Ismet Hasani
MASAKRA E TIVARIT
P o e m ë
(autori)
Ismet Hasani
MASAKRA E TIVARIT
– P o e m ë –Të nderuar bashkëatdhetarë!
Unë jam një mërgimtarë,
Me gjak e shpirt jam shqiptar,
Pak poet, e pak shkrimtar
Po thuri poemë për herë të parë,
Për një tragjedi të popullit shqiptarë
në hitori deri tani të paparë,
E pa parë në histori,
Që u krye në Malin e Zi
Më 1945 në qytetin Tivar,
U vranë e u masakruan mijëra shqiptarë,
Aty ia humbën çdo fije shqiptarit
Prandaj u quajt: Masakra e Tivarit.
Kurrë nuk harrohet ky tmerr i zi
Me shkronja të zeza – në histori.
Historinë duhet ta mësojmë,
Çfarë të bëjmë, çka të ndalojmë,
Për Historinë duhet me e dijtë:
Historia mundet me u përsërit!
Historia është e vlefshme,
Me të vërteta e jo e rrejshme,
Kur e njohim mirë historinë
mendojmë ndryshe për ardhmërinë.
*
Tash do të jam më konkret,
Për një ngjarje të vërtetë,
Dëshmitari i gjallë për te po flet.
Fjala është për masakrën në Tivar
Ku janë vra mbi katërmijë shqiptarë,
Në histori një tragjedi e rrallë
Flet për të dëshmitari i gjallë,
Ky është zotëriu Azem Hajdini* * nga Krusheci i Drenicës (1922 – 2010)
Flet me guximin e një trimi.
Iu dha rasti për Tivarin me folë,
Kur ishte mysafir në ”Radio-Kosovë”* *Azem Hajdini, mysafir në R-Kosovë,
Baca Azem bisedës ia filloi: më 12.05. 2006, moderator Mentor Mripa)
Për intërvistë, Radio-Kosovën falënderoi,
për tragjedinë në Tivar na tregoi.
Flet të vërtetën me prova e dokumentacion,
Degën e Juristit, Azemi e ka profesion.
I fliste fjalët mirë e me radhë
se kishte qenë pjesëmarrës n’Tivar.
Tregoi t’vërtetën për Tivarin e zi
si ka ndodhur kjo tragjedi,
u kuptua prej fjalës së parë:
Në Mars e Prill (1945) në Tivar
janë vra mbi katërmijë shqiptarë.
Baca Azem bisedën e vazhdoi,
Prej fillimit ngjarjën e tregoi:
“Kemi qenë djem’ t’Çettave ”Partizane”,
Të tubuar prej të katër anëve,
Në Prizren na kanë vendosë
Kush ishim shqiptarë na kanë çarmatosë,
Në Kukës do mish na kanë ”dhuruar”
I infektuar mishi kishte qëlluar,
Duke e ngrenë mishin, se ishim untuar
Prej atij mishi t’gjithë jemi helmuar.
Tuj na grahë si bagëtisë nëpër Shqipëri
Kërkonim kroje ujë me pi
Aty filloi tmerri i zi
Të kroni na pritte plumbi mbi kry’!
Flet Azemi me përkushtim:
Çdo krue ka qenë vend për krim.
Të krojet kanë qenë ”shkijet” ushtarë
Me urdhër që të vrasin shqiptarë!
Vetëm prej Kukësit e gjer n’Tivar
Janë vra mbi tetëqind’ shqiptarë.
Pra, duke kaluar nëpër Shqipëri
Aty është bërë mbi shqiptarë kërdi.
Rrugëve t’Shqipërisë duke kaluar
Opingat shkye e këmbët coptuar,
Duke ecur zbathur nëpër rrugë me gurë
Ai gazep nuk harrohet kurrë.
Të ecurit zbathur s’e kishim aq mërzi,
Veq me e pasë një pikë ujë me e pi.
Të vërtetën o burra, me ua tregua
Pretj etjës së madhe disa janë tranua!* *çmendur
Edhe një fakt është i vërtetë
Qe e ka parë Azemi me sytë e vet
Prej etjës se madhe s’dijshim çka me ba
shurrën e kuajve e kanë pirë disa!
Përveq ksaj edhe një e vërtetë,
Disa e kanë pirë edhe shurrën e vet,
Kur filluan me e kuptue
Se prejt etjës se madhe, mundësh me u tranue!
E pijshin shurrën jo pse s’kishte ujë
Po me shkua të kroni, s’ja mbante kërkuj,
Të kroni rrijshin rojet përgatitë
Që shqiptarët me i vra në pritë!
Disa e dijshin s’e kanë me u vra
prej etjës së madhe s’dijshin shka me ba,
shkojshin të kroni me (pa) vetëdije të plotë
aty i priste plumbi në kokë!
Nëpër t’zezën Shqipëri rrugë e gjatë,
Na u duk vend i shkretë e vend i ngratë,
Për asfarë ndihme nuk na u kanë gjetë
Sa shqiptari i vrarë aty ju ka mbetë.
E ka dijtë fare Udhëheqësia e Shqipërisë?
Që po i vrahën djemtë prej shkiejve t’Serbisë?
Po i mbesin t’vrarë vëllezërit, të dera e shtëpisë?
Kjo do t’i mbetet vetëm historisë!
Thua se s’gjindej asnjëri i gjallë
Vëllezërve të vet ndihmë me iu dalë!
E kthenim kryet e shpresonim ”shkret”* *kot, badihava)
shqiptarë t’gjallë n’Shqipëri s’paskan’ mbet’!
Se çfarë ”ndihme” na e ka dhënë shqiptari,
Po ju tregoj pasi u ktheva i gjallë prej Tivari!
Nuk kishte gjë më t’rëndë për né si shqiptarë
Se ”shkjau” n’Shqipëri me t’vra si tradhtar.
Ky ishte ”bakshish” prej shkijve t’Serbisë,
Të Malit t’Zi e t’Maqedonisë!
Kur është fjala të këta armiqë
Me Shqipëri, si duket kanë qenë miqë,
Qysh i ka lejuar vetes Shqipëria e ngratë
Me “shkiní” e ”cërnagore” me u bë aleat?!
Qysh ka lejua Qeveria e Shqipërisë
Me iu vra vëllezërit n’derë të shtëpisë?
Të gjithë t’çarmatosur prej ushtrisë
U vranë prej “shkiejve” në lulën e rinisë!
Për Shqipëri prap rendi ka më m’ardhë
Se po e vazhdojmë rrugën për Tivar…
Flet Azem Xani me hidhërim:
Nëpër Shqipni kemi përjetua tmerrim!
Derisa n’Tivar na kemi mbërri,
Na u kanë vra shumë nëpër Mal të Zi.
Që nga Kukësi e deri në Tivar,
Janë vra mbi tetëqind’ shqiptarë!
Në Tivar kur kemi mbërrijtë
E zezja e madhe Aty ishte përgatitë.
Na kanë vendosë n’Istikamet e ushtarëve
Atëherë kanë filluar vrasjen e shqiptarëve.
Kur të gjithëve na kanë futë brenda
Ka filluar vrasja ”renda- renda”,
Nuk dijshim ka po na vjen plumbi
Disa n’këmbë, disa t’vrarë përfundi!
Breshër plumbash tuj na gjue
Shumë të vrarë, kanë mbetë palue.
Kanë mendua se t’gjithëve na kanë vra
kanë hyrë serish masakër kanë ba!
Atë shqiptarë që e kanë gjetë t’gjallë
Therë me bajonetë, plus plumb në ballë,
Tek atëherë përjashta kanë dalë
Tuj mendua se s’ka më të gjallë.
Na disa që kemi shpëtue
Kemi mbetë nën kufoma palue.
Pak më vonë, “dikush” na ka urdhënue:
”Kush është gjallë mundet me u çue!
Qohuni lirëshem, ju që jeni gjallë,
se Tito i Madh, juve ju ka falë!”
Prej të gjallëve disa janë mashtrue
Fill pas urdhërit ata janë çue.
Kjo ka qenë mashtrim- taktikë
Të gjithë i kanë vra e therë me thikë!
Na disa që nuk u çuam
Pa ba za, nën kufoma qëndruam.
Disa orë kemi ndejtë palue
Nën kufoma pa guxue me çue!
Herën e tretë kur kanë urdhënue,
Çka kemi qenë gjallë atëherë jemi çue.
Kur e kemi pa veten n’kambë
Trupi i jonë krejt n’gjak i lamë.!
Shumë urgjent na kanë urdhërue:
Sa më parë atyhen m’e lëshue!
Nëpër kufoma kemi trupue.
Kjo ka ndodhë në orët e vona
Pak të gjallë, më shumë kufoma!
Edhe më shumë jemi trishtue
Kur i shifnin shokët vdekur palue.
T’mbeturit gjallë ndihmë tuj na kërkue,
Na s’guxonim as me iu afrue.
Njeni britke: “thikën me ia nxjerrë”,
Tjetri britke “zorrët me ia mbledhë”,
Tjerat zëra vijshin pa ia nda:
”- Një pikë ujë,t’lutëm o vëlla!”
Na besoni o burra, na e humbëm veten
Kur shokëve tonë s’mund ua shpëtonim jetën,
Kur s’mundesh jetën me ia shpëtue,
n’zaval t’shpirtit me i ndihmue!
Bile me ia nxjerrë prej fytit thikën
Me ia largua prej vdekjës frikën,
Tjetrit zorrët me ia afrue
Trupi n’gjak tuj iu currue.
Të tjerëve pak ujë me ua avitë
Një gisht shkrumi n’buzë iu kish’ ngjitë,
E sa ç’mujshin me bërtitë
“Ndihmom o vëlla, pashë të dy sytë!”
S’guxuam ndihmë me i ofrue
Se ashtu na u pat urdhërue:
”- Kush dikujt ndihmë i jep
plumbi a thika n’fyt ia ngjet!”
Pasi s’mundëm ndihmë me iu dhanë
I kemi lënë ”vistër” të tanë,
Shkonte britma tuj gjimue
T’gjjallë e t’ vdekur mbetë palue.
Na nxuerrën përjashta pa bërë za,
Me sy tonë kemi pa hata
Sa shokë tonë i kishin vra
Përjashta gjaku rrugëve tuj u la!
Të gjithë ata që i pushkatuan,
T’gjallë e t’vdekur n’kamionë i ngarkuan.
I kanë hudhur grumbull në një shpellë,
Aty të gjithë i kanë djegë.
Dy-tri ditë na ra me pa
Dilte prej shpelle flakë e tym pa nda!
Dhe erë e rëndë, frymën me ta dá!
Kur filluan disa me i dvetë?
”- Edhe juve ashtu ka me ju gjetë!”
Baca Azem flet tuj ofshua,
“Me fjalë s’mundëm me përshkrua,
Është çudi si kemi shpëtua gjallë,
“se kemi pasë exhel!” – thotë një fjalë”
Pasi disa shpëtuam vet
bojshim kuku e hajmedet,
pa e dijtë për tjerët se shka i ka gjetë
shumë prej tyre i kishin hudhë në det.
Disa shokë na kanë tregue:
”- Nga shumë veta n’barkë i kanë ngarkue
Me qëllim që barka me u rrotullue
Të mbytën ata që s’dijnë me notue.
Kjo e zezë shumë i ka gjetë,
Nëpër valë-deti tuj u përpjekë,
Shumë shqiptarë janë mbytë në det
Plisat e bardhë mbi ujë iu kanë mbetë!
Notojshin plisat mbi deti të Tivarit,
U skuq deti me gjak t’shqiptarit!
Vazhdon baca Azem, tuj u përbí:
”- Krejt masakrën s’po muj e përfshijë
Se janë vra mbi katërmijë,
Nuk harrohen për jetën e lume
Shumë i kanë vra nëpër podrume!
Një ”shkinë” kur ka zbritë n’podrum,
aty ka pa shqiptarë t’vramë shumë,
aq shumë ”shkina” është tmerrue
dhe n’at vend ajo është tranue.
Prej tmerrit “shkinën” e kanë lënë mendët
Çka ka pa s’ka mund kurrë me përmendë,
krejt jetën ”shkina” sa ka jetu’
ka dijtë me thënë vetëm ”kuku, kuku, kuku…!!!”
Për Tivarin shumë dijmë me tregue
na disa që masakrës i kemi shpëtue,
prej atëherë 61 vjet* kanë kalue *Baca Azem tregoi në v. 2006)
shumë detale s’muj’ me i kujtue!
Edhe një t’vërtetë dua me ua tregua:
”Prej masakrës n’Tivar kush ka shpëtua,
me gjetë strehim n’Shqipëri kanë shkua,
të gjithë janë mbetë pa mendë në kry’
të gjithë n’Tivar Shqipëria prapë i ka kthy’!
Për këtë ka shumë dëshmitarë,
Pasi i shpëtuan Masakrës në Tivar
që kërkuan strehim në shtetin shqiptarë!
”- A ka o vëllezër, gjë më zi?
me t’kthye aty ku ke pa vdekjën me sy?”
N’dorë t’shkjaut na kanë dorëzua
që na ka gri e na ka masakrua.
E ligë u tregua Shqipëria, si shtet
nuk u duel në ndihmë vëllezërve t’vet!
Po e veçoi popullin prej shtetit,
populli civil ia la nderin vetit,
Kush jemi kthye gjallë nga Tivari
e i kemi ra n’dorë ndonjë fshatari!
Krejt fshatarët e Shqipërisë
E dhanë provimin e bujarisë,
Edhe fshatarë edhe qytetarë
Iu duelen në ndihmë vëllezërve shqiptarë!
Na ka dhënë bukë, na kanë dhënë ujë,
Bash kurrnjëni s’ka thënë nuk muj!
Ata i hapën gojë e zemër
Qoftë qe mashkull apo femër!
E hapi zemrën populli shqiptarë,
për vëllezërit e tyre Kosovarë,
që shpëtuan pa u masakrua n’Tivar
mbi katërmijë atje mbetën të vrarë!”
Kështu tregoi baca Azem
në ”Radio-Kosovë” ai rrëfen,
thotë ”kjo është e vërteta,
nuk harrohet sa të është jeta!
Baca Azem i foli edhe do fjalë
dhe dëshmoi për tragjedi të rrallë:
“- e dijmë na që kemi mbetur gjallë,
shokët që u vranë, i kujtojmë me mallë!
Për këtë tragjedi pak di njerëzia
Se nuk ka shkruar kurrë historia,
flasin faktet me dëshmitarë
ku u vranë mbi katërmijë shqiptarë!
Pra,për masakrën e Tivarit,
s’ka shkrua deri sot zog’ i shqiptarit.
Kjo ka qenë tragjedi kombëtare
e në botë e njohur: ”Tragjedia e Madhe”
”Tregjedi e Madhe”- për metodën e krimit
veqanërisht për mënyrën e organizimit!
Me qëllim t’posaqëm është zgjedhë Tivari
Me ia humbë fijen çdo shqiptari.
Mos të kishim shpëtuar disa shqiptarë,
Kurrë s’do të dihej për masakrën n’Tivar
Që u krye me urdhër të Serbisë
T’Malit të Zi e t’Maqedonisë,
më një fjalë të ish-Jugosllavisë!
Hije e zezë i pat ra edhe Shqipnisë,
Që s’ju dual hiç në ndihmë vëllaznisë,
Ia vrau shkjau në derë të shtëpisë,
djemtë më të bukur, në lulën e rinisë,
duhet t’shënohen n’faqet e historisë!”
Baca Azem kah po tregon
Rrënqethja trupin po na përshkon!
Masakra e Tivarit mos me u përmendë?!
mbi katërmijë djemë t’ri janë vra n’at vend!
Duke vazhduar rrëfimin e vet
Baca Azem sa mirë po flet:
”Për tragjedinë që na shkaktoi Tivari
prej shqiptarëve, unë shkrova i pari!
Jo pse isha unë aq trim,
por i drejtë dhe pata fituar guxim.
Edhe unë isha në lulën e rinisë
I pata shkruar atëherë ”Komitetit të Partisë!”
I kam pas shkruar Komitetit Qendror
të Jugosllavisë dhe atij n’Kosovë,
Si dëshmitar u kam pas shkrua me dorë:
”- Hapni dosjet e mos u bani horë!”
Pra, kanë pas fakte ajo udhëheqësi
në Jugosllavi besa edhe n’Shqipëni.
Çka u bë më vonë se dijta kurrë
Ndër historianë, asnjëni s’u tregua burrë!
Ai që është burrë e flet t’vërtetën,
kur ka fakte, lehtë e mbron të drejtën
Nuk shtrembërohet e vërteta,
Me ndergjegje t’pastër të na gjejë vdekja!
Dënim të rëndë të jep njerëzia,
Po edhe më t’rëndë – vet historia,
të dënojnë nënat edhe fëmija,
TË DËNON AMANETI I T’PARËVE,
TË DËNON GJAKU I T’VRARËVE!
Që e humbën në Tivar rininë,
Mbi katërmijëve, varret nuk ua dijmë!”
Me emocione rrëfen baca Azem,
Edhe diçka po ju thëm:
”Për masakren që ndodhi n’Tivar,
duhet të mësoj sot çdo shqiptar!
Nëse dikush nuk do me mësue
gjaku i t’vrarëve ka me e mallkue,
N’libra shkollore duhet shënue,
sa të është jeta mos me e harrue.
Të hyn si mësim në gjenerata
Në shkolla t’mesme edhe të larta,
Të botohen edhe shumë tekste
Të hyjnë si lëndë në Universitete.
Për Tivarin studentët me mësue,
me përgatitë temë – me diplomue,
në shkolla t’mesme për maturë
në Universitete për doktoraturë!”
Baca Azem kështu na tregoi
disa libra edhe vet i shkroi,
ka dorëshkrime pa i botuar
shumë për to janë interesuar.
Ka dëshirë botimet me iu krye
në gjuhë të huaja me iu përkthye
Por sa mjafton që vetëm dëshiron
vet s’ka mundësi, së është në pension!
Baca Azem na porositë:
”Këtë çka them duhet me dijtë:
Ta dijnë pleqët edhe të rinjtë
Se Historia mundet me u përseritë.”
Tash në kohën e lirisë,
Të shënohet n’faqet e historisë,
Të bëjnë shërbim brezave e rinisë
T’ia zbardhim fytyrën krejt shqiptarisë!”
*
Baca Azem e kreu rrëfimin,
Me krejt këtë e arriti qëllimin,
në pleqëri të thellë, e dha provimin
historisë i shtoi ndriçimin.
Ka merita për shumë shpërblime,
Shumë MIRËNJOHJE e FALËNDERIME.
Që në moshën e thellë të pleqërisë
Të hyjë në faqet e historisë!Si autor, kam edhe këtë mendim,
T’i shërbej poemës si përfundim:
E përdora diturinë dhe mendjën,
E përpunova me shumë kujdes temën,
E shfrytëzova lapsin e penën,
Për me thurë sa më mirë poemën.
U përpoqa, si me dëtyrim,
Ndaj Bacës Azem – një obligim,
U mundova ta gjejë mënyrën,
Bacës Azem mos me ia harrua t’mirën.
Baca Azem e kreu dëtyrën,
Ia la popullit Veprën më të mirën
Vetit dhe shokëve ua zbardhi fytyrën.
Të falemnderit, o Azem Xani,
Dëshiroj, larg të ndihet zani,
i dëshmove botës mbarë,
e ndriçove Masakrën në Tivar,
ku janë vra me mijëra shqiptarë.
Shqiptarisë ia ndriçove historinë,
Mbete i pavdekshëm edhe për brezat që vijnë.
*
QËLLIMI I VEPRËS
Veprat vlerësohen në bazë të qëllimit që kanë.
Veprat llogjikohen/gjykohen në bazë të pasojave.
Mendoj se qëllimi i kësaj vepre mund të kuptohet nga këto vargje të Poemës:
…
Më 1945 në qytetin Tivar,
u masakruan me mijëra shqiptarë,
Aty ia humbën çdo fije shqiptarit
Prandaj u quajt: Masakra e Tivarit.
Kurrë nuk harrohet ky tmerr i zi
Me shkronja të zeza – në histori.
Historinë duhet ta mësojmë,
Çfarë të bëjmë, çka të ndalojmë,
Për Historinë duhet me e dijtë:
Historia mundet me u përsërit!
Historia është e vlefshme,
Me të vërteta e jo e rrejshme,
Kur e njohim mirë historinë
mendojmë ndryshe për ardhmërinë.
***
P ë r f u n d i m
Kjo masakër është pjesë e asaj që në historinë Kombëtare Shqiptare, duhet të shkruhet me shkronja të zeza e të trasha. Është e dhembshme…, por popullin shqitpar nuk e ligshton. Përkundrazi, e bën mëtë fortë, njejetë sikur se hekuri që, pasi bie në zjarr kuqe elehtë lakohet, por pasi të flladiet me ujë, ai forcohet e bëhet aq i fortë sa që edhe emrin e ndërron dhe thirret çelik. Shqiptarët u bërën edhe më të fortë, mësuan shumë nga të këqijat e shkakëtuara nga fiqinjët e tyre serbë e malazezë, me të cilët kanë menduar se kanë besë, por ata u treguan të pa-besë, i tradhëtuan fqinjët e tyre shqiptarë të cilët besën e dhënë nuk e thyen kurrë.
Dhe, tashmë serbit dhe në përgjithësi shkieve nuk i zihet besë, sepse shkiet tradicionalisht janë të pabesë dhe me vend thueht se shkau tradicionalisht është i pa-besë,mos past’ sakicë të prét me këmesë! Po ashtu, Shqiptarët e mësuan se serbët e kanë traditën: ”Të vrajnë natën e të vajtojnë ditën!” Andaj nga tradita tradhëtare e shkieve, shqiptarët u bënë më të fortë, më të qëndrueshëm dhe më të përballueshëm në rreziqe.
Masakra e Tivarit (1945) vepër e ndyer serbo-malazezo- maqedone… jugosllave!
Kjo masakër i bëri dëm të madh e humbje të madhe popullit shqitpar. Ku ka humbje më të tmerrshme sesa humbja e mijëra jetëve… prej moshës nën 16-të e deri në moshën 65-së vjeçare, të gjithë të pafajshëm.
Por më shumë dëm e të këqija do t’i shkaktoi vetë popujve: malazezë, serbë, maqedonë me një fjalë krejt Jugosllavisë së Titos, ngase pas kësja masakre këta popuj mjeranë, shkuan drejt shkatërrimit, humbjës, nga se kurrë nuk e kanë ditur se në jetë qëndrojnë vetëm dy rrugë: njëna të shpie drejt synimit, qëllimit, idealit, pra drejt jetës! Tjetra të shpie ka shaktërrimi, kah humbja…kah vdekja…ka mosekzistenca totale. Tjetër rrugë nuk ka. Këta popuj të pa cipë, të pa kurriz, këta mjeranë, nga mos.dituria totale, nga shpirt-ngushtësia, nga lakmia për të përparuar duke vrarë e masakruar shqitparë, si të çmendur e shtazarakë, duke aluduar ta marrë edhe atë që nuk i takon, zgjodhen rrugën e humbjës dhe më në fund – humbën, edhe tani të humbur dhe mbetën të humbur përgjithmonë. Tmerr!
Populli shqiptarë, edhe përveçse sakrificave të mëdha e drejta dhe e vërteta ia tregoi dhe e shpiu drejtë… zgjodhi rrugën e shpëtimit, rrugën e idealit të jetës dhe u rritë, u shtua, u shumua… përparoi dhe më në fund triumfoi, fitoi dhe mbeti fitues triumfalisht.
Populli shqiptar nuk ka harruar kurrë për jetë gjakun e derdhur të këtyre të rinjve shqitparë, që ishin në lulën e rinisë dhe aty në Tivar të Malit të Zi, me mijëra prej tyre iu ndërpré jeta. Mbetën veprat ato që jetojnë dhe i bëjnë të pavdekshëm këta të rinj shqiptarë që, pa fije mëshire, pa fije ndërgjegjëje, pa fije turpi u masakruan, kryesisht nga fqinjët serbë e malazezë, nga ata që nuk janë shqiptarë, nga ata që jetësisht e urrejnë shqiptarin.
Masakra e Tivarit është njëra ndër tragjeditë e mëdha të jetës që popullin shqiptarë e bën të dëshprohet, nga se fqinjët e tyre thua se ua vodhën djemtë e tyre, filizat e nënave shqiptare, u shkatuan dhëmbshurinë e përzemërt, ua shkatuan dhe ua shtuan mallin për bijtë e tyre, ua kallën dhe ua përvëluan zemrat dhe zhpirtin.
Nënat shqiptare dhe populli shqiptarë, përmes këtyre tragjedive u bë edhe më i fortë, ngjashëm sikurse hekuri që nga zjarri i fortë skuqet, por nga uji i freskët forcohet dhe shndrohet në çelik, kështu edhe këto u dogjën në zemër e shpirt nga dhembshuria për të bijtë e tyre, por mburrja dhe krenaria e veprave të tyre i bën të fortë e të qëndrueshëm – ndjehën faqebardhë sepse edhe bijtë e tyre “shkuan” me faqe të bardhë, ndersa ata që gjakosën duart, për terë jetën e tyre dhe pas vdekjës mbetën me faqe të zezë dhe qyqarë e mjeranë, ngjashëm sikurse ajo plaka malazeze që më të parë shqiptarët e masakruar në podrumin e shtëpisë se vet, u u tranue, u çmendë/luajti mendësh dhe krejt jetën nuk dinte tjetër pos të bënte: “ku-ku, ku-ku, ku-ku!” e kjo nuk kuptohet ndryshe, pos si këngë e qyqës.
Pas të gjitha këtyre, nënave e baballarëve, vëllezërve e motrave shqiptare
iu mbet njëra nga detyrat më të rënda që i takon NJERIUT TË DREJTË, QË TË FLAKIN vazhdimisht nga shpirti, zemra dhe mendja e tyre një keqdashje që shumë vështirë largohet.
Prandaj, po e përfundoj këtë temë me këto dy mendime:
T’ua lëmë të vdekurve lavdinë e përjetshme!
T’ua dhurojmë të gjallëve dashurinë e pavdekshme!
*
Kontakti me autorin,e-mail: ekspertimh@hotmail.com
I VDEKURI – I GJALLË
(Kushtuar Azem Hajdinit – Xani, pjesëmarrës
dhe dëshmitar i gjallë i Tragjedisë në Tivar (1945)Tungjat jeta o baca Azem
Jemi krenarë që ty të kem’
Krenohemi me ty o dëshmitarë
Që i shpëtove Masakrës në Tivar.Si shkrimtar, me plot mallë
T’i kushtova nja dy fjalë
Pa t’i shkrua s’munda me u ndalë,
Të janë kujtim sa të jesh gjallë!
Për pa shkruar s’mund u durova,
Disa nga vargjet ty’t’i kushtova.
N’Radio zërin kur ta dëgjova
Me kontaktua me juve, u mundova.Në “radio-kosovë” ishe mysafir,
Ia ka qëllua shumë që të kanë thirrë.
Se ti je dëshmitar i gjallë
Për Masakren që ka ngjarë në Tivar,
Tash e 61 vjet më parë (1945).Përmes valëve duke të dëgjuar
E kam ndier veten të obliguar,
O sa mirë ngjarjën na ke treguar
Qëndron mirë ti në të menduar!Unë për vete ta pata lakmi
I ke shumë vite – nuk je i ri
Sipas moshës ”i ke 82 ”
Ke me hyrë në histori!Të dhashtë Zoti ty shëndet!
Të na jetosh edhe shumë vjet,
T’u plotësofshin ty dëshirat…
Veprat tuaja janë më të mirat.
Jé legjendë e viteve të gjata,
Do të përcjellesh nëpër gjenerata!Ty te kemi legjendë të gjallë
Është çudi si ké shpëtuar n’Tivar,
Ti ke qenë ”i pushkatuar”
Ty veq Zoti të ka shpëtuar!Ti je llogaritë ndër të vdekur
E di vet se shka ke hjekur!
Nëpër kufoma t’kanë rrotullue
Pse je i gjallë s’te kanë hetue!Kur t’kanë urdhërua që të çohesh
Je treguar i meçur e nuk mashtrohesh
E ke pranuar urdhërin me durim
Se ai ka qenë urdhër – mashtrim!Shokët e tu që janë mashtrue,
Edhe pse patën shpëtue,
Urdhërin e rrejshëm s’e kanë kuptue
Ata n’vend i kanë pushkatue,
Është çudi si ke mund me durue?
– Ty veq Zoti të ka ndihmue!Prej ksaj del një porosi
Që na lanë pleqët kur kanë qenë t’ri
”duhet ta di shqiptari pa ia ’da
se ”shkjau besë kurrë nuk ka!””Nuk i zihet shkjaut kurrë besë
mos past sakicë të pret me këmesë,
prej shkjaut është zor me ikë
të vranë me plumb, t’pret n’fyt me thikë!”Të tëra këto i përjetove,
“qé i vdekur, po qysh shpëtove?
I vdekur ishe tash je gjallë
N’histori është rast i rrallë!”Të gjihta këto na i ke rrëfye
po qysh të mbetën mendët në krye!
Çka ke hjekë e çka ke përjetue
Është çudi qysh s’je tranue!?”
Ti këto sot duke i përmendë
S’është çudi dikush me u çmendë,
Siç i ka ndodhur asaj ”shkinës plakë”
Që i kishte shkua jeta tuj ”kukatë…!”Është fat i madh që ke shpëtua
E tash di kaq mirë me tregua,
Boll shumë fakte i ké ndriçua
Historisë shumë faqe ia ke shtua.Të gjithë né, që jem’ shqiptarë
Duhet të jemi me ty krenarë
T’kemi t’gjallë si dëshmitar
”S’ka qenë e shkrueme”, me u vra në Tivar!Faktet tuaja t’i shfrytëzojmë
Në histori krejt t’i shënojmë
E le ta dijë bota mbarë
Çfarë masakre është bë mbi shqiptarë
Ende janë eshtrat e shënjat n’Tivar
Janë bërë dhé e janë mbuluar me bar’!Çdo shqiptar duhet sot ta di
Veçanërisht nxënës, studentë e të ri
Baca Azem na porositë:
”Historia mundet me u përseritë!”E mos t’harrojmë historinë e t’parëve,
Se na mallkon gjaku i të vrarëve,
Na nemin ata që u ka humbë rinia
Nuk na e falë neve – h i s t o r i a!
Ty të lumtë, o Azem Hajdini!
Të kesh shëndet e t’u shtoft durimi.
Se ia zbardhe fytyrën krejt shqiptarisë
Do të kemi në faqët e historisë!
Suedi, 13.05.2006
e-mail:ekspertimh@hotmail.com
*
VEPRA E MIRË
(i kushtohet dëshmitarit të gjallë të ksaj Masakre – z. Azem Hajdinit
nga Drenica e Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve që ishin pjestarë. (autori)Na e ka lënë për obligim jeta,
Qëllimi i jetës është me krijuar vepra.
Ai që e di çka është drejtësia
Kurrë nuk bën vepra të këqia,
Vepra të mira gjithnjë ndërton,
Rrugën e drejtë kurrë s’e gabon.
Vepër është fjala, vepër është këshilla,
Duhet përmendur veprat e mira.Duhet ruajtur traditën e t’parëve,
Të mos harrojmë historinë e shqiptarëve.
Dhe do të shënoj në këtë letër,
Për një njeri që ka lënë vepër.
Kjo është vepër e një dëshmitari,
që është vet një bir shqiptari,
ka shpëtuar i gjallë nga Tivari
për masakrën ka shkrua i pari.
E kam fjalë për një djal – trimi,
E quajnë me emër – Azem Hajdini,
Është i njohtur si Azem Xani
për vepër t’mirë larg i ka shkua zani!
Nuk e ka treguar veprën e vet,
e ka mbajtur fshehtë për shumë vjet.
Nuk ka guxua prej atij rexhimi
do të akuzohej për vepër krimi!
Por muarr guximin ky djal shqiptari,
besa e muarr rolin e një shkrimtari.
E ndriqoi tragjedinë në Tivar,
Që ka ngjarë 61 vjet më parë (1945)
Ku janë vra mbi katërmijë shqiptarë!
Shkruan Azemi të vërtetën
dhe aspak nuk e lakon të drejtën.
Që para 61 vjetëve ka ndodhë në Tivar
Masakra më e madhe mbi shqiptarë.
Duke kuptuar veprën e tij
që do të hyjë në histori,
çka i ka ndodhur edhe Azemit vet
kur ia patur vetëm 21 vjet.
Në atë kohë krerët e Serbisë,
Të Malit të zi e t’Maqedonisë
E përgatitën të zezën për shqiptarë
Me ua humbë fijen, me i vra në Tivar.
Kur i kanë mbledhë këta të ri
Ka dalë numri mbi katërmijë,
Të gjithë n’Tivar i kanë çua
me t’vetmin qëllim – me i masakrua!
Pra, me urdhërin e Serbisë,
T’Malit të Zi e t’Maqedonisë,
Me një fjalë të Titos të Jugosllavisë
U zhduk një brez i shqiptarisë
Kur ishin në lulën e rinisë…!
Baca Azem për tragjedi tregoi
E ka të shkruar dhe na njohtoi,
Na e sqaroi krejt atë ndodhi
Tash do të hyjë në histori…
Baca Azem sa mirë po flet
Tragjedinë e tregoi drejtë
Qe e ka mbajtë fshehtë për shumë vjet
Atëherë njëzetedy vjeç ka qenë vet!
Flet baca Azem me krenari
Tash i ka plot tetëdhjetëedy
Është e kthjellët mendja e tij
E përkujton kjartë atë tragjedi.
Baca Azem e kreu detyrën
Ia popullit veprën më të mirën
Kanë kaluar vite shumë të gjata,
Tash të studiohet nëpër gjenerata.
Si Azemin tash i kemi t’rrallë
Që kanë qenë pjesëmarrës në Tivar
U ka ndihmuar Zoti, kanë shpëtuar gjallë
Krenohemi me ta, si d ë s h m i t a r ë.
Për bacën Azem edhe një dëshirë
Që ta ketë shëndetin e mirë,
Të na jetoi edhe shumë vjet
Ia la nderin vetit dhe shokëve t’vet!
Baca Azem e kreu rrëfimin,
Me krejt këtë e arriti qëllimin,
në pleqëri të thellë e dha provimin
historisë i shtoi ndriçimin.
Ka merita për shumë shpërblime,
Shumë MIRËNJOHJE e FALËNDERIME.
Që në moshën e thellë të pleqërisë
Të hyjë në faqet e historisë!
Si autor, kam edhe këtë mendim,
T’i shërbej poemës si përfundim:
E përdora diturinë dhe mendjën,
E përpunova me shumë kujdes temën,
E shfrytëzova lapsin e penën,
Për me thurë sa më mirë poemën.
U përpoqa, si me dëtyrim,
Ndaj Bacës Azem – një obligim,
U mundova ta gjejë mënyrën,
Bacës Azem mos me ia harrua t’mirën.
Baca Azem e kreu dëtyrën,
Ia la popullit Veprën më të mirën
Vetit dhe shokëve ua zbardhi fytyrën.
Të falemnderit, o Azem Xani,
dëshiroj që larg të ndihet zani,
i dëshmove botës mbarë,
e ndriçove Masakrën në Tivar,
që ka ngjarë 61 vjet më parë,
ku janë vra mbi katërmijë shqiptarë,
Shqiptarisë ia ndriçove historinë,
Mbete i pavdekshëm për brezat që vijnë!
*
Dhe dy fjalë, në vend përfundimi,
Prej autorit të këtij shkrimi
Bacës Azem,
në shenj Falenderimi!
Baca Azem ty t’u rritt ndera,
U tregove burrë si përhera!
Ti je burrë e trim shqiptar
Na e ndriçove Masakrën në Tivar
Aty ku 61 vjet më parë (1945)
Ja vrarë e masakraur mbi 4 mijë shqiptarë
Ti ishe pjesëmarrës dhe dëshmitar!
Si Burr e Trim e gjete mënyrën,
Vetit dhe shokëve ua zbardhe fytyrën
Për të vërtetën e për mynxyrën,
Me sinqeritet e kreve detyrën
Ia lé popullit veprën më të mirën!
Tash në librat e historisë kombëtare
Do të mësojnë djem’ e vajza shqiptare
Në shkolla të ulëta e trembdhjetëvejçare!
Në Shkolla të Larta e Fakultete,
Nëpër shumë Universitete!
Ty duke t’u falënderuar
Për Tivarin kanë me mësuar,
Me magjistruar e doktorruar
Kurrë për jetë s’kanë me të harruar,
Jo vetëm ty, o dëshmitar
Po edhe për shokët tu që u vranë në Tivar!
Për ju do të mësojnë shumë gjenerata
Duke ju thuar vargje me plot lavdata,
Do të shkruhet me shskronja të arta,
Nëpër shumë libra edhe harta!(autori)
Kanga kushtuar Masakres se Tivarit
(këndon Hashim Shala)/Ngoni ju o shqiptari!/Do t’këndoj për një tragjedi./
/Ngoni ju o shqiptar!/Për masakrën që â bâ n’ Tivar./
…
I Kozhics’ foli nji djalë i ri
Çka po bani ju çetnikt’ e zi?
Shpejt atë djalë e kanë masakrue,
Tash xhelatët o janë terbue.
I kanë lidhë, 80-të vet’,
Mbas nji shpie o i ka mbytë krejt.
Azem Hajdini*, si deshmitar tha:
O shumë vëllazën aty janë vra!
Avdyl Bislimi i krushecit t’Drenicës,
Edhe dy të Mitrovicës…
Shumë i ka vra e mytë me thikë,
Fadili* këtë punë asht dashtë m’i dijtë!
Komunizmitt besën ia ka mbajt’
Për Masakren n’e Tivar s’e tha asnjë fjalë,
Ku janë vra e mytë shumë shqiptarë…
Në nji oborr në nji shpi tre kat,
O të rrethueme mea to kodra,
E oborri me hekra të forta,
O çetnikt’ me çekiqa n’dorë,
Tuj hy për dere iu mshojshin n’kokë.
O të shëndosht’ hyjshin diqysh,
Shëndetligt per tokë të shtrimë.
Si hyjnë n’oborr mbyten 200 vet’
T’sakatosun, o hajmdet!
Njimijë vet të përgjakun krejt,
N’atë ndërtesë n’rend si fishekë.
Dymijë e pesëqind n’oborr janë mbetë,
N’rrugë ma shumë se njimijë vet’.
Ndër këta e vranë Milazim Haxhin’,
Nji ushtari ja pat marrë alltinë,
Sa shumë mbas vritën pa faj,
S’durojnë vëllaznit t’ju lahen në gjak!
O Brahimi pa e krye fjalën,
Ia prênë krahun e t’dy sytë e ballit,
Me bajonetë iu gjuen atij,
Me e pa t’tanë atë tragjedi.
Ata e dhanë nji sinjal të zi,
Me t’gjitha armët në ta kanë shti’.
Kush i gjallë aty nuk mbet’
Si t’u bajke ndonjë gtermet!
Mbrenda sa apt o n’atë shtëpi,
O plafoni ju ka ra përmbi,
Shka me pa o shka men di,
Shkojke gjaku, o sikur shi.
Po shqiptarët, si e kanë zakon,
Ku t’qillon ai veq ndihmon,
I dela zot ai gjakut t’vet,
Hiç s’priton për vëlla me ’dekë,
I ndihmuen o njani-tjetrit,
Riza Hajdini e Rrustem Ahmeti.
I Lubavecit, Smajl Ramadani
Cufë Bajrami e Sokol Shabani,
Azem Xani I Drenicës thotë:
-M’duket t’vramit po i shoh si sod!
-I masazkruan n’oborr t’ni shpie,
-Na i kanë qitë neve para syve,
Brahim Syla e Ramë Ajeti
T’Kopiliqit e t’Krasmirocit
O t’peqanit, vra 14-të,
O t’Grajkovcit, o 4-tër vet,
O t’ Gjinovcit, o vra 8-të,
O të Ballacës janë vra 13-të.
Çetnikt’ thirrshin o për me dale,
-Se juve Tita* ju ka falë!
Shak me pa me mija t¨vramë.
Të plagosunit o shka janë mbet’
Lypshin ndihma kah me i gjetë,
O t’plagosunit o lypshin ndihmë,
Kurrfar ndihme o për ta nuk kishte.
Këto fjalë t’dhimbshme o ua ndinë:
Mos na lini o në dorë të tyne!
Mos ma shkel vëlla varrën time!
Hiqma vëlla thiken prej shpine!
Adem Alija o i Hajkobillës, o kish luejt mendsh’
Edhe q’ashtu e kanë mbytë.
Asllan Mustafa e Bislim Pajaziti i Krasmirocit,
Edhe dy ishin të Rahovecit,
O nja 4-tër o ishin t’ Llapit,
Dy t’Podrimës e e 3 të Gallakit.
Azem Xani o na pat thane:
N’oborr t’vramit o njoft i kam!
Hysen Zeqën e Sinan Avdin’
Njo të ri prej Rakinics’
Edhe nja tre prej Kaçanikit,
Dy t’ Prekazit e njo i Kopiliqit!
F u n d
Suedi, 13.05.2006
Kontakti me autorin, E-mail: ekspertimh@hotmail.com