Alergjitë
Kurrë mos hiqni dorë nga qumështi
Një grup mjekësh amerikanë të Institutit Kombëtar të Shëndetit kanë arritur në përfundimin se edhe personat që vuajnë nga intoleranca e laktozës, një lloj sheqeri që përmban qumështi mungesa e dëshirës së qumështit, nuk duhet të heqin krejtësisht dorë nga qumështi dhe nënproduktet e tij, të cilat janë të pasura me ushqyes tepër të rëndësishëm. Intoleranca ndaj laktozës, që prek 40 për qind të njerëzve, vjen nga prodhimi i pakët i një enzime, laktaza, e cila shërben për të tretur sheqerin.
Normalisht, prodhimi i laktazës në trup fillon të ulet gjatë muajit të dytë të jetës dhe te disa individë, reduktohet aq shumë sa shkakton intolerancë. Për fat të keq, pa qumështin dhe nënproduktet e tij në dietë, është e vështirë t’i kënaqim nevojat tona ushqyese. Këto lloj ushqimesh janë të pasura veçanërisht me kalcium dhe vitaminë D, dy elemente shumë të rëndësishme gjatë moshës së zhvillimit për të garantuar një shëndet të mirë të kockave për gjithë jetën, dhe sasinë e madhe të kalciumit.
Lajmi i mirë është se edhe personat që vuajnë nga intoleranca e laktozës nuk duhet ta ndajnë qumështin dhe nënproduktet e tij nga dieta. 12 gramë laktozë në ditë, që gjenden te një filxhan i madh me qumësht, janë normalisht të pranueshëm nga kushdo pa asnjë problem, ose maksimumi me simptoma jo shumë tragjike. Sugjerimi i mjekëve është të mos i ndajnë asnjë ditë këto produkte të shëndetshme, dhe mundësisht jo me stomakun bosh. Për fëmijët, për shembull, një gotë qumësht e shoqëruar me një kroasant është zgjedhja më e mirë.
Zemra dhe udhëtimet
Më i këshillueshëm është treni
Udhëtimet me avionë mund të rrisin rrezikun e aritmisë te pacientët që vuajnë nga zemra. Ky është përfundimi i një studimi të prezantuar në Shoqatën Amerikane të Zemrës nga Eileen McNeely. Studiuesi ka parë me kujdes se çfarë i ndodhte një grupi personash të futur në një dhomë hipobarike, ku improvizohej ambienti në të cilin gjenden pasagjerët e një avioni që udhëton për një periudhë të variueshme nga dy në pesë orë.
Ai zbuloi se simptomat që lidheshin me rrahjet e çrregullta të zemrës ishim më të shpeshta te personat që vuanin nga zemra. “Dyorëshi është një kohë relativisht e shkurtër dhe nuk shkakton asnjë problem te personat e shëndetshëm. Situata duhet kontrolluar te të moshuarit dhe kardiopatikët”, ishte komenti i Eileen McNeely.
Dieta të reja
Specat djegës eliminojnë yndyrën
Kush dëshiron të dobësohet mund të provojë t’ia arrijë qëllimit me speca djegës, sepse ato rrisin temperaturën e trupit dhe në këtë mënyrë çlirojnë metabolizmin, oksidimin e yndyrës dhe shpenzojnë energjinë. Kjo është edhe arsyeja që së shpejti do të hidhet në treg një produkt i ngjashëm me specin e djegës, por pa shijen pikante, “Dtc”, i cili së fundmi ka qenë edhe objekt i një studimi nga dietologët e Qendrës për Ushqyerjen e Njeriut, të cilët u kërkuan 30 personave që kishin vendosur të mbanin një dietë hipokalorike të lëngshme për një muaj, të pinin edhe një kokërr “Dct”.
Më pas, dietologët u kërkuan atyre të verifikonin temperaturën e trupit pas çdo vakti. Kështu, ata zbuluan se kush pinte një kokërr “Dct” kishte një shpenzim dyfish energjie në krahasim me ata që nuk e pinin dhe diferenca ishte e dukshme për disa orë pas vaktit.
Biotech
Organe fotokopje
Enë gjaku, kërce, lëkurë ose ind muskulor e në një të ardhme të afërt edhe organe komplete si veshkat dhe mëlçia. Kjo është ajo mund të arrihet nga “bio-stampuesi” i parë komercial në 3D i krijuar nga shkencëtarët e San Diegos me bashkëpunim me ata të “Invetech”. Si funksionon? Shkencëtarët marrin disa qeliza staminale nga palca kurrizore e pacientit. Më pas shkencëtarët i zhvillojnë në tipin e qelizave që dëshirojnë, duke i mbledhur në grupe 10-30 mijë pikëza nga 100-500 mikron diametër. Më pas në një testim të dytë depozitohet një pllakë e përbërë nga një hidroxhel sheqernash.
Pikëzat përdoren nga makina si “bojë” dhe depozitohen në pozicion e duhur mbi pllakë. Ai që i drejton është një “software”, i cili lejon të ndërtohet një model qelize para se të fillojë realizimi fizik. Modelet e para të “bio-stampuesit” do të vihen në dispozicion në institute të ndryshme kërkimi. Fillimisht, shkencëtarët do të punojnë mbi indet e thjeshta, si lëkura, muskujt, enët e gjakut.
Fitnes
Në ajër të pastër
Pesë minuta aktivitet fizik në ajër të pastër. Kaq mjafton për të përmirësuar humorin dhe për t’u ndier më mirë, nuk ka rëndësi nëse është një shëtitje e thjeshtë në kopsht, apo në liqen me barkë. Këtë e konfirmon një studim i publikuar në “Environmental Science & Techonology” nga Jules Pety dhe Jo Barton, të cilët kanë qenë të parët që kanë gjetur dozën minimale të aktivitetit fizik në natyrë, i cili është i mjaftueshëm për të arritur efekte të mira mbi shëndetin mendor.
Dy studiuesit kanë zbuluar se, pavarësisht llojit të aktivitetit fizik, janë të rinjtë dhe personat me probleme mendore që kanë rezultate më të mira kur bëjnë ushtrime në ajër të pastër. Pretty dhe Burton kanë zbuluar gjithashtu se ambientit të gjelbër, po t’i bashkëngjitet edhe një tjetër blu (një liqen ose pishinë) efektet pozitive janë edhe më të mëdha.