tek PS, apo jam ulur në prehrin e Tan Leprin. Në fakt, këtë Tan Leprin s’e njoh as për fytyrë, s’e kam takuar kurrë.

Por, një gjë di, atë edhe Edi Ramës ia ka prezantuar Ilir Meta.
Kë?

Tan Leprin 10 vjet më parë, se ka qenë shoferi i Ilir Metës dhe Monikës. Pra, më thonë mua se ulem te prehri i Tan Leprit, se ai është i këtyre. Unë sot nuk e njoh fare. Unë sot deklarohem i pavarur me tendencën për të qenë më shumë në opozitë.

Pra ju kushtëzoni qëndrimin ndaj qeverisë me qëndrimin ndaj Ilir Metës?

Kjo qeveri tani varet nga 2-3 numra. Unë kam parë kryeministrin se si merr vesh një fakt për një ministër dhe s’i bën dot asgjë, se një njeri të godasësh humbet një votë në parlament. 2-3 vota e ndajnë sot mazhorancën nga opozita në parlament.

Ju deklaroni se zoti Berisha edhe kur ka fakte e prova për një ministër që bën gjëra jonormale korrupsion etj., nuk ka çfarë të bëj?

Absolutisht nuk ka çfarë t’i bëjë, se i kam thënë unë aq shumë gjëra për Ilir Metën dhe për ndonjë tjetër.

Për kë tjetër? Për të LSI?

Edhe për ndonjë tjetër. Nuk ka çfarë bën. Kjo qeveri ka ardhur në një fazë ku nuk mundet të mbaj qëndrim as ndaj njerëzve të vet, është i detyruar që të qëndrojë pa mbajtur qëndrim ndaj atyre që nuk punojnë ose ndaj atyre që gabojnë brenda qeverisjes.

Si ta kuptoj?

Marrëdhënia ime pozitive e mirë me Sali Berishën nuk mund të jetë më e rëndësishme se sa ajo që unë mendoj për kontributin tim të ardhshëm në parlament. Në parlament mund të jem më i vyer, nëse do të kem një qëndrim opozitar. Ky do të jetë një proces që do ta konsultoj me votuesit. Do të shoh në mënyrë kritike dhe lëvizjet e qeverisë. Nëse për Gjykatën Administrative do të shkojë në parlament, unë do ta votoj pro. Unë nuk do të kem një qëndrim opozitar, por qytetar.

A ka mundësi që në këtë situatë ku ndodhet vendi të shkojë drejt një mocioni ndaj kryeministrit Berisha apo drejt zgjedhjeve të parakohshme?

Unë mendoj që situata është shumë e keqe. Nga kampi i mazhorancës ka njerëz të cilët janë të dyzuar dhe nuk janë të sigurt nëse vendin e tyre e kanë në mazhorancë apo opozitë.

Ashtu siç, unë kam informacione që nga kampi i opozitës ka deputetë që joshen çdo ditë për të mos ndryshuar pozicionin në parlament, nga opozita në mazhorancë. Unë nuk mund të bëj profecira për të ditur se si po shkon. Por, mundësitë janë të hapura.

Opozita nëse i siguron 71 vota, mund të bëjë një mocion për të rrëzuar qeverinë Berisha dhe për të vendosur në parlament qeverinë e saj, pa zgjedhje të parakohshme. Me ndryshimet kushtetuese, me një shtypje butoni, rrëzon një kryeministër dhe emëron një të ri. Pra, mocioni bëhet kundër një kryeministri, por brenda të njëjtit mocion është dhe emri i kryeministrit të ri. Mund të bëhet rotacioni në parlament me 71 vota pa pasur nevojë për zgjedhje të reja.

Mund të jetë mundësia që Berisha pas aprovimit të vizave mund ta quajë veten që është në një moment shumë të favorshëm politik për veten dhe ai mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, për të shpëtuar mbase edhe nga situata që ka vetë që s’mund t’i kërkojë llogari më askujt, mbase edhe për të shpëtuar nga Ilir Meta. Pra unë mendoj që 1-2 muajt e ardhshëm do të ketë zhvillime të rëndësishme në vend.

Ju do të jepni votën pro apo kundër Berishës?

Është një gjë që po të ma thoshe më parë, do të thosha pro, por tani jam i lëkundur, duhet të pyes elektoratin.

I qëndroni deklaratës se Edi Rama ka thithur 3 mijë euro kokainë?

Disa nga deklaratat e mia të mëparshme, sot mund t’i korrigjoj. Kjo është një deklaratë, të cilën unë mund ta korrigjoj, për ashpërsinë e deklaratës. Unë korrigjoj deklarata që kam bërë për Fatos Nanon dhe për të tjerë. Unë jam një tip emocional. Në kohën kur PS dilte lexonte të njëjtën gjë, në një moment nervozizmi emocionet e mia më çuan më tej se sa duhet të shkojë një politikan.

Jeni takuar me përfaqësues të PS-së?

Unë jam takuar me disa përfaqësues të PS. Por absolutisht asnjë gjë që s’kam bërë përpara.

A e ke pasur oferta për të shkuar në PS?

A ke pasur oferta. Sigurisht, nga bisedat jam inkurajuar për t’u larguar nga koalicioni.
Ju deklaruat se u dorëhoqët nga disa akuza të Edi Ramës, ju keni bërë shumë akuza për zotin Meta. A do të tërhiqeni nga këto deklarata?

Unë bëra një apologji për mënyrën se si kam folur. Gjërat që them i them me përgjegjësi të plotë. Unë për zotin Metën kam thënë shumë pak. Nëse unë flas me zotin Meta, ai është politikisht i mbaruar. Unë e njoh aq mirë dhe di aq shumë, saqë po u mora me të, ai është politikisht i mbaruar. Unë po të them që nuk marr vendime vetë, por reagoj më fort se sa duhet. I premtoj një gjë mbështetësve të mi, për çdo akuzë që do të kem ndaj meje, do të reagoj dhjetë herë më fort.

Ju thoni se keni marrë kërcënime nga Meta. Si është e vërteta?

Zoti Meta më thotë se nuk duhet të ecësh në rrugën Edi Ramës se do të turpërosh ato katër fëmijë që i ke si yje. Duke njohur Ilir Metën, nuk tingëllon si kërcënim. Por, Ilir Meta në një marrëdhënie 10-vjeçare me mua nuk mi ka përmendur kurrë fëmijët. Këto sms ishin pas 25 ditë pushim. Edhe në momentin që flas më përmend fëmijët, në e-mailet që kam marrë më përmendën fëmijët. Truri im bëri një lidhje. Në fakt, nuk mi ka përmendur kurrë Meta fëmijët.

Zoti Prifti ju keni ngrënë së bashku me Ilir Metën nën shoqërinë e një miku të përbashkët. Sot kemi këtë deklaratë. A ka mundësi për t’u ribashkuar?

Nën drejtimin e Ilir Metës nuk ka asnjë shans që unë të jem në shtëpi me të po ta drejtojë partinë ai. Nën drejtimin e Ilir Metës nuk ka për të ndodhur më kurrë, në LSI nuk bëhet më fjalë. LSI është një parti që po shteron. LSI në të gjithë Shqipërinë, nga sondazhet, ka shkuar më pak se 2%. Bëra mirë që u largova nga anija përpara se të mbytej.

A do të kërkoni ju krijimin e një force të re politike?

Jo. Nuk jam i predispozuar për një gjë të tillë. Mundet që përkohësisht në parlament të krijoj një grup politik, sigurisht për të pasur influencën tonë në parlament. Por, nuk jam i prirur për të bërë një parti politike.

Mënyra se si është ligji zgjedhor sot, në Shqipëri ka për të pasur dy forca politike që do të dominojnë, do të jetë PD, do të jetë PS, forcat e tjera, sado të forta të jetë, është shumë vështirë që të ketë në pushtet parti të reja.
Ideja juaj përfshin deputetë të PS, apo deputetë të mazhorancës që nuk janë përfshirë në qeveri?

Ky është një projekt që është në ide. Sigurisht në ditët e ardhshme do të punoj për ta jetësuar projektin. Nuk mund të flas sot në emra deputetësh, nuk mund të flas që këtë projekt do ta drejtoj. Do të diskutoj më deputetë të ndryshëm.

Për momentin, Paulin Sterkaj do të jetë një nga personat që do të diskutoj i pari. Pastaj, sigurisht, do të ketë deputetë të tjerë brenda mazhorancë apo opozitës, me të cilët do të diskutojmë mundësinë e krijimit të një grupit të ri parlamentar.

LSI: Prifti, kamikaz i pashpresë i klubit të kokainës

Pas publikimit të largimit të deputetit Dritan Prifti, Lëvizja Socialiste për Integrim deklaroi se nuk ishte i papritur dhe as përbën më lajm largim i tij nga partia. Në një komunikim për mediat, sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Ardit Çela, tha se “i gjendur nën presion dhe i kapur peng, ikja e tij e paralajmëruar është në vazhdën e veprimeve të përcaktuara prej vijësjelljes së dhënë nga ata që e komandojnë si pjesë e veprimtarisë korruptive dhe kriminale”.

“Udha e mbarë në rrugën që vetë zgjodhi dhe nëpër të cilën po ecën me revan të pakontrolluar më prej tij, por sipas shpejtësisë që ia përcaktojnë ata që e kanë kapur dhe që e mbajnë peng”, – deklaroi Çela.

Sipas tij, “LSI dhe veçanërisht kryetari i saj Ilir Meta, me luajalitet dhe këshilla prindërore i dhanë Tan Priftit çdo shans dhe çdo mundësi të reflektonte e të kuptonte domosdoshmërinë për t’u çliruar prej pengmarrësve, por ai zgjodhi të ulej në të njëjtin prehër me Tan Lepurin.

“Punë për të! Duke bredhur nga një deputet në tjetrin si një pazarexhi i rëndomtë që të mund të gjente edhe ndonjë si vetja në radhët e mazhorancës, ai vendosi të ikë edhe i vetëm si një kamikaz i pashpresë i klubit të kokainës”, – reagoi LSI.