MAQEDONIA NË VORBULLËN E FQINJËVE ANTISHQIPTARË (VII)

0
29

Brahim (Ibish) AVDYLI:

(Pjesa e VII-të)

“Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë, vini dike të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë, kombi do të harrojë çfarë është dhe çfarë qe”.

Thënie e marrë nga gazetari Amerikan, Edward R. Marrow, dhe libri i tij, “A nation of sheep will beget a guvernment of wolves”, cituar nga vepra e njohur “Maqedonia shqiptare-në dritën e teksteve dhe dokumentareve historike”, Vëllimi i I-rë, Tringa Design, Tetovë 2009, faqe 7.

14. Para se të kthehemi te viset shqiptare të Maqedonisë

Ndonëse ky largim i vogël nga viset shqiptare të Maqedonisë, që është një temë e këtij shkrimi, po ndalemi në një shkelje të rëndë të parahistorisë së Evropës, si kontinent. Shkencëtarët më të njohur të Evropës dhe të atyre që e kanë “marrë” prej “grekëve” emrin kombëtarë, kanë bërë shkelje të rëndë të kësaj shkence.
Nuk po merremi shumë me “shkencën” e deritashme, sepse janë të mbushura Bibliotekat, Arkivat, Universitetet, Shkollat… me plot gënjeshtra të tilla. Por, një gjë po shqyrtojmë: “grekët e vjetër” nuk janë “grekët e rinj”. Grekët e rinj mburren me shkencëtarët e shumtë të Evropës e të mbarë Botës, sepse ata ua kanë sjellur atyre rrotull “historinë”, që prej themelimit të botës, në mënyrë që të kenë se me çka të krenohen. Thuhet se “qytetërimi” i kësaj bote “ka filluar prej grekëve”.

Kreol Bajo – hartë mesjetare, gadishulli ilirik, sot Ballkani, quhej Albania

Mafton një fakt se letërsia e merr “fillimin me Homerin”, dhe thonë se ai “ka qenë grekë”, edhe pse ka mjaft fakte ende të pazhdukura për jetën e shkrimet e tij, i cili nuk është absolutisht “grekë”, por pellazgo-ilir, dhe ne po bazohemi vetëm në dy shkencëtarët shqiptarë, të cilët e kanë hapur një polemikë të ndezur me shkencën botërore, siç janë Aref Mathieu dhe Fiqret Barbullushi .
Pa marrë parasysh çka mund të thuhet, do të theksojmë se poemat e Homerit “Iliada” dhe “Odieu” janë shumë më të hershme se koha kur kanë dalur këto vepra nga shtypi, të kopjuara për herë të parë nën Psistratin, në shekullin e VI p.e.s., dhe të përfunduara më në fund në epokën aleksandrine, d.m.th. nëntë shekuj më vonë se lufta e Trojës, shekulli XII p.e.s. kur ka ndodhur kjo epope dhe aventurat e Odiseut, të kënduara nga Homeri, në shekullin e VIII p.e.s. apo në shekullin e IX p.e. s., pra gjithsesi 350 vite më vonë apo tre shekuj e gjysmë. Tirani Psistrati, që jetoi vetë në vitet 546-527 p.e.s., i përcjellur edhe nga djali i tij, Hiparku, i “realizuan” këto vepra të “redaktuara” me plot gënjeshtra historike.
Homeri recitonte e këndonte madhërishëm poemat duke u endur nëpër vende të ndryshme. Ai e ndiqte një episod të luftës së Trojës dhe të bëmat e lavdishme të herojve të saj në “Iliada” dhe aventuarat e Uliksit pas këtyre luftimeve “Odiseo”, që në vërtetë e përcjellin traditën gojore, e cila njihet që nga periudha më e hershme e Homerit, e të cilat këndoheshin e këndohen në letërsinë popullore shqiptare. Kjo çështje është ruajtur aq mirë prej kombit pellazgo-ilir e deri te kombi shqiptarë, e cila nuk gjendet në “letërsinë popullore greke”, sepse nuk ka pasur “komb grek”.
Grekët e vjetër, që do të thotë se janë pellazgët e reformuar vetëm përmes gjuhës artificiale greke, këndonin shpesh nëpër festat e ndryshme apo në gostitë e tjera të luftërave apo të princave të ndryshëm. Rapsodët viheshin të këndonin pjesë nga 300 deri në 400 vargje, në një temë të caktuar, ose një poemë më të rëndësishtme, pra 1000 deri në 1500 vargje, të ndjekura me pushime të rregullta nëpër këngë. Për të kënduar 12`000 deri 16`000 vargje, sa i kanë të dy poemat e njohura epike të Homerit, ishte një hap i guximshëm, që nuk guxonin t`a kapërcenin të tillët.
Tirani Psistrati, në festën e parë të Panathenëve, i kishte vënë rapsodët të recitojnë poemat epike të Homerit. Ai po e bënte çdo gjë që ishte e mundshme të kopjojë pellazgët e të krijojë gradualisht një gjuhë të veçantë e artificiale, por në gjenezën e kësaj gjuhe artificiale e kishte gjuhën e folur pellazge, gjuhën me të cilën këndoheshin poemat e dy epeve të shkruara për herë të parë, të “Iliadës” dhe “Odiseut”, sepse i kopjoi vetë nga letërsia popullore.
Autori i tyre, Homeri, nuk jetonte në atë kohë, kishte vdekur 350 vite më parë. Pra, Psistrati, e bëri të mundur që “të shlyhet” e tërë një periudhë e gjatë prej 450 viteve dhe të quhet “epoka e errët” e cila është epoka pellazgjike. Siç thotë Robert d`Angely, shqiptarët janë drejtëpërdrejtë pasardhës të pellazgëve të lashtë.

Evropa në vitet 600 të kohës sonë

Gjuha artificiale dhe atëhershme “greke” i ka ruajtur një numër të madh fjalësh të gjuhës pellazge, të cilat gjuha shqipe dhe njohësit e saj mund të deshifrojnë e të dekriptojë shumë lehtë këto pjesë të gjuhës dhe t`i shpjegojnë. Por, shkencëtarët pararendës dhe sidomos gjuhëtarët më të njohur të Evropës dhe të Botës së gjërë të gjuhësisë moderne të shekullit XX, nuk i kanë thelluar njohurit e tyre për shqipen e lashtë dhe nuk e kanë vendosur aspak lidhjen e ngushtë të shqipes, ilirishtes, pellazgishtes së lashtë, thrakishtes, frigjianishtes, e etruskishtes, me dialektin gegë të shqipes së sotme, të Shqipërisë së Veriut dhe të greqishtes së lashtë (pra, dialektin jonian, eolian, dorian, arkado-qipriot), që ka filluar atëherë të shkruhet, duke e lënë mënjanë gjuhën shqipe, simbolikisht të vizatuar si gjuhë e dytë, pa e ditur domethënien e saj, pas gjuhëve bazë indo-evropiane. Në vend të gjuhëve “indo-evropiane” apo “indo-gjermane” do të duhej që të jetë pellazgjishtja, bazë e gjuhëve, sepse nuk ka gjuhë indo-evropiane.
Pra, shkenëtarët kanë marrë pista të gabuara dhe e kanë çoroditur tërësisht këtë “njohuri”. Kjo është pikërisht periudha e errët parahelene, periudha e katër shekujve kur “asgjë” nuk dihet për pellazgët dhe “mbiquhen” shekujt e errët, 1200-800 para e.s., dhe thelbi i kësaj historie na është fshehur tinëzisht. Nuk ka pasur “Helladë” as helenë, por Epir dhe sellë, dhe janë quajtur me mbaresën “greke”-oi, shkronjën e ndërruar prej “s” në “h”, prej nga është krijuar selloi, helloi. Vetë historia parahelene arkaike, është me shumë mangësi serioze.
Por, pa dashur të zgjatemi më tej me ndërfutjet e Psistratit dhe djalit të vetëm, Hiparkut, që ishte shumë “i mençur”, sa të bëjë dhjetra dredhi e hile edhe me vetë tekstin e Homerit, por ajo që “shpëtoi” nga këto ndërfutje është emri “Emathia”, që thuhet edhe për popullsinë e lashtë të saj, nga Straboni, i cili pohon se ate e ndajnë nga njëra anë Epiri dhe Iliria, ndërsa në anën tjetër Botienët dhe Thrakët.

Odysea – Odiseu – Ulisi me plis apo qeleshe të bardhë

Emathia apo Emathi, do të thoshte me gjuhën shqipe “e madhja”, nga fjala “E madhja”, d.m.th. ultërira e madhe. Kjo gjë e thotë të vërtetën edhe sa i përket banorëve të kësaj treve. Kjo pjesë ka qenë e banuar prej fiseve pellazge, ndërsa “Hellada” dhe “helenët”, i cili “doli” si emër për shtetin Grek, nga shkencëtarët e shekujve të vonë, merret me “krenari të lartë” nga “Grekët e rinj”, sepse paskan qenë “të themeluar” që moti, rreth shekullit të VIII p.e.s.
Edhe për gjuhën e “greqisë” së lashtë dhe për “grekët” si banues të trevave të sotme të Greqisë, nuk i zë në gojë as Homeri, me dorën Psistratit dhe Hiparkut.
Dihet se “të ardhur nga jashtë”, ata nuk guxonin të ndërhyjnë edhe në gjuhën vendase. Kadmi, është themelues i alfabetit fenikas, dhe i thonë se ka “ardhur nga jashtë”. Ka të atillë që e theksojnë si “heroi i i tebanëve”, por është bir i mbretit të Fenikisë-Agenorit. Kadmi, si kompenzim për dhuratat e shumta për “Athinën Onka” mori një shpërblim të veçantë dhe u martua me pellazgen ilire nga Epiri “me Harmoninë, bijën e Marsit dhe Venusit”, prej të cilit emrat e prindërve të saj janë mitik. Kadmi, është shpëtuar nga ilirët.
Në shenjë të kësaj duhet të themi se Psistrati i nxorri librat në gjuhën e vjetër greke, e cila i ka pothuajse të gjitha rrënjët e fjalëve, të bëra me shtesat, mbaresat dhe prapashtresat, që janë sikur gjëra “të huaja”, por mund të themi se ato janë bërë “greke”. Kështu që edhe mund të theksojmë se brenda poemave të Homerit “Iliada” dhe “Odiseo” ka plot fise të ndryshme, si p.sh. akej, kidonas, kretas, dorian e pellazgë të perëndishem, por nuk thuhet asgjë për shkrimin e veçantë e gjuhët e tyre, që, në të vërtetë evitohen, e cila e bënë Homerin për lexuesin e vërtetë mjaft enigmatik. Gjuha që nuk e zë në gojë me këtë rast botuesi është gjuha pellazge, sepse shkruesit e parë të këtyre poemave, Psistrati dhe Hiparku, qenë vetë një pakicë e ardhur, por të pasur, me mjete të mjaftueshme.

Ulisi me plis të bardhë nga vizatimet shumë të vjetra

Ata nuk mund t`i quanin pellazgët “barbarë”, dhe as gjuhën ekzistuese si “të pa qenë”, sepse jetonin me dredhi në shumicën pellazgo-ilire, të cilëve gradualisht ua “morrën” gjuhën, njerëzit e vendin. Gjatë gjithë lashtësisë së këtyre vendeve nuk ekziston një periudhë kohore në të cilën ka qenë Greqia ekzistuese dhe prezente me një “mbretëri të madhe” e “gjithëpërfshirëse” nëpër hapësirat të cilat sot quhen “Greqi”; as shtet unik grek, as komb grek, i cili ka “ditur të krijohet” vetën në vitet 1821-1830, të e.s. Pra, nuk ka ekzistuar si komb i veçantë “kombi grek”, por ka qenë ekzistuese gjuha e shkruar greke, që janë përpjekur qindra vite t`ua mësojnë me forcë arvanitasve, shqiptarëve. Ajo di t`a rrahë gjoksin me gjërat e paqena, prej “fillimit të botës” e këndej, por kjo është gënjeshtër, sepse gjuha greke-helene ka qenë një kohë të gjatë gjuhë shkruar, dhe prej vitit 1000 të e.s. gjuhë zytare.
Përpara kanë qenë në përdorim dy gjuhë, gjuha pellazge e gjuha helene, njëra e folur e tjera e shkruar. Të marrin një citat nga Robert d`Angely, i cili thotë se “nuk ka qenë aspak greke apo helene, por pellazgjike ose shqiptare dy gjuhëshe, që e përdorte greqishten vetëm pasi kjo i vuri bërrylin latinishtes, në saje të ndikimit të Kishës Ortodokse të Lindjes”. I njëjti pohon se “njeriu ishte i detyruar të bëhej dy gjuhësh, sepse nuk kishte se si të përdorej gjuha greqishtja e lashtë si gjuhë amtare dhe si gjuhë e vatrës, pasi greqishtja e vjetër ishte gjuhë artificiale, konvencionale dhe diturore”. “Kombi helen” nuk ka ekzistuar. Gjuha e vjetër quhet gjuha helene. Gjuha e vjetër shqipe nuk daton që nga viti 1462, por është e vjetër, para gjuhës helene-greke. Ajo gjuhë ka qenë gjuha pellazge dhe ka qenë një gjuhë universale e tërë racës së bardhë. E gjithë bota e përdorte atë gjuhë në maradhëniet publike.

Kadmi i ardhur prej Fenikisë – themelues i gjuhës së shkruar greke

Thuhet se romakët i quanin grekët “helenë”, por romakët nuk ekzistonin para shekullit të VIII p.e.s. dhe nuk mund t`i quanin ashtu “grekët” e paqenë. Mund të thuhet se Homeri këndon qinda e mija herë emrat akej, danaj, argej, dhe mir-midonë si luftëtarë kundër Trojës, por asnjëherë nuk e këndon emrin helenë.
Aq më pak nuk këndohet emri “Hellas”, sepse as ndonjë poet antikë i kësaj toke nuk i ka kënduar “Helladës”. Në këto poema epike të Homerit i këndohet disa herë Eladës, por kjo nuk është “Hellada”. Është thënë qëllimisht prej atyre që duan t`i ndihmojnë “helenëve” të rrejshëm, që janë “kombi i paqenë”, i cili insiston që secila krahinë e gadishullit Ilirik dhe jo vetëm e Greqisë së sotme “të bëhet e tyre” dhe ka të bëjë me shovinizmin greko-helen. E “thëna” e tyre, nuk është e vërtetë.
Qyteti i vjetër Elada ka qenë një qytet pellazgo-ilir dhe historia botërore thotë se ajo nuk ka qenë krahinë e Greqisë, por në Thesali, thënë më shkurt shqiptare. Thesalia nuk e ka dhënë as atëherë kombin e vet. Në Eladë, ishte edhe Ftia, nën udhëheqjen e Peleut. Babai i Akilit, ka shkuar për të lypur një martesë për Akilin, dhe ajo nuk ka pasur asnjë lidhje me Helladën, heladikun apo helandinikun, të cilat nuk i zë në gojë as Homeri ynë i Madh.
Elada ndodhet në Argun e pellazgëve, që përkon me të gjitha vetitë pellazgjike. Historia botërore e përmend nga tre rastet e veçanta dhe thotë se ajo bënte pjesë në Thesali, krahinë për të cilën pohon se “nuk ishte pjesë e Greqisë”. Elada nuk ka asgjë të përbashkët me “helladën”, përpos gënjeshtrave kluqe “greke”. E para, ka ekzistuar me plot të vërteta historike pellazgo-ilire; ndërsa e dyta nuk është absolutisht ekzistuese, pra jo-ekzistuaese, jo-historike, jo e vërtetë, thjesht është gënjeshtër e pa fund. Populli ynë thotë: “kur falesh me grekun, numroji gishtat”! Ai, patjetër, njërin ta vjedhë. Kësisojit, na “e vjedhin” tërë historinë…
Deri vonë, grekët nuk quheshin “grekë”, në perëndim, as në Botë e në Evropë, por quheshin “saraçenët e bardhë”, për shkak të kundërshtisë së vjetër në mes të dy kishave, Kishës së Romës dhe Kishës apo Patrikanës së Konsatinopojës. “Grekët e rinj” u shumuan me kohë. Kështu filluan t`ua marrin vendasëve çdo gjë.”Grekët e rinj”, ishin përzierje e popullatave të vogla, fenikasve, egjiptianëve, çifutëve, persianëve, arabëve, etj. deri te sllavët e kohës së re, dhe ishin arsimuar në gjuhën greke gjatë fazës së fundit të Perandorisë Bizantine. Gradualisht po ua merrnin grekëve të vjetër, që ishin pellazgo-ilir, përmes gjuhës artificiale e shumë më vonë gjuhë shtetërore, fenë dhe pushtetin, ndonëse ishin pakicë. Saraçenët e bardhë, ishin baza pellazgo-ilire e udhëheqjes dhe në linjat e veta udhëheqëse. Pjesa dërmuese qenë të konverstuar në “etni” tjetër, me gjak të pastërt pellazgo-ilirë. Me të folurën “greko-artificiale”, si gjuhë të pushtetit të kësaj toke, që do të quhej “Greqi”, dalëngadalë kamufluan në krye të fesë e pushtetit “grekët e rinj”. Në të çarat e këtij pushteti u kacavjerrën pikë së pari në Patrikanën e Konstanti-nopojës, që konkretisht quheshin fanariotët, një shtresë e mirëfilltë multietnike, që e përfillshin bërthamën e parë ideologjike të helenizmit. Prej këtu e morën me vete shtresën më të ligë e më të pa besë, më imorale të saj dhe më kriminale të Perandorisë Bizantine, e cila po e mbante pushtetin e Perandorisë me vrasjet më mizore. Në të vërtetë, këta janë “grekët e rinj” e dallojnë diametralisht me “grekët e vjetër”. Pra, grekët e vjetër i quante perëndimi “saraçenët e bardhë”, të cilët ishin pellazgo-ilirë apo shqiptarë, jo grekët e rinj.

Homeri dhe shqiponja

Perëndimi, kur e kishte fjalën për “saraçenët e bardhë”, nuk e kishte fjalën për “grekët e rinj”. Grekët e sotën janë “grekët e rinj”, dhe kanë filluar të ngritin kokën pas daljes së “Soundës” në Perandorinë Bizantine dhe qenë kthyer aty me qindra dredhi, vrasje mizore të fanariotëve të Patrikanës së Kostandinopojës dhe po “kalonin” në veti dhe identitet tjetër nga identiteti ilir. Ata nuk ngjasonin aspak me ilirët, madje duke filluar rreth vitit 1000 e këndej. Pikërisht 821 vite më vonë është krijuar “Greqia”, si shtet, por dy të tretat e saj janë arvanitase, shqiptare.
“Grekët e vjetër” e “saraçenët e bardhë” duhet t`i dallojnë shencëtarët e Evropës dhe të Botës nga “grekët e rinj” sa herë shkruajnë për historinë dhe parahistorinë, sepse ashtu nuk janë absolutisht “shkencëtarë” e “historianë” të mirëfilltë të këtyre shkencave. Çdo gjë fillon me “grekët”, nëpër mija librat e historisë së vjetër.
Kur përmendin “grekët”, sikur nuk e dinë se gjuha e “Greqisë së vjetër” ka qenë gjuha pellazgo-shqipe. Gjuha helene ka qenë gjuhë e vlershme për aristokracinë dhe sferën shtetërore, krahas gjuhës së folur pellazge. Gjuha pellazgo-shqipe ka qenë gjuhë natyrore, ndërsa gjuha greke ka qenë gjuhë e formuar artificialisht.
Në lidhje me gjuhët e botës, po sjellim edhe njëherë thënien e përmendur disa herë nga Luigi Luca Cavalli- Sforca, i cili gjithë jetën e tij ua kushtuar gjeografisë së geneve njerëzore, dhe ka konkluduar me të vërtetë se gjuha shqipe është gjuha e parë dhe më e madhja në pemën përmbledhëse të gjuhëve indo-evropiane, pas saj, armenishtja; pastaj vinë gjuhët e tjera, që ndahen në njëren anë greqishtja, me ndarjet e saj keltike, balltike, sllave, gjermane dhe italishte; e në anën tjetër të tyre, dy gjuhët e tjera, indiane dhe iraniane.
Duhet të dallojnë gjuhën e popullit nga gjuha e aristokracisë. Aristokratët e letrave dhe të shtetit, që kanë qenë nën mentalitetin e klasës së epërme, por edhe të konvertuar në shoqëri, sepse nuk kishin force tjetër që të ngriteshin më lartë e të shkolloheshin në gjuhën helene, e kanë quajtur gjuhën që folej në tërë popullin se ishte një “gjuhë barbare”, por ka shumë autorë të atillë që e kualifikojnë gjuhën e vjetër shqipe, pellazgishten, si gjuhë e parë.
Gabimisht e thonë shkencëtarët e botës se “helenët e shkathtë, mendjendritur të lashtërsisë” janë “grekët”. Ata nuk janë “grekët”, por pellazgo-ilirët.

15. Kriteret në Greqi për kualifikimin si racë, komb e kombësi

Ka disa kritere shkencore për kualifikimin e një race, komb e kombësi, të cilat i kanë shkelur edhe “grekët” gjatë kualifikimit të tyre si racë, komb e kombësi. Unë i kam kualifikuar disa herë nëpër shkrimet e mija, tani e dhjetë vite e këndej, e ju mund t`i shqyrtoni punimet që kam bërë gjatë këtyre viteve të rënda, atyre për armiqtë më të rrezikshëm gjatë rënies së Perandorisë Bizantine, me 1453, qoftë edhe shpalimet e mija për Evropën e Bashkuar dhe kombin shqiptar.
Në qoftë se merret pa anime politike, se “Greqia është themeluar me 1821”, para luftës çlirimtare të shqiptarëve të Peloponezit kundër osmanlinjëve më 1821-1829, e cila ndikoi edhe për klerin grek fanariot për t`a shfrytëzuar disponimin e masave të popullit të një rajoni të gjërë dhe të miqve të tjerë Evropian, gjoja se po bëjnë luftë për mbajtjen e shtetit të tyre, gjë që është e mbushur plot me gënjeshtra të pa fund e gjenocid të rrebtë ndaj shqiptarëve, “helenët” janë ngritur në histori si “komb i klonizuar”, së bashku me shqiptarët e konvertuar. Ai që nuk e pranonte të konvertohej në “helenë”, ndëshkohej rëndë, për vdekje, me sopatë në kokë.

Skema e gjuhëve indo-evropiane nga Luigi Luca Cavalli Sforca sipas Kreol Bajo

“Fjala helen kurrë nuk ka shënuar racën, së cilës i përkiste një person, por më tepër gjuhën, në të cilën ai ishte arsimuar dhe edukuar”- thotë Robert d`Angely.
Shkurt, “helenët” nuk shënojnë asnjë racë e as një kombësi të përcaktuar mirë, nga të dhënat që i paraqitem e po i paraqesim. Ne e kemi shpjeguar se “helenët” janë shpallur prej atyre që duan të lëjnë mënjanë sellët, pra sellenët, që flenin në tokë, si “barbarët”, por ishin të shkathët, mendjendritur të lashtësisë, që rronin siç rronte tërë populli. Ata kanë qenë bij të Zotit, por jo “të kulturuarit”, që kishin të holla sa për të vizituar sellët, e që ishin pakicë dhe vendosën që të rrinë aty, i shpikën “helenët” prej dredhisë e gjuhës së “qethur”. Ata nuk qenë pellazgo-ilirët e Epirit dhe Thesalisë, por ishin grekët e rinj, kombi i klonizuar.
Le të më falë Besik Imeri, sepse kësaj radhë duhet t`i them me shkrim, se i ka disa paqartësi në veprën e tij, dhe ndër më të parat është se “grekët” na i merr si “fis”, madje na i merr edhe ata që nuk e flasin gjuhën shqipe, gjuhën pellazgo-ilire. Autori na thotë për “grekët” se janë “shqiptar të civilizuar”. Në të vërtetë nuk janë “shqiptarë të civilizuar”, por janë vrasësit e pa shpirtë të shqiptarëve; shovinist, tradhëtar e gënjeshtar, madje deri në historinë e gjërë botërore.
Në mesin e shumë gabimeve, asnjë vepër që merr prej saj nuk e tregon se prej cilës faqe i ka marrë citatet e tij. Kështu që ne duhet t`i gjëjmë këto vepra, nëse ka mundësi, dhe t`i shfletojmë faqe për faqe, deri sa të hasim në citatet e marruara prej tij. Pastaj, autori nuk e dallon mirë popullin nga kombi.
Fiset e ndryshme që mbledhen në një rajon, janë populli që banon në atë rajon dhe rajonet e përbëjnë një shtet. Shteti i Epirit është rajoni i gjërë, ku ka jetuar kombi pellazgo-ilirë. Autori e ndanë prej Ilirëve, kur thotë se në Epir dhe në Iliri kanë jetuar “dy popuj”, gjë që nuk është absolutisht e drejtë.
Kombi mund të përfaqësoj një shtet apo të jetë në disa shtete. Në këtë rast, nuk është fjala për një “popull tjetër”, por i njëti komb, që kuptohet si “popullatë”. Popullata dallon prej popullit, sepse është një popullatë e përzier, ndërsa populli afrohet me kombin, në qoftë se jeton në dy shtete të ndryshme. Ka dallim në mes të nocioneve komb e kombësi dhe popull e popullatë. Popullata e përgjithshme ka banuar e banon në një shtet të formuar. Ajo, nuk e shprehë kombin.
Kështu vepron me pellazgët, kur thotë se “nuk ka pasur një pushtim Pellazg, Epirot, Dardan…”. Besnik Imeri i ka dy pasaktësi, në këtë thënie të tij. E para, luftërat kanë qenë prezente në tërë Evropën; dhe e dyta, komb “pellazg” pranë të dy mbretërive, Epirotëve dhe Dardanëve, nuk mund të thuhet, sepse pellazgët kanë qenë parakombi i të gjitha kombeve të Evropës, pra parailirë, siç na e thotë Prof. Dr. Musafer Korkuti. Ndërsa, kur e ke fjalën për fiset që banojnë nëpër disa shetete dhe janë të lidhur ngushtë për gjuhën e përbashkët, gjakun e prejardhjen, atëherë e kemi fjalën për kombin pellazgo-ilirë, d.m.th. shqiptar.
Epirotët dhe Dardanët, sikurse mjaft fise të tjera, janë një komb i përbashkët pellazgo-ilirë dhe nuk u nevojitej përkthyes në mesin e tyre. Dardanët kanë jetuar në Gadishullin Ilirik, vendi i dytë i tyre prej Turqisë, dhe një pjesë e Dadanisë sot u është ndarë dhunshëm bullgaro-makedonëve, në Republikën e Maqedonisë.
Në fakt, kombet e tjera e kanë ndërruar gjuhën dhe nuk e njohin apo nuk duan t`a njohin prejardhjen e tyre, prarakombin e tyre, pellazgët, parailirët. Ne, nuk e kemi ndërruar gjuhën dhe flasim të njëjtën gjuhë, pra gjuhën e pellazgëve, me alfabet tjetër. Por, ka edhe shumë të tjerë që bëjnë paqartësi të tilla. Në këtë rast, nuk kemi kohë të merremi me këta autorë, shkencëtar e pseudoshencëtar, apo si t`i quajmë. Ne, po i kthehemi temës sonë…
Gjatë periudhës së Perandorisë Bizantine, prej vitit 610 e deri me 1453, kur ka përfunduar ajo, pa e marrë parasysh se Kostandini i Madh ka udhëhequr prej vitit 306 deri në vitin 610, kur ka ardhur Herakli pas Fokës, prandaj ka filluar edhe të ndahet prej Romës, sepse është epoka e përafërt e invazioneve të ashtuquajtura “sllave” dhe koha e rënies së Perandorisë Bizantine, në tërë Gadishullin Ilirik, apo Gadishulli Ballkanik. Të gjithë, në këtë kohë të dyndjeve, Azisë së Vogël, Arabisë, Turqisë, atyre që vinë nga territori i Rusisë; sllavët, bullgarët e Evropa, e kanë një qëllim të vetëm: t`a lënë në harresë të thellë parahistorinë e këtij kontinenti me paralilirët, që ne u themi pellazgët; t`a harrojnë me çdo kusht se kush kanë qenë me kombin e tyre më vital- pellazgo-ilir. Ata mendojnë vetëm djallësisht, që të na shkatërojnë. Sikur thonë: “t`i rrafshojmë shqiptarët”. Shekuj me radhë atyre ua kemi mbjellur “rrënimin” e përhershëm, sa të mos e dijnë aspak se kanë qenë përpara nesh, para të gjithë popujve të tjerë të Evropës.
Meqë e kishim më parë fjalën për periudhën e Perandorisë Bizantine, mund të themi se nuk përzihej popullata bizantine me egjiptianët, arabët, persët, çitutët e arixhinjtë dhe popullatat e tjera jo-pellazge, jo-ilire, të racës së bardhë. Popullata bizantine ishte popullata pellazgo-ilire dhe e fliste të njëjtën gjuhë, e cila është gjuhë pellazge dhe shqipe, që nga antikiteti më i hershëm, e cila, thuhet nga të tjerët se është popullatë bizantine, greke, sllave, etj. por jo arbërore e shqiptare.
Në Greqinë e themeluar më vonë, definitivisht në vitin 1897, e cila nuk kishte ende “kombin grek”, sado që edhe më parë kishte disa rajone që quheshin me këtë emër dhe një gjuhë zyrtare që ishte gjuha greke, të cilës iu nevojiten disa revisione sipas metodave të përpunimit të gjuhëve, të jetë ajo që është sot, por “greqia” nuk kishte mundësi të prodhojë “kombin grek”, pra “kombin helenë” nga laboratorët, sepse e kishte vetëm një gjuhë artificiale, me shtesa, parashtresa e prapashtresa, një alfabet të veçantë fenikas prej Kadmit, i cili nuk është absolutisht themelues i gjuhës shqipe, por i alfabetit të vjetër të gjuhës helene, pra greke.
Gjuha pellazge është gjuha greke, që është arritje e gjuhës së kulturës, por nuk kishte “komb grek”. Kjo gjuhë, gjuha e vjetër pellazge e shkruar me alfabet fenikas u bë gjuhë flektive, që quhet gjuha helene, dhe kjo është etepa e tretë e zhvilimit të gjuhës. Ajo futi elemete të gjuhës së vendit, pra gjuhës pellazge, dhe arriti ndër shekuj të jetë bartëse e kuturës. Me këtë gjuhë u shkruan edhe vepra të shkelqyera dhe të paarritshme, siç janë poemat epike të Homerit.
Kësisojit pra është “krijuar” Greqia, me “kombin” e vet të klonizuar, nëpërmes të gjuhës së shkruar dhe fesë ortodokse. Ai nuk kishte mundësi që të krijonte një shtet pa e pasur “kombin” e vet dhe pa i grabitur më parë shqiptarët, arbëroret, arvanitasit, me gjenocide të pabesa dhe shovinizëm të theksuar, se janë “helenë”. Prandaj, kjo “lëvizje” i mblodhi vetë sllavët, çifutet, armenët, persianët, egjiptianët, arixhinjtë, arabët dhe i kristianizoj, në pjesën e tyre dërmuese, që të përziheshin. Sheti i tyre ishte dhe është shtet i popullatave të ndryshme dhe jo e kombit grek.
“Çdo individ që lindte prej prindësh, të cilët i quanin veten helen dhe flisnin dy gjuhë, pellazgishten e greqishten, nuk do të thotë për këtë se ishte helen; por ai mund të bëhej si gjithë të tjerët, duke mësuar greqishten, përveq pellazgjishtes, që do të mbetej gjuha e vatrës”, – thotë Robert d`Angely.

Të tjerat, do t`i shohim në punimet vijuese…

Shikoni veprat e tyre, Aref Mathieu, “Mikenët-Pellazgët, Grekët ose zgjidhja e një enigme”, Plejad, Tiranë 2008, dhe Fiqiret Barbullushi, “Homeri-Historia-Racizmi”, Botimet Dita 2000, Tiranë 2011.
Shikoni veprën e Robert d`Angjelit, “Enigma”, Botimet Toena, Tiranë 1998, faqe 132.
Aref Mathieu, vepra e përmedur, faqe 499.
Po aty, faqe 500.
Shikoni në veprën e Aref Mathieut, “Mikenët-Pellazgët, Grekët ose zgjidhja e një enigme”, faqe 23.
Shikoni Robert d`Angely, në veprën e tij, “Enigma”, faqe 83.
Po aty, vepra e Aref Mathieut, faqe 15.
Po aty, faqe 17 e 19.
Përmendur nga Aref Mathieu, në faqe 506, të së njëjtës vepër, Homeri-Iliada/XIV, 226.
Po aty, faqe 506.
Shikoni po deshët shkrimin “Mbi alfabetin fenikas dhe shkronjat pellazge”, te www.ikvi.at/?p=8797, i datës 8 shtator 2015, apo te e njëjta pjesë e librit të autorit Robert d`Angjeli, “Enigma”, faqe 112-123.
Shiko për Kadmin te vepra e Robert d`Angelit, “Enigma”, te faqet 110-111.
Po aty, 112.
Shiko librin e Fiqret Barbullushit, “Homeri-Historia-Racizmi”, faqe 180.
Shiko p.sh. të Robert d`Angely, “Enigma”, faqe 134.
Po aty, Fiqret Barbullushi, faqe 141.
Shiko veprën e Robert d`Angelyt, sepse është e rëndësishme, faqe 33.
Po aty, faqe 120.
Fiqret Barbullushi, po në këtë vepër të tij, faqe 123.
Po aty, faqe 125.
Po aty, faqe 121-122.
Po aty, faqe 122.
Zhan Klod Faveirial, “Historia (më e vjetër) e Shqipërisë”, Plejad, Tiranë 2004, faqe 237.
Mjafton që të shohim këto vepra, p.sh. Wilhelm Vollmer, “Wörterbuch der Mythologie”, Area Verlag GmbH, Erftstadt 2004; Anton Graber-Haider& Helma Marx, “Das Buch der Mythen aller Zeiten und Völker”, Marix Verlag GmbH, Weisbaden 2005; C. Scott Littleton, “Das grosse Buch der Mythologie”, Christian Verlag, München 2003; Heinric L. Wuermeling, “Auf der Suche nach Europa/Zeitreise durch die Geschichte”, Langern Müller, Munchen 2005; Time-Live Bücher, Grup Autorësh, “Wie damals lebten im griechenland der Antike”, AFR, German language edition, Hamburg 1998; Gerold Dommermuth-Gutrich, “Mitet më të famshmet e lashtësisë”, emri origjinal i veprës “50 mitet klasike”, Spektër/Botimet MAX, Tiranë 2006; Neil Philip, „Mythen&Legenden-Ürsprung, Bedeutung, und Bilderwelt von über 50 Mythen aus aller Welt“, Mondo-Verlag AG, Vevey/CH 1999; Weidner A. Christofecher, “Enzyklopädie der Mythologie-Die gehaimnsvolle Welt der antiken Griechen, Germanen und Kelten”, Tosa Verlag GmbH, Fränkisch-Crumbach 2015; Johann Grolle& Mattias Schulz, “Wiege der Menschheit/Unseren Vorfahren auf der Spur”, Spiegel-Goldmann, Münschen 1998; Dr. Geoffrey Wawro, “Atlas der Weltgeschichte, von 10`000 vor Christus bis heute”, Ullmann Publishing GmbH, China 2013; Doc. Todi Dhrama, “Fjalor i mitologjisë”, Rilindja Prishtinë 1988; etj., etj.
Shikoni librin e Luigi Luca Cavalli-Sforca, “Gjenet, popujt dhe gjuhët” Besa, Tiranë 2012, faqe 207, skema e gjuhëve dhe shpjegimet për to në faqe 205, të cilat edhe unë i kam dhënë në artikujt e mi, disa herë, por mund të shikoni punimin “Serbia ka qenë okuptatore”, në http://www.brahimavdyli.ch/serbia-ka-qenë-okupatore/.
Shiko për shëmbull, artikullin “Gjuha pellazge ose shqipe – gjuhë universale e botës së bardhë antike dhe e Perandorisë Bizantine”, të publikuar në http://www.ikvi.at/?p=8800, nga vepra e Robert d`Angely, “Enigma- nga pellazgët te shqiptarët”, Botimet Toena, Tiranë 1998.
Shikoni edhe njërherë së pakut shkrimin tim, “Shpalime për Evropën e Bashkuar dhe Shqiptarët, prej gjenezës deri sot” , Pjesa e VIII, në http://www.brahimavdyli.ch/shpalime-për-evropën-8/.
Shiko Rabert d`Angely, vepra e cituar, faqe 33.
P.sh. shikoni veprën e tij, Besnik Ymeri, “Epiri, një histori pellazgo-shqiptare”, Botim i autorit, Tiranë 2013, faqe 104-105.
Në po këtë vepër, faqe 53.
Shiko në faqen 106.
Shiko veprën e Robert d`Angelyt, “Enigma”, faqe 285.
Të tjerat, i kam shpjeguar nëpër shkrimet e mija, por ju, me këtë rast mund t`a shikoni kapitullin “Mbi alfabetin fenikas dhe shkronjat pellazge”, dhe “Formimi i gjuhës së lashtë greke”, të librit të përmendur, faqe 112-123, apo të njëjtin kapitull të botuar në http://www.ikvi.at/?p=8797, me datën 08.09.2015.
Shiko Muharrem Abazaj, “Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip”, Rofon, Tiranë 2013, faqe 38.
Shikoni librin R. d`Angelyt, “Enigma”, me kapitullin “Helenët”, faqe 179, shkrimet e mija apo botimin e këtij kapitulli në http://www.ikvi.at/?p=8783, të datës 07.09.2015.