“Merre për dore hijen time”, është libri i ri i Dr. Zef Mulaj

0
59

Valentin Bruçaj, Kryeredaktor i revistes “DRINI”

Poeti Zef Mulaj i prezentohet publikut europian me librin e radhës. Kësaj radhe bëhet fjalë për një përmbledhje me poezi me titull: ”Merre për dore hijen time”, i shkruar ne 4 gjuhe, shqip, italisht, anglisht dhe gjermanisht. Prezentimi u bë ditën e shtunë, 16 korrik 2011 në qytetin e bukur bregëdetar Porto Recanati në rajonin e Markeve ne Itali. Ne cermoninë e prezentimit merrnin pjesë intelektual të ndryshëm , autoritet bashkiake, gazetar, miq dhe koleg të autorit.

Fjalën e rastit dhe një vështrim kritik e mbajti poetja Novella Torregiani, e cila ndër të tjera, tha: “Në këte kohë, kur Poezia eshte lenë në një qoshe shpërfillëse të kulturës, Poeti Shqiptar, me banim prej vitesh në Itali, ZEF MULAJ, ka zgjedhë pikërisht gjuhën poetike për të shprehur mendimin e tij, për të shfry dhimbjen e tij përvëluese, ende e pranishme në Atdheun e shumëvuajtur. ….. Poezia e Zef Mulajt të emocionon për thjeshtësinë dhe ngarkesën emotive që ajo mbartë ….


Ndersa kolegu i autorit Prof. Lmberto Re, Mjek Kirurg dhe Docent i Farmakologjise prane Universitetit Politeknik ne Marche, u shpreh se, “eshte krenari per mua qe me jepet rasti te prezentoj kete kryeveper te Dr. Zef Mulaj, ekspert nderkombetar i bimeve mjeksore, autor i shume librave prestigjoz. Konsideroj librin e ri te Dr. Mulaj lajmëtar me nje sukses të madh, me famen qe autori meriton. Bashkepunimi me Dr. Mulajn gjate karrieres sime te gjate universitare me ka dhene mundesine te njoh aftesite e tij humanitare dhe njohjen e tij te thelle ne fushen e farmakologjise”.

Kritika ne gjuhen shqipe eshte kuruar nga Skender Buçpapaj, ne italisht nga Novella Torregiani, ne anglisht nga Orjon Mulaj e Jonida Mulaj dhe ne gjermanisht nga Dr. Gjin Ndrepepa e Xhenc Bezhi.

Biografia e Dr. Zef Mulaj: Lindur në Nikaj-Mërtur të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), në fshatin Qeresh-Mulaj. Ka shkruar poezi qysh në rininë e tij. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë (Dega Farmaci). Ka punuar shumë vite në zonat e vendlindjes. Veç punës si farmacist, është marrë gjithnjë me kërkime shkencore në fushën e tij, sidomos në studimin e bimësisë mjeksore të alpeve të Shqipërisë. Në vitin 1994 vendoset në mënyrë legale në Itali, me një bashkëpunim shkencor në fushën e tij.

Në vitin 1998, mbaroi përsëri studimet e larta në universitetin Camerino të Italisë, ku mbrojti titullin Doktor në shkencat farmaceutike, pikërisht në studimin e bimësisë mjeksore të alpeve të Shqipërisë. Është Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarve dhe Artistëve në qytetin ku jeton në Itali. Antare ileges botrore te poetve contemporen. (world poets Society W.P.S.) Antar i lidhjes se shkrimtarve te Kosovës. Merr pjesë në koncertet recitale dhe konkurset e organizuera në Itali në fushën e poezisë.

Specialist ne tosikologjin klinike e ambientale, ne farmakovigjilence mjeksore. Ne kontrollin kimik te produkteve farmacutike, e lenden e pare . Esperte ne informatiken aplikative. Specializuar per nderhyrjet e shpejta mjeksore per kryqin e kuq internacional. Punon dhe kerkon zbulimin e substancave te reja farmakologjike naturale. Antare i shoqates se Fito-Terapis ne repupliken e italis, me qenender ne universitetin Sienes itali.
Puplikazioni
Ka publikue mbi 40 studime e artikuj shkencore.

• 880 bimë mjeksore në alpet e Shqipërisë, Tiranë, 2009
• Mjegullvarur mbi Ballkan, Tiranë, 2006 (Poezi)
• Emri që lind diellin, Tiranë, 2004 (Poezi)
• Imazh raman polices Tiran 2010
• Merr per dpre hijen time Simple Itali 2011