Brahim Ibish AVDYLI:
(Pjesa VI)
“Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë, vini dike të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë, kombi do të harrojë çfarë është dhe çfarë qe”.
Thënie e marrë nga gazetari Amerikan, Edward R. Marrow, dhe libri i tij, “A nation of sheep will beget a guvernment of wolves”, cituar nga vepra e njohur “Maqedonia shqiptare-në dritën e teksteve dhe dokumentareve historike”, Vëllimi i I-rë, Tringa Design, Tetovë 2009, faqe 7.
10. Parafjalë në lidhje me punën dhe kulturën studimore
Njëherë po detyrohem që t`i them disa fjalë për punën dhe kulturën e shkrimit, në shkencë, në histori, e në marradhëniet ndërkombëtare. Në këtë lëmi, gjithçka që mund të bësh është “punë”, por punë e vërtetë shkencore dhe e saktë nuk mund të jetë çdo gjë, sepse nuk mund të dalësh prej faktesh dhe jashtë arsyes.
Gjatë përvojës së punës së vërtetuar në provat e fakteve për të vërtetën mund të vie edhe arsyetimi. Pa fakte, nuk mund të bindesh, dhe kur kjo nuk dëshmohet se është “e vërteta”, pra diçka që nuk t`a kapë mendja, atëherë kjo nuk ka të bëjë me arsyen dhe faktet. Jashtë arësyes dhe faktesh nuk mund të dalësh. Kjo është me pak fjalë, për të kuptuar se çka është arësyeja dhe faktet. Për ty, çdo gjë që mund të lexosh, është e kuptueshme. Por, nëse nuk dëshmohet me fakte radhazi në tërë punimin, atëherë nuk është krejtësisht e saktë, nuk është tërësisht me arësye dhe bindje e natyrshme e jotja për atëfarë çështje.
Të tjerët kanë mundësi të të lidhin për gjuhe dhe të t`a shpërfillin mendjen, të ngrehin kah të duan. Por, në qoftë se e mbronë të drejtjen, të vërtetën, arësyen, të logjikshmen, etj. të tjerëve mund t`u duket jashtë normales e jashtë arësyes, por ti vazhdoje rrugën tënde të filluar, sepse je në rrugë të drejtë, edhe pse e ke acaruar gjendjen e njerëzve të tjerë, që janë njerëzit e rëndomtë e ty të kanë simpatizuar për disa arësye të ndryshme, por të cilat janë kthyer në një pengesë serioze të të kuptuarit e të mirëkuptimit të shkrimit tuaj. Ata nuk lirohen lehtë nga psikozat e mbjellura dinakërisht nga armiqtë e tij.
Në radhë të parë janë psikozat e telepatitë e përditshme të feve të ndryshme dhe të njerzëve të cilët veprojnë nën këto religjione. Bashkë me këto religjione, një punë të mirëfilltë sistematike dhe të programuar e kanë edhe pushtetet. Kur ua prekë qytetarëve të mbetur kacavjerrë nëpër këto veprime psiqike e parapsiqike të religjioneve, që ata i quajnë “të shenjta” apo “figura madhore”, si p.sh. zotin e tyre, të kthehen kundër dhe nuk të përkrahin, edhe mund të sulen e të sulmojnë.
Por, ai që merret me të vërtetën lakuriqe; të drejtën; që merret me faktet të cilat e nxjerrin të vërtetën, dhe është i betuar se nuk do të përkrahë kurr të padrejtën; që merret me shkencën e historinë, siç thotë Patrick J. Geary, ai “e ka për detyrë të ngrehë zërin e tij, edhe kur e di se nuk do të dëgjohet”.
Duhet të thotë të drejtën dhe të vërtetën e vetme të historiografisë, edhe kur nuk ia vënë veshin. Mjafton që flet me fakte të se vërtetës, pa lakuar në djathtë e në të majtë, d.m.th. pa anime. Herëdokur, do t`i kthehet dikush e do ta përfillë këtë studius. Janë faktet aty, e drejta dhe e vërteta dhe kanë çka të thonë.
“Janë pikërisht dukuritë e natyrës mendore që nga ekstremizmi fetar, deri tek ideologjia politike-që kanë mbjellë numrin më të madh të viktimave në histori”, thotë historiani Patrick Geary, siç pohon me këtë rast Fatbardha Demi.
Më së shumti po mbjellin sot fetë ekstreme, islamizmi e ortodoksizmi. Ne, kemi punë me këto dy fé. Ekstremizmi fetar është shndërruar me kohë në një ideologji që po i prinë apo i nxitë ndër mijëvjeçarë “fituesit”, i “mëson” djallëzisht dhe ua garanton parasegjithash të “drejtën e fitimtarëve”, pas të cilës janë.
“E drejta e fitimtarit” është e drejta e formimit të popujve në këtë proces historik që i udhëheqë ideologjia për sundim. Me “të drejtën e pushtuesit” justifikohet “çdo pretendim territorial, i trashëgimisë së origjinës, të pasurisë kulturore, arkeolo-gjike, historike, etj. e deri te ajo gjuhësore”, nëpër shekuj rregullisht.
Të marrim në ditët e sotme, historiografia zyrtare evropiane dhe ajo shqiptare i ka mbushur Bibliotekat, Universitetet, Libraritë, Shkollat, etj. me plot tekste të studimit, të mësimit, të shkollave të mesme e fillore me perëndi, fise, heronj dhe materiale arkeologjike të lashtësisë së hershme e të parahistorisë, të cilat shkojnë diametrikisht kundër të saktës, të së drejtës, reales dhe të arësyes së fakteve të shqyrtuara historiksht. Gjithëkund i “takon” gekërit e rrejshëm, dhe “helenët”, që në gjenezë. As Homeri i shenjtë pellazg, i shitur si “grek” aspak nuk i përmend si popull “grek” e si komb “grek”, dhe as si popull e si komb “helenët”. Pra, as një dokument antik i Evropës së vjetër, si kontinent, nuk është i saktë.
Duhet të dimë si e ka ndarë Evropa e Bashkuar dhe Bota “identitetin nacional” dhe “etninë” apo “kombësinë”. Kombësia dhe etnia lidhet me vijueshmërinë mijë-vjeçare të popullit në trevat ku gjendet edhe sot e kësaj dite, me gjuhën e traditat kulturore, zakonore dhe simbolet e njëjta, pavarësisht ndryshimit të kushteve të veta historike. Historianët i përcaktojnë etnit e ndyshme si “identitete natyrale” apo thjeshtë “biologjike”. Ndërsa “identitetet nacionale” lidhen kryesisht me fetë, ligjet, klasën shoqërore, vijën kufitare mbretërore apo perandorake sipas kushteve historike. Ky është në të vërtetë një identitet “jo i qëndrueshëm”; është një identitet jo i saktë; një identitet “ligjor” dhe “konsitucional”. I pari i mbiquajtur “goyim”, i përkthyer do të thotë “etni”, “gjini”; dhe i dyti, i mbiquajturi “I`am”, i përkthyer do të thotë “unë jam”, d.m.th. “ne”, “populli”. Nuk bëhet fjalë aspak për bashkësinë e origjinës, gjeografinë, të kulturës, të gjuhës apo të traditave.
Me synimin politik për të fshehur dhe për të shpërfytyruar ekzistencën e kombit shqiptar dhe frymimin e tij si komb natyral e biologjik, në të gjitha pjesët e ndara e të futura nën shfrytëzimin e rëndë fashizoid të shteteve të krijuara me tokën; të drejtën dhe pasurinë nëntokësore dhe mbitokësore; por edhe të njerëzve të tij; më së pari në Mal të Zi, në Serbi, në Maqedoni, në Greqi, duke e përfshirë në të njëtin rrezikim edhe Turqinë dhe shetet e tjera të Evropës pranë tyre, dolën në radhë të parë në masmedia e më vonë “e bënë realitet” krijimim e një “populli të ri”, që në të vërtetë është “popull konstitual”, si p.sh. në Kosovë, direkt nga duart e zgjatura e të paguara mirë prej veglave të ndyta, të ashtuquajturve “intelektualë” shqiptar e të tjerë, që janë analfabetë të historisë. Thonë se po krijohet “kombi kosovar”, por, nuk ka “gjuhë kosovare”. Aty mund të fliten e të shkruhen gjuha shqipe, gjuha serbe, gjuha turke, gjuha rome e gjuha boshjake, etj., porse edhe këto gjuhë nuk përputhen me përqindjen e popullatës së përgjithshme. Dihet se shqiparët janë 81% e popullatës, ndërsa komuniteti turk përbën një pakicë, rreth 1.1% të numrit të popullsisë, pra të 1.850.000 banorë sa logariten në këtë vend. Absolutisht nuk ishte e lejueshme që të zyrtarizohet gjuha tuke për komunitetin turk, i cili i ka rreth 1.852 banorë. Tashmë janë të legalizuara dhe të aprovuara, që nuk ndodhë askund në ndonjë vend tjetër të botës, sepse ata nuk janë shqiptarë.
E njëta gjë nuk ka shpjegim më të mirë se inciativa e cila ka qarkulluar nëpër Evropë, në të ashtuquajturën prej tyre sipas turqëve “ballkan”, që në vërtetë ka qenë Gadishulli Ilirik, qysh në shekullin e XIX, me “kombin malazez”, i cili nuk ka gjuhë të veten, por është serbishtja, me pak ndryshime. Kjo sikur tenton të krijohet me Maqedoninë, e cila herë quhet “tokë bullgare”, e herë të tjera “tokë sllave”, dhe jo aspak shqiptare. Shqiptarët qenkan “turk islamik”, siç u ka thënë e thotë qe 300 vite me radhë Serbia, dhe Turqia rrinë në njëren këmbë e gatshme “të marrë tokën e saj”, e cila 559 vite nuk ka lënë mjet të luftës, të ideologjisë dhe të praktikës pa e përdorur, veçanërisht ndër fenë islame, kur nuk janë përdorur armët e saj, vetëm e vetëm për t`a mbajtur nën sundimin e saj të egër e për t`a shpërfytyruar kombin shqiptarë, siç bënë edhe me 6 milion e 200`000 shqiptar në Turqi, të cilëve nuk ua lejon shkollat shqipe, dhe 2 milion llaz, që janë pellazg.
Aq më tepër nuk janë makedonët “bullgarë”, por shqiptarë. Nëse do të quheshin bullgarët e Maqedonisë se “janë bullgarë”, kanë të drejtë, sepse janë të lidhur me disa kondicione të vjetra e të gjenealogjisë me bullgarët, jo me gjuhën; por nuk kanë të drejtë të kapin termin “Maqedoni” sllavët me sllavishten, as me bullgarët e Bullgarinë. Emri “maqedoni” prej “macedones” është pellazgo-ilire dhe shqipe, nuk e lidhë asgjë me bullgarët e Bullgarinë, as me sllavët e sllavishtet e reja.
Në qoftë se ka ndonjë revistë, faqe të internetit, apo gazetë, si psh. “Lajmi”, etj. që i sjellin “emrat” e huaj, bëjnë trashëgimisht gabim. Maqedonia dhe maqedonët janë kryesisht shqiptarë. Nëse bullgarët e Maqedonisë e shohin ëndërr Bullgarinë, atje mund të shojnë kur të duan, sepse ne jemi lodhë edhe me ta, madje edhe me Serbinë, Greqinë, Rusinë e Turqinë, dhe Evropa duhet që të na dëgjojë.
Evropa i ka një borgj të vjetër shkencës së saj, parahistorisë dhe themelimit të vet, që është kombi i madh apo parakombi themelues i saj, Pellazgët-Parailirët, dhe kjo do të shënonte njëfarë demokratizimi të mirëfilltë të kësaj shkence. Nuk duhet të jetë rob i politikës ditore, sepse edhe ajo duhet “të gënjëjë” në politikë si Greqia e Re. Greqia e Re nuk është absolutisht e njëjtë me “Greqinë e Vjetër”, e cila ka qenë e populluar, e mbajtur gjallë dhe e udhëhequr me gjuhën e vjetër nga populli i saj pellazgo-ilirët- arvanistasit, që janë shqiptarë. Shqiptarët, pa marrë parasysh se kah vijnë, e dëshmojnë mbijetesën e popullit të parë evropianë dhe kjo gjë do të shënonte “të drejtën e qytetarisë”, nëpërmes gjuhës së vet, traditave të veçanta e kulurore; simboleve të veta kombëtare.
Pra, edhe njëherë duhet të ndahemi nga kjo gjë çështje. Bota dhe Evropa duhet t`a gjëjnë burimin e studimeve historike për lashtësinë e parahistorinë. Lidhjet e pashkëputura të pellazgo-ilirëve me Thrakët, Maqedoninë, Epirin; Frigët, Lidët, Mizët, Etruskët dhe Italiotët (që janë edhe dy fise të cilat gjenden atje, Sanitët dhe Oskët); sikurse të gjithë shqiptarët e sotëm, duke përfshirë edhe arvanitasit e Greqisë dhe arbëreshët e Italisë, duhet t`i zgjojnë të gjithë shkencëtarët në një samit të përgjithshëm studimi, nga letargjia e madhe e studimit.
Jo vetëm me gjuhët “indo-evropiane” apo “indo-gjermane” kanë bërë gabimin e parë, por edhe me parahistori, me kulturë dhe mosnjohjen totale të kombit të madh pellazgo-ilir dhe shqiptarë, i kanë bërë gabimet e tjera të pafalshme.
Tani, po e lëmë këtë çështje. Ideologjitë e ndryshme fetare, si p.sh. mbi trojet e mirëfillta shqiptare të Gadishullit Ilirik, krishterizmi ortodoks dhe islamizmi, në të dy anët, i kanë bërë viktimat e mëdha të popujve, edhe sa u përket manipulimeve fetare dhe gjatë luftërave të tyre, të cilat nuk kanë të ndalur.
Ato përpiqen ta ndajnë botën dhe t’a marrin tërësisht, e paraprakisht përpiqen ta shpërfytyrojnë shkencën. Serbët dhe Bullgaro-maqedonët bëjnë përpjekje t`a gënjejnë pa turp botën dhe Evropën, sikur vetëm ata qenkan “bij të Zotit”, dhe nuk e marrin në kujtesë të vërtetën historike se nuk kanë qenë fetarë, por kanë qenë pa fé. Ata e kanë pranuar krishterizmin ortodoks prej ilirëve gjatë Perandorisë Bizantine, dhe simbolet e tyre për flamujt, tokën e tyre, njerëzit e tyre me fenë e ndërruar, etj., edhe pse kanë qenë në luftë me pjesën tjetër të kombit, të cilin, ata e quajnë “turk islamik”, për t`ia ndërruar prejardhjen kombëtare.
Babai i kulturës serbe, shqiptari Uka i Stefanit, Vuk Karaxhiç
Edhe Vuk Karaxhiqi, siç na thotë në këshillën e tij Ridvan Muslia, paraprakisht është quajtur shqiptari orodoks prej Tregut të Ri (Pazari i Ri), Uka i Stefanit, që e ka bërë gjuhën serbe dhe është babai i kulturës serbe, duke u bashkuar me popat Rus, të cilët erdhën në trojet e atëhershme ilire, më 1751, me urdhër të Carit Rus, për të përhapur fenë ortodokse dhe për të asimiluar kombin iliro-shqiptar. Gjuha serbe filloj që të përhapej nga kishat serbe e pastaj nëpër shkollat e tyre, pas vitit 1850, dhe në foton tonë shihet shovinisti serb kur ishte ende i pambushur sherr.
Por, po e përfundojmë këtë shkrim të temës sonë të tanishme me kaq sa kemi thënë kësaj radhe dhe po u kthehemi temave të tjera…
11. Një variant i kulturës pellazgo-ilire dhe shqiptare
Është koha kur do të korrigjojnë kursin e vet politik dhe historiografik jo vetëm Evropa si kontinent, por edhe bota e gjërë, dhe të mos lejojnë për asnjë fije të humbë kultura e lashtë dhe e ruajtur me xhelozi nga shqiptarët e sotëm, vetëm që t`ua sjellë botës të dhënat se ai, si popull i lashtë, ka aq thesare të çmuara dhe të lashta; tabela shkrimore nëpër gjetjet arkeologjike; statuja e monumente që kanë shpëtuar nga luftërat e pandalura të botës, për t`a shkatërruar përgjithmonë. Ai, është bir i Zotit të Madh, jo Serbët, jo Bullgaro-Makedonët, jo Rusët, jo Grekët e Rinj, por Epirotët, që kanë qenë pellazgo-ilir dhe shqiptarë, jo Turqit dhe Arabët.
Elemente të kulturës së pandashme pellazgo-ilire, apo parailire, vijnë nëpër-mes të shekujve nga parahistoria te shqiptarët e sotëm apo arbërit. Janë dëshmia më e vjetër që ka banuar nëpër trojet tona dhe nëpër Evropë.
Feja nuk është kriter kryesor që përcakton shtrirjet e një kombi. Ato, siç e kemi thënë, janë sekundare. Fetë kanë lindur me kohë dhe pellazgo-ilirët e vjetër kanë qenë në fillim a-fetar, pra jo-fetar dhe pagan, besimin në shumë figura adhurimi, por jo të besueshëm verbërisht e me frigë si sot nga zotat e feve të ndryshme. Këte e kemi trashëguar prej të parëve tanë, pellazgëve. Pellazgo-ilirët e kanë pasur të pastërt fenë e tyre, që ka qenë jo si fetë e sotme. Ajo nisej nga logika e pastërt dhe i drejtohej vetëm asaj. Respekti, adhurimi dhe ndjenja e thellë shpirtërore kishin të bënin me trupat qiellore dhe qeniet e krijuara nga ana e pellazgëve. Ato kanë qenë rrëfime të drejtëpërdrejta të bartura përmes logjikës, jo të bartura nga frika e pashpjegueshme, të cilën e përdorin si faktor kryesor në predikimet e tyre fetare udhëheqësit e sotëm të feve, që prej fëmijve të mitur e deri te të mëdhenjtë.
Herezia Orfike në Greqinë e Vjetër u përpoq të krijonte një superperëndi përmes Dionisit, i cili ka qenë nga Lindja, dhe bëhet fjalë për një orvatje për vendosjen e monoteizmit te feja pellazgjike, që do të zëvendësojë të gjitha perënditë e vjetra, si Diellin, Hënën, Ajrin, Ujin, Zjarrin, etj., që të themi me fjalorin tonë mitologjik: Zeusin, Sellenën, Erën-Herën, Poseidonin, Aresin. Dionisi personifikohente verën, qejfet e pandalura, narkozën e cila u jipej nëpër shfrime të papastërta, shkallë- shkallë, për pushtimin kulturor të Greqisë së Vjetër nga Aziatikët. Epirin nuk e përfshinin Orfikët. Në të vërtetë, Orfikët kanë shtuar këtu disa zgjerime alegorike, që dalin aty-këtu nëpër Greqinë e Vjetër, nëpër fshatrat e skajshme, ku kritika e kundërshtimi i bazuar i pellazgëve nuk i mbërrinte.
Shkruesi i historinave të Dionisit është një çifut helenist dhe i ka marrë nga mitologjia hebraike shumë gjëra për Dionisin. Feja dioniziane është më e vjetër se ajo Kristiane. Pellazgët adhuronin vetëm ate çka logjika e gjykonte se vlente për t`u adhuruar. Si rrjedhim, elementi i besimit ishte krejt i tepërt për ta. Me verën dhe narkotikët mund të fantazonin gjëra të cilat logjika e mirëfilltë nuk i kap. Këto janë krijime të fantazisë. Në Epirin, i cili ishte djepi i pellazgëve dhe i fesë së pellazgëve, Orfizmi nuk gjeti teren të përshtatshën, dhe ata lypnin nëpër fshatra dhe qytete të tjera e largë prej syve të tyre; shitshin ilaçe të gënjeshtërta; shisnin biografi e reklama për Dionisin, aq sa edhe Platoni i qunte “vagabondë” dhe ishin të tillë. Prandaj, në shekujt e parë të përhapjes së krishterimit, e hasim Orfeun e kryqëzuar, që është Dionisi, çfaqje kjo që e idetnifikon Orfeun me Krishtin.
Vlenë të theksohet se orfizmi dhe feja kristiane gjetën terren të përshtatshëm midis fshatarëve e grave, të zhytur në paragjykime e me kufizime të caktuara edhe seksuale, midis shtypjeve të tyre shekullore. Entuziazmi i këtyre grave ka patur veçanërisht ndikimin e vet te “nuset e Krishtit”, të fesë së krishterë.
Feja e krishterë u krijua gradulisht dhe me forcë në të gjithë shqiptarët e vjetër e pellazgo-ilirët. Shumë adhurime të besimit të vjetër u bënë objekte të ngjashme në besimin e ri. Kështu p.sh. Athina u bë Shën Mëri; Apolloni u bë Shën Gjoni; Poseidoni u bë Shën Nikolla, etj. E tëra është një udhëtim prapa, në vend se të ecet përpara, dhe u mësuan kështu banorët e pamësuar, në vend se të ndërtojmë, të shkatërojmë; në vend se të jemi të gjithë së bashku, ndahemi dhe nuk njihemi; etj. midis qëllimeve të maskuara në mënyrë profesionale të të gjithë armiqve tanë. Pra, nuk është e drejtë kjo gjë që po na ndodhë; nuk është reale; nuk është me të vërtetë “e mirë”; madje as e logjikshme nuk është.
Duhet të ndalemi nga kjo prapësi me genet tona; të shkëputemi nga hipnozat fetare; të dalim jashtë prej konturave të shkatërrimit. Kultura e vërtetë është një gjë tjetër nga shpërfytyrimet fetare. Çdo gjë të cilën e mohojmë pa arësye, është pohim. Nuk duhet të themi vazhdmisht se: “maqedonët, janë sllavë”; “ne duhet të ndahemi nga ata, të cilët nuk janë shqiptarë”, edhe pse nuk e flasin mirë gjuhën shqipe; “duhet të krijojmë gjithësesi Iliridën”, edhe pse po i lëmë vetë plot pjesë të tokës sonë pellazgo-ilire dhe shqiptare jashtë përfirjes së tij, etj.
Popullsia e kombit më të madh pellazgo-ilir e arbër-shqipëtar ka ardhur deri tek ne përmes ndryshimeve fetare dhe janë munduar të na përfshijnë në luftëra të tilla ekskluzive me prapavijë fetare, por nuk kanë arritur që të na armiqësojnë me njëri tjetrin, sa të luftojmë. Kur kemi luftuar për mbrojtjen e kombit tonë, atëherë kemi luftuar si shqiptarë, jo si ortodoksë, katolikë apo islam. Prej Lindjes e Perëndimit na vijnë ndikimet e huaja, por qendra e jonë kombëtare u përballon. Nuk kemi ndonjë “Zot” që t`i lutemi e t`a “kërkojmë” as nëpër Lindje, Azi të Vogël e Afrikën Veriore, por prej tokave shqiptare, prej Tomorrit, e jo prej Perëndimit. Kultura arbërore e ka prejardhjen prej fillimit të gjenezës sonë; popujt, në pjesën dërmuese të Evropës, janë pellazgë; Lisin e shenjtë e marrin vetëm prej tokës sonë; Dodonën e shenjtë prej Epirit; Zotin e Madh e marrin poashtu…
Përbërësi më i afërt i kulturës sonë ështe kulura arbërore, dhe kjo kulturë e vërtetë arbërore është kultura e denjë bizantine. Këto duhet t`i dijë e t`i shfletojë jo vetëm Evropa, por edhe shqiptarët, sepse janë të zhytur thellë në një letargji të njëanshme dhe thonë se “ajo është kulturë serbe, greke e sllave”.
Po e marrim vetëm një shpjegim:”Zbulimet e bëra gjatë dhjetëvjetëve të fundit të shekullit XX, në disa varreza arbërore të mesjetës së hershme,… hapën një horizont të ri dhe shumë më të gjërë, për t`u njohur me tiparet e kulturës arbërore, të këtyre trevave të panjohura më parë”- na thotë tekstualisht Prof. Dr. Muzafer Korkuti, Kryeredaktor i revistës “Iliria”, në mes viteve 1971-2003, dhe Drejtor i Institutit Arkeologjik të Shqipërisë, nga libri i tij për historinë më të shkurtër të parailirëve, ilirëve dhe arbërve, të nxjerrë nga libri “Maqedonia shqiptare”.
Krishterimi u lind në pjesët e perandorisë së atëhershme, Perandorisë Romake, në Palestinë, sipas bazave të legjendave të fesë besëlashtë, i cili, në radhë të parë ka qenë pellazgo-ilir. Në atë vend kanë jetuar filistinët, jo si thonë shkencëtarët. Rruga e krijimit të këtij besimi dhe formimi i tij si besim, ka qenë një rrugë tepër e gjatë. Feja çifute u ngrit e u zhvillua si një ideologji anti-pellazge. Besimi deri sot ka marrë trajtën e rrymave të ndryshme: riti ortodoks dhe riti kotolik.
“Krishterimi filloj të përhapej në Iliri që në kohët apostolike (shekullin e I të e.sonë) si fe ilegale dhe vetëm në gjysmën e parë të shekullit IV të e.sonë u bë zyrtare nga shteti romak. Në zonat bregdetare të Ilirisë krishterimi triumfoi përfundimisht mbi paganizmin gjatë shekujve II dhe IV të e.sonë, kurse në zonat e mbrendshme malore gjatë shekujve të V e VI të e.s.”.
Kur u paraqit krishterizmi si fe e së ardhmes, Perandoria Romake po kalonte krizën e përgjithshme të saj ekonomike, morale, juridike dhe kulturore. Besimet paraprake pagane e politeiste nuk mund t`u përgjigjeshin problemeve kryesore të krizës shpirtërore e morale, që e kishte përfshirë tërë Perandorinë Romake, e cila kishte ra në krizë të thellë nga kultet e deriatëhershme.
“Në periudhën e antikitetit të vonë, strukturat fetare, në Iliri, ishin organizuar mbi bazën e provincave të tilla: provinca e Dardanisë, e Prevalit, e Epirit të Ri dhe Epirit të Vjetër, dhe secila prej tyre kishte nga një kryeqendër. Pas ndarjes së Perandorisë Romake ato u përfshinë në prefekturën e Ilirikut Lindor, vartësia kishtare e të cilit ka lëvizur midis Romës e Konstandinopojës. Duke fillluar nga gjysma e parë e shek. VII (v. 732) deri në shek. X disa peshkopata vareshin nga Roma disa nga Patrika-na e Konstantinopojës.”
Duhet të themi se kisha krishtere është bartësja themelore e institucioneve dhe normave shtetërore romake. Të dy këto së bashku, Kisha Romake dhe Patrikana Ortodokse e Konstantinopojës, në radhë të parë i ruajtën mirë organet juridike e institucionale romake, nëpërmes të shteteve të reja të popullsive barbare, të cilat ishin themeluar në ndërkohë, e për në anën tjetër, aparatin që e krijoi Perandoria Bizatine gjatë rënies së Perandorisë Romake, ishin institucionet e veta, e të cilat i kopjonin e rishkrueshin librat e trashëguara nga periudha e antikitetit, që atëherë quheshin skriptoriume, e po bëheshin bartëse dhe trasmetuese të trashëgimisë letrare e kishëtare. Ato ishin një faktor i rëndësishëm i qëndresës së popullsisë vendase ndaj popujve të ashtuquajtura “barbare”. Jo vetëm se ishte niveli i lartë kulturor dhe gjuha (tjetër) e shkruar, që po krijohej greqishtja e re me “Soundën” e saj, por besimi ishte menduar edhe si “besim i të ardhmes”.
Organizimi i vjetër kishëtar, i trashëguar nga antikiteti i vonë është ruajtur edhe për periudhën e hershme të mesjetës. Për mëse dy shekujt e parë, pra të shekujt e IV e V, nuk vërehen ndërtime të reja, vetëm se ruhen në vërtetë godinat paleokristiane, duke iu përhtatur dhe meremetuar nevojave e kushteteve të kësaj kohe. Bazilikat e reja me përmasa të mëdha e me elemente dekorative, mjaft të pasura, me dysheme të shtruara me mozaike cilësore, vërehen vetëm në gjysmën e dytë të shekullit V, e veçanërishtë në shekullin e VI. Ato karakterizohen në radhë të parë me një zhvillim mjaft të vrullshëm.
Përdorimi i varrimeve dhe rivarrimi në suklore- që është e drejtë shqipe albano-piruste-epire, në krahasim me emërtimin nga gjuha e popujve kurganë Rus, që i emërtojnë “tuma” vorret e tyre dhe kjo gjë është futur gabimisht në arkeologjinë shqiptare, në mesin e shekullit XX, e cila cenon boshtin historik pellazgo-ilirë dhe shqiptarë – është i njëti rit i varrimit. Arkitektura e njëjtë e varreve dhe inventari shoqërues dëshmojnë një kulturë të njëjtë varrimi. Në përbërjen e saj dallojnë elemetet kulturore që nga antikiteti i vonë dhe dëshmojnë për vazhdimësinë e vet kulturore dhe etnike të atyre që i bënin ato vorrime, por në përmbajtjen themelore dallojmë elementet e reja, të cilat u formuan në kushtet historike të mesjetës së hershme. Kultura e varrimit nëpër suklore erdhi shkallë-shkallë që të zhvillohet e të pasurohet nga kultura bizantine e deri te disa veçori të ndjeshme lokale.
“Emri kombëtar mesjetar arbër e Arbëri (Albani) është trashëguar nga onomastika ilire. Burimet historike, sidomos veprat e autorëve antikë që kanë arritur deri në ditët tona, jepin emra vendesh, personash e poullsisë të formuar me rrënjen ar (alb) dhe që hasen kryesht në territorin e Ilirisë Jugore dhe Ilirisë Qendrore”
Janë të shumtë shkencëtarët dhe autorët prej antikitetit të hershëm e deri në ditët tona, që përfshihen në këtë vepër, “Maqedonia shqiptare në dritën e teksteve e dokumeteve historike”, të botuar në Tetovë më 2009, por, ne, sa për të përbyllur një punë të tamishme, po zgjedhim një pjesë të vogël të veprës së Mëhill Elezit, i cili thotë se tërë pellazgo-ilirët, në të gjitha pjesët e ekzistencës së tyre, me “ar” i kanë emërtuar gjërat më kryesore, si p.sh. ar-i, dielli me rrezet e tij të ngrohta; ar-a, toka që pordhon bukën dhe rritë çdo gjë të nevojshme; ar-i, floriri; ar, mendja e fjala e shpirtit; ar-ajri i nevojshëm; ar, liria për të cilën jepet jeta, etj.
Kështu nisen edhe emrat e popujve apo të krahinave, si psh. Ar-gë; Ar-janë; D-ar-danë; Ar-bëror; Ar-vanitas; Ar-bëresh; Kosov-ar; etj. sikurse me alb-arb, p.sh. Alb-ania/Ar-bania, që thuhet për Shqipërinë; apo emrat e qyteteve të ndryshme, p.sh. Ar-ta; Antiv-ar-i; Gjakov-ar; Tetov-ar; Korç-ar, dhe shprehjet e veçanta si p.sh. atdhe-ar; etj. emrat e njerëzve, si psh. alban, arbër, arban, etj.
Me tutje, do të shofim në vazhdimet tona…
Sipas shkrimit të Fatbardha Demit, “Ideologjia politike e historiografisë Europiane-lidhur me Pellazgët”, nga libri i Patrick J. Geary, “Il mito delle nazioni. Le origini medievali dell`Europa”, Carocci, 2009; shkrim i bërë në Tiranë me 31.07.2015 dhe i botuar në disa organe, si p.sh. http://www.pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=4357dhe http://www.ikvi.at/?p=8217. Është bërë si ilustrim me fotografinë personale edhe nga Florim Kuçi.
Sipas të njëjtit shkrim të Fatbardha Demi, nga libri i cekur i historianit Patrick J. Geary, vepra e citur, faqe 32.
Shikoni shkrimin e cituar të Fatbardha Demit, më tutje.
Shikoni aty, më tutje.
I njëjti shkrim, në vazhdim.
Shikoni më gjërë shkrimin “1.800 turq në Kosovë zyrtarizohet turqishtja”, të datës 11 korrik 2015, në faqen http://zeri.info/aktuale/41616/1-800-turq-ne-kosove-zyrtarizohet-turqishtja/.
Mund të shikoni edhe te i njëti shkrim i Fatbardha Demit, më tutje.
Shikoni këshillën miqësore të Ridvan Musliut, të dhënë pas botimit të pjesës së dytë të shkrimit “Maqedonia në vorbullën e fqinjëve antishqiptarë”, të dhënë edhe në faqen time, http://www.facebook.com/Brahim Avdyli.
Shikoni veprën e Aristidh Kolës, “Gjuha e perëndive”, Plejad, Tiranë 2003, faqe 109.
Shikoni faqet e Aristidh Kolës për Dionisin, “Dionisi dhe herezia Orfike”, faqe 287-291.
Pa aty, faqe 292.
Po aty, faqe 300.
Shiko faqet 301-303.
Shiko edhe fundin e faqes 314, të njëjtës vepër.
Shikoni edhe njëherë reagimin tim, “Maqedonia në sy të armiqve tanë”, dhe reagimet e tjera të dhëna në vazhdimësi, të nxjerra në http://www.facebook.com/Brahim Avdyli, gjatë shpalljes së “Republikës Ilirida”.
Ju lutem shumë shqiptarëve të sotëm që të lexojnë pak nga librat, si p.sh. : Grup autorësh, “Albanien/Schätze aus dem Land der Skipetaren”, Verlag Philipp von Zabern, Mainz am Rhein 1988; Akademia e Shkencave të RPS të Shqipërisë/Qendra e Kërkimeve Arkeologjike, “Stoli Arbërore”, përgaditur nga Skënder Anamali dhe Hëna Spahiu, Tiranë 1988; Aristotel Koka, “Kultura ilire parahistorike në Shqipëri”, Akademia e Shkencave të RPS të Shqipërisë/Qendra e Kërkimeve Arkeologjike, Tiranë 1985; Nermin Falaski-Vlora, “Pellazgët, ilirët, etrusket, shqiptarët”, Faik Konica, Prishtinë 2004; Muzafer Korkuti, “Parailirët, ilirët, arbërit, një histori e shkurtër”, Botimet Toena, Tiranë 2003; Robert d`Angely, “Enigma- nga pellazgët te shqiptarët”, Botmet Toena, Tiranë 1998; Edwin Jacques, “Shqiptarët-Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme”, Karte e Pendë”, Tiranë 1997; etj. etj. përveq historisë që e mësonjë në shkollat fillore e deri në Universitetet tona, që, në të vërtetë, kanë nevojë të përmirësohen, madje rrënjësisht të përmirësohen.
Prof. Dr. Muzafer Korkuti, “Parailirët-ilirët-arbërit”, në faqet 102-178, nga faqja 171, në librin “Maqedonia shqiptare…”, Vëllimi i I, Tringa Design, Tetovë 2009, apo në librin e tij, “Parailirët, ilirët, arbërit, një histori e shkurtër”, Botimet Toena, Tiranë 2003.
Disa gjëra mund t`i gjëni p.sh. edhe te Xhysepe Katapano, “Thot-i fliste shqip”, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007.
Dhe, disa gjëra mund t`i percjellni edhe në veprën e Niko Stylos, “Historia e shenjtë e avranitëve-Dokumente parahistorike”, Printing Press, Prishtinë 2004.
Shiko librin e Prof. Dr. Muzafer Korkutit, “Parailirët, ilirët, arbërit…” faqe 79.
Po aty, faqe 80.
Po aty, e njëjta faqe.
Po aty.
Po aty, faqe 80 e 81, por edhe në shkrimin tim, sa i përket krijimit të Soundës, pjesa e II, “Maqedonia e në vorbullën e fqinëve atishqiptarë”, në http://www.brahimavdyli/maqedonia-shqiptare-2/.
Shikoni librin e Prof. Dr. M. Korkutit, faqe 81-82.
Shikoni shpjegimet e mirëfillta shkencore të Mëhill Elezit, në “Fjala suklore”, faqe 130-136, të veprës “”Gegnishtja dhe prejardhja e shqiptarëve”, Instituti i Hulumtimit dhe Publikimit të Vlerave Kulturore dhe Artistike, IHPVKA, Tiranë 2012.
Shikoni faqet e shkrimit të cekur 171-172, të Prof. Dr. Muzafer Korkutit, “Parailirët-ilirët-arbërit”, të librit “Maqedonia shqiptare…”, Vëllimi i I, Tringa Design, Tetovë 2009, apo librin, “Parailirët, ilirët, arbërit…” , faqe 88.
E njëta veprë faqe 172, apo vepra e tij, faqe 89.
Shikoni veprën e Mëhill Elezit, faqe 37.
Shikoni në këtë vepër, faqe 41 e 42.