Nga Bledi Mane – Public Enemy
www.facebook.com/bledi.mane
1./
Po ua sjell të pa censuruar dialogun që bëja para pak ditësh me “gazetarin e 21 janarit” Fatos Mahmutaj. Nëpërmjet chat-it të Facebook-ut, kolegu i plagosur më rrëfente nga Brukseli disa momente vërtetë të pa njohura dhe rëqethëse. Isha kureshtar të dija sesi reaguan në redaksinë e televizionit portokalli Abc News kur morën vesh që vdekja i kaloi fare pranë shokut të tyre kur ky i fundit mes bataresë së beftë të plumbave, mundohej të raportonte atë çfarë shikonte. Më poshtë lexoni dialogun:
Fatos Mahmutaj
shkova i plagosur ne redaksi. nderkohe qe me pare kishte shkuar lajmi dhe sandri i kishte thene frankos qe nese thote se e ka qelluar policia ose garda i thuaj te mbylle gojen
sonila meco me pa me gjak dhe u lemeris
me tha te me ngjiste ne studio
froankoja percolli porosine e sandrit
dhe tha lere te ike ne shtepi
pastaj tjeret koleget thane te me nisnin ne spital
Bledi Mane
franko egro ka punuar per bbc, e kam takuar vete ne londer
Fatos Mahmutaj
u nisa me nje makine te klanit dhe sandri urdheroi qe te mos me conin ne spital
aq me teper me makine e klan
gjasme kishin frike se makina do sulmohej
Fatos Mahmutaj
nje u ishte djegur ne fakt
mbeta 15 minuta aty, plus edhe dy ore me pare
dhe kisha humbur shume gjak
sonila me nisi me makinen e personit qe bashkejeton
i jam shume mirenjohes soniles
Bledi Mane
te pakten paska bere nje pune te mire patriotja ime
Fatos Mahmutaj
diten tjeter andi bejtja hapi llafe se me kishin ^pushuar nga puna
shkova dhe nuk me priste askush
* * *
Fatosi ka të drejtë të ndjehet dyfish i plagosur dhe i lënduar. Veç humbjes së gjakut ndjente atë pasdite janari edhe humbjen e respektit dhe të njerzillëkut që eprorët e tij për servilizëm pushteti dhe kolegët e tij nga frika e eprorëve po ia gatuanin sy ndër sy. Po i shkonte dëm karriera, mundi, sakrificat, gjaku… po i rrezikohej jeta dhe askush nuk tentonte ta ndihmonte.
Paksa i dyshimtë humanizmi i Sonila Meços, e cila paksa ndryshe nga pizevengët dhe bythëpambukët e tjerë “nuk pyeti” për frikë hierarkie dhe ndihmesa e saj sfidoi sandrat, andrat, fevzot, frankot.
Nëse u kujtohet tetë vjet më parë, ka qenë i njëjti muaj dhe e njëjta gazetare, kur të traumatizuarit e tragjedisë së Otrantos 2004, u kërkonin nga telefoni i tyre ndihmë nëpërmjet Sonila Meços autoriteteve për tu shpëtuar jetën nga përpirja e detit të dallgosur.
Pavarësisht ndihmesës të zonjës Meço, Fatos Mahmutaj iku i lemerisur nga Shqipëria drejt Belgjikës. Pavarësisht ndihmesës së gazetares Meço, ata që kërkonin ndihmë atë janar të ftohtë mes detit u mbytën dhe mbetën atje poshtë përjetësisht. Këto dy tragjedi nuk kanë lidhje me etiketimin e Sokol Ballës, i cili herë-herë e ngacmon Sonilën duke e quajtur fallxhorja e pushtetit, por me gjithë momentet deçizive kur Sonila mundohet të ndihmojë pa frikë e pa prikë pushtetin. Mua nuk më hyn në sy ky altruizmi i saj, i cili shumëzohet me zero për sa kohë që profesionalizmi destruktiv i kësaj zonje do të habiste edhe vetë studiuesin amerikan të autocensurës në media, Andrew Hayes, i cili me të drejtë e atakon këtë racë gazetarësh si mëkatarët e shmangies së opinionit publik edhe nga politikat publike.
Ndryshe nga idolja e saj iraniano-britanikja Christian Amanpour, përmetarja Sonila Meço po kontribuon qysh prej 5 vitesh në establishimin e autocensurës shqiptare. Asnjëherë nuk pati mundësi e shans të ishte shëmbëlltyra e medias së regjimit bolshevik të para viteve ’90, volejbollistja e dështuar e “Partizanit” të dështuar ka kohë që empirikisht influencon me punën e saj në funksionimin e fabrikës së trushpëlarjes kolektive. Si laraskë pa bisht e mediumeve të regjimit, kontributi i saj po avancon rrëshqitjen e vendit jo drejt Brukselit e Washingtonit, por me shpejtësi llahtar drejt Minskut, Moskës e Mogadishut.
Sonila Meço është një mendje e zgjuar dhe e djallëzuar ku brenda saj stukohet dhe llakohet dështimi qeverisës. Një nga ish studentet më të dalluara të fakultetit Ekonomik UT, një nga mësimdhënëset model të po këtij fakulteti, tashmë ka humbur aureolën inteligjente që e rrethonte e befas është konvertuar në një prej çingijeve të haremit të Berluskunit lezhian. Orgjitë bunga-bunga të klanit të klaneve nuk prodhojnë më eksitimet hormonale mes shoqi-shoq, por duke parë se regjimit po i shkrin dëbora e pushtetit, po mundohen të ruajnë e fshehin çka përfituan prej servilizmit makut.
Aktive dikur edhe në shtypin e ditës me opinione e analiza, aktive edhe në jetën sociale dhe celebrity të Tiranës, sot Sonila Meço vetëm sa tkurret e tjetërsohet në ekranin blu të regjimit dhe falë teknologjisë së lartë high-definition ne taksapaguesit mundet t’ia lexojmë qartë ndryshimin mes asaj çka ajo mendon, ndjen dhe asaj që llomotit.
Me silikon të skaduar ngjeshur buzëve dhe hojeve të logjikës së saj, Amanpurja e tokës së shqiponjave nuk mundet tashmë të sinkronizojë mendimin me fjalën, zërin me figurën, por thjesht pavullnetshëm belbëzon ngritje dhe shkëlqime yjesh në horizontin e politikës.
Pse kaq aktive, servile e agresive një femër me maksimum qytetarie, arsimimi, mirëqenie?
Pse kaq poshtërsisht ndihmon në atë që quhet vjollcvokshërim mediatik?
Sonila Meço me aftësinë gjenetike, akademike dhe profesionale do të mund të ishte sot një prej zërave më potentë e më të respektueshëm të informimit të balancuar. Do të ishte një tjetër ikonë ekrani nëse nuk do të luante lojën e ndyrë libiane të shërbëtorëve dhe puthadorëve. Përgjigjen e kësaj pyetje unë nuk e gjej dot as te antimajtizmi fisnor i Meçove ballistë prej Pagrisë së Përmetit, as me persekucionin e përkëdhelur që komunizmi ua shërbeu atyre, madje as partia në pushtet nuk i respektoi Sonilën dhe farefisin e saj këto dy dekada aq sa duhej, as te rroga majmërisht e frikshme e Sonilës sepse kudo mund të ishte shpërblyer njëlloj…
Sonila antiopozitarizmin nuk e ka prej fisnikërisë së idealit, opozita që i bën opozitës kjo Sonilë me llomotitje dhe deformim realitetesh është thjesht hakmarrje personale.
Rreshtimi si partizane i Sonilës në çetën e komit Saliut ka shtysë prej 2 brengave të saj sentimentale që vërtiteshin pak vite më parë sa nga bashkia në qendër te Mjafti i rrugës së Elbasanit.
Andaj tashmë ajo nuk e kontrollon më veten dhe rreket tu bëjë fresk diplomatëve apo debatikasve ishkopistë të pushtetit. Nuk e harroj pamjen e saj prej një lehone të ekzaltuar tek ndjen prekjet e gjinekologut rreth vaginës së sapohapur, kur cyste ambasadorin amerikan në studio për të thënë atë togfjalësh magjik:
–Ju po thoni që Lul Basha është një yll në ngjitje???
Do ketë harruar kjo patriotja ime gjakun e Fatos Mahmutajt kur ky i fundit i erdhi i plagosur e i nxirë në studio. Do ketë harruar gjakun e pafajshëm të kolegut gazetar dora e të cilit u çpua prej plumbit që dilte nga tytat e armëve prej urdhrave të Lulit… Lulit të Sonilës që ngjitet e ngjitet deri sa të ngulet më bythë në ndonjë prej hunjve të pushtetit që po i sosen ditët.







