”Mendimi Ndryshe’ në PS është ‘Mendimi Berisha’!

0
22

nga Korrieri OnLine, 26 Maj 2010

Yesmenët e Nanos – Jeniçerët e Berishës
Sic kam shkruar te nesermen e zgjedhjeve te 29 qershorit 2009, Kastriot Islami me formulat e tij hollandezo- spanjollo-nanoiste eshte nje nga autoret kryesor te mishmashit elektoral ne Shqiperi.

“Profesoret mbeten ne klase” eshte titulli i komentit tim botuar ne ate rast.

Kur lexova intervisten e peshtire, te pabese, te felliqur te Kastriot Islamit dje ne gazeten “Panorama” jam kthyer tri here mbrapa per tu siguruar se nuk ishte intervista e Sali Berishes, Astrit Patozit apo Alibeajt te Gerdecit! Nuk kishte asnje ndryshim me deklaratat e tyre.

Bile ishte edhe me e avancuar ne sulmet, shpifjet dhe akuzat ndaj PS-se! Nga ana juridike ishte nen nivelin e mbetesit ne klase te “Profesorit te shquar” qe ka ngaterruar matematiken e fiziken me politiken!

As vete Sali Berisha nuk do te kishte bere nje interviste te tille!
Sidoqofte Kastriot Islami i beri nje sherbim shum te cmuar se majtes, opozites shqiptare dhe elektoratit te tyre. Kastriot Islami me intervisten e tij tek ‘Panorama” hoqi edhe maskat e fundit si nje yesmen i Nanos dhe si nje jenicer i peshtire, i pafyhtyre i Berishes.

Po nuk spastroi vemjet e Nanos nga gjiri i PS-se, Edi Rama dhe lidershipi i saj, veshtire se do te bejne hajer!

Vemjet, yesmenet e Nanos nuk jane vecse minat me sahat, jeniceret e Berishes ne gjirin e saj! Sot, neser eshte shume vone!

Shenim: Ne baze te dokumenteve ligjore paraqitur drejtesise amerikane nga vete PDSH-ja , Fatos Nano, figuron zyrtarisht si Sekretar i Pergjithshem i Partise Demokratike te Shqiperise. Se shpejti do te lexoni per kete mega-skandal nderkombetar!