Te shkruash per djalin e Kosoves z. Ajet Shala duhet te dish ta shtjellosh te verteten e tij.
Po kush është Ajet Shala?
Ajeti eshte nji djale me zemer te madhe, nji krijues me vlera.
Ajet Shala ka lindur më 27 janar 1959 në fshatin Kopiliq të ulët KK Skënderaj. Shkollimin fillore e kreu në Turiqevc. Ndërsa, gjimnazin në Skënderaj.
Studimet Universitare në Prishtinë në fakultetin Juridik, Jurist i diplomuar. Gjeneratë e viteve të 80-ta, Aktivist dhe pjesëmarrës i dalluar në çeshtjen kombëtare dhe në demonstratat e vitit 1981. Pas diplomimit në Juridik një kohë si i pa punë dhë me ndërhyrjën e Sërbisë në sistemin kushtetues të Kosovës, Marrjen e autonomisë nga Sërrbia, në vjeshtën e vitit `89 detyrohet të largohet nga atdheu për në mergim, pikërisht në Zvicër. Ku që nga viti 1990 si kontribues shumë i dalluar në çeshtjen kombëtare. E në veçanti në vendëlindje dhe në komunën e Skënderajtë. Donatori i parë i medikamenteve
Kyqe të kërkuara në atë kohë në Kosovë, duke i ofruar Shoqatës Nenë Tereza në Skënderaj medikamente në vlerë 3,600 fr.
Klubit Futbollistik “DRENICA” në Skënderaj paisje në veshmbathje sportive, në vlerë prej 3,750 fr.
Dhe që nga viti `90 e gjër më fillim të luftës në Kosovë
Përmes Shoqatës Nënë Tereza për çdo vit i shpërndanë nevojtarëve të fshatit Kopiliq nga 5000 kg miell falas.
Shkollës së Turiçevcit, në vitin `96 i blenë krejtë drutë për ngrohje 2000 DM,
Dhe komlet xhamat e shkollës në vlerë 650 dm.
Si edhe për disa vite me radhë ndihmë në libra e fletore nxënësëve të kësaj shkolle.
Aktivistë i dalluar i Grupit të Emërgjencës në Zvicër pas fillimit të luftës. Me kontribut 18.000 fr.ch kryesisht në fondin “Vëndlindja Thërret”.
Ndihmë shtabit të UÇK-ës në Aqarevë me armatim e municion.
Aktivist dhe shtyllë në levizjën mbarë kombëtare UNIKOMB. Ku në verën vitit 2012 organizoi tryezën shkencore në Skënderaj për heroin që sfidoi historinë, Milosh Nikollë Kopiliqin. Dhe bëri rindërtimin e inaugurimin e Bunarit të Milosh Kopiliqit
Në kopiliq të ulët i vjetër që nga viti 1350. Në praninë e 500 pjesëmarrësve, për projektin e bunarit shpenzovoj mbi 7.500 €
Më rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë bën mbi 200 mirënjohje për heronjët , martirët dhe familjët e martirëve gjatë këtyre 100 vitësh. Përmës lëvizjes UNIKOMB. Në vlerë mbi 1000 €.
Dhe shumë raste të panumërta si kontribute me të vogëla.
Momentalishtë aktivist i pa lodhëshëm në kontributin për Bashkimin Kombëtar.
Autorë i tre vëllimeve poetike, Liriko-Epike:
Botuar në vitin 2013
“NË KRAHËT E MJELLMËS”
“ATDHEU BRENDA VETES”
“PLISI I DHEUT DARDAN”
Dhe pjesëmarrës me poezitë e tijë në disa Antologji.
Po ja si shprehet per Ajet Shalen z. Hyqmet Haska.
“Në krahët e mjellmës”
“Atdheu brenda vetes” dhe
“Plisi i Dheut Dardan,,
Profili poetik i një autori ka të bëjë me shumë elemetë, të formës, të përmbajtjes, të risive që ai sjell në raport me sivëllezërit e tij, por ajo që është kryesore mbetet procedimi estetik, mënyra se si ai e vështron botën, realitetin, përditshmërinë, kujtesat që e rrethojnë, historinë dhe përditshmërinë, në raport me të tjerët, me ata që kanë lënë gjurmë para tij ose krijojnë në të njëjtën kohë e në të njëjtin vektor hapësinor dhe emocional estetik.
Duke lexuar vëllimet me poezi të poetit Ajet Shala të sendërtohet ideja se ky autor, më shumë se gjithçka sjell në letrat poetike kombëtare një vizion konkret, përgjegjshmëri dhe realzëm në të thënat, të nënkuptuarat dhe të nënvizuarat si ide dhe mesazhe që bashkëshoqërojnë aktin e tij poetik.
Autor i dy përmbledhjeve poetike”Në krahët e mjellmës” dhe “Atdheu brenda vetes”, si dhe i një vëllimi tjetër me poezi në proces botimi, Ajet Shala ia ka dalë të sjellë në poezinë shqipe një zë të tij, një vektor poetik të përndezur nga tekste dhe nëntekste mbresëlënëse, që apelojnë për një shoqëri më të mirë, për një komb të ridimensionuar jo vetëm në hapësirat mbarëkombëtare por dhe në shpirtin dhe kujtesën kolektive kombëtare.
Poezia e Shalës është në gjurmët më të mira të traditës poetike shqiptare, në atë traditë ku lënë shenja në kohë dhe hapësirë poetë të shquar të botës shqiptare, në Shqipërinë amë, në Kosovë, ndër shqiptarët e Maqedonisë, në Mal të Zi, ndër arbëreshët e Italisë e të Greqisë,në diasporë e kudo gjetkë, ku gëlon me sharmin, elegancën, fuqinë kumtuese dhe kreativitetin mrekullor fjala e bukur e gjuhës sonë shqipe.
Duke qenë në dhe të huaj, emigrant, ky bir i Kosovës martire e ka mbartur Kosovën dhe kombin e tij në një hapësirë të dyfishtë të procedimit artistik, jo vetëm si kujtesë, jo vetëm si lëvizje mendimi e meditimi në kohë-hapësirën e lirisë, por dhe si mall, si përkujtesë mungese në një kohë kur mungesa është kryefjala e aktit të tij poetik.
Mungesa e atdheut, mungesa fizike kthehet në një mungesë shpirtërore, në një mesazh universal të kërkimit të rrënjëve dhe identitetit nacional, të cilin Shala e kërkon në çdo gur, në çdo lule, në çdo grimcë dheu të tokës së shqiponjave.
Në vëllimin poetik “Në krahët e mjellmës” Ajet Shala, siç thotë poeti dhe kritiku i njohur Namik Selmani është “sfidant i vetvetes dhe i moshës së tij”.
Poezitë e këtij libri kanë shumë ngjyra, shumë thyerje, mpleksen në vargje e strofa grimca kujtesash, përjetimesh, impresionesh, kontrapunte që e bashkëshoqërojnë poetin në rrugën e tij drejt realizmit të finales poetike.
Në thepat e një mali më ngriti dashuria
Më dha gurë, lule, gjethe, drurë,
Me stuhinë më tha që të rrokem grykaz një ditë…
(Poezia “Portreti im në mal”, fq. 31)
Epizmi dhe lirizmi bashkëjetojnë në poezië e Shalës, tablotë lirike mpleksen me fatet e personazheve epikë, pjesë e asaj kujtese ku përfshihet emocionalisht poeti, duke qenë se ai, përveç të tjerave, ka qenë dhe një luftëtar aktiv i UÇK-së, në luftën e shenjtë për liri e dinjitet shoqëror të popullit martir të Kosovës.
Atdheu, me brengat, vetminë, iluzionet, qëndresën, heroizmin e heshtur të njerëzve të thjeshtë, kurthet e puthadorëve, intrigat e politikanëve, martirizimin e heronjve, pra atdheu në kuptimin më të gjërë dhe më të thellë të kësaj fjale është kryefjala e poezive të Shalës. Atdheu për poetin ka fytyrën e nënës së tij, të bashkëluftëtarëve të UÇK-së, të shpresës së lotit që nuk duhet të shkojë dëm, por të kthehet në një devizë të lirisë e të vetë ardhmërisë.
Është kjo arsyeja që poeti e ka “Atdheun brenda vetes”, siç thuhet në poezitë vëllimit me të njëjtin titull. Është kjo arsyeja që poeti gjen tek pesha e fjalës, tek akti i Preshevës, tek “eksodi drejt lirisë”, marrshi i “çlirimtarëve martirë”, tek “kordha e dashurisë”, tek “masakra e Reçakut”, vetveten të pjesëtuar në mijëra grimca e të shumëzuar në miliona ëndrra që udhëtojnë drejt tokës së Kosovës, drejt shekullit të ri dhe horizonteve të reja të shpresës.
Në poezitë e përmbledhjes që ka në proces botimi kumti i atdheut bëhet një fiksacion poetk, përzihen notat lirike, epike e dramatike në një vekktor estetik plot kolorit gjuhësor dhe ndjesi të forta emocionale.
Kosovë o kështjella ime e dashur arbërore
Ngritur mbi themele të një kulture epokash
E ndërtuar nga mjeshtër me duar hyjnore
Me gurë të skalitur nga mbretër në kohëra.
Tek Ajet Shala akti poetik është një aventurë shkrimore përtej të zakonshmes, një endje e bukur në trajektoren e trillit dhe ëndrrës së poetit, në kohën e zgjimit të ndjesive dhe impresioneve, që i vijnë nga brenda, si një ftesë e papërballueshme për të reflektuar poetikisht. Shala duket se nuk ka pikë sforcimi e shtirje kur merr penën për të shkruar; ai thjeshtë ndjen ritmin e zemrës së tij, pjesëton e shumëzon çastin në kohën e përditshmërisë, duke na dhënë me një muzikalitet aq të ëmëbël e aq të dëlirë vizatime dhe gjendje sa reale e konkrete aq dehëse e trallisëse…
I vendosur në shtratin e tradicionalizmit poetik, në atë guvë burimore ku është folku, zërat e ngrohtë lirikë që vijnë nga etnopsikika poetike kolektive, Shala nuk mbetet rob i kësaj tradite, por me origjinalitetin e zërit të tij, me tonet aq të ndjeshme e kumbuese deri në dehje, me lirizimin, epizmin dhe spontanitetin e tij, e pasuron këtë traditë me imazhe dhe struktura të reja poetike.
Ajo që në të vërtetë përbën individualitetin e poetit është freskia e motiveve, marrja e “lëndës së parë” poetike nga jeta e gjallë njerëzore, nga raportet e unit të tij me kohën dhe bashkëkohësin dhe jo nga skemat libreske, ndikimet dhe spostimet akrobatike, siç bëjnë një duzinë poetësh, që nuk shkruajnë veteveten, nuk janë vetvetja, por ndihen të kompleksuar nën hijen e të tjerëve.
Poezia e Ajet Shalës nuk vjen nga shtampat deklerative, nga agjustimet dhe ilustrimet rozë të realitetit, por nga një njohje e thellë e objektit poetik, nga fuqia e ndjenjës dhe intensiteti i emocionit, që vë në lëvizje turbinën e mendimit për të prodhuar energjinë poetike, që na vjen me anë të vargjeve të ndjerë e të ngrohtë, plot ritme e temporitme të brendshme.
Shala është një zë epik, por dhe një lirik i ngrohtë, plot ritme jete dhe ngjyra të përndezura, ku rrinë aq mirë dhe në simbiozë të plotë elemetët klasikë me pak spërkatje të lehtë, një si tis moderniteti. Ai vizaton shkujdesur, por me linja të qarta e të përvijuara ëmbël peizazhe të thyer të shpirtit njerëzor dhe të historisë, duke i zgjeruar rrathët e këndvështrimit poetik nga vargu në varg, nga strofa në strofë, nga poezia në poezi, me një pasuri trajtash, figurash dhe mjetesh shprehëse.
Poeti e tejshtrin botëvështrimin e tij në hullinj të njohur përjetimesh, por mënyra se si ai vështron në këta hullinj është befasuese; duke sjellë ritme dhe melodi të hazdisura e trillere, që të rrëmbejnë e të bëjnë për vete.
Pjalmi i folkut duket sikur e josh poetin të shkund frymëzimin e tij mbi vargjet aq të ndjera dhe fine, shkruar me një elegancë të admirueshme dhe me një lirizëm aq të ngrohtë dhe spontan, por ky folk thyhet e bëhet disi “agresiv”, për shkak të teknikave të ndërthurura të vjershërimit, për shkak të disa elementeve si ironia e hollë e zhbiruese, që poeti i përdor si mekanizëm përforcues të aktit të tij mediativo-lirik.
Vargu i thjeshtë por elegant i Shalës nuk kërcet, nuk kërkon të duket, por është i vetëmjaftueshëm për atë çfarë kumton dhe si e kumton, me një natyrshmëri dhe sponanitet për t’u admiruar.
Tipopogjia poetike ku vendoset dhe përvijon shfaqjen e fytyrës së tij Shala është ajo e trevës së Kosovës, ku iu kanë ardhur letrave tona poetët më në zë si Azem Shkeli, Din Mehmeti, Ali Podrimja, Rrahman Dedja, për të vijuar me më të rinjtë, për të cilët nuk ka vend për lista e rreshtime.
Libra të tillë me poezi, si këto dy vëllime të Ajet Shalës dhe i treti në proces botimi, tregojnë për mundësitë e mëdha shprehëse dhe imazhinuese të poezisë së re shqipe, e cila tashmë e çliruar nga jashtësitë dhe dogmatizmi, në një tendencë të bukur për të kapur kohën e humbur, po sjell në rrugën e saj poetë të vërtetë, të rinj e të vjetër, të prirjeve e tendencave të ndryshme, tradicionalë, modernistë e postmodernistë, me përvojë ose fillestarë, që gjithësesi janë vetveteja dhe të gjithë së bashku i japin pulsin e duhur artit tonë poetik…
H..B..H.
Ne po ju sjedhim lexueseve disa nga krijimet e z. A.Shala.
BESA-BESË ADEM JASHARI
Amaneti i Bacës ish vdekja besnike në emër të shqiptarisë
Dem baba dem do jetë kushtrim në mbrojtje të lirisë
E ra për ideal si Hero legjendë shqiptare alfabet i mbarësisë
Me kushtrimin e tij për një Shqipëri erdhi orë e djalërisë.Jehuan gryka fusha, malet, nga flakë baroti që nxinë kulla
Adem trimi luftojka që Bashkimit kombëtar t’i hapet rruga
Shndërin dielli përmbi mermer e ngroh agimeve shkronja
Arbëria është në troje të veta qysh aherë kur u krijua bota.
Rilindi Dardaninë e martirve që prinë në udhë të historisë
I pavdekshëm si yll do qëndrojë, është ikonë e shqiptarisë.PLAGË NGA FYERJA JATAGAN
Ish natë e errët stërrore pa hënën e zbehtë
I ngujuar qëndroja në dhomë në vetmi
Pata dyer dhe dritare të mbyllura cep më cep
Nga larg ca sharje nga shoku më vijnë si shi.O, si po më godet fjala më thellë se jatagani
Edhe pse shoku ishte larg, shumë larg nga unë
E desha si vëllain tim, me besë shqiptari
E ai po më fyente rëndë po më linte të pa gjumë.Po ti, more kolegu im, or i dashur shok
A s’e di se kaluan sot mbi tridhjetë vite
Bashkë studiuam, fjetëm e u ushqyem tok
Si në një rrugë prekëm hallet që secili kishte.Pate thënë se do punonim për bashkimin shqiptar
Fjalë të mëdha premtove, po ish punë e kotë
Zbraze gjithë energjinë negative atë natë
Së bashku me rakinë që hodhe nga shishja në gotë.Më fyeve oborrin ku hodha hapin e parë
E fushat ku unë kalova fëmijërinë
M’i fyeve arat me ugare e malet me lisat e lartë
Sa fjalë të rënda që the për Drenicën e krenarisë.I dashur shoku im, kësaj radhe të mbajta për vëlla
Së bashku patëm kaluar një kohë të vështirë
Kur Prishtina digjej nga demonstratat e mëdha
Nuk jemi më vëllezër, kujdes, mos me fyej mà.E SHIJSHME SI VERË KHAJAMI
Nga lulebore bjeshke Kelmendit mes magjisë
Mora petalet dhe ballin tënd e mbulova
Shkronjat mora nga alfabeti i dashurisë
Me plot emocion emrin tënd e shkrova.Cila lule më mbeti me ty pa e krahasuar?
Të kam përshkruar me më të bukurat që ka bota
Në prill një tufë mimoze për ty e mora në duar
Dhe aromën e bukur për ty e shijova.Në mendjen time përherë je e zgjuar
Në secilin varg ti mbete si kryefjalë
Të skalita bukur porsi një statatujë të bekuar
Mbetesh e palëkundur si guri në murin e gjallë.Lulja në mëngjes në kopështin tim derdh polen
Shpirti dhe zëri yt o engjjëllushe ma ndrit përherë
Je vesa e mëngjesit që freski më sjell
Je kanarina që në zemrën time ke folenë.Zëri yt drithëron bukur si tingull violine
Fjalet e bukura që më thua më duken si hojë
Lanë gjurmë të pashlyera në mendjen time
Janë kënaqësi e ëmbël, por si mjalti në gojë.Ata sy të bukur zi por si kokrra rrushi
Ju bën hije vetulla jote si teh jatagani
Por si Monaliza bukuria e jote hyjnore si prushi
E mira, e shijshmja si verë Khajami.Ja si shprehet poeti Ajet Shala per legjenden e poezis te pa vdekeshmin “ALI PODRIMJA”
BESA E FJALËS
(Poetit Ali Podrimja)
Bashkë i pritëm agimet me syrin
E përlotur të dashurisë
E këmëbët e zbathura i gjakosëm
Në Kosovë mes livadheve
Zemrat tona i kthyem në çerdhe
Të mëdha të lirisë
E besën ia dhamë tokës
Këngës dhe fjalëve.Gjakova ishte djepi
Që të përkundi ëndrrat
E guximshme të jetës
Ereniku mbeti një fjongo
E blertë dhe atje në Paris
Po për ty dhe Drenica ime përulet
Mes fjalës si rreze
Dhe Kosova vargun tënd
E bëri flakadan të lirisë.
Bashkë brodhëm si pelegrinë
Qiejve të Evropës me drita ylberore
E mallin e Kosovës
E vumë në gjoksin e mbushur me lotë
E fjala jote mbeti si lule
E pavyshkur kurore
E vargu yt u kthye në dritë
Në gaz e në shqotë.E prekëm trojet
Ku bashkimit ka mbetur me gardhije
Po fjala s’na ngeci në fyt
Si kockë e fortë
Ditët le të ecin e vitet si bacalokë
Plisbardhë të thinjen
Për ty asnjëherë
Nuk vyshket fjala kurorë.E sërish me besë shqiptare
Do të jemi mes dritës e territ
E këngës e pathënë
Do ia lëmë amanet fëmijëve
Atje ku mjegullon Sharri
Dhe lartësohet monumenti
Hapat tanë me dritën naimjane
Trokojnë në vite.
Përgaditi për botim: Gjin Musa