ME VRISNI EDHE MUA… – Traboini, poezi

0
62

K.TRABOINI

ME VRISNI EDHE MUA…

Ju bisha shpellore me fytyrë njeriu
ju vrasës gjakftohtë në kolltukë qeverish
që armët i keni për të mbrojtur njeriun
por i vrisni njerëzit si kuajt, në rrugë

më vrisni dhe mua qenër, më vrisni
s’e dua jetën nën ju
këtu jam në shtëpinë time
por, për t’ua bërë më të lehtë vrasjen
po dal edhe unë me popullin në rrugë.
Në dorë do mbaj të Atdheut flamur
dhe për t’ju dhënë alibi për krimin
do të mbaj në dorë edhe një gur.

Me vrisni, qenër, më vrisni!
Unë nuk kam zemër t’ju vras ju…

21 Janar 2011

© traboini 2011

http://traboini-antologji.blogspot.com/