Gazeta BOTA SOT
Botuesit, zotni Xhevdet Mazrekaj
Drejtoreshës, zonja Dafina Xhemaj
Kryeredaktorit, zotni Idriz Morina
P r i s h t i n ë – KOSOVË e ZVICËR
I nderuari botues i gazetës BOTA SOT, z. Xhevdet Mazrekaj,
E nderuara drejtoreshë, znj. Dafina Xhemaj,
I nderuari kryeredaktor, z. Idriz Morina,
Të nderuar gazetarë,
Me rastin e 20-vjetorit të gazetës kombëtare BOTA SOT, në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi (LD në MZ), partisë së parë politike të shqiptarëve në trojet e veta stërgjyshore, sot në Malin e Zi, në emër të udhëheqësisë së saj, të anëtarëve dhe në emrin tim personal, ju dërgoj urimet tona më të përzemërta.
Të nderuar, BOTA SOT, që nga themelimi i saj u tregua e denjë për lexim e informim për obligimet kohës në vazhdimësi. Frymoi dhe rrezatoi kombëtarisht. Afirmoi principet demokratike në media, sidomos për ato të shkruara; ishte dhe është shembull. Çështjet ekonomike, politike po edhe ato letrare e artistike e sportive nuk u lanë anash.
BOTA informoi botën (të brendshme po edhe të jashtme) në kohë reale dhe në mënyrë objektive, me profesionalizëm e guxim qytetar, madje edhe investiguese, për çka shoqëria kishte dhe ka nevojë.
Bëtë shumë edhe për informimin për botën shqiptare jashtë Kosovës. Informuat edhe për shqiptarët në trojet e veta, që sot gjendën në Malin e Zi, për çka posaçërisht ju falënderoj dhe ju përgëzoj.
Të nderuar, u muar vesh gjithëherë mundet më mirë e më shumë, devizë kjo që vlen për gjithkend që punon e vepron, pra edhe për ne.
Urime!
Dalshi faqebardhë!
Me respekt,
MEHMET BARDHI, prof., kryetar i LD në MZ
E-mail: mbardhi@hotmail.com