Mediat e huaja për konsulencën ndaj qeverisë “Rama”

0
28

Bota Sot | 04.10.2013

Ish kryeministri britanik Tony Blair do të këshillojë Shqipërinë se si të anëtarësohet në BE

Toni Bler do të këshillojë kryeministrin e ri socialist të Shqipërisë Edi Rama se si të bëjë që të anëtarësojë vendin e tij në Bashkimin Europian. Kështu nis hapësira kushtuar vizitës së një dite më parë të Bler në vendin tonë, në mediat e huaja.

Më tej citohet kryeministri Rama i cili u shpreh se Bler do të këshillojë personalisht, totalisht dhe në mënyrë vullnetare qeverinë e Shqipërisë duke vënë në përdorim eksperiencën e tij të jashtëzakonshme dhe gjenialitetin politik.

Nga ana e tij ish kryeministri britanik Bler para gazetarëve në Tiranë ishte shprehur se sfida më e madhe me qeverinë është ajo e realizimit të projekteve. Orientimi drejt Europës është shumë i rëndësishëm dhe personalisht do të doja shumë të shihja këtë vend që të jetë pjesë e familjes së shteteve europiane.
Blloku i 28 vendeve anëtare te BE shtoi anëtarin më të ri në 1 korrik kur pranoi Kroacinë. Kryeministri Rama, thuhet më tej në shkrimin e Hafington Post, gjatë fushatës së tij ka premtuar anëtarësimin e vendit në BE.

Shqipëria përshkruhet në këtë shkrim si një nga vendet më të varfëra në Europë, më një rrogë mesatare prej 365 mijë lekësh të vjetra në muaj. Por kryeministri Rama tha se Bler nuk do të paguhej për kontributin e tij.
Lajmi shoqerohet edhe me faktet që vërtetojnë se ish kryeministri britanik ka blerë avionin e tij privat prej 30 milion stërlinash dhe që shpenzon rreth 7 mijë stërlina për çdo ore fluturim.

Avioni është i pajisur me një dhomë mbledhjeje, kuzhinë dhe shtrat. Të dhëna këto të publikuara nga Sunday Telegraph.