Ismet Hasani
Me rastin e 69 vjetorit të Masakrës se Tivarit (1945)
Rrëfimi i tmerrshëm, tronditës e rrënqethës i Musë Bali Mahmutit nga Botusha e Gjakovës- Pjesëmarrës në Masakren e Tivarit
VEPRA E MIRË NUK HARROHET KURRË PËR JETË
Baca Musë e kreu detyrën,
Ia la popullit veprën më të mirën!
Musë Bali Mahmuti u lind në Botushë të Gjakovës në vitin 1922. Në vitin 1945 u deportua si rekrut-ushtar prej Kosove në Tivar bashkë me 4.700 shqiptarë, ku u vranë e u masakaruan mbi 4.300 shqiptarë. Musa shpëtoi dhe i gjallë u tkhye në Kosovë, ku dhe ju rikthye jetës dhe familjës. Për 45 vjet nuk guxoi të flasë asnjë fjalë për Tivarin, sepse do të ndiqej e pushkatohej nga regjimi Jugsllav. Në vitin 1990 – kur i ksihte 68 vjet, vendosi të flasë dhe e la me shkrim duke e ndriçua të vërtetën për Masakrën në Tivar (1945). Vdiq në Prishtinë në vitin 1998, në moshën 76 vjeçare). Pas vetit la gruen Xhevahirën, vajzat Zejnepërn e Linditën dhe djemtë, Afrimin e Besimin.(autori)
Musë Bali Mahmuti
(1922 –1998)I SHPËTUARI NGA TIVARI
(Musë Bali Mahmutit nga Botusha e Gjakovës
pjesëmarrës i Masakrës në Tivar, më 1945)Më 1945 në në Mal të Zi, në Tivar,
U hap varri më i madh për shqiptarë,
Mbi katër mijë të masakruar e të vrarë,
Nën 16-të e deri në 65 vjeçar!
( i shpëtuari nga Tivari)
Tungjat jeta Musë Balija!
T’i kushtoj do fjalë të mia!
Me ty ndihem shumë krenar
Mbi të gjitha se je burrë shqiptar!
Nga Tivari je shpëtua i gjallë,
Ndër shokë tu, je i rrallë!
Krenohemi me ty o dëshmitarë
Që i shpëtove Maskrës në Tivar.
Ti nuk je tashmë i gjallë* *vdiq në Prishitnë më 1998, 76 vjeçar
Unë t’i shkrova disa fjalë
Pa t’i shkrua s’munda me u ndalë.
Për pa shkruar s’mund u durova,
Disa vargje t’i kushtova.
Për veprën tënde unë shkrova
Në disa portale e publikova!
Jé legjendë e viteve të gjata,
Do të përcjellesh nëpër gjenerata!
Ty te kemi legjendë të gjallë
Është çudi si ké shpëtuar n’Tivar,
Ti ke qenë ”i pushkatuar”
– Ty veq Zoti të ka ndihmua!
Ty veq Zoti të ka shpëtua!
Ti je llogaritë ndër të vdekur
E di vet se shka ke hjekur!
Prej ksaj del një porosi
Që na lanë pleqët kur kanë qenë t’ri
”duhet ta di shqiptari pa ia ’da
se ”shkjau besë kurrë nuk ka!”
”Nuk i zihet shkjaut kurrë besë
mos past sakicë të prêt me këmesë,
prej shkjaut është zor me ikë
të vranë me plumb e ta ngulë thikë!”
Të tëra këto i përjetove,
“qé i vdekur, po qysh shpëtove?
Po shkruaj për ty me lot e mall’
Ké ndërruar jetë nuk je i gjallë!
Të pavdekshëm të bën ty vepra,
Shumë përjetove sa qe jeta!
Po më dukësh, se po të shoh të gjallë,
Vepra jote më bën me mall’
Ndër miqt e mëdhenj – ti ishe i rrallë!
Si shëmbull të veçantë të kam marrë!
Përgatita për ty të gjatë shkrimin,
Në gazeta e portale, bëra publikimin
Për më të bërë sa do pak nderimin,
Iu kam lutë Zotit, më ma ruajt durimin,
Më ma dhënë shpirtnisht forcimin,
Se t’madh e kisha përmallimin,
Me mall e lotë e fillova shkrimin,
Po e kisha të qartë synimin,
Të rasti i yt ta arrijë qëllimin!
Përjetova pikëllim e mall’
Kur mendoja se nuk je i gjallë!
I fortë u bëra me veprat tua
Për së gjalli shumë më ké nderua!
Ai i ndershmi gjithmnonë nderon
Me këtë vetën shumë e lartëson!
Ishe i ndershëm dhe më nderove,
Burrëninë tënde e tregove!
Për vepër mirë, ta kam pasë lakmi
Tash do të hyjsh në histori!
Nga Tivari kë shpëtua i gjallë
Ku janë vra mbi mija shqiptarë…!
Të gjihta këto i ke rrëfye
po qysh të mbetën mendët në krye!
Çka ke hjekë e çka ke përjetue
Është çudi qysh s’je tranue!?”
Tmerret tua duke i përmendë
Kam përjetua krizë
Dro’ vet me u çmendë!
Kur mendoja që ke shpëtua
Dhe krejt vet na i ké tregua,
Boll shumë fakte i ke zbardhua!
Historia i ka faqet e ndriçuara
Se i ka pasë të errësuara!
Të gjithë né që jemi shqiptarë
Duhet të jemi me ty krenarë
T’kemi vertëtë si dëshmitar
Ty t’kanë çue me t’mbytë n’Tivar!
Ma ta humbë” shenjën e dokën”,
Po ty Zoti ta shpëtoi kokën!
Faktet tuaja t’i shfrytëzojmë
Në histori krejt t’i shënojmë
E le ta dijë bota mbarë
Çfarë masakre është bë mbi shqiptarë
Ende janë eshtrat e shënjat n’Tivar
Janë bërë dhé e janë mbuluar me barë!
Çdo shqiptar duhet sot ta di
Veqanërisht nxënës, studentë e rini
Musë Balija për së gjalli na ka porositë:
”Ruenu me bacën ju të rinjtë!
Historia mundet me u përseritë!
E mos t’harrojmë historinë e t’parëve,
Se na mallkon gjaku i të vrarëve,
Na nemin ata që u ka humbë rinia
Nuk na e falë kurrë – h i s t o r i a!”
Ty të lumtë, o Musë Balija!
Ia zbardhe fytyrën shqiptarisë
Do të kemi në faqët e historisë!
*
Suedi, 2 prill2014 e-post:ekspertimh@hotmail.com
VEPRA E MIRË NUK HARROHET
(i kushtohet pjesëmarrësit kësaj të kësaj Masakre – Musë Bali Mahmuti nga Botusha e Gjakovës dhe të gjithë shqiptarëve që ishin pjestarë në Masakrën që u kryer në Tivar (1945). Musë Bali Mahmuti u lind në Botushë në vitin 1922. Në vitin 1945, kur i kishte vetëm 23 vjet, ishte rekrut-ushtar, u muarr dhe bashkë me shumë shokë, u deportua si rekrut-ushtar prej Kosove në Tivar bashkë me 4.700 shqiptarë, ku u vranë e u masakaruan mbi 4.300 shqiptarë. Musa shpëtoi dhe i gjallë u tkhye në Kosovë, ku dhe ju rikthye jetës dhe familjës. Për 45 vjet nuk guxoi të flasë asnjë fjalë për Tivarin, sepse do të ndiqej e pushkatohej nga regjimi Jugsllav. Në vitin 1990 – kur i ksihte 68 vjet, vendosi të flasë dhe e la me shkrim duke e ndriçua të vërtetën për Masakrën në Tivar (1945). Vdiq në Prishtinë në vitin 1998, në moshën 76 vjeçare, duke lënë pas vetit gruen Xhevahirën, vajzat Zejnepërn e Linditën dhe djemtë, Afrimin e Besimin.
(autori)
Vepra e mirë nuk harrohet kurrë!
(Musë Bali Mahmutit, i shpëtuar gjallë
nga Masakra e Tivarit, më1945)
Na e ka lënë për obligim jeta:
Njeriu jeton për të krijuar vepra.
Ai që e di çka është drejtësia
Kurrë nuk bën vepra të këqia,
Por gjithnjë vepra t’mira bën
Rrugën e drejtë kurrë s’e lën.
Vepër është fjala, vepër është këshilla,
Duhet përmendur veprat e mira.
Dhe do të shënoj në këtë letër,
Për një njeri që ka lënë vepër.
Kjo është vepër e një dëshmitari,
që është vet një bir shqiptari,
ka shpëtuar i gjallë nga Tivari
për masakrën në letër e ka shkrue
45 vjet me folë s’ka guxue
Ju është dashtë me ba durim,
S’ka guxue nga ai regjim,
Nga regjimi i Titos nuk ka guxue
As me folë e as me shkrue,
Se me familje e kishin pushkatue
Prej Kosove e kishin transferue,
Diku larg e kishin çue,
Ku as qeni s’ban me rrnue,
Shpi’ e tokë me i shkretnue,
Tokë e shpi’ me i lan’ shkret’ *të zbrazëta, të lëna…!
Mos me u kthy kurrë n’vend t’vet!Nuk e ka treguar veprën e vet,
e ka mbajtur fshehtë për shumë vjet.
Nuk ka guxua prej atij rexhimi
do të akuzohej për vepër krimi!
Por muarr guximin ky burrë shqiptar,
besa e muarr rolin si një shkrimtar
Për Masakrën që u kryer n’Tivar,
Ku janë vrá mbi katërmijë shqiptarë!
Edhe foli edhe e shkroi vet
Tek në vitin 1990-të!
E ndriqoi tragjedinë në Tivar,
Që kishte ngjarë shumë vjet më parë
Kur baca Musë ishte 23 vjeçar
Dhe tregoi se 45 vjet mâ parë
Në masakrën që u bâ në Tivar
Aty janë vra mbi katërmijë shqiptarë!
Musë Balija e tha të vërtetën
dhe aspak nuk e lakoi të drejtën
Për maskakrën që ka ndodhë në Tivar
Masakra më e madhe mbi shqiptarë
Tmerrin e madh që e ka përjetue
Bâjmë çudi se si ka shpëtue,
Edhe mâ çud qysh s’asht tranue,
Kanë mujt mendët me i fluturue!
Zoti dhe fati i kanë ndihmue
Dhe i gjallë ka shpëtue,
E ngjarjen e ka tregue,
Ka kërkue në letër më shkrue!
Dhe ashtu siç thonte vet,
Më 2 nëntor të vitit 1990-të:
”Letra âsht si dokument,
për Histori fakt e argument!”
*
Në atë kohë krerët e Serbisë,
Të Malit të zi e t’Maqedonisë
E përgatitën të zezën për shqiptarë
Çka kanë qenë rekrutë-ushtarë,
I kanë deportue me dhunë në Tivar
Me ua humbë fijen, kush mos me i parë.
Kur i kanë mbledhë këta të ri
Ka dalë numri mbi katërmijë,
Të gjithë n’Tivar i kanë çua
me t’vetmin qëllim – me i masakrua!
Pra, me urdhërin e Serbisë,
T’Malit të Zi e t’Maqedonisë
U zhduk një brez i shqiptarisë
Kur ishin në lulën e rinisë…!
Baca Musë për tragjedi tregoi
E ka të shkruar dhe na njohtoi,
Na e sqaroi krejt atë ndodhi,
Na e shpjegoj atë tregjedi,
Më e Madhja në shqiptarí
Tash do të hyjë në histori…
Baca Musë sa mirë po flet
Tragjedinë e tregoi drejtë
Qe e ka mbajtë fshehtë plot 45 vjet
Musë Balija me krenari po flet
Kur i pat 68 vjet,
Më 2 nëntor të viti 1990-të
Janë të shkrueme nja tri fletë
Krejt të thanuna prej gojës s’vet
Është e kthjellët mendja e tij
E përkujton kjartë atë tragjedi.
Baca Musë e kreu detyrën
Ia popullit veprën më të mirën
Kanë kaluar vite shumë të gjata,
Tash të studiohet nëpër gjenerata.
Si Musë Balija janë të rrallë
Që kanë qenë pjesëmarrës në Tivar
U ka ndihmuar Zoti, kanë shpëtuar gjallë
Krenohemi me ta, si d ë s h m i t a r ë.
Me gojë e me shkrim na la një të vërtetë,
Ia la nderin vetit dhe shokëve t’vet!
Baca Musë e kreu rrëfimin,
Me krejt këtë e arriti qëllimin,
në pleqëri të thellë e dha provimin
historisë i shtoi ndriçimin.
Ka merita për shumë shpërblime,
Shumë MIRËNJOHJE e FALËNDERIME.
Që në moshën e thellë të pleqërisë
Të hyjë në faqet e historisë!
*
Si autor, kam këtë mendim,
T’i shërbej poemës si përfundim:
E përdora diturinë dhe mendjën,
E përpunova me shumë kujdes temën,
E shfrytëzova lapsin e penën,
Për me thurë sa më mirë poemën.
U përpoqa, si me dëtyrim,
Ndaj Bacës Musë – ndjeja obligim!
U mundova ta gjejë mënyrën,
Bacës Musë mos me ia harrua t’mirën.
Baca Musë e kreu dëtyrën,
Ia la popullit Veprën më të mirën
Vetit dhe shokëve ua zbardhi fytyrën.
Të falemnderit, o Musë Balija,
Të këndojnë Lavdi krejt shqiptaria!
I dëshmove botës mbarë,
e ndriçove Masakrën në Tivar,
që ka ngjarë 69 vjet më parë,
ku janë vra mbi katërmijë shqiptarë!
Shqiptarisë ia ndriçove historinë,
Do të mësojnë për ty – brezat që vijnë!
Deri sa të ketë shqiptarë në jetë,
I pavdekshëm ke me mbetë!Baca Musë, e kreve detyrën,
Ia lé populli veprën më të mirën!
*
Në kujtesën e gjatë të një populli do të mbetët vetëm ai njeri të cilin populli e ka dashur, nga se ai njeri popullit të vet i ka bërë të mira…!
__________________________________________
Musë Bali Mahmuti u lind në Botushë të Gjakovës në vitin 1922. Në vitin 1945 u deportua si rekrut-ushtar prej Kosove në Tivar bashkë me 4.700 shqiptarë, ku u vranë e u masakaruan mbi katër mijë shqiptarë. Musa shpëtoi dhe i gjallë u tkhye në Kosovë, ku dhe ju rikthye jetës dhe familjës. Për 45 vjet nuk guxoi të flasë asnjë fjalë për Tivarin, sepse do të ndiqej e pushkatohej nga regjimi Jugsllav. Në vitin 1990 – kur i ksihte 68 vjet, vendosi të flasë dhe e la me shkrim duke e ndriçua të vërtetën për Masakrën në Tivar (1945). Vdiq në Prishtinë në vitin 1998, në moshën 76 vjeçare. La pas vetit gruen Xhevahirën, vjazat Zejnepën e Linditën dhe djemtë Afrimin e Besimin. (autori)
*
Suedi, më 02 prill 2014Ismet Hasani
E-post: ekspertimh@hotmail.com