Mediu qau në zyrën e ambasadorit amerikan para dorëheqjes

0
40

TemA

Në një kabllogram të veçantë të Ambasadës Amerikane për shpërthimin e Gërdecit tregohet me detaje takimi i Mediut me ambasadorin amerikan disa orë para se ai të jepte dorëheqjen si ministër i Mbrojtjes. Mediu kishte bërë disa pyetje nëse dorëheqja e tij do të ndikonte në vendimin e NATO-s për ti bërë ftesë Shqipërisë.

Ai kishte thënë se po tentonte të mbronte qeverinë dhe kryeministrin nga poshtërimi. Ndërsa në komentin e tij ambasadori Withers pranon se ky veprim i ministrit është në fakt një skemë e kryeministrit Berisha, i cili sipas tij “mendon të sakrifikojë Mediun menjëherë, si zgjidhja më e mirë në mesin e zgjidhjeve të këqija”.

Më poshtë kabllogrami i plotë:

Në një takim më 17 mars, Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu i tha ambasadorit se ai do të jepte dorëheqjen më vonë pasdite. Shkaku i kësaj lëvizje, vazhdoi ai, ishte “përgjegjësia morale” për shpërthimin e 15 marsit në një depo të armëve ushtarake që deri më tani kanë rezultuar në dhjetë vdekje të konfirmuara, qindra të plagosur, dhe shkatërrime të mëdha të dy komuniteteve të afërta civile. Mediu pohoi se ai i kishte telefonuar kryeministrit Berisha duke i dhënë lajmin e dorëheqjes së tij dhe se ai me gjysmë zemre u pajtua. Ai këmbënguli se kryeministri nuk i kishte kërkuar atij të japë dorëheqjen.

Ministri gjithashtu raportoi se ai kishte folur në mirëbesim me kreun e opozitës Edi Rama dhe se Rama i kishte thënë se thirrjet e opozitës që Mediu të japë dorëheqjen erdhën pas rezervave personale të Ramës. Së fundi, Mediu tha se ai është i patrazuar për çdo hetim që Qeveria mund të nisë, se ai do të jetë plotësisht bashkëpunues me hetimet e Prokurorisë së Përgjithshme, dhe se rezultati i fundit do të tregojë ligjshmërinë e veprimeve të tij që kanë lidhje me shpërthimet e Gërdecit.

Mediu në mënyrë specifike ka ngritur shqetësimin e tij nëse këto veprime nuk do të ndikojnë në vendimin e ardhshëm në Samitin e Bukureshtit, që mund të japë një ftesë të mundshme të NATO-s për Shqipërinë. Ai kërkoi pikëpamjen e ambasadorit nëse aleatët mund të shohin dorëheqjen e tij si paqëndrueshmëri në qeverinë shqiptare në këtë kohë vendimtare. Ambasadori u përgjigj se tragjedia në Gërdec ishte një aksident dhe nuk duhet të ketë ndikim në vlerësimin e NATO-s.

Ajo do të jetë e rëndësishme, megjithatë, jo për të lejuar që ky episod të përcjellë përshtypje të paqëndrueshmërisë, gjë që Mediu dëshironte të shmangte. Ministri buzëqeshi në mënyrë të çuditshme dhe tha: “Pra, ne duhet të jemi të shpejtë për këtë?” Ambasadori u përgjigj,”Për fat të keq, po.”

Mediu gjithashtu shfaqi problemet e tij duke përmenur një shkrim që pritet të dalë në Neëë York Times, për të cilin ai pohoi se do të sulmojë atë si të përfshirë në një marrëveshje të armëve kineze dërguar në Afganistan. Ndërsa nuk është e paligjshme në ligjin shqiptar, çështja është duke u hetuar nga Departamenti i Mbrojtjes. Artikulli, sipas Mediut, u nxit nga armiqtë e tij politikë që duan të mbrojnë veprimet e korrupsionit duke i hedhur në kurriz të Mediut.

Edhe pse Mediu protestoi për pafajësinë e tij, ai pranoi se koha e shkrimit, i cili pritet të dalë shumë shpejt, do të jetë thellësisht e turpshme për qeverinë në një kohë shumë të ndjeshme. Ai tha se dorëheqja e tij do të kursejë qeverinë shqiptare dhe veçanërisht kryeministrin nga poshtërimi, të cilin ai e lavdëron në raste të shumta si një vizionar dhe figurë historike.

Koment:

Mediu tregoi shenja të një stresi të madh. Në pika të ndryshme gjatë bisedës, ai lotoi dhe i dridhej zëri. Në të tjerat, ai ishte mospërfillës dhe tha se ai do të provojë se ka drejtë në një afat të gjatë. Ai tha se nuk do të marrë këtë shpatë helmi mbi vlerat e tij. Në vlerësimin tonë, Berisha e bëri këtë “gjuajtje” të veçantë, siç ai shpesh bën, me një tjetër ide në mendje.

Në mes të një stuhie të brendshme vendos Mediun në qendër të saj, me nevojën që të përballet me projektin më të mirë të mundshëm për NATO-n. Nën rrethana të vështira, Kryeministri qartë mendon të sakrifikojë Mediun menjëherë, si zgjidhja më e mirë në mesin e zgjidhjeve të këqija. Ne do të ndjekim deri në ditët e ardhshme, por shqyrtimi ynë i parë i situatës është se ai e ka kuptuar drejt.