Material për diskutim mbi Bashkimin kombëtar

0
22

Shiko materialin në PDF.
Të nderuar/a,

Në atachment e keni materialin-Përkujtesë’n të plotësuar pasi shumë nga ju keni dhënë sugjerime, këshilla, vërejtje nga më të ndryshmet. STAFI ka bërë përpjekje që sugjerimet(në harmoni me platformën-frymën e PËRKUJTESËS) e juaja ti inkorporojë në material. Tani ky material del sërish në diskutim me shpresë se edhe më tutje do të kemi përgjigje nga më të ndryshmet nga ju. Bashkëpunimi i JUAJ në drejtim të organizimit rreth idesë për Ribashkim Kombëtar Shqiptar është shumë i nevojshëm.

Ky material do të botohet si broshurë dhe do të përkthehet në disa gjuhë, pastaj ajo do të shpërndahet gjithandej trojeve shqiptare, broshura njëkohësisht do të shpërndahet edhe nëpër ambasada. Përveç broshurës materiali do të shpërndahet sërish nëpërmjet të email adresave dhe do jetë në diskutim deri në muajin prill të vitit 2015, deri atëherë luteni që të na ndihmoni që të organizohemi sa më mirë. Sa më gjithëpërfshirëse të jetë mbështetja juaj, po aq kualitet do të ketë kjo punë e jona.

Pasi të rrumbullakohet edhe kjo fazë e punës, sërish do t’ju njoftojmë por kësaj radhe do ta thërrasim një tubim mbarëkombëtar në mënyrë që aty të bisedohet për të autorizuar një subjekt politik që do të garonte në Parlamentet e shteteve shqiptare për të arritur deri te REFERENDUMI historik e që ka të bëjë me RIBASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR.

Atyre që kjo nismë nuk u intereson, janë të lutur që të mos na akuzojnë pse ua dërguam materialin.

Shiko materialin në PDF.
Me nderime.

Stafi i PËRKUJTESËS