MAQEDONIA NË VORBULLËN E FQINJËVE ANTISHQIPTARË (V)

0
55

Brahim Ibish AVDYLI:

(Pjesa V)

“Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë, vini dike të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë, kombi do të harrojë çfarë është dhe çfarë qe”.

Thënie e marrë nga gazetari Amerikan, Edward R. Marrow, dhe libri i tij, “A nation of sheep will beget a guvernment of wolves”, cituar nga vepra e njohur “Maqedonia shqiptare-në dritën e teksteve dhe dokumentareve historike”, Vëllimi i I-rë, Tringa Design, Tetovë 2009, faqe 7.

9. Hiperbracikefalia e shqiptarëve dhe emigrimet nëpër Evropë

Territori i pellazgëve apo i parailirëve ka qenë territori historik para-evropianë para se të krijoheshin kombet evropiane. Ato kanë qenë treva pellazgo-ilire.
Hiperbrakicefalia, e cila e ka treguesin e sipërm mbi shkallën 85, është e kufizuar në katër rajone të Evropës:
1) Iliria antike, në të cilën gjendet Shqipëria e sotme, Kosova, perëndimi i Maqe-donisë, Epiri, Mali i Zi, Bosnja dhe Dalmatia.
2) Rajoni overnjat apo masivi qendror, Burgonja, Zhyra dhe En në Francë.
3) Laponi, në skajin verior të Evropës.
4) Një pjesë e madhe e Hungarisë, sepse popullata hungareze është me zanafillë aziatike…
Pra, hiperbrakicefalikët, të cilët gjenden me treguesit mbi 85, duke u nisur me të dhënat të cilat u përkasin shqiptarëve të sotëm, të gjithë së bashku, gegë dhe toskë, që janë treguesi i ynë cefalik, është me lëvizje prej 89.3 e deri 90.8.
Kufiri minimal i bracikefalisë është shkalla mbi treguesin 80. Kjo është në të vërtetë hiperbracikefalia e shqiptarëve të sotshëm.

Territori i Ilirisë në shek. I – III, e.s.

Le ta marrin si të duan t`a masin “shkencëtarët” apo pseudoshkencëtarët sllavë, të të gjitha ngjyrave, edhe në qoftë se këta shqiptarë bëhen të topitur sa nuk kanë mundësi që t`a flasin gjuhën shqipe, e në aspektin e besimit identifikohen edhe me kombin arab e turk; ndoshta mund të thonë se “nuk janë më shqiptar”, por të mos harrojnë se këtë kafkë ua ka falur natyra apo Zoti i Madh, e nuk del asnjë laborator që do t`ua ndryshojë. Mund t`a thirrin në çfarëdo forme Zotin e Madh, nga kulturat e ndryshme, p.sh. Giove; Jahwe; Jehova; Teos; Al`lah; God; Gott; Bog; etj., por mos harroni se këta janë emra, si çdo lloj tjetër emri për Zotin.

Janë njerëzit, të cilët ia kanë ngjitur emrat Zotit të Madh, kur janë “shpikur” fetë e ndryshme, pra religionet. Po e përmend një fjalë të urtë të Qamil Zekollit, i cili thotë se misioni politik i fesë islame dhe asaj ortodokse në trojet shqiptare-iliro-pellazge ka qenë, është dhe vazhdon që të jetë shlyerja e kujtesës kolektive të vlerave shpirtërore historike kombëtare të shqiptarëve. Kështu vazhdon që të jetë me shpërfytyrimin e shqiptarëve, me mbjelljen e fesë nga “Al`lahu” apo nga “Teosi”, e kushdo qoftë tjetër, nga mosha më e re fëmijërore e deri në kohën e vdekjes.

Thënë me një fjalë, zotrat e njerëzimit janë pjellë e fantazisë së këtyre popujve. Janë këta që e kanë nxjerrur prej mendjes së njerëzve të menqur, më të menqur, që janë cilësuar si profetë, dhe pretendojnë apo pretendonin të gjithë njëlloj që ta fusnin në sjetull të feve të ndryshme tërë njerëzmin, të bëjnë siç duan njerëzit më të zhdërvjelltë, më dinakë apo më kopil, p.sh. të krijojnë edhe “shtete islame” dhe sikur thonë se të gjithë njerëzit paskan lindur në njëren fe, p.sh. në fenë islame, gjë që nuk është e vërtetë, nuk është e saktë, nuk është as një fakt real, sepse i tërë njerëzimi ka dhjetra fé, e të tjerë edhe pa fé, që jetojnë e vdesin mbi dhé.
Pjesa dërmuese e popujve të botës ka ndërtuar shtetet e veta me baza fetare, ortodokse, katolike apo islame, dhe po luftojnë e po vriten rrebtë vetëm në baza skajshmërisht të politizuara fetare, sa ndonjëherë qytetari i mirëfilltë i Evropës ndahet prej tyre dhe është pakicë, kur ndahet mënjanë.

Dodona e Epirit e ndërtuar nga Pirro Burri

Qytetari i mirëfilltë i Evropës duhet porse t`a dijë se “Bashkim Evropian-BE” e ka fillin e saj dhe gjenezën prej Dodonës, në formë adhurimi dhe jo në formë të verbër, nën hipnoza të feve të ndryshme. Fetë kanë aparatura të tëra të tyre, të cilat e mbajnë njerëzimin nën hipnoza, edhe kolektive, pra shlyerje të trurit të tij, me anën e magjive, të cilat në psikologji dhe parapsikologji mësohen thjeshtë si hipnoza, p.sh. ortodoksët dhe islamikët, ndërsa adhurimet e krijuesit të botës së gjallë, D`heusit, Diellit-Yll, pra Zotit të Madh, që e mbanë tërë botën, ishte krijuar prej pellazgëve, prej parailirëve, prej atyre që vatër të pandryshuar e kanë Dodonën pellazge, të cilës vetëm Homeri, shkrimtari i parë i kësaj Evrope, që ishte një pellazgë i vërtetë, jo grek, i këndon këto vargje të para shkrimore:

“Zeus, o Zot i Gjithëfuqishëm, o princ dodonas, ti, o Zeus pellazg, perëndi e kahe-rshme që sundon mbi Dodonë, në këtë vend të ashpër të Sellëve…”

Zoti i Gjithëfuqishëm ka ekzistuar edhe më parë, mija vite përpara emrave të tjerë, që ka qenë Dielli-Yll i Dodonës pellazgo-ilire dhe shqiptarëve të Epirit, në kufi me Maqedoninë e sotme. Zatën, sot njeriu, Zotin e Madh e thirrë dhe i lutet ndryshe, apo e shkruan me shkronja krejtë të tjera, si p.sh. shkronja çirilice. Bullgaro-maqedonët qenkan “shumicë e popullsisë” dhe janë diskriminim i hapur i shqiptarëve, të cilët, kur nuk mundet t`i shpërfillë, i deklaron se janë islamik. Ata nuk e përfillin fjalën e Vaso Pashë Shkodranit, të cilën edhe njëherë e njerrim si moto të shkrimeve të mia: “Feja e shqiptarit, është shqiptaria”! Kombi është mbi fetë. Bullgarë dhe maqedonë nuk ka mundësi që të jenë. Fetë ka mundësi që t`i zgjedhë njeriu, e kombi është mbi të gjitha. Kombi shqiptar në Maqedoni duhet t`i ketë të drejtat e veta kombëtare. Por, ata e lënë të sillen nëpër mjegull nga gënjeshtrat e tyre. Ndoshta, do ta gjëjnë rrugën e tyre, kur të kthjellen…

Homeri – përmendore me plis të bardhë

Ne nuk po merremi me këto fakte të mirëfillta, por po u kthehemi emigrimeve të fiseve pellazge nëpër Evropë. Evropa duhet t`i njohë gjatë parahistorisë; ta njohë kombin pellazg, si dhe kulturën e tij, prej Dodonës dhe Epirit, që janë pellazgo-ilirë dhe shqiptarë, jo të marrë fillin e saj prej Egjiptit, prej sumerëve e hititëve, apo prej Babilonisë dhe Indisë, sepse edhe atje kanë shkuar pellazgët.

A ka ardhur prej Afrikës Verore e Azisë së Vogël, apo jo, do ta shqyrtojmë më vonë, por dua të theksoj se ngjyra e bardhë nuk lidhet me ngjyrën e lëkurës, që është kryesisht populli i Evropës, pra ngjyrë të qeltë e që rrezaton në ngjyrë të arit, që quhet edhe arianë, nga ar-i, bijtë e diellit, por lidhet pashkëputshmërisht me bardhësinë shpirtërore të pellazgëve parahënorë, të cilët nuk kishin mundësi të kenë të gjithë ngjyrën e arit kur erdhen në Evropë. Këte e forcojnë kompozitat shpirtëbardhë, faqebardhë, e të tjera, që ne sot i kemi. Mund të themi se Albanët, që e populluan gjithë Evropën dhe u shtrinë deri në Kaukaz e Indi: të arianëve; të ardianëve; të arbëreshëve; të avranitasve; por edhe të frigëve, asirëve, hititëve apo hitëve; të likitëve, galëve, keltëve, danëve, etruskëve, frankëve, dakëve, trakëve apo më mirë thrakëve, maqedonasve, venetëve, mizëve, norikëve apo nordikëve; e të tjerë, kanë qenë pellazgo-ilir dhe e kishin si gjuhë të përbashkët gjuhën shqipe.

Arë dhe Argë, prej nga e nxjerrin emrin brakicefalët apo hiperbrakicefalët e parë të Evropës, nga njeriu i parë i Nàndertalit (Homo Neandertalensi) e më tutje, janë parardhësit e Shumerëve, Hititëve, Dardanëve të Turqisë, Ajaksëve, Arianëve, Galëve, Frankëve, Etruskëve, Venetëve, Mizëve, Thrakëve, Dakëve, Avranitasve; Arbëreshëve dhe Albanëve apo Shqiptarëve të sotëm, pra Dardanëve të Kosovës, Maqedonisë, Epirotëve dhe Shqiptarëve, që kanë folur të njëjtën gjuhë, gjuhën shqipe, me pak dallime dialektore. Një pjesë e konsdirueshme qëndruan në Epir, Arbëri e Dardani. Në veri të tyre i kishin Mizët; në lindje Trakët (Thrakët); në jug Maqedonasit. Perandoria e parë ka qenë perandoria që shtrihej nga Azia e Vogël e deri në gadishullin Hemi, më vonë në gadishillin Ilirik, e që sot quhet vetëm me emrin turk “ballkan”, të cilën e kemi thënë më parë kur është emruar kështu.

Për shkakun e mosnjohjes së gjuhës dhe kulturës pellazgo-ilire dhe shqiptare, shumë shkencëtar të botës e Evropës notojnë largë të vërtetës historike. Ata nuk i shohin dhe nuk i njohin lidhjet etnike dhe faktet e pamohueshme të përbashkëta, të cilat ekzistojnë në mes të pellazgo-ilirëve, Thrakëve, Frigjianëve, Ligurëve dhe të Etruskëve. Ne po e marrim këtu njërin nga këta shkencëtar të Evropës, me gjithë se i ka një pjesë të konsiderueshme të analizave të tij dhe të studimeve pothuajse të gabuara, d`Arbois de Jubanville, i cili thotë:

Portreti i Zeusit – Giove – Zotit të madh

“Thrakët, Ilirët dhe Ligurët kanë paraprirë popujt e tjerë Evropianë në arenën e historisë… Ajo nuk është e sigurtë nëse midis Thakëve, Ilirëve dhe Ligurëve ka linja të sakta ndarjeje”. Pra, këta tre popuj kanë qenë i njëtë, që në zanafillë dhe i kanë populluar në mënyrë të pashkëputur prej detit Adriatik e deri në Detin e Zi. Ndër këto vlejnë të përmenden posaçërisht Iliria, Thesprotia, Thesalia, Maqedonia dhe Thraka. Thrakët, Dardanët, Frigjianët, Maqedonët, Epirotët e Ilirët janë të lidhur në mes vete me një gjuhë; të lidhur me malet e fushat e stërgjyshërve; me kulturën e atdheun e pakrijuar deri më tani, madje nuk ka gjasa aktualisht të krijohet, sikurse ka qenë në kohët e vjetra.

“Fise të ndryshme thrake flisnin pothuajse të njëjtën gjuhë me disa ndryshime dialektore ashtu si edhe Frigjianët, Ilirët, Etruskët, Dardanët, Dakët, Getët, Epirotët dhe Maqedonët… Thrakët dhe të gjithë fiset e tyre të një trungu pellazg na kanë lënë një thesar të paçmueshëm…. Gjuha shqipe arrin ti deshifrojë.”

Duhet të theksojmë këtu se emri “macedones”, pra Maqedonët, janë shfaqur vonë në histori. Për ta vërtetuar këtë po e cekim se as Homeri kalimthi nuk e ka cituar Maqedoninë dhe Maqedonët. Kjo sigurisht nuk ka të bëjë as me periudhën paraprake, d.m.th. përpara shekullit të VI, p.e.s., por nga Herodoti e kemi të cekur Maqedoninë, që në shekuullin e V-stë p.e.s. Ata do të trajtoheshin nga grekërit e atëhershëm si “barbarë”, që nuk dëshironin të mësonin greqishten.
E gjithë kjo familje e fiseve pellazge e kanë krijuar degën thrako-ilire dhe të shqiptarëve të sotëm. Po e sjellim këtu si theksin një shpikje të arkeologëve, në të cilën shtëpitë e thrakëve të Paeonisë, prej epokës neolitike dhe fillimeve të Bronxit të Lashtë janë gjetur të ndërtuara mbi hunj, gjatë gërmimeve në rajonin e liqenit të Prespës dhe të Ohrit (do të thotë kufiri i Shqipërisë dhe Maqedonisë) si dhe në rajonin e Maliqit, në Shqipërinë Jugore. Pra, kjo degë e lidhjeve të vërteta të këtyre popujve mund të gjendet dhe të ilustrohet me dhjetra vepra të vjetra. Ajo që ka qenë e pashkëputur nga kjo degë, mund të themi se ka qenë fakti se ata kanë shkëlqyer edhe me zanatin e armëve dhe përdorimin e tyre.

Piktura shkëmbore – fillimi i kohës së hekurit, tren – të Devollit, këndej kufirit të Shqipërisë, pas liqejve të Prespës e Ohrit

Po e them edhe një citat, nëse më lejohet, dhe këtë nga Apiani i Greqisë së vjetër, që nuk ishte si grekët e sotëm, por më shumë pellazgë të konvertuar, që ka jetuar në vitet 95-160, të e.s. i cili, në veprën e tij “Luftërat Ilire, Libri X. 2”, ka theksuar se “Thuhet se ky vend e ka emrin nga Iliri, biri i Polifemit. Ciklopi Polifem dhe gruaja e tij Galatea kishin me të vërtetë tre djem: Keltin, Ilirin dhe Galin të tyre dhe lanë Sicilinë dhe mbretëruan ndër popuj, të cilët për këtë arsye u quajtën keltë, ilirë dhe galatë. Midis miteve të shumta, që kanë mbizotëruar ndër shumë popuj, është ky shpjegim që është më i pranueshmi. Iliri kishte gjashtë djem: Enkelin, Autariacusin, Dardanin, Maedusin, Taulasin dhe Perrhabeusin; ai kishte edhe vajza: Parton, Daorton, Dasaron dhe të tjera, prej të cilëve erdhen taulantet, perrhaebët, enkelët, autariansët, dardanët, parthenët, dasaretët, e darsët. Autarianti kishte një djalë, Pannoniusin ose Paeonin, ky që i kishte dy djem: Skordiuskin dhe Triballin, prej të cilëve rodhën dy kombet (ne mendojmë se ato ishin fise, jo kombe!), që mbajtën emrat e tyre. Por, unë, do t`ua lëja këto çështje arkelogëve.” Dhe, ky tekst është shumë bindës , por, ne po shpjegojmë me këtë rast se Ciklopi Polifem duhet të ishte ai që banonte nëpër male, që ishin gegët, një nga dy ndarjet e sotme të kombit shqiptarë, të cilët kanë qenë prej viteve më të gjatë, pak më të vrazhdtë, dhe kanë qenë i njëti popull. Lidhjet tyre thrako-ilire-pellazge dhe pasardhësit e tyre të sotshëm e vërtetojnë këtë çështje.

10. Gabimet faktografike rreth Maqedonisë dhe metodat e saj

Ndonëse këto lidhje të vërtetuara janë mjaft për të dëshmuar lidhjet e hershme të pellazgëve, ilirëve dhe shqiptarëve në këto treva të vjetra, shumë më të gjërë se territori i shtetit të Shqipërisë, edhe duke përfshirë Kosovën, Malin e Zi me trojet shqiptare e Sanxhakun e Malit të Zi, Sanxhakun e Serbisë dhe rajonin e saj deri te Molla e Kuqe, duke marrë me vete edhe të tri komunat shqiptare, Maqedoninë shqiptare, etj. më duhet të them se nacionalizmi bullgaro-maqedon dhe serbë bëri fyerje të vërteta të shqiptarëve dhe shtrembërimin e historisë.

Nuk është i vetmi ky shtrebërim i qëllimshëm i historisë. Janë edhe ata të cilët i konsiderojmë “të mëdhenjtë e Evropës”, sepse kishim respekt dhe do tu kthehemi më vonë. Më së njëherë del në shesh pseudoargumetimi i bullgaro-maqedonëve, sepse janë të ngjizura me hamendje dhe janë qëllim kryesor i tyre të fallsifikojnë historinë, të cilat janë të dukshme dhe shpeshherë janë hedhur poshtë nga kritika historike edhe evropiane. Ata vazhdojnë të përsërisin përherë refrenin e tyre mjaft të konsumuar se gjoja shqiptarët në Maqedoni janë ardhacakë të zbritur nga viset malore të Shqipërisë së sotme. Dhe synimet e tyre nuk janë të ndara as nga autorët e përparshëm nacionalistë e të urryer të shqiptarëve, para se të formohej së fundi Maqedonia, me këtë territor, nga historia e Jugosllavisë titiste.

Në shekullin e XIX dhe në filllim të shekullit XX, gjyshërit e nacionalizmit të sotën të Maqedonisë, që thuhej se Maqedonia “ishte sllave”, dhe kjo gjë siç e pamë nuk është e vërtetë, paraprakisht termi “maqedon” nuk është tjetër pos pellazgo-iliro-shqiptare, apo më mirë të themi parailiro-ilirë e shqiptarë, që kishte si synim të bindëte diplomacinë se viset e sotme të Maqedonisë veriperëndimore dhe perëndimore nuk u takojnë shqiptarëve ardhacakë, por banorëve “autoktonë të Maqedonisë”, e cila, për vetë faktin se i cekë banorët autoktonë të Maqedonisë e bënë një gënjeshtër të madhe, sepse bullgaro-maqedonët ishin vetë ardhacakë dhe nuk mund të quhen “autoktonë”, sepse autoktonët kanë qenë vetë shqiptarët; ndërsa Maqedonia e vjetër, sikurse Dardania, që e merr pjesën veriperëndimore dhe perëndimore kanë qenë të banuara me parailiro-ilirë e shqiptarë.

Sarkofag etrusk – veshja tipike me qeleshe

Pra, sipas tyre shqiptarët qenkan ardhacakë, emigrantë e azilantë dhe nuk u takon e drejta që të marrin pjesë njësoj si meqedonët (këtu duhet të kenë kujdes të madh, sepse Maqedonia nuk është e tyre-dhe kjo gjë dihet, ajo është shqiptare!) në drejtimimin e shtetit të tyre. Shifet se ata po përpiqen pafund të spekullojnë me aktet ndërkombëtare të kohëve të reja, të cilat i përfshijnë emigrantët. Këto të drejta nuk i përfshijnë ata në udhëheqjen e një shteti të ri dhe as pjesëmrrjen e tyre si një “trup i veçantë” në një “shtet nacional”, siç mund të jetë “i gjykuar” edhe “shteti i Maqedonisë”, i cili, për mijëra fakte flet për shtet të shqiptarëve, e jo të bullgarëve ardhacakë. Padyshim se këto janë ëndërra të ditës së kriminellëve serbë e bullgaro-maqedonë, të cilët i shohin këto me sy të hapur.

“Të trajtosh shqiptarët që banojnë në atdheun e tyre që nga agimi i historisë si ardhacakë apo emigrantë apo azilantë, është një fyerje e rëndë për ta. Ashtu siç pritej, sapo “Encikpedia e Maqedonisë” doli në qarkulllim shpërthyen kundër saj protestat e lexuesve shqiptarë brenda dhe jashtë Maqedonisë. Si pasojë e naty-rshme e këtyre protestave krejtësisht të natyrshme, “Enciklopedia e Maqedonisë” u tërhoq shumë shpejtë nga qarkullimi, pastaj u vendos që të korrigjohej zëri i ku-shtuar shqiptarëve dhe më pas akoma ky zë të shkruhej nga e para.”, thotë kështu në veprën e studiuar, “Maqedonia shqiptare…”, Prof. Dr. Kristo Frashëri.

“Gabimi i parë i palejueshëm për historianët, madje edhe për mësuesit e shko-llave të mesme, është shkelja e parimit më elementar të metologjisë shkencore të historiografisë, e cila kërkon që ngjarjet historike të shihen me kohë dhe në hapë-sirë. Është pikërisht ky zë që vihet re në zërin e shqiptarëve të Maqedonisë. Në bazë të këtij parimi, Maqedonia antike nuk duhet të identifikohet as për nga shtrirja gje-ografike, as nga etnikoni i banorëve me Republikën e Maqedonisë së ditëve tona. Para se gjithash shtrirja e emërtimit Maqedoni, gjatë shekujve nuk ka qenë kurdo-herë i njëjtë. Kohë pas kohe, kufijtë e saj territorialë kanë pësuar luhatje.”

Në vitet e vona, në shekujt I e II të e.s. është krijuar Maqedonia e dytë, e cila e kishte Maqedoninë e Parë dhe Maqedoninë e Dytë (Prima dhe Seconda). Por, ne do të ndalemi edhe me Maqedoninë e tretë, në të cilën Arbëria është identifikuar me Maqedoninë (Albania sive Macedonia). Sipas njoftimeve që përmbanë vepra e udhëpërshkruesit të shekullit të V-stë, Hierocles, në pragun e dyndjeve sllave, gjenden përsëri dy provinca që e mbanin emrin Maqedoni: njëra Macedonia Prima, e tjetra Macedonia Secunda. E para e kishte qendër kryesore Selanikun, ndërsa e dyta kishte qendër kryesore Stobin. Në shekullin e VI të e.s. filluan dyndjet sllave në Gadishullin Ilirik dhe emërtimet e kësaj ane, Dardania dhe Maqedonia, ishin ende në përdorim. Këto provinca të gjëra shqiptare qenë shndërruar në njësi të mirëfillta administative të Perandorisë Bizantine dhe po i mbanin këto emra. Ato ishin fqinjë me njëra tjetrën. Provinca e Dardanisë vazhdonte të kishte kryeqendër Shkupin, ndërsa vetë territori i Maqedonisë së Dytë (Sekunda) ishte ngushtuar mjaft, por e kishte si kryqendër të vetes Stobin.

Kufiri i tyre kalonte midis Shkupit dhe Stobit, afër fshatit të sotshëm Kozhle, në veri të qytetit Bylazora, e cila sot quhet Velesh, dhe e cila i takonte provincës së Paionisë, edhe ajo ilire. Një pikë tjetër kufitare ishte qyteti dardan, Sintia, të cilin Tit Livi e quante shkoqur “urbs dardanorum”. Kufiri kalonte dikund nëpër luginën e lumit Struma (Strimon) midis Shkupit dhe Përlepit, nga të cilat kjo e fundit i takonte plotësisht Maqedonisë.

Siç shihet nga kjo e dhënë e historiografisë dhe e gjeografisë, asnjëra nuk i ka takuar “maqedonisë” së sotme sllave, të cilën bullgarët e Maqedonisë përpiqen që t`i futin aty dhe të thonë të pavërteta. Përfshirja e territoreve të rrethit të Ohrit, Strugës, Manastirit, Përlepit, Dibrës, Kërçovës, Gostivarit, Tetovës, Shkupit, Kumanovës, etj. në të ashtuquajturën “Maqedoni” të pasluftës, si “Maqedoni sllave” nuk është absolutisht e drejtë, dhe është shkelje e rëndë e kritereve të historiografisë shkencore. Së dyti, vet emri “maqedoni” ka domethënie të kulluar shqipe. Së treti, nuk kanë as absolutisht të drejtë t`i cilësojnë shqiptarët si “emigrantë”, gjoja sikur kanë ardhur “heshturazi”, sepse kjo është një gënjeshtër e paskrupullt, breda një vargu të tërë pasaktësive e absuditeteve sllave.

Hartë e vjetër me të gjitha fiset ilire – Maqedoninë e parë dhe të dytë

Provinca e Dardanisë me kryqendër Shkupin, provinca e Maqedonisë së Dytë (Macedonia Secunda) me kryeqendër Stobin, provinca e Maqedonisë së Parë (Macedonia Prima) me kryqendër Selanikun, edhe në shekujt e V dhe VI të e.s. nuk mund të quhen eklave shqiptare të shqiptarëve të “ardhur”, sepse kjo është metoda më e ligë e atyre që në histori gënjejnë me të madhe.
Shiptarët, ilirët, parailirët apo pellazgët kanë qenë banues autoktonë të këtyre viseve, jo bullgaro-maqedonët, që kanë filluar të vinë në shekulllin e VI të e.s.

Po e marrim një citat nga Prof. Dr. Kristo Frashëri, nga kjo vepër, i cili thotë se “të gjithë popujt apo kombësitë kanë një identitet pak a shumë të përcaktuar etnik, apo kombëtar, apo kulturor, një identitet të formuar me ngjyrime të ndryshme sipas kohëve, por që në çdo kohë ai i dallon nga kombësitë dhe kombet e tjera. Në komponentët e identitetit bëjnë pjesë, jo vetëm gjuha, doket, zakonet, mentalitetet, në disa raste feja, por edhe prejardhja gjenetike. Me sa dimë ne, të gjitha kombë-sitë e kanë kompletuar prej kohës identitetin e tyre etnik e kulturor. Të gjithë e dinë se cila është prejardhja e tyre gjenetike. Vetëm maqedonët e sotëm, siç po del nga pena e tyre, nuk kanë ende një identitet të tyre kulturor e historik.”

“Disa akadamikë sllav të Shkupit duket se nuk duan të dinë fare për saktësi historike. Për ta, maqedonët e ditëve tona, vëllezërit e bullgarëve apo kusherinjtë e serbëve, kur e do puna janë sllavë, kur nuk e do puna nuk janë sllavë. Kur flitet për autoktoni ata nuk janë sllavë, por parardhësit e maqedonëve të Filipit të Maqedo-nisë dhe të Aleksandrit të Madh. Përkundrazi, kur takohen me vëllezërit e familjes së tyre etnogjuhësore me rusë, bullgarë, serbë ata shndërrohen në sllav”.

Si qytetar i një vendi që insiston të integrohet në bashkësinë e Evropës që quhet “Bashkimi Evropian”, shkurt BE, nuk mund të hyjnë një komb me një identitet të rrejshën e të jetë i dëshmuar si fallsifikator, siç inicojnë bullgaro-maqedonët me “historianët” e rrejshëm të tyre që përpiqen që t`i përvetësojnë me kohë “stadartet e medotologjisë të historiagrafisë”. Nuk mund të ndryshohet identiteti i një pakice kombëtare që thotë se janë “shumicë” disa herë radhazi, brenda një shekullli. Të marrim sllavo-maqedonët: pjesëtarët e këtij “kombi” quheshin sllavë, pastaj bullgarë, pastaj e shpallin veten e tyre se janë “maqedonë”, por përsëri sllavë, kurse pas vitit 1991 e quajnë vetën “maqedonë antikë”, pra jo sllavë.

Etnogjeneza e sotme e bullgaro-maqedonëve fillon që prej se u bënë të njohur si “bullgarët”. Ata nuk thonë se e muarën bashkë me të tjerë territorin e Thrakës iliro-pellazge, apo se i luftuan tmerrshëm pellazgo-ilirët, pra shqiptarët, të cilët e udhëheqëshin Perandorinë Bizantine. Megjithate, procesi i krijimit si etnitet, nuk u krye as gjatë mesjetës, kur i pushtuan për herë të parë këto treva si “bullgar”, por as me jetesën artificiale të Jugosllavisë dhe as pas shpërndarjes së saj.

Pakica bullgaro-sllavo-maqedone është shtuar me gënjeshtrat e insistimet civile të popullatës shqiptarë, nga e cila, një pjesë, nuk ka mundur të fliste gjuhën shqipe. Dhe këtu nuk duhet të harrohen as makinacionet për ndërrimin e emrave të shqiptarëve, kohë të gjatë. Këtu duhet të logariten edhe “roumët” e perandorisë Bizantine, që janë shqiptarë, vllehët e turqit, që e kanë marrë këtë emër, por janë shqiptarë, së bashku me romët, por janë tjetër nga bullgarët e Maqedonisë.

Kur të hiqen këto shifra, bullgarët e Maqedonisë mbeten pakicë…

Aref Mathieu, “Mikenët-Pellazgët, Grekët ose zgjidhja e një enigme”, Plejad, Tiranë 2008, faqe 151.
Shiko po aty, faqe 154.
Shikoni faqen e tij, në http://www.facebook.com/Qamil Zekolli.
Homeri, “Iliada”, Kënga XVI, Vargjet 233-234, nga vepra e Dhimitër Pilikës, “Pellazgët, origjina jonë e mohuar”, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2005, faqe 254.
Shikoni shkrimet e mija, “Armiqtë më të rrezikshëm gjatë rënies së Perandorisë Bizantine”, në shumë gazeta dhe organe të sotme shqiptare, apo në faqen time http://www.brahimavdyli.ch.
Shiko librin e Mëhill Elezit, “Gegënishtja dhe prejardhja e shqiptarëve”, Instituti i Hulumtimit dhe Publikimit të Vlerave Kulturore e Artistike- shkurt IHPVKA, Tiranë 2012, faqet 36-37.
Po aty, faqe 41.
Po aty, faqe 62.
Shikone faqen time ose http://lajmonline.com/sq/Kombetare/Aleksan-re-Lambert-Evropa-sabotoi-historine-tuaj-ne-shekullin-XIX-kur-Ilirine-e-quajti-Ballkan-43044.
Cituar nga d`Arbois de Jubanville, “Banorët e parë të Evropës sipas autorëve të antikitetit…”, E. Thorin, Paris 1889, të interpretuar sipas Aref Mathieu, “Mikenët-Pellazgët…”, faqe 189.
Po aty, Aref Mathieu, faqe 189.
Po aty, faqe 191.
Të marra tekstualisht nga e njëjta vepër, faqe 194.
E njëjta vepër, faqe 197.
E njëjta vepër, faqe 190.
Cituar nga Aref Mathieu, faqe 210-211.
Shiko tërë faqen 26 të Prof. Dr. Kristo Frashërit, “E vërteta mbi shqiptarët e Maqedonisë dhe shtrembërimi i Enciklopedisë së Shupit”, në librin “Maqedonia shqiptare, në dritën e teksteve dhe dokumeteve historike”, nga grup autorësh, Vëllimi I, Tringa Design, Tetovë 2009.
Prof. Dr. K. Frashëri, po ty, faqe 27.
Nga e njëjta libër, i njëjti artikull, faqe 28, përmendet Hiercoles, me veprën Synecdemus, 655, XVI, 7.
Shikoni Prof. Dr. Kristo Frashëri, po aty, faqe 28.
Prap e te i njëti autor përmendet Tit Livi, vepra XXVI, 253., në faqe 29.
Prof. Dr. Kristo Frashëri, e njëjta faqe 29.
Prof. Dr. Kristo Frashëri, po aty, faqe 30-31.
Po aty, faqe 31.