Vështrim
Nga Skënder MULLIQI
Shumë herë gjatë këtyre viteve dëgjuam nga udhëheqësit shtetëror aq shumë deklarata kontradiktore sa vështirë është të mbahën në mend. Shumë herë deri me tash dëgjuam së këtë vit apo vitin vijues Kosova do të këtë liberalizim të vizave, dhe nuk ndodhi ashtu. Shumë herë dëgjuam nga pushtet së do të kemi më mijëra vende te reja të punës, dhe as kjo nuk doli e vërtetë. Dëgjuam nga këto pushtete së Kosova shpejt do të bëhët pjesë e Evropës së Bashkuar edhe pse kjo është shumë largë për ne. Për shumë çka qe ishte shumë më rëndësi për opinionin dhe për shtetin, dëgjuam pas firmosjës të shumë marrveshjeve që ndodhen.
Shumë pak opinioni ishte informuar për Fusnotën. Kjo nuk ishte shpjeguar gadi hiq nga nënshkruesiot e kësaj marrveshje, ose opinioni ishte dezinformuar. Ishte deinformuar lidhur më këtë çeshtje pikërisht nga ideatorja, Edita Tahiri. Ajo bile edhe dha deklaratë skandaloze që fusnota në përfaqësimet rajonale të Kosovës, shpejt do të zhduket si fluskë sapuni. U zhvilluan bisedime maratonike me Serbinë herë për çështje teknike herë për çështje politike dhe kurrë opinioni i gjerë publik nuk ishte informuar në tërsi së çka në fakt po bisedohet.
Tash pas nënshkrimit të dy marrveshjeve të fundit, i tregohet gjoja opinionit së këto dy marrveshje shumë më herët janë bër faktike, tash nënshkrimi i tyre në Bruksë për “Zajednicën” dhe në Vjenë për Demarkacionin ishin vetëm formalitete. Thuhet për demarkacionin p.sh, së ate e kan votuar në Kuvend edhe opozita, e cila tash është duke i kundërshtuar këto marveshje. Nuk dua të flasë se a ishte ashtu apo kështu, por secila variant e cila po paraqitet është e vonuar. Kjo ngjanë më ate hajde të “bojmë” politikë.
Gadi pata harruar të përmendi këtu së këta në vend të politikës po bëjnë marketing politikë.Marketingu politik po iu hyn në funksion për mrekulli për tia zgjatë vetit pushetin. Demokracia nuk është vetëm procedurë. Demokracia është një sistem i caktuar e vlerës dhe ideologjisë së saj. Këta politikanë po e shohin veten dhe ashtu edhe po veprojnë sikur të ishin në sistemin një partiakë.
Po e para pëlqejnë këtë sisitem të së kaluarës së po mendojnë së gjithmonë duhet të mbesin të pa prekshem. Të gjithë e dimë së tradita jonë në demokraci është e një periudhe të shkurtër, por të punohet më logjikën autokratike, nuk justifikohet për shekullin në të cilin kemi hy. Politika partiake po është largë politikës nacionale. Këtu edhe duhet shikuar deri diku dështimet e deri tashme.
Kur nuk avansohet sistemi shumë partiakë dhe proceset demokratike, kufizohemi dhe mbetemi në sistemin autokratik. Kryeminstri i qorton minisitratë të cilët kan bër shumë udhëtime jashta vendit, në vend që ti ndëshkon ata për mos çasje profesionale, dhe ti ndëshkon si të pa sukseshem në punën e deritashme të tyre. Partitë kryesore politike në vend që të promovojnë vlera po na servojnë koncepte të mjegulluara politike, jashtë ideve dhe idealeve që sjellë demokracia.
Po merren vendime të rëdësishme për shtetin të cilat edhe mund të lën pasoja të mëdha, dhe askush nuk e merre përgjegjësinë politike dhe morale si dy postulatet kryesore në demokraci. Kemi keqepërdorime me të mirat materjale, keqpërdorime politike, krijimi i një gjendje të pashpresë për jetë, vendime të cilat prekin statusin politikë të vendit, akuza dhe kunder akuza Pozitë -Opozitë deri në tradhëti kombëtare. Po ndodhin të gjitha këto edhe për ta zhvendosur vemendjen nga problemet madhore më të cilat që shumë kohë po përballemi…