Koha e tashme dhe ardhmja e mirë e Kombit Shqiptar
*Vizioni im është që të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi solide, e integruar në BE, në NATO dhe për për të vazhduar me marrëdhëniet tona të mira me SHBA. (Dr. Ibrahim Rugova)
*Nga gjiri i popujve të vegjël dalin njerëz, që bëhën të mëdhenj dhe popullin e vet e bëjnë të madh e të njohur dhe e çojnë përpara. (autori)
*Mendjet e ndritura me kujdes dhe profesionalizëm trajtojnë problemet e popullit të vet.(autori)
*Duam një Shqipëri të lirë, të pavarun, demokratike, të bashkueme, Evropiane dhe duam ta ndërtojmë me duart tona! (Sami Repishti)
Mendoj se, nuk është më koha e kombeve për suedezët, norvegjezët, danezët, gjermanët, apo amerikanët, ndërkaq për shqiptarët, që kombin nuk e kanë ndërtuar akoma, është gjithmonë vonë të flasin për kombin e tyre.
* Popullin Shqiptarë e bashkon gjuha, prejardhja, autoktonia, lashtësia, historia, virtytet, traditat, që me vizionet e tyre e çojnë përpara Mendjet e Ndritura. (autori)
Kur shtrohet çështja e Kombit Shqitpar, analizohet e tashmja dhe e ardhmja e tij, na rikthehet kujtesa në të kaluarën, në historinë e shqiptarëve në përgjithësi. Historia duhet të shkruhet me të vërteta e jo me gënjeshtra. Gënjeshtra më e madhe është ajo për Kombin, e cila varfëron e mjeron një popull.
Mendohet se Koha është gjëja më e vlefshme për njerëzit, të cilët biejnë Vendimet e veta, e presin që atyre t’u vie Koha. Koha krijon njerëzit, njerëzit nuk krijojnë kohën.
A është koha ajo që përzgjedhë dhe parashtron çështje, apo janë ato që përzgjedhin kohën?
Në çfarë gjendje është Kombi Shqiptar dhe a sunon të ardhme më të mirë? Cilat janë vizionet e Mendjeve të Ndritura, që konsiderohen laboratori i Kombit Shqiptar?
Janë këto formë e pyetjeve të cilat bashkë me ato që parshtrohën gjatë shtjellimi të tëmës, më kanë cytë /shyrë të përzgjedhi këtë temë dhe këtë kohë. E pata parasysh, në radhë të parë, vendosshmërinë për seriozitetin e temës dhe përshtatëshmerinë kohore. Gjatë shtjellimit të temës, kam pasë parasysh se: ”Uji i thellë rrjedh qetë, qetë, njeriu i ditur duhet të flasë ngadalë, ngadalë. Poashu kam parasysh se: ”Njeriu fjalëshumë nuk mund të ketë vëmendje të qëndrueshme!”dhe se ”Mendimet e mira qëndrojnë në fjali të shkurtëra!”
Historia e populli shqiptarë na mëson për të kaluarën, në mëson çfarë të bëjmë e çfarë të ndalojmë. Atëherë mund të themi se:
(1) E kaluara është e tmerrshme, është sikurse ”balta, apo rëra e gjallë” që të tërheqë poshtë, e ti sa më shumë që përpiqesh të dalesh, ajo të terheqë edhe më poshtë. E dikur të ngulfat. Tmerr!
(2) Të djeshmën e kuptojmë nesër;
(3) E tashmja mbetët e padefinuar;
(4) E ardhmja mbetët vetëm paramendim…;
(5) Nga kjo del se, nuk konsiderohet i mençur ai njeri i cili, para kohe, prashef të ardhmen e vet!
Këtë vit, pikërisht më 28 nëntor, mbushën rrafsh 102 vjet nga Shpallja e Pavarësisë se Shqipërisë ( Vlorë, 28 nëntor 1912). Poashtu këtë vit, pikërisht më 17 shkurt, mbushën 6 vite nga Pavarësia e Kosovës (17 shkurt 2008).
Duke u mbështetur në të dhëna historike, brendapërbrenda Shqipërisë së Pavarur më 1912, kanë jetuar gjithësejt 750 mijë shqiptarë, ndërkaq jashtë kufijëve të saj atëherë kanë mbetë edhe 1 milion e dyqindmijë shqiptarë. Nga këto shifra rezulton se vetëm rreth 40% e popullit shqiptar kanë jetuar në Shqipërinë e Pavarur, ndërkaq mbi 60% kanë mbetë jashtë Shtetit Shqiptar në shtete tjera dhe nën sundimin e huaj.
Edhe sot, 102 vjet pas Pavarësisë së Shqipërisë, çështja shqiptare përgjithësisht sugjeron shqyrtimin e saj, më shumë nga rrafshi politik e kritik, sesa historik, sepse : 102 vjet prej Pavarësisë së Shqipërisë, çështja shqiptare është me shumë të panjohura; përveq së në Shtetet e Pavarura Shqipëri e Kosovë, jetojnë edhe në Mal të Zi, Maqedoni, Greçi – Çameri, dhe në Sërbi – “Kosova Lindore”; shqiptarët nuk kanë një strategji kombëtare se si t’i qasën realizimit të aspiratës së tyre shekullore; Çështja shqiptare nuk shtrohet si një dhe e bashkuar, prandaj kemi një gjëndje e cila, sipas akademikut Esat Stavileci, përshkruhet kështu: “(1) Shqipëria, është kombëtarisht e cunguar; (2) Kosova e Pavarur po, por me kompetenca të përkufizuara- ende pa shtrirë Legjitimitetin në tërë territorin e vet, problemet me Pjesën Veriore, në anën tjetër shtetet fqinjë bëjnë përpjekje që të gllabrojnë copa të tokës përreth kufijëve të saj; (3)“Kosova Lindore”, nga të huajt e sunduar; (4) Në Maqedoni, etniteti shqiptar i pabashkuar; (5)Në Mal të Zi, etniteti shqiptar,kombëtarisht i paemancipuar;(6) Çamëria, pothuajse e harruar; (7) Shqiptarë në Turqi, thuaja se të asimiluar; (8) Mërgata shqiptare, politikisht e shpartalluar; (9) Diplomacia shqiptare, ende e paunifikuar; (10) Politika kombëtare, ende e paformësuar dhe pa një Platformë – Strategji të definuar për të ardhmen.” (Esat Stavileci)
Si çfarë konsiderohet kjo gjendje: e rëndë, shumë e rëndë, e pazgjidhje, e bardhë, e zezë, e parrugëdalje, e pashpresë?Dhe, a gjëndet në udhëkryq populli shqiptarë? Para se t’i përgjegjemi këtyre pyetjeve, duhet konkluduar së gjendja e tashme/momentale është produkt/prodhim i kohës dhe i njeriut. Psikiatri i njohur amerikan dr Xhozef Marfi na mëson: “Në tërë botën ekziston vetëm një problem, e ai problem është – n j e r i u!” Problemet “lindin” një nga një, prandaj ashtu, një nga një, edhe duhet të zgjidhen. Dhe, përgjigjëja duhet të jetë: gjendja e tashme nuk është edhe aq e rëndë, nuk është e pa zgjidhje, nuk është e bardhë, ama edhe jo aq e zezë, nuk është e parrugëdalje dhe nuk është e pashpresë. E që qëndet në urdhëkryq, edhe aty do të gjejmë rrugën/orijetinim e drejtë. Të gjitha do të shtjellohen në vijimin e kësaj teme.
Gjendja e tashme, si Problem i popullit shqiptarë nuk është shkaktuar përnjëherë, por me kalimin e kohës, andaj edhe nevojitet kohë dhe na nevojitën njerëz për zgjidhjen e këtij problemi, respektivisht tejkalimin e kësaj gjendjeje.
Në jetë qëndrojnë dy rrugë: E para, të shpie/çon kah ideali kah jeta, e dyta të shpie/çon kah shkatërrimi, eliminimi, kah vdekja. Tjetër rrugë nuk ka! Neve na duhet konsolidimi kombëtar pikërisht që të mos na përsëritet e kaluara. Kohët e fundit, në hapësirat shqiptare në Ballkan vërehen zhvillime negative. Kudo ku ka shqiptarë, thua së diçka po zihet, diçka po vlon! E gjithë kjo ndodh, përkundër pranisë së aleatëve dhe të miqve tanë perëndimorë, në prani të përfaqësuesve të qendrave politike ndërkombëtare të vendosjes – Washingtonit dhe Brukselit. A kanë shqiptarët krizë identiteti?! A e dinë shqiptarët se cilit qytetërim i takojnë?! A janë të vetëdijshëm shqiptarët se me çfarë sistemi vlerash funksionojnë?! A e dinë shqiptarët se kush janë miq dhe aleatë të tyre?! A kanë shqiptarët partnerë, aleatë dhe miq të natyrshëm?! A janë të vetëdijshëm shqiptarët se SHBA-ja ishte faktori vendimtar i çlirimit të Kosovës dhe i pranimit të Shqipërisë në NATO? A janë shqiptarët mirënjohës?! A kanë shqiptarët një vizion të qartë për të ardhmen e tyre?! Kush mund ta zgjidhë çështjen shqiptare në Ballkan? – SHBA-ja, NATO-ja, BE-ja?!
Mendoj se shqiptarët, njëherë e përgjithmonë, duhet të bëjnë dallimin ndërmjet fesë dhe popujve që i takojnë asaj feje. Kombin shqiptarë e përfaqësuan shumë personalitete, këtu po marrin vetëm tre prej tyre:
1. Faik Konica (magjistroi në Harvard), ishte nga prindër myslimanë.
2. Fan S. Noli, edhe ky studiues në Harvard, ishte ortodoks.
3. Ndërkaq, Homeri i kombit – At’ Gjergj Fishta, ishte katolik.
Që të tre ndër vete, ishin në raporte miqësore dhe tërë jetën punuan për Shqipërinë dhe shqiptarët. Tërë jetën trajtuan tema që i përaksin popullit shqiptarë dhe fatit të tij.
Në qoftë se mbizotërojnë mendimet se Kombi shqitpare tash gjëndet në udhëkryq, atëherë duhet të studiohet dhe analizohet ai udhëkryq, me qëllim të gjetjës se rrugës së drejt dhe jo rrugës se humbjes.
Ta zëmë se udhëkryqi gjëndet në një pyll të thellë, ku ndahën dy rrugë/orijentime, drejtime, prej të cilave njëra të shpie/çon kah xhungla, humnera, shkatërrimi, humbja, e tjetra që shpie kah rrugëdalja, qytetërimi, përparimi, shpëtimi. Ta zëmë se në atë udhëkryq bëjnë roje “dy vëllezër”, prej të cilëve: njëri vëlla në çdo pyetje se kah shpie rruga për në qytet, gjithëherë e tregon TË VËRTETËN, dhe i orijenton njërëzit në rrugën e drejt, kah qyteti, ndërkaq vëllai tjetër, në të njejtën pyejte jep përgjigje të gënjeshtruar/rrejshme,të pavërtetë dhe shkakton huti. Pra, udhëkryqi paraqet një enigmë.
Për të zgjidhë enigmën, pra për t’u orijentuar drejt, duhet menduar mirë e mirë pyetjen që duhet bërë “rojeve”. Prandaj duhet bëre pyetje të terthortë dhe pas përgjigjës së marrë nga “roja në udhëkryq” edhe zgjidhja është kontraverse. Pyetja që duhet bërë është kjo: “Po të ishte këtu, në cilën rrugë do më orijentonte vëllai yt për të shkuar në qytet?!” Dhe, pa marrë parasysh së çfarë përgjigje merr – kah të orijenton cili do nga vëllezërit: këndej, andej, duhet shkuar në drejtimin e kundërt, përshkak se:
(1) Në qoftë së si “roje” gjëndet vëllai i vërtetë, ai në këtë pyetje duhet të përgjigjet së kah do t’i orijentonte vëllai i tij gënjeshtarë dhe jep përgjije “negative” të kundërt;
(2) Në qoftë së “roje” gjëndet vëllai gënjeshtar e jo ai i vërteti, atëherë në pyetjen e parashtruar: se kah do më orijentonte vëllai yt në rrugën për në qytet, ky gënjen dhe për të vëllain dhe jep përgjigje “negative/të kundërt, sepse ky gjithëherë – gënjen. Prej përgjigjës negative duhet zgjidhë një të drejt.
Në se vetëm pak ndalemi dhe mendojmë/ llogjikojmë, gjykojmë krejt kjo është e paramenduar mirë dhe është gjetë zgjidhje e mirë. Mendjet e ndritura i gjëjnë zgjidhje populli të vet, veçanërisht kur populli i tyre gjëndet para vendimeve jetike e jetësore.
Njerëzit, gjatë jetës sprovohen shumë. Në qoftë se një herë nuk e kalon, por ngelë në provim të jetës, jeta nuk të mundëson kurrë më riprovim, apo provim përsëritës (kupto: nëse ke ngelë/ra në provimin e jetës, kurrë më nuk mund ta kalosh atë provim, sepse as që do ekzisosh më, nuk do jesh’ më në jetë (kupto: në një aksident fatal trafiku ku humbë jetën, më nuk ké mundësi as ta zvogëlosh shpejtësinë e automjetit, e as të zgjedhësh drejtimin tjetër, sepse më nuk je në jetë, se më nuk je i gjallë).
Në çastin historik të pikërishëm, shqiptarët duhet të përcaktohen drejt.
Kombi Shqiptar në Ballkan synon: të forcojnë miqësinë me SHBA-në dhe të jenë pjesë e pandarë e familjes Evropiane. Rrjedhimisht, familja e madhe e vendeve demokratike, ka për detyrë t’i mbrojë shqiptarët nga ndikimet e botës joperëndimore.
Të né shqiptarët shpesh përdoret shprehja: miqtë tanë perëndimorë. Me këtë shprehje nënkuptohen kryesisht amerikanët. Por, nuk mjafton vetëm ne t’i quajmë amerikanët miq. Të shohim se ç’mendojnë ata për ne, apo për miqësinë me ne. Miqësinë me një fuqi të madhe, duhet ta meritosh. Për miqësi me një superfuqi duhet të jesh i denjë. Për të gjetur miq, duhet, në radhë të parë të jesh vet mik.
SHBA -luajtën rol vendimtar për ta çliruar Kosovën nga kolonializmi serb. Poashtu e mbështeti shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe ndihmuan që Shqipëria të bëhet anëtare e NATO-s.
Për t’i arritur sunimet e sipërthëna, duhet të kyqet inteligjenca Shqiptare, ideologët kombëtarë bashkëkohorë, analistët politikë dhe të trajtojnë temat që kanë të bëjnë me Çështjen Kombëtare, e jo të merrën me shkrime tjera, me demagogji. Sipas disa shkrimeve, vetëm në Kosovë janë afër 3 mijë veta me titujt magjistra, doktorë shkence dhe akademikë, të cilët duhet ta përfaqësojnë elitën e popullit/kombit “kosovarë”.
*Vizioni im është që të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi solide, e integruar në BE, në NATO dhe për për të vazhduar me marrëdhëniet tona të mira me SHBA. (dr. Ibrahim Rugova)
Për Shqipërinë dhe Shqiptarët në përgjithësi, ja se çfarë na mëson Sami Repishti: “Populli Shqiptarë është popull me ideal Kombëtar të shenjtë hyjnor, kultivon vlera Perëndimore dhe Europiane. Duam një Shqipëri të lirë, të pavarun, demokratike të bashkueme dhe Europiane, dhe duam ta ndërtojmë me duar tona! Andaj, etja për pushtet absolut, pasurimi i shpejtë me mjete të paligjshme dhe shkelja e ligjit, nuk premtojnë një të ardhme të mirë.”(Sami Repishti) Sa drejt e mirë dhe botërisht na mëson kjo thënie: “Sot në Shqipëri dhe Kosovë ekzistojnë teori shumë të rrezikshme antishqiptare, të ashtuquajtura teori moderne.
Ata që flasin në emër të kombit, që ispirohen tek figurat më të rëndësishme të kombit, konsiderohen si nacionalista me ide të vjetra, sepse sipas tyre ka ikur koha e kombeve. Natyrisht që nuk është me koha e kombeve për gjermanët, italianet apo amerikanët, për shqiptarët që kombin nuk e kanë ndërtuar akoma, është gjithmonë vonë të flasin për kombin e tyre Këto konsiderohen MENDJET E NDRITURA TË KOMBIT, të cilët trajtojnë problemet tona me kujdes dhe profesionalizëm. Kombit shqiptar nuk i nevojitën intelektualë të cilët me “atdhetarizmin” e vet, shndërrohen edhe në etër të kombit, bëjnë gara në oborr të vet, e mundin njëri-tjetrin dhe vetveten. Hiqen patriotë para bashkëkombësve të vet.
Patriotizëm i mirëfilltë i një intelektuali është që vlerat shpirtërore, mendore, letrare, artistike, shkencore, kulturore dhe materiale të popullit të vet t’ia prezantojë botës, e jo vetëm provincës së vet.
Një popull është i madh, i fortë dhe i konsoliduar, kur bijtë e tij i kritikojnë botërisht dukuritë negative të shoqërisë.
Shqiptarët synojnë bashkimin kombëtar. A do të mundën, kështu siç janë?
Për ta realizuar idenë e Shqipërisë etnike apo natyrore, shqiptarët duhet të bashkohën, t’i kenë mendimet e përbashkëta, t’i mundin fqinjët grabitqarë ballkanikë, të cilët i mbajnë të pushtuara trojet etnike historike shqiptare.Por, shqiptarët duhet më parë ta mundin vetveten. Lufta më e vështirë e njeriut është lufta më vetveten/epshet, ndjenjat, lakmitë…, por, fitorja mbi vetveten është fitorja më e ëmbël. Popujt e vegjël ushqehen me idealizëm, jetojnë me mite dhe legjenda, jetojnë me të kaluarën; nuk kanë kapacitet të duhur për të ndërtuar kritikë politike, kritikë shoqërore dhe mendim kritik. Sllovenët, për shembull, janë popull shumë më i vogël se shqiptarët, por manifestojnë aftësi shtet-ndërtuese të jashtëzakonshme, saqë edhe perëndimorët ua kanë lakmi.
Por, për dallim nga shqiptarët të cilët figurojnë në vendin e konflikteve, sllovenët figurojnë pranë Evropës. Shqiptarët me vështirësi i zhvillojnë proceset demokratike, që të ndërtojnë shtetin ligjor dhe shoqërinë civile. S’ka demokraci pa bazë ekonomike. Zhvillimi ekonomik dhe zhvillimi i proceseve demokratike shkojnë paralel. Duhet të pushohet me fajësimin e historisë! Të pushohet së fajësuari Evropën dhe të gjithë të tjerët për padrejtësitë ndaj nesh! Sepse ato janë të pakontestueshme. Na duhen qëndrime të përbashkëta për çështje të përbashkëta. Na nëvojitët që të funksionojmë si një tërësi kombëtare. Prandaj, energjinë tonë krijuese do të duhej ta shpenzonim dhe ta shteronim në rrafshin kombëtar, në projekte kombëtare. Mos të improvizojmë, por të krijojmë mendërisht. Mos të përsërisim mendimet, por të “thurim” mendime te reja. Më shumë meditim/mendim të gjatë e të thellë, sesa vërbalizëm. Më shumë shqyrtim kritik, sesa oportunizëm. Mos të bëjmë gjumë edhe ditën, kur të tjerët për Çështjën e Vet, nuk bëjnë gjumë as natën.
Nuk ka dyshim se një Strategji Kombëtare – për të ardhmën e Kombit, paraqet Projektin Kombëtar më serioz të shqiptarëve të realizuar gjër me sot.
Duhet kultivuar ndjenjën realiste, e cila duhet të burojë drejtpërdrejtë nga realiteti, nga kahet që kanë marrë proceset në vijim. Kthimi i shkurtër në histori, e cila na mëson çfarë të bëjmë e çfarë të ndalojmë, është në të vërtetë një thirrje që: “Duke nxjerrë mësim nga e kaluara, T’i kthehemi vetes, punëve dhe përgjegjësive tona, dhe Mos të lejojmë kursesi që të njejtat probleme të na përsëritën. Në bazë të krejt asaj që u shtjellua në këtë temë, jap këtë:
P ë r f u n d i m dhe m e n d i m
Qëllimi i të gjithëve: përmirësimi i gjendjës ekzistuese dhe sigurimi i një vendi dinjitoz në Familjën e Kombeve të lira, të Pavarura e të Qytetëruara, hyrjën në Evropë, jo si lypës, por si Komb që meriton.
(1) Fjalët që kosniderohen si të shenjta “liri” dhe “të drejta” nënkuptojnë: “liri nga frika, kryesisht nga autoritetet qeveritare) dhe “liri nga uria”,kryesisht nga papunësia dhe varfëria.
(2) Historia nuk njeh ndonjë rast që zhvillimi të ketë ardhur nga dhuna dhe frika, përkundrazi, atje ku ka liri ai vjen në mënyrë të pashmangshme.
(3) Qindvjetëshi, ngandonjëherë zë pak vend në faqet e Historisë. Por, nganjëherë, në jetën e njeriut – edhe një minutë është i gjatë, sa një vit, sa një shekull. Jo vetëm një minutë, por vetëm Një Çast mund ta ndryshojë krejt jetën! Të ndërtojmë mendime të reja me trurin tonë.Të bashkëmendojmë. T’i bashkojmë mendimet dhe veprimet.
(4) Të synojmë të jetojmë në qetësi, të mendojmë me mendjet tona, të shiqojmë punët tona dhe të punojmë me duart tona; “Dora e huaj mirë nuk të kruan, brisku i huaj fort thellë të rruan!”
(5) Ai që e di të mirën e vendit dhe nuk e kërkon atë duke luftuar të keqen, është mëkatar!
(6) Kombet nuk i kapërcejnë dot krizat pa përpjekje të një elite që duhet të jetë laboratori i kulturës, përparimit dhe qytetërimit të tij.
(7) E drejta nuk ishte e atyre që u përpoqen të na mposhtin me tanke, sepse sot ata janë të dëtyruar të rishikojnë qëndrimet e tyre, duke hedhur sytë nga reformat dhe liberalizimi.
(8) Idetë e padrejta luftohen me anën e ideve të drejta dhe jo me burgje e me terror.
(9) Nuk ka gjë më të fuqishme sesa ajo e ideve të cilave ju ka ardhur koha! Nuk ka gjë më të dobët sesa ajo e ideve të cilave ju ka kaluar koha!
(10) Liria i jep kuptim e gjallërim jetës, vetëm me Te shpërthejnë të gjitha aftësitë e forcat pozitive që çojnë shoqërinë njerëzore drejt majave më të larta të artit, shkencës, përparimit të mendimit njerëzor.
(11) Duhet pasë ndërmend se: Koha krijon njerëzit, njerëzit nuk krijojnë kohën. E njerëzit, në kohën e duhur t’i biejnë Vendimet me vlerë kapitale.
(12) Çdo kohë bien Vendimin e vet! Çdo Vendimi i vie koha e vet!
Shënime biografike për autorin
Ismet Hasani
Ismet (Mustafë) Hasani u lind më 20 mars 1945 në fshatin Pacaj të Gjakovës. Shkollën fillore katër klasëshe e kreu në fshatin Sheremet, Tetëvjeçarën në Junik, dhe Shkollën e Mesme Ekonomike e kreu në Gjakovë. Pas kryerjes së shkollës se mesme, punoi si mësues në shkollën fillore në Sheremet në vitin shk.1964/65. Më pas vijoi studimet në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, të cilat i mbaroi në aftin e rregullt, e mëpastaj, nga marrëdhënia e punës, vijoi Studimet Postdiplomike në Zagreb, për të fituar titullin magjistër i shkencave ekonomike. Punoi si profesor në shkollën e mesme ekonomike pranë Gjimnazit në Mitrovicë në vitin shk. 1968-70 dhe në SHPK Zveçan. Pas 5 viteve të kaluara në arsim, punoi Drejtor për punë juridiko-ekonomike në Shtypshkronjën e Mitrovicës, prej ku me inisiativën e strukturave politike u dërgua në SHKSH në Mitrovicë, ku punoi si isnpektor dhe isnpektor i Lartë. Si kuadër profesionist e dërguan në kompleksin e KXMK ”Trepça”, konkretisht si Ndihmësdrejtor në FPP dhe si Drejtor i BP në TT në Zveçan, ku punoi gjer në largimin me dhunë – pas grevave të minatorëve dhe solidarizimin e tyre nga punëtorët shqiptarë të Kombinatit ”Trepça” – në v. 1990.
Si ekspert për ekonomi dhe financa, gjykatat e angazhonin në cilësinë e ekspertit të përhershëm gjyqësor, dëtyrë të cilën e kryente me përkushtim, nën betimin e dhënë në bazë të Ligjit për ekspertiza gjyqësore, si bashkëpunëtorë i jashtëm profesional në periudhën prej 1972-2004. Gjatë kësaj periudhe ka kryer mbi 30 mijë ekspertiza gjyqësore…
Pas largimit me dhunë nga Kombinati ”Trepça”, rregjistroi si veprimtari të pavarur profesionale Ekspertizat gjyqësore dhe u bë i pari dhe i vetmi ekspert i përhershëm gjyqësor me veprimtari të autorizuar, rregjistruar dhe licencuar. Kështu që depërtoj me ekspertizat e tija profesionale dhe u bë i njohur dhe i pranuar jo vetëm në gjykatat nëpër tërë Kosovës, por edhe jashtë saj, kështu që përmes duarve të tija kanë kaluar mbi 30 mijë lëndë gjyqësore, në të cilat, me Aktvendimet e gjykatave përkatëse, ka kryer ekspertiza gjyqësore.
Lufta e vitit 1999 e gjeti në Pjesën Veriore, ku me familjen e tij 6 antarëshe jetoi qysh nga viti 1968.
Si shumë shqiptarë të tjerë, Luftëne ’99 e mbijetoi në Pjesën Veriore të Mitrovicës dhe pas shumë vuajtjesh e maltretimesh, dhe 8 muaj të hyrjes se KFOR-it françez, në shkurt të vitit 2000, serbët e terbuar, iu versulen në banesen e tij dhe pas shumë peripetish, e fal Zotit dhe gatishmërisë së bashkëshortës se tij, Mejremës, e cila u kacafyt me serbët e armatosur, të cilët veç kishin hyrë në banesë dhe luftoi sa shtatë burra, dhe kur pa se ata nuk po zbrapsen, bërtiti me klithje në gjuhën e tyre: ”m’i sjellni bambat dhe atutomatikun e t’i shporrim këta çetnikë të tërbuar!” Kur dëgjuan këtë klithje, serbët e tërbuar, humben moralin për sulm, duke e kuptuar dhe bindur se brenda në banesë vertëtë kemi bomba dhe armë, u tërhoqen duke ”e bër shoshë” derën e banesës, por për fat të mirë familja shpëtoi. Atë natë (më 3 shkrut 2000), serbët e armatosur e të tërbuar kanë vra e masakruar nëpër bensat e tyre 11 (njëmbdhjetë) shqiptarë, të cilët, po në këto banesa të veta e kanë përjetuar, mbijetuar luftën e ’99-shit.
Forcat ushtarake të KFOR-it françez thuaja se ”nuk ekzistonin!”, pos që të nesërmen, kanë ndërhyrë në largimin e familjeve shqiptare nga banesat e tyre dhe transferimin në Pjesën qe tani po quhet Pjesa Jugore, apo Mitrovica e Jugut e kurrë më parë nuk ka qenë qytet i ndarë.
Pas datës 3 shkurt 2000, me familjen e tij u dëtyrua të largohet nga Pjesa Veriore e të kaloi në Pjesën Jugore, kështu që për katër vite kaloi jetën e endacakut dhe duke mos mund ta përballoj një jetë të tillë, u dëtyrua që me padeshirë, pas 36 viteve të kaluara aty, në vitin 2004 bashkë me familjen (bashkëshortën Mejremen, djemtë Armendin, Argjendin e Arlindin dhe vajzën Egëzonën) të largohet nga Mitrovica, të emigroi në Suedi ku dhe ia doli të gjejë vendstrehim dhe Lejeqëndrim.
Është tejet interesant se Ismeti, vendosi që pa angazhimin e asnjë avokati, vetë të shkruaj ankesen dhe atë në gjuhën shqipe kundër refuzimit të parë për azil kërkues, duke pohuar se ”Vet do të shkruaj ankesë, nga se asnjë avokat nuk posedon aftësitë mia, që të shkruaj për mua, më mirë se unë të shkruaj për vetën time”, dhe fitoi Lejeqëndrimin.
Në Suedi, pasi fitoi të drejtën e Lejeqëndrimit, me vetëdeshirë vijoi shkollimin për mësimin e gjuhës suedeze dhe gjuhës angleze. Me preferimin e shumë miqve, filloi të merret me shkrime (poezi, fjalë të urta, tregime, mendime filozofike, aforizma, anekdota, pleqni të odave etj.) të cilat ia publikonin në disa nga webfaqet e internetit si: albanur.net, radio-Juniku në Cyrih, zeri i arbërit në Osllo, Forumi Shqiptar, revista Besa, revista drini.com, kosovariMedia
Dituria, zemrashqiptare.net, tribuna shqiptare, revista, kosova.albemigrant.com, etj.etj. për të cilat shprehet se ”…këta ma zbardhen fytyren, paçin faqen e bardhë! Dhe shton:
Nuk ka pasuri tjetër më të madhe që ia lë në trashëgim prindi fëmiut, se sa edukata e mirë. Sa më të mëdhenj dhe sa më të njohur t’i kemi prindërit, aq më të madh e kemi obligimin dhe përgjegjësinë që ata mos t’i koritim! E sa i përket emigrimit në Suedi thotë: Vendlindje nuk e kemi vetëm vendin ku kemi lindë e jemi rritë, por edhe çdo atë vend ku jetojmë të lirë e të barabartë me nacionalitetet tjera, pa dallim prejardhje, përkatësie…sepse, sa më shumë që afrohen e lidhen popujt në mes vete, aq më shumë flaken dallimet midis tyre.
Deri tash ky autor ka botuar këto tituj:
1. Antologji, ”Shija e padurimit”- Bukuresht, 2012 – grup autorësh:
2. Aantologji poetike ”Vargu në përjetësi” – Eduard M. Dilo, Bukuresht, 2013 – grup autorësh
3. ”URTI POETIKE”, Bukuresht 2012
4. ”LAHUTA E FISHTËS TEK RAPSODI MUSTAFË HASANI-PACI”- dërguar për botim.
5. Imzot Nikollë Kaçorri, krah’ i djathët i Ismail Qemalit…
6. Reka e Keqe – katundi Pacaj…Na mbetet që, për në fund, për të gjitha këto ta felenderojmë këtë krijues të zellshëm duke i deshiruar shëndet të plotë, qetësi absolute, të arrijë suksese të mëdha e të ngjitet drejt majave më të larta të artit, shkencës dhe përparimit të mendimit njerëzor.
Shenimet biografike i përgatiti,
prof. Sokol Demaku, Borås – SuediE-post : ekspertimh@hotmail.com
Të respektuar në Redaksinë “Fjale e lirë!”
Shumë i respektuari z. Arben Çokaj!
Është hera e parë që dërgova shkrim në portalin tuaj të mrekullueshëm, nga i cili kam mësuar shumëçka. E tek pas një kohe vendosa të dërgoj shkrimin e parë.
Për shkrimin e parë që dërgova z. Arben Çokaj tregoi respekt të paparë dhe kujdes të veçantë ndaj meje. Pikësepari, pas pranimit të shkrimit tim, më shkruan letër falenderimi dhe fill pasi ia dërgova foton time, pas pak minutash e publikoi shkrimin dhe atë që pak kush e bën, më informoi përmes e-mailit, se shkrimin e kemi publikuar. Kjo mirësi nga z. Arben Çokaj nuk më ka ngjarë kurrë me asnjë portal ku jam drejtuar.
Kjo që bën ky portal për lexuesin dhe publikuesin e tij, është raritet, pra rrallësi dhe e paimagjinueshme tek portalet tjera. Ju keni zgjedhur rrugën dhe metoden për përvetësimin e lexuesit dhe krijuesit…! Ju lumtë!
Çfarë të shkruaj tjetër, kur nga këto pak fjalë kuptohet shumë… por nuk durohem dot pa ju thënë: Ju lumtë, ju lumtë! E juve z. Arben Çokaj po ju them se qenkeni njeri i ndershëm e i ndershmi të nderon, qenkeni njeri i respektit dhe tregoni respekt të veçantë, veçanërsiht ndaj njerëzve që as nuk i njihni, por që ju paraqitën për herë të parë. Këto janë veçori të njeriut që posedon virtyte, e me virtyt nënkuptohen të gjitha vetitë e cilësitë që duhet t’i posedojë një njeri. Njerëz të tillë i shërbejnë Kombit. Të tillët janë Mendjet e Ndritura të Kombit Shqiptar.
Këtë që ju keni bërë për mua, më jep aq energji e forcë, që të krijoj e të krijoj shkrime të mirëfillëta e ndër to të përzjgjedh ato më të mirat e t’ua dërgoj për publikim në portalin tuaj.
Portali i juaj “Fjala e lirë” është një dritare, në dukje e vogël, por me dioptrinë e dylbive, që përmes një vrime të vogël, mund të shikosh shumë, shumë larg… por me kjartësi të thellë e të pagabuar fare. Edhe shiqon, edhe kënaqesh duke soditur të mirat.
Ju faleminderit shumë, shumë…!
Ju uroj punë të mbarë, duke arritur suksese të mëdha, të ngjiteni drejt majava më të larta të artit, shkencës, letërsisë dhe publicistikës, si dhe përparimit të mendimit njerëzor.
Qofshit me fat!
autori, d.v.
Comments are closed.