1. SHKODRA IME E DASHUR
Përmalluar i jam gjirit tënd
prej ditës që mora rrugën e mërgimit.
U treta larg udhëve të botës.
Mall i kujtimit.
Etja
e kthimit…Ti, ëndrra ime e gjallë
s’të zë asnjë varg.
Më mungon qielli yt…
Tretur larg.Një
prag…
U bëra zog vjeshte,
zhuritjes që djeg e djeg.
Ky zog atdheu
cicëron,
më ndjek.
Më ndiej nënë!
Më ndiej motër, vëlla!
Shkodër!
Atdhe!
Kudo që jam
zemra për ju
rreh e rreh…E huaj jam,
tretur kurbeteve…
Kam veç një fole!2. ME PRIT BABA
Për gurët e vendlindjes
malli – mallin gërryen.
Shpirti qan, zemra dridhet
si qielli me shi.
Ti je lodhur nga stinët
kërrusur nga vitet,
dimrat…Baba i dashur:
Oh, me mall
të t’i puth thinjat!
Me shkop endesh oborrit
sikur dëgjon vajin tim,
kur fëmijë
me flokë të gjatë
prehërit të nënës
mbahesha.
Tani ajo ka vdekur…
Vetëm ti ke mbetur,
Lis i gërryer nga vetmia!As diellin
s’e sheh…Do vij baba me mallin e mërgimit.
Një tufë lule t’i vëmë bashkë
mbi varrin e nënës.
Mbahu baba!
Mos iu dorëzo shiut…3. NËNËS SIME
Re të bardha, të bardha si fryma perëndish,
ndalen mbi ballë, syve u bëjnë hije.
Syri im i lagur tek fotoja e nënës u ndal.Qerpikëve rrinë varur
dy pika lot – kristal.Këto re qofshin të mallkuara,
s’më lejojnë të të shoh ty.
E ngrirë, e hutuar…
Fjala më ndalet në grykë.Dorën tënde të butë
mbi flokë akoma ndiej.
Shpirti më këputet,
kur vij e s’të gjej!Ata sy të ëmbël, sa shumë më mungojnë.
Hap sytë. Thërras: Nënë!
E lotët pikojnë.4. VARGJE MALLI (NËNËS)
Qielli më ngjan ka humbur ngjyrë,
as lule, as gjethe pranvere s’ka.
E humbur si zog qiellit vrapoj…
Udhëve të shpirtit lumë lotësh mbaj.Nëna ka ikur ka stinë e vite…
Jam nisur me
zemër të thyer.
Pritmë vendlindje, pritmë!Këmbët më dridhen,
zemra më copëtohet
në lotë e thërrime kujtimesh!Sikur dëgjoi zërin tënd: Erdhe bijë?!
Ulu pak në prehër të t’i ledhatoi faqet.
Mërdhirë në këtë udhëtim të jetës
sa stuhi…T’i ngohë përsëri,
diell i largët!Qielli më ngjet ka humbur ngjyrë,
Unë mallin nënë e ruaj në gji!5. KOHA
Përplaset udhëve të lodhura
Malli më shpon
Eh…sa stinë janë plakur kurbeteve
E net janë veshur si nuse
Motër…
Shpresa Ime
Shkodra grish Ibrin
Një flamur të derdhet
Mbi shtizë shekujsh.
Eja…
T’i bëjmë shtrat të ri
Lumit të ndarjes…
Të lotit.
Eja motër e dashur po te pres.
Të thurim balada të reja
Mbi atdheun dhe dashurinë.6. EJANI
Në urimin tim
dua të gjithëve t’u kem
edhe pse pranë meje s’mund të jeni.Nga urimet tuaja,
dua të ngopem,
ta ngroh shpirtin.Ju kam në zemrën time.
Të dehem dua edhe pa pirë
me tuajin përqafim.Çdo kujtim
i bukur, i trishtuar…
çdo dhembje t’më ngjallet…Do eci…
Urimet e tuaja
i pres!7. MES ZJARRIT JAM
Në këtë mërgim e humbur,
natës, shoh ëndrra të trishta.
Zgjohem e trembur…
Më duket se jetoj njëmijë vjet
larg njerëzve.
Harruar
kam
emrin.
Asgjë s’më josh
në këtë pranverë.
Zogjtë s’di a cicërojnë…
T’mos ishe ti
s’do isha…
Nga larg
më mbush me shpresë
s’i harroj netët me hënë.
Sytë tu
qielli im,
kur isha…
Mes zjarrit
digjem, përvëlohem.
Ti vjen dallgë deti
e ma shuan këtë vullkan jete!
Ju faleminderit Z. Gjin Musa dhe tere stafit te gazetes.
Suksese per punen tuaj te bukur.
Hall shm bkr
Comments are closed.