Shkruan Asllan Dibrani
Ishte një thirrje nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artisteve Shqiptarë në Gjermani, ku pikërisht me datën 22.10.2011 e zgjodhën Shtutgardin për ta bërë një takim letrar dhe kulturor, me të cilin rast u bënë promovimet e 10 librave të krijuesve të rinj. Intelektualë, artdashës të kulturës dhe artit shqiptar me vendbanim në Gjermani dhe ma gjerë ishin pjesëmarrës të këtij takimi që vlen ta cekim. Për ta nderuar këtë takim pati rast qe edhe nga Holanda të jenë pjesëmarrës të këtij takim madhështor.
Për ketë takim u zgjodh qyteti Shtutgardit që ti promovojnë shkrimet e veta dhe veprat e veta dhe t’i japin shpirt dhe gjallëri Vatrës dhe çerdhes shqiptare në Shtutgard për veprimtari patriotike dhe të kulturës shqiptare që ishte nga Vëllezërit Gërvalla dhe shumë patriot të tjerë qe edhe flijuan jetën për çlirimin e atdheut, siç ishte i ndjeri Sali Çeku, Fehmi dhe Gjeva Lladrovci e të tjerë. Ky takim i kësaj mbrëmje letrare kushtuar artit, letërsisë dhe muzikës shqiptare nga poetet tanë dhe krijuesit shqiptarë i dhanë edhe një shtytje, me që nga këta tituj do të jetë edhe një pasuri e kulturës sonë shqiptare në artin kulturën dhe muzikën e mërgatës shqiptare me çka do te jenë edhe një pasuri e kulturës dhe letërsisë shqiptare në tërësi.
Pamje e publikut në përcjelljen e takimit me një vëmendje të veçantë
Promovimet e librave i bënë këta autor mesa vijon :
1. Agim GASHI – dy libra 2. – Liman ZOGAJ në mungesë, Sejdi GASHI, Gonxhe LETMI BEGISHOLLI, Dan GASHI në mungesë, Sadik KRASNIQI, Xhevat MUQAKU dhe Milazim KAJTAZI.
Nga i njëjti takim u bënë edhe dy promovime të CD-ve nga këngëtarë të talentuar, si: Shkodran T O L A J dhe Driton Gashi, djathtas Mentor Thaqi që shkroi tekstin e këngëve të Shkodran Tolajt, Ganimete Gashi dhe Asllan Dibrani.
Pamje e publikut gjatë këtij takimi që përcollën me interesim ekspozitën ditore artistike nga piktorët Asllan Dibrani dhe Dafina Hysenaj.
Fillimisht fjalën e rastit e pati zoti Hasan Qyqalla qe i përshëndeti të pranishmit dhe paraqiti emrat e autoreve qe ishin për promovimin e librave dhe foli për organizimin e këtij takimi. Pastaj ne radhë ishte Asllan Dibrani i cili nder të tjera i përshëndeti të pranishmit si organizator i takimit me ç’rast theksoj ; Ju përshëndes ne emrin e organizatorëve te këtij takimi, nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani dhe në ne emrin e Qendrës Kulturore Shqiptare të Shtutgardit. Shkëmbimi i kulturës në mes këtyre organizmave të jetë urë ndërlidhëse qe ne te dyja jam përpjekur ta japi kontributin tim andaj sa për njoftim Qendra kulturore e Shtutgardit do të jetë një organizatore e ofrimit, bashkëpunimit dhe kultivimit të vlerave tona kombëtare.
Ne kuadrin e Qendrës kulturore kemi edhe seksionin e grupit letrar me çka ju njoftoj se një numër i konsiderueshëm i krijuesve kanë shprehur gatishmëri të inkuadrohen në Lidhjen e Shkrimtareve, Artisteve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani, ku mendoj se do ta përforcojmë akoma Lidhjen e Shkrimtarëve.
Pastaj vazhdoi dhe theksoj, po ju njoftoj se nga Norvegjia kam sinjal ofrimi qe të jenë si nëndegë e “Lidhjes se Shkrimtarëve dhe Artistëve shqiptarë në Gjermani” në të cilën po ju publikoj një shkresë te ardhur në adresën time nga Selim Hasanaj nga Norvegji i cili pretendon qe ti afroj të gjithë krijuesit e atjeshmen qe ta kemi një ombrelle te përbashkët gjë qe do te jemi ma te përforcuar si krijues citoj fjalët e zotit Hasani…
Manë fund përmes këtij takimi e përshëndes pronarin e lokalit zotin Bekim Elshanin që na ofroj lokalin e vet për takimin e sotshëm, ku është një sinjal shume i fuqishëm qe vetëdija ka filluar te kurorëzohet në interesin e kulturës tonë, vlerave tona kanë filluar ti ofrohen të dy shtresat ajo e intelektualeve, krijuesve dhe shtresa e biznesmenëve qe pa i afte as as qe mundet me udhëhequr firmë në Gjermani, siç është rasti i zoti Bekim Elsahanit, qe sot ka mbi 50 punëtor. Prandaj zoti Dibrani tha ma tutje le të mbetet kjo ditë e sotshme si shembull, i konkretizuar në bashkimin e forcave tona për interesin e ngritjes se vlerave ne mërgatën shqiptare qe është njëkohësisht një bashkëveprim në thesarin e kombit shqiptar.
Le te mbetet ky takim si thirrje te gjithë biznesmenëve kudo qe te jenë ta ndihmojnë dhe të sensibilizohen me gjestin e zotit Beki Elshanit. Të jemi në gatishmëri qe edhe ne shqiptarët sikurse nocionet tjera të kemi sallat dhe objektet tona qe ta zhvillojmë kulturën, traditën, festat, edukatën dhe arsimin shqiptar.
Pastaj në foltore dolën edhe disa emra duke filluar nga Zoti Hasan Qyqalla, Asllan Dibrani, Mentor Thaqi, Seveme Fetiqi, Lekë Preqi, Muhamet Hoxhaj, Ali Berisha, Gjyle Leci etj, që dhanë vlerësimet mbi këto vepra të autorëve të këtij takimi. Ishte një numër bukur i mire edhe nga pala gjermane me çka një takim i tillë la mbresa të mira. Në vazhdim të takimit u entuziazmua publiku me daljen në skenë të dy këngëtarët e mirëfilltë Shkodran Tolaj dhe Driton Gashi qe u duartrokitën shpeshherë nga publiku.
Foto-Reportazh, Shtutgard – Tetor 2011