“Më 23 qershor të pushojmë Saliun nga puna”

0
31

Shekulli, 25.05.2013

Partia Socialiste ka prezantuar kandidatët e saj për deputet në Rrogozhinë në një takim me mbështetës të këtij qyteti. Në fjalën e tij, Rama tha se pas 23 qershorit qeveria e majtë do të punojë për ndërtimin e shtetit të shqiptarëve dhe jo të shtetin e socialistëve.

“Më 23 qershor askush nga ata që jetojnë me dyqanin e tyre në Rrogozhinë apo në gjithë Shqipërinë nuk duhet të mendojë se më kë parti është, por të mendojë se si ta heqë taksën e biznesit të vogël duke vënë kryqin tek kutia e numrin 29 që është Partia Socialiste”, u shpreh lideri i opozitë.

“Të ndërtojmë shtetin e shqiptarëve që u shërben të gjithë shqiptarëve. Rilindja shqiptare nuk është vetëm e socialiste për socialiste por është rilindjen e shqiptarëve për shqiptarët”, tha Rama. “Më 23 Qershor do pushojmë Saliu nga puna se vetëm kështu mund të hapet rruga për punësimin e shqiptarit të zakonshëm”, shtoi kreu i PS-së.

Majko: Në 23 qershor i ka vdekur nëna, do të fitojmë në të gjithë Shqipërinë

Partia Socialiste ka vijuar takimet në zonën e Rrogozhinës në prezantimin e kandidatëve të kësaj force. Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet në Tiranë, Pandeli Majko, shprehur besimin se e majta do të arrijë që të sigurojë përmbysjen e pushtetit.

“Nuk vijmë me premtime, vijmë me detyrime ndaj kësaj zone që na priti me flamurin duke dhënë një sinjal, të veçantë. “Dielli duket edhe ne perëndim”. Ne e dimë shumë mirë se 8 vjet janë të mjaftueshëm për të kuptuar se çfarë ndodh. Në Shqipëri nuk të rrëzon opozita. Në 1992-n, në 1997-n, në 2005-n nuk ra qeveria nga opozita, por nga zullumi,u trash zullumi, ra qeveria. Dhe këtë e di shumë mirë Rrogozhina.“

“Prandaj, e di dhe kam ardhur t’ju them se në 23 qershor i ka vdekur nëna, ne do të fitojmë në të gjithë Shqipërinë. Por, e di shumë mirë se kur Paridi i Kavajës më thotë që Kavaja do të fitojë , Rrogozhina do të bëhet ulërimë. Ne midis Alfred Pezës dhe Dashamir Pezës, zgjodhëm këtë Pezën e dytë, djalin e Myslim Pezës. Edi Rama kur të shkojë në zonën e tij elektorale do të kalojë nga Rrogozhina dhe Dash Peza e di shumë mire së duhet të bëjë si i ati”, theksoi Pandeli Majko i cili i bëri thirrje simpatizantëve që kishin mbushur sheshin që të votojnë numrin 29.

/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./