Mark Krasniqi përkujtohet për vlerat e larta atdhetare

2
47

Prof. Dr. Muhamet Shatri

Fjalim i përmortshëm,
(Me rastin e përkujtimit të akademikut MARK KRASNIQI)
2 shtator 2015, Prishtinë

Të nderuara zonja dhe të nderuar zotërinj,

Edhe sot vazhdojmë të jemi në zi. Gjithë bota shqiptare është në zi. Jemi të tronditur thellë dhe kemi dhembje në zemër e në shpirt. Tash tri ditë u ndamë nga korifeu i inteligjencies atdhetare shqiptare, nga profesori dhe udhëheqësi shpirtëror i shumë gjeneratave, akademiku Mark Krasniqi

Kësaj gjëme të madhe i bashkohet edhe shoqata jonë, “Trojet e Arbrit”, që profesor Markun e kishte kryetar nderi, udhërrëfyes dhe kryeredaktor të edicioneve të saj, për 11 vjet me radhë.

Të nderuar të pranishëm,

Skënderbeu i Madh – Gjergji i Arbërisë, mbrojtjen e Kështjellës së Krujës nga turqit ia pat besuar komandant Vrana Kontit, kurse Kosova dhe Shqipëria, bashkë me viset tona të copëtuara, gjatë gjysmës së dytë të shek. XX, për Vrana Kont të ri, kishte akademikun Mark Krasniqi, që mbrojti me aq guxim e me argumente të vërtetën për shqiptarët nga shtrembëruesit e historisë e të etnografisë, sidomos nga ata të shkollës serbe, të kishës së saj dhe të kreut të saj politik.

Profesor Marku ishte ne ballë të rinisë studentore në vitet e vështira e të lavdishme, më 1968, por edhe më vonë. Ai e mbrojti, me argumente të pathyeshme, të drejtën që Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur. Ai, në instancat më të larta të vendimmarrjes, si në Washington Bruxelles e gjetiu mbrojti dhe argumentoi se shqiptarët janë popull evropian, me civilizim të lashtë, se kanë pas shtet para fqinjëve të vet, së janë të parët në këto hapësira që e kanë pranuar krishterimin, por se janë një dhe të pandarë, qoftë të krishterë apo myslimanë.

Akademik Marku Krasniqi na ka lënë edhe një udhëzues, me emra të mirëfilltë shqiptarë, që është edhe testament i tij, se si duhet nderuar, ruajtur dhe kultivuar identiteti dhe qenia jonë shqiptare.

Krahas kësaj, më i dashuri ynë dhe i fisit shqiptar, përgjithësisht, akademiku Mark Krasniqi, na e ka sjellë në Prishtinë, në zemrën e Dardanisë sonë të lashtë dhe te re të Republikës së Kosovës edhe vetë kryekomandantin dhe kryetrimin e gjithë Arbërisë, Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, për të na inkurajuar dhe trimëruar përjetësisht, që ta mbrojmë këtë tokë të shenjtë nga armiqtë tanë shekullorë.

Kosova, ky gjoks-stralli i Shqipërisë reale, për të cilën Profesori u zotua dhe luftoi deri në grahmat e fundit të jetës nuk do ta harroj kurrë emrin dhe veprën e tij atdhetare derisa të ketë diell e hënë që do të shkëlqejnë mbi këtë dhe.
Të nderuar miq,

Unë nuk e di, a ka nevojë ta lus të madhin Zot, që shpirtit të profesor Markut t’i bëjë një vend në Parajsë me të dashurit tanë, sepse ai e di vetë se këtë punë duhet ta bëjë patjetër. Për më tepër unë dua të besoj se Perëndia tashmë e ka shkrua që Profesori ynë e ka vendin në panteonin e më të merituarve dhe më të mirëve të kësaj bote.

Lavdi jetës dhe veprës së Profesor Mark Krasniqit

2 COMMENTS

  1. Fatkeqesisht ju keni manipulue me Akademik Mark Krasniqin. E ndal ne bisede dhe e pyete pasi paskesh qene kryeredaktor pse nuk ma ke leshue – botue referatin tim, qe e kam paraqite ne shillove. Ai me tha: Elshan per bese nuk dij fare per ket artiull, tjeter kush i ka seleksionue. Por pasi e paske botue librin: “Çeta e Gostivarit”, mos bej merak. Ia dhash librin dhe edhe shume takime tjera kemi pase në Grand, ku u takojshim me te dhe me shoke tjere, qe e kan shoqerue. Nji jave pa ndrrue jet mi dha 10 libra me ia çue kongresmenve dhe senatoreve ne Belgjike. Behej fjale per referatin qe e ka mbajt ne Senatin Belg.

  2. Shkresa e Mark Krasniqit, ja se çka shkruan «Me kerkesen e Halit Elshanit deklaroi: Me rastin e demostratave të vitit 1968. Pasi ju drejtova une me disa fjale demostruesve, para fakultetit Filozofik, mue me kanë percjellë deri në banesën time studentët; Malush Kadriu dhe Halit Elshani. Studentëve ju drejtue pas fjalëve të mia studenti Halit Elshani, duke i përseriot fjalët e mia. Në zyrën e Partisë Demokristiane Shqiptaare në Prishtinë, më 20.03.1996. Pason nënëshkrimi.»

Comments are closed.