Mark Marku: Bojkoti i demokratëve, kundër Bashës, jo Ramës. Berisha vetëm këtë opozitë di të bëjë

0
33

TemA Online, 13 Shtator 2013

Ish-deputeti demokrat, Mark Marku, shprehet se bojkoti i fjalimit të Ramës nga ana e demokratëve më shumë ishte një bojkot ndaj Bashës, se sa ndaj kryeministrit të ri. Sipas Markut, kjo tregoi se kush e udhëheq realisht PD-në.

“Në të vërtetë, bojkoti i Parlamentit ishte më shumë një sinjal i Berishës ndaj kryetarit të sapozgjedhur Basha, sesa ndaj Kryeministrit të sapogjedhur Rama. Me këtë akt Sali Berisha tregoi jo vetëm se kush ishte lideri i vërtetë i PD-së, por edhe se cila do të jetë natyra e ardhshme opozitare e PD-së. Dhe mënyra e të bërit opozitë duket se do të jetë krejt e kundërt nga ajo që pati deklaruar pak ditë më parë Lulzim Basha teksa deklaroi për shtypin se PD-ja do të ishte një forcë që do të bënte një opozitë të fortë, alternative, të mbështetur në fakte dhe argumente. Berisha bëri krejt të kundërtën”, shprehet Marku në një analizë për “Panoramën”.

Sipas tij, kjo lloj opozite është e vetmja që Berisha di të bëjë.

“Më saktë bëri të vetmen opozitë që di të bëjë ai. Në rrethana të tjera politike ajo lloj opozite legjitimohej nga mënyra se si socialistët kishin ardhur në pushtet dhe nga mënyra se si ata e ushtronin pushtetin. Në kushtet e sotme ajo lloj opozite është tërësisht anakronike. Maxhoranca e sotshme ka ardhur në pushtet me zgjedhje të organizuara nga PD, zgjedhjet janë deklaruar të lira, Berisha u shfaq në fushatë si figura kryesore që do t’i çonte demokratët drejt mandatit të tretë, i bëri vetë listat, strategjitë zgjedhore, gjithçka. Maxhoranca e sotshme është aty si maxhorancë absolute sepse votuesit shqiptarë votuan masivisht kundër Sali Berishës”, vijon Marku.

Ai e mbyll duke thënë se PD ose duhet të vazhdojë me Berishën deri sa të shkrihet, ose duhet të shkëputet prej tij dhe të shndërrohet në një forcë të re:

“Kjo parti ka dy rrugë: ose të vazhdojë simbiozën me liderin e vet historik dhe ta mbyllë bashkë me të ciklin e vet politik, ose të shkëputet prej tij, të shndërrohet në një forcë të re, me një lider të ri, me elitë politike të re drejtuese me mentalitet të ri. Kështu PD mund të ketë vazhdimësi. Por, që ta sigurojë këtë vazhdimësi, nevojitet që lideri i ri ta marrë vërtet në dorë partinë, të ushtrojë përgjegjësinë e tij, të ndërtojë ekipin e tij, politikat e tij. Shkurt, PD-ja ka nevojë për atë këshillën që një qytetar gjirokastrit i dha pronarit të shtëpisë publike të qytetit teksa e pa ta lyente atë për ta bërë më atraktive: “Në do të mbash klientelën, ndërro prostitutat, – i tha gjirokastriti, – mos i ndërro bojën shtëpisë”.

——————-

Mark Marku: PD ose duhet të vazhdojë me Berishën deri sa të shkrihet, ose duhet të shkëputet prej tij dhe të transformohet në një forcë të re

ResPublica.al | 13 shtator 2013

Ish-deputeti demokrat, Marku Marku, në një analizë për “Panoramën”, shprehet se bojkoti i fjalimit të Ramës nga ana e demokratëve më shumë ishte një bojkot ndaj Bashës, se sa ndaj kryeministrit të ri. Sipas Markut, kjo tregoi se kush e udhëheq realisht PD-në.

Në të vërtetë, bojkoti i Parlamentit ishte më shumë një sinjal i Berishës ndaj kryetarit të sapozgjedhur Basha, sesa ndaj Kryeministrit të sapogjedhur Rama. Me këtë akt Sali Berisha tregoi jo vetëm se kush ishte lideri i vërtetë i PD-së, por edhe se cila do të jetë natyra e ardhshme opozitare e PD-së. Dhe mënyra e të bërit opozitë duket se do të jetë krejt e kundërt nga ajo që pati deklaruar pak ditë më parë Lulzim Basha teksa deklaroi për shtypin se PD-ja do të ishte një forcë që do të bënte një opozitë të fortë, alternative, të mbështetur në fakte dhe argumente. Berisha bëri krejt të kundërtën”, shprehet Marku për “Panoramën”. Sipas tij, kjo lloj opozite është e vetmja që Berisha di të bëjë ai.

Marku e mbyll duke thënë se PD ose duhet të vazhdojë me Berishën deri sa të shkrihet, ose duhet të shkëputet prej tij dhe të shndërrohet në një forcë të re.

Zh.