Mero Baze fut shpatën në mill për herë të parë pas 5 vjetësh?

0
48

ResPublica.al, 8 prill 2013

Faqja TemA e Mero Bazes është nga më të ndjekurat (në mos më e ndjekura) media online e lajmit shqip. Faqja nisi fillimisht në shifra modeste dhe komentuesit e parë nuk bënin gjë tjetër veçse i kujtonin Bazes lidhjet me Berishën. Por nga dita në ditë, kritikat ndaj Bazes u shuan, për t’u kthyer më pas në lëvdata pa fund.

Faqja që ka spikatur në opozitën ndaj Berishës ka arritur të bëhet ndër portalet më të vizituar të kohëve të fundit. Këto ditë, pas marrëveshjes PS-LSI, Baze ka mbajtur qëndrime të ashpra kundër Ramës dhe po të vëresh reagimet e lexuesve në faqe (që janë më vete një nga hapësirat online më të klikuara) konstaton se për herë të parë pas shumë kohësh janë rikthyer edhe qëndrimet e vjetra kundër Bazes.

Por kjo nuk është e vetmja risi e atyshme e orëve të fundit. “Arma” më e fortë e faqes është editoriali i përnatshëm i vetë Bazes. Ai nuk mungon kurrë (rrallë zëvendësohet me emra të tjerë, por është çdo mbrëmje i përditësuar). Për herë të parë pas shumë kohësh (5 vjet – thotë një kolegu im), këtë mbrëmje, Baze nuk ka shkruar. Editorali në linjë është ende ai i dy ditëve më parë. Mungesa vjen pas dy –tri editorialeve “të forta” kundër marrëveshjes së sipërcituar. a.th.