Marin Barleti, RRETHIMI I SHKODRËS, Botoi: Onufri, Tiranë 2012

0
55

Eshtë bërë traditë që shtëpitë botuese të ribotojnë vepra më vlerë më rastin e vitëve jubilare, apo përvjetorëve të autorëve të tyre. Kështu më rastin e vitit jubilar të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë Shtëpia botuese ONUFRI nga Tirana, ribotoj veprën Rrethimi i Shkodrës të autorit Marin Barleti në shqip dhe anglisht The Siege of Shkodra të përkthyer nga David Hosaflook.
Deri më tash më sa dihet opinioni i gjerë është i informuar se humanisti, shkrimtari dhe historiani shkodran Marin Barleti ka shkruar tre libra. Dy nga to trajtojnë tërësisht tema shqiptare “Rrethimi i Shkodrës” dhe “Historia e jetës dhe veprave të Skënderbeut”. Ndërsa në veprën e tretë “Përmbledhja e jetëve të papëve dhe përandorëve”, Shqipërisë i përket vetëm parafjala.
Vepra Rrethimi i Shkodrës, është e ndarë ne tre kapituj, aspo siç quheshin pas zakonit të shkrimtarëve antikë, ne tre libra.
Në librin e parë kemi parathënien, kushtuar dukës së Venedikut Leonard Loredano, ndërsa më pas bën fjalë për prejardhjen e turqve, deri me pushtimin e Konstantinopojës me 1453 dhe mbaron me shënimet historike rreth Shkodrës dhe përshkrimin e pozitës së saj.
Libri dytë është më voluminozi apo më mirë të themi pjesa qendrore, ku bëhët fjalë për rrethimin e Shkodrës në vitin 1474 dhe 1478, ku përshkruhen operacionet e rrethimit, bombardimet artilerike, dhe mbrojtja heroike e Kalasë nga shqiptarët.
Ndërsa në fund në librin e tretë, prezantohen në formë të sintezës ngjarjet e rrethimit të Shkodrës si dhe dorëzimin e saj nga ana e Venedikasve përfaqësusesve të Perandorisë Osmane.
Duke lexuar ketë vepër, del qartë se autori ka marrë shënime në formë ditari, edhe pse si i tillë nuk na paraqitet në libër. Por, nëse në rrethimin e parë ishte dëshmitarë okular, në ate të dytin merr pjesë aktive si bashkëluftëtar në mbrojtjen e saj. Si e tillë kjo vepër është përgatitur për një kohë të gjatë, si vëzhgues okular, por edhe në saje të kujtimeve të bashkëvendasve të tij pasi u vendosen në Venedik, ku përfundimisht u botua në vitin 1504.
Edhe pse autori për nga profesioni ishte prift, na rrefen ngjarjet e rrethimit të Shkodrës si rrallë kush deri më tash. Madje ky botim është informacioni i vetëm dhe autentik i këtyre ngjarjeve deri më tash.Në libër prezantohen të dhëna të mjaftueshme për rrethimin e këtij qyteti nga Perandoria Osmane, municionet e përdorura, luftimet, vrasjet, krimet dhe heroizmin e shkodraneve në mbrojtje të Kalasë së Rozafatit. Ajo u mbrojt me dinjitet, sakrificë e ndjenjë fetare dhe kombëtare. Ajo ishte kështjellë e pamposhtuar e krenarisë kombëtare, ku nuk mundi ta pushtojë as sulltani ma famëkeq i kohës më ushtrinë dhe artilerinë ma të madhe të kohës. Ajo iu dorëzua Perandorisë nga ana e Venedikut në sajë të marrëveshjes së arritur në janar të vitit 1479.
Pasojat e dorëzimit të Shkodrës, janë të njohura për opinionin shkencor, sepse me dorëzimin e saj së bashku me venedikasit u largua edhe paria e Shkodrës, ku llogaritet se në drejtim të Venedikut shkoj edhe pjesa dërrmuese e popullsisë së qytetit. Me heroizmin e treguar Shkodra mbeti lavdia e shqiptarëve dhe pengesa e osmanlinjëve në drejtim të Perëndimit.
Lufta qe zhvilluan shkodranet nuk ishte vetëm një luftë e shqiptarëve kundër pushtusve të huaj, por kishte përmasat më të gjëra sepse ajo njëherit ishte një luftë e krishterëve kundër turqve muslimanë.
Veprës i paraprinë një parathënie briliante e historianit Aleks Buda, i cili vlerëson lart angazhimin e Marin Barletit në hartimin dhe botimin e kësaj vepre historike. Si e tillë kjo është vepra e parë e kohës e shkruar nga një autor shqiptarë, duke ofruar informacione të shumta për qytetin e Shkodrës, popullsisë, rrethinën e saj dhe marrëdhëniet shoqërore në kohën përkatëse.
Vepra Rrethimi i Shkodrës është botuar latinisht në Venedik në vitin 1504. Në atë kohë ajo ishte gjuhë e kulturës europiane. Nga latinishtja në shqip e kemi të përkthyer nga Henrik Lacaj në vitin 1962, dhe 50 vite më pas pikërisht në vitin 2012, vjen e përkthyer nga gjuha shqipe në gjuhën angleze.
Pas përurimit në Shkodër, Tiranë, Prizren dhe Tetovë vepra Rrethimi i Shkodrës përurohet edhe sot në Ulqin. Një veprim i tillë nuk është rastësi, sepse në të kaluarën Ulqini ishte një lagje e Shkodrës. Këto dy qytete të kaluarën e kanë pasur pothuaj identike, sepse në Mesjetë si Shkodra edhe Ulqini ishte nën pushtimin e Venedikut e më pas nën Perandorinë Osmane.
Ndonse të pushtuar vlen të cekët se popullsia si urbane dhe ajo rurale ka ruajtur identitetin e vet kombëtar. Ndonëse në rrethana të reja shoqërore me konvertimin e ri fetar përkatësisht të islamizimit të saj, popullsia dëshmoj në praktikë tolerancën dhe bashkëjetesën fetare e cila është unike për ne shqiptarët.
Marin Barleti, klerik, historian, shkrimtar dhe patriot shqiptar i kohës së humanizmit opinionit kulturor i ka dhuruar një vepër më vlerë në trashëgiminë kulturore të popullit shqiptar. Së bashku me kujtimin e luftës heroike në mbrojtje të Shkodrës, vepra e tij është dëshmi autentike e luftës heroike të populllit tonë për liri dhe si e tillë është vepra e historiografisë shqiptare në shek.XV.
Eshtë për të ardhur keq, që për ketë botim ka njohuri një numër shumë i vogël individesh, ndërsa së lexuari ate edhe më pak. Autori i këtij shkrimi këtë libër e ka ble në vitin 1989, përkatësisht më datën 7 prill, në Panairin e librit në Prishtinë qe asokohe e organizonte Shtëpia botuese Rilindja.Ndonse këtë botim e kisha lexuar atëher, me rastin e këtij përurimi e lexova përseri pas 24 vitesh. Dhe me vjen mirë sepse tash në një moshë tjetër, shumë çka e kam përceptuar pak më ndryshe, pa mohuar vlerësimin paraprak se kemi të bëjmë me një vepër kapitale të kulturës dhe historisë sonë kombëtare.
Në fund duhet falenderuar David Hosaflook për punën e tij si përkthyes në gjuhën angleze, të këtij libri më vlerë nga fusha e historisë, për periudhën e mesjetës. Ndonse i përkushtuar si pastor ungjillor nuk ka dilemë se ai së pari ka nderuar vehten, por edhe Shkodrën e tërë Shqipërinë.
Botimi librit “Rrethimi i Shkodrës” në gjuhën angleze dhe ribotimi në gjuhën shqipe vjen i plotësuar me materiale, dokumente, gravura dhe fotografi, të cilat kanë për qellim njohjen sa më të mirë të lexuesit me kontekstin dhe rrethanat e kohës. Përkthyesi D.Hosaflook, ka po ashtu meriten sepse përveç redaktimit ka dhënë ndihmesë edhe ne faqosje e dizajnimin artistik duke e bërë botim të veçantë për kohën tonë.
Nuk ka dilemë se ky botim afirmon literaturën shqipe në gjuhën angleze, duke i ofruar këtij opinioni pasurimin e njohurive faktografike për rezistencën e lavdishme të populllit shqiptar ndaj Perandorisë më të madhe të kohës, dhjetë vite pas vdekjës së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Urojmë që autori si përkthyes tashmë i afirmuar të përkthej edhe vepra të tjera nga gjuha shqipe në ate angleze. Një veprim i tillë profesional duhet të mbeshtetet nga institucionet shtetërore por edhe donatërët e ndryshëm, sepse ne kemi nevojë të na njohin të tjerët dhe jo të flasim dhe shkruajmë për njëri tjetrin.
Botimi i veprave nga autor shqiptarë në gjuhën angleze apo të tjera të huaja, është obligim profesional dhe kombëtar, sepse çdo popull ka nevojë të njihet nga të tjerët. Jam i bindur se ketë mision të filluar miku i shqiptarëve David Hosaflook do ta avancojë më tutje më përkthime dhe botime të tjera nga kultura shqiptare në përgjithësi.

Dr. Nail Draga
(Lexuar me rastin e përurimit të librit në organizim të Qendrës kulturore në Ulqin më 4.12.2013)