MAQEDONIA NË VORBULLËN E FQINJËVE ANTISHQIPTARË (X)

0
41

Brahim Ibish AVDYLI:

(Pjesa e X)

“Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë, vini dike të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë, kombi do të harrojë çfarë është dhe çfarë qe”.

Thënie e marrë nga gazetari Amerikan, Edward R. Marrow, dhe libri i tij, “A nation of sheep will beget a guvernment of wolves”, cituar nga vepra e njohur “Maqedonia shqiptare-në dritën e teksteve dhe dokumentareve historike”, Vëllimi i I-rë, Tringa Design, Tetovë 2009, faqe 7.

21. Edhe disa fjalë për Aleksandrin e Madh

Kur e fillojmë këtë histori për Aleksadrin e Madh, mund të themi se Shqipëria e ka nxjerrë LEK-un nga pseudonimi i tij dhe e mbajnë me nderim të thellë monedhën e tyre nacionale. Duhet të themi se asnjë shtet tjetër dhe veçanërisht as Greqia nuk kanë monedhë me emrin “LEK”. Pseudonimi Â-lé (k)-si-ândër=Â-leks-ândër është i bërë nga dy fjalët komponente në gjuhën shqipe, që prej atëherë e deri më sot, sepse LEK-u dhe Ândrra vinë në gjuhën shqipe prej pellazgishtes, të cilat edhe sot do të thonë “Leka është si ëndërr”, d.m.th. “është Lek-a” që ka lindur “si ëndërr”.

Shqiptarët i kanë ngjitur emrat e njerëzve të tyre edhe sot në forma të ndryshme, si variante të këtij “llagapi”, p.sh. LEK, ALEKS, SANDRI, LEKSANDER, etj. e edhe në Greqinë e sotme ku ndodhet një ishull me emrin Andra, që në vizitën e tij nga Arben Llalla, është vërtetuar se ky vend prej shekullit XII p.e.s. e deri më sot banohet mbi 70% të njerëzve të cilët e flasin në familjen e tyre gjuhën shqipe, pra janë arvanitas.

Aleksandri i Madh, duke ecur në Egjipt – pas tyre, luani, tigri dhe plaku i urtë me plis të bardhë

Ishulli ANDRA i ka 27 fshatra shqipfolëse; toponimet dhe mbiemrat e familjeve janë shqip. Pseudonimi ALEKSADËR përbëhet nga fjalë të kuptimësisë shqipe.
Elementet që e tregojnë pikësëpari origjinën ilire dhe shqiptare të Aleksadrit të Madh prej mbishkimit të gjetur në Egjipt, ku thuhet se Aleksandri i Madh quhej Meryamun , prej një citimi nga disa shkencëtarë të botës së gjërë. Pseudonimin e tij i marrur më vonë, shtatë fish e tregon se ai ishte ilir dhe shqiptarë.

Në Enciklopedia e Lirë apo Wikipedia Org na jepet si “sllav”, “makedon” e “grek”. Ne po i japim më poshtë shtatë të dhëna, të marrura nga Arben Llalla:
1.-Filipi ishte i lindur nga nëna ilire; dhe Olimbia, gruaja e tij, nënën dhe babain e kishte ilir. Pra, reciprokisht e shkencërisht ALEKSANDRI I MADH ishte Ilir. Filipi ishte djali i Eurodikes, e cila vinte nga fisi ilir i Lynkestëve. Aleksandri, bir i tij, është e sigurt se ishte djali i ilires Olimbia, e cila vinte nga fisi ilir i Epiriotëve. Shpesh ajo akuzohej se Aleksandri nuk ishte djalë i Filipit, por i gjarprit Amon, sepse ajo e adhuronte pandërprerë gjarpërin dhe një VETI të gjarpërit e kishte biri i saj.

Aleksandri i Madh, shqiptar dhe porosia e fundit e jetës së tij

2.- Vetëm të gjykojmë më njerëzisht, nga vetë pamja e jashtme e Aleksandrit dhe karakteri i tij, ai i ngjante Olimbisë; kishin të përbashkët ngjyrën e flokëve, bukurinë e fytyrës, ambicien, zgjuarsinë, etj.

3.-Emri i pagëzimit të Aleksandrit ishte Meriamun, një emër që zbërthehet vetëm në gjuhën shqipe të dialektit geg, “MER-JAM-UN”. Në disa fshatra shqiptare, sot ende thonë në Maqedoni “MER JAM UNË”, e cila, sipas gjuhës letrare shqipe do të thotë “MIRË JAM UNË”. Pra, Meriamun është emri i pagëzimit të Aleksadrit.

4.- Emri i njohur botërisht nga bëmat e Miriamunit ishte Aleksandër, të cilën, siç e shpjeguam më lartë, ka kuptim vetëm në gjuhën shqipe.
5.- Aleksandri ishte mbajtës i brirëve të Cjapit. Më vonë këtë shenjë do ta mbante Pirrua, mbreti i Epirit dhe Skënderbeu, mbreti i Epirit dhe Arbërisë.

Aleksandri i Madh në një betejë

6.- Gjuha që u fliste Aleksandri miqve të tij dhe bashkëluftëtarëve të suitës së tij të luftës ishte ilirishtja e dialektit gegë të Maqedonisë. Aleksandri gjuhën e shkruar pellazge me alfabetin fenikas, e cila thuhet se ishte “gjuha e vjetër greke”, e mësoi kryesisht nga Aristoteli. Ata kanë qenë pellazg me alfabet tjetër, jo “grekë”.

7.- Në vitin 1925 Republika e Shqipërisë, monedhën shtetërore e quajti me emrin LEK, për nder tipike të Aleksandrit të Madh. Në faqet e monedhës shqiptare LEK pasqyroheshin figurat e Aleksandrit të Madh, Herkulit, Akilit, Pirros, etj. Kur shteti shqiptar kishte këto elemente në monedhën e tij në vitin 1925, e cila vazhdoi deri në vitet 1950, Greqia dhe Republika e Maqedonisë (FYROM) nuk e kishin monedhën e tyre me këto figura shqiptare të njohura të historisë sonë të lashtë.

Gjurmët – mozaiku nga Zeugma – qytet i vjetër në Turqi – Aleksandri i Madh me 8 gjeneralët e tij

Janë mbushur librat në botë dhe Evropë, filmat, tragjeditë e komeditë me emrat e mbaresat greke “ois”, “os”, “us”, etj., të Aleksandrit, Herkulit, Akilit, Pirros, derisa na vjen të vjellim edhe emrat e tyre kombëtarë. Turp për këta emra të shpallur nga bota perëndimore “dreçër me bishta” e jo pellazgo-ilirë dhe shqiptarë me gabimet e bëra keqas e duke i shqiptuar jo drejtë, pra duke mos e njohur paraprakisht gjuhën e parë pellazgishten, që është në të vërtetë shqipja. Është turp për një Enciklopedi të Lirë, që nuk është “e lirë”, Wipikedia, që shkruan edhe faqe të tilla, aq paqartë.

Po i marrim dy libra të formatit të madh e voluminoz: “Die Menschen die die Welt veränderten” me pjesën për Aleksandrin e Madh ; dhe “Atlas der Weltgeschichte, von 10.000 vor Christus bis heute”, e cila jo vetëm se tregon botën e vjetër “greke”, por edhe Aleksandrin e Madh dhe botën e tij të luftimit, mbretërimit dhe të nënshtrimit.

Një kopje e Wikipedias – Enciklopedia e lirë

Ai prej Maqedonisë dhe të ashtuquajturës “Greqi”, në moshën 19 vjeçare, në vitin 334 p.e.s., në krye të 45.000 luftëtarëve, i priu armatës më të madhe të kohës, i cili e kaloi Helespontin, midis Egjeut dhe Detit të Zi, rreth kokës së sotme të Turqisë për në Azi të Vogël, rreth qyteteve me të mëdha të Detit Mesdhé deri në Egjipt, duke u kthyer në Mesopotami, për të vazhduar ngjarjet në Azinë Qendrore e deri në Pamir e në Indi. Historinë botërore e ka lënë edhe në Bibël. Çuditërisht i dha fund jetës së tij nga një sëmundje e tmerrshme, nga malarja, në fund të majit të vitit 323 p.e.s.

Përveç të tjerëve, ai ia la Antigonit dhe djalit të tij të vetëm Dhimitrit (Demetrius) Atigoniten dhe Maqedoninë. Kjo shihet në faqet paraprake, “Die Griechische Welt”, me Spartën, Dodonën, Thebën, Maqedoninë, Siçilinë dhe Kartagjenën, etj. Aty i vendosin për “grekë” e jo për pellazgë. Nuk e shënon askund Aleksandrin e Madh si pellazgo-ilir, por si “maqedon”. Dihet se atëherë është folur gjuha pellazge dhe është shkruar gjuha pellazge me alfabet fenikas të Kadmit, por nuk kanë ekzistuar fare “grekët” dhe kjo vjen në shprehje pas vitit 1821 deri në vitin 1827, kur është njohur Greqia.

Julius Pokorny te Fan Stilian Noli thotë se ilirët kanë mbijetuar për mrekulli mbi 33 invazione

Vepra të tjera nuk po i zëmë në gojë, por njërën po, po e përmendim. Ajo është “Homeri-Historia dhe racizmi”, në të cilën thuhet se përkundër Linearit A, që është më i vjetër dhe i një hieroglife mineone primitive, Lineari B, duke u nisur nga shekulli i XV i erës sonë, u bë për përdorim të zakonshën nëpër treva që e përdornin gjuhën hellene të shkuar me alfabet të Kadmit fenikas. Pra, de fakto, kjo është koha kur gjuha hellene u adaptua, ndërsa Greqia u themelua pas vitit 1827. Përpara kësaj nuk ka ekzistuar “Greqia”, dhe në qoftë se thuhet se ka ekzistuar një pjesë e këtij vendi, kjo pjesë është quajtur “Hellada”, sipas mitit të Hellenit.

Nga disa “historianë” të shteteve tona fqinjë, por edhe të largët nga ne, që nuk janë absolutisht shkencorë, por “pseudohistorianë”, pretendohet që Leka i Madh “nuk ka prejardhje shqiptare”. Le të thonë sa të duan ata se ky personalitet është “grek” apo “makedon”, asnjëra nuk e shprehë përkatësinë e tij etnike.

Mbretëria e Maqedonisë në kohën e Aleksandrit të Madh dhe babës Filipit II-të

Maqedonia ka qenë një njësi shtetërore. “Greqia e lashtë” nuk ka ekzistuar fare, por Thesalia dhe Epiri, etj. E para ka qenë një njësi admistrative, ndërsa të tjerat janë cituar për “gjuhën heladike”, e cila është shkruar që atëherë, dhe e para gjuhë artificiale, e shkruar, e shtypur dhe e mësuar nëpër shkolla, e cila është e përkthyer në “gjuhën greke”, por nuk e ka pasur pas etninë “greke”. Njësia shtetërore e këtyre vendeve rreth e rrotull ka qenë e përbërë nga kombi pellazgo-ilir dhe shqiptarë, dhe kjo e ka shprehur përkatësinë etnike të përbashkët.

Ka mjaft biografë e historianë të lashtë që i kanë lënë nëpër shkrimet e tyre shënime që shpjegojnë se Aleksandri i Madh ka qenë bir i një mbreti të Maqedonisë, Filipi të II, dhe i një princeshe ilire, Olimpisë, e bija e mbretit të Epirit, Neoptolemi i I, e që nuk kanë se ku i dërgojnë tjetër, pos në etninë e tyre, prej të cilëve ka lindur mbreti Aleksandri i Madh, që nuk mund të gënjejnë pseudohistorianët, madje as në Enciklopedinë e Lirë.

Shumë shkrues të ndryshëm të historisë antike, ndër ta edhe babai i historisë hellade, që e përkthejnë “greke”, Tukididi (Thucididis) , na lajmërojnë se Pellazgët (pellazgo-ilirët apo shqiptarët) janë popull para grekëve të sotëm, “proeliminoi”.

Hartë etnografike e Evropës, ku shihet qartë shtrirja e shqiptarëve në gadishullin ilirik me ngjyrë të gjelbër – botimi më 1861, New York

Me këtë e vërtetojnë ata se kanë qenë para helenëve, d.m.th përpara se të lindin mitet për Hellenin, birin e Deukalionit, që është një konstrukt i vjetër i miteve që nuk e shprehë etninë, edhe pse përhapej rreth e rreth atij lokaliteti të asaj kohe, të cilën e shprehin mirë fjalët e Tukididit se para luftës së Trojës nuk ka bërë asgjë të përbashkët Hellada e as me forca të përbashkëta.

“Greqia”, në tërësi, nuk e mbante këtë emër, dhe Hellada nuk e ka pasë territorin që sot thirret Greqi, madje as mitin e Hellenit. Në atë kohë, ajo nuk e ka përfshirë dy të tretën e Greqisë së sotme, por më pak se një të tretën. Kësaj “Hellade”, ia dhanë emrin “sipas emrave të tyre, fiset e ndryshme, më tepër pellazgët”. Pra, nuk ishin pjesëtarë të kësaj “etnie” të “shpallur pas vitit 1821”. Ne, këtu e shpjeguam pak. Nuk është e vërtetë se ka ekzistuar atëherë Greqia. Por, të kthehemi në antikë.

Filipi, për të mësuar të birin e tij, Aleksandrin, i ka zgjedhur dy mësues ilir, që morën pjesë në tërë edukimin e tij, Leonidhën, që ishte kushëri me Olimpinë dhe Lisimakun, nga krahina e Dodonës pellazgjike. Më vonë, e ka sjellur nga Stagjira, me prejardhjen ilire dhe shqiptare, të njohur më vonë nën emrin e tij Aristoteli, një filozof i zoti nga Selaniku, për t`ia mësuar Aleksandrit të ri gjuhën e shkruar “hellade”, që është pellazgishtja, me alfabet fenikas nga Kadmi, jo gjuhën greke, që përkthehet e shkruhet mjerisht kështu, madje edhe prej shqiptarëve.

Harta e madhe e vendeve të Aleksandrit të Madh – bretëria e madhe, në gjuhën angleze

Në antikë, mund të shprehte historinë e bujshme të popujve të ndryshëm, sepse ata ishin pellazgë, që kanë jetuar atëbote dhe e kishin një gjenezë të përbashkët, në Troja, në Smirna, Qipro, Canan, Egjypt apo Mesopotami e deri në Indi.

Pra, më tepër nuk do të merremi me këtë çështje madhore, e as me konstatimet e historianit amerikan, Edwin Jacques; as Biblën e as veprën e Robert d`Angely, që i kemi lexuar, dhe historinë e gjatë të Elena Kocaqit për dinastinë e Maqedonisë me Aleksandrin e Madh, sikurse qindra autorë të huaj e shqiptarë.

Po ndalemi në rrjedhat e studimit të përparshëm për Maqedoninë dhe ato gjëra që kanë lidhje me te…

22. Historia e rrejshme dhe historia e vërtetë

Kur ta studiojmë historinë antike pa shumë vrapime pas emrave të vendosur tre shekujt e fundit, në shekullin XIX, XX e XXI, do të shohim se nuk ka ekzistuar fare Greqia me këtë territor që e ka sot territor të vetin, as edhe një vend në tërë rruzullin tokësor gjeografik me po këtë emër, para vitit 1827 e deri në gjenezën e njerëzimit, e as Homeri i Madh, në dy poemat e veta si kryevepra të letërsisë botërore, “Iliada” dhe “Odiseja”, dhe ai nuk i këndon asnjëherë emrit “Greqi” dhe “grek”.
Grekët e quajnë faqen e tyre në përkthimin anglisht “Hellenic Republic”, ndërsa në origjinal quhet “Υπουργείο Εξωτερικών-Greece”.

Fjalët “heladik” dhe “heladnik” evokohen vetëm në fund të shekullit XIX të kohës sonë dhe e marrin thelbin e historisë së lashtësisë , duke thënë se kjo histori është “greke”. Shteti Greqi u themelua me dredhitë e Evropës, Anglisë e Fuqve të Mëdha, për t`a fundosur njëherë e përgjithmonë historinë e vjetër; për t`a fshirë kujtesën e popujve; për t`a fshirë tërësisht vetëdijen e tyre dhe për të mos i lënë në gjenezën e Evropës popullin pellazg apo parailirë dhe ilirë, kur mija luftëra i ka thyer mbi kurriz e me vuajtje të mëdha ky popull. Kur u themelua Greqia afër 7.800.000 banorë janë arvanitas, pra shqiptarë, që e kishin ndërruar gjuhën e tyre me gjuhën greke, por pjesa më madhe e tyre e flasin në shtëpitë e veta gjuhën shqipe.

Gjuha më e vjetër që dokumentohet në vendin që sot quhet “Greqi” dhe që kanë dalur veprat e para nga Homeri i Madh, ka qenë pellazgjishtja e shkruar me alfabet fenikas prej Kadmit dhe ky është populli më i lashtë. Kjo gjuhë nuk mund të quhet “gjuha greke”, dhe duhet të ketë qenë gjuhë e folur edhe e popullatave përreth saj, siç e ka folur dhe shkruar populli i trevave të Greqisë së sotme, meqenëse se emri “Greqi” nuk ka ekzistuar, dhe as nuk mund të ketë ekzistuar në atë kohë të lashtë gjuha me emrin greqisht.

Duhet të them se greqishtja e re starton me krijimin e shtetit Grek, ajo nuk është e argumetuar që nga lashtësia. Raportet historike, që në kohët e vona qarkullojnë me “hellen”, “hellas”, “hellade”, “hellandik”, grek e greqisht, para krijimit të këtij “shteti” me tokat shqiptare, janë të sajuara jashtë realitetit objektiv të historisë. Ato janë të rrejshme, false e të pavërteta.

“Po të pohohet e vërteta nga vetë grekët se edhe prejardhja e tyre më e hershme është pellazge, të cilët i këndon Homeri i Madh si popullsi më të hershme, dhe më pas historianët, si Herodoti, Straboni, etj., të cilët në lashtësi Athinën e quanin Pellazgji, edhe historia botërore e Greqisë do të bëhej shumë e thjeshtë, shumë dinjitoze, si e të gjithë gjitonëve”. Janë pohime këto të “historianëve”, në dyqind vitet e fundit të kohës sonë, të cilët thonë se gjuha e zbuluar me një alfabet tjetër ishte gjuha greke.

Ata nuk dëshironin që të quhej gjuha pellazge me alfabet tjetër fenikas, që ishte gjuha shqipe me alfabet të huaj, sepse kjo do t`a përjashtonte popullin e sotëm nga atributet e rrejshme të një “populli elitë”. Asgjë nuk kishte trashëguar nga e kaluara e lavdishme e pellazgëve autoktonë Greqia, deri në vitin 1000 e.s. e këndej, as “komb grek”, por një multietnicitet, pra një komb i klonizuar me fanatizmin e grekëve të rinj e shizofren, të thirur vetë “hellenë”. Të kujtojmë thënien e Faveirialit, nga libri “Jeta e Shën Kelmendit”, ku thuhej që grekët e rinj imitonin fenikasit.

Emrat “grek” dhe “Greqi” u futen me dhunë në histori. Pra “grekët” janë ireal. Ata, në lashtësi, nuk ekzistonin. Thuhej se Hellada lidhej me Hellenën e bukur të Spartës apo mitin e Hellenit, në vend se të shpjegohet me Eladën pellazgo-ilire.

Siç thotë edhe Fiqret Barbullushi, historia është gjithmonë në kontrast me kohën, vendin dhe njerëzit, për të cilët “përdorë” emrat Greqi e grek që në lashtësi e këndej, duke pohuar se në të njëjten kohë për këto raste janë përdorur emra të tjerë. Rastet janë të panumëta. Janë përdorur emra qytete-shtetesh, sipas fiseve, emra të njësive të shteteve, të popujve, etj. por nuk ka pasur asnjë lloj kombi pos pellazgo-ilirë në gadishullin Ilirik, të gjuhës së vjetër pellazge, duke pasur parasysh dallimet sipas të gjitha ndarjeve, si dialektet e një gjuhe. Është e saktë se ka qenë pellazgishtja.

Pellazgishtja dhe pellazg në lashtësinë e hershme; Iliria dhe ilirishtja, pasardhës të pellazgëve, në lashtësinë e vonshme; Arbëri dhe arbërorët, pasardhës të ilirëve në mesjetë; Shqipëri dhe shqiptarë, në kohërat e ardhëshme, që e përcaktojnë thjeshtë e qartë gjenezën natyrore të këtij emri. Asgjë nuk kalon te grekët e as te Hellada.

Për këto qëllime të vetat destruktive, shkenca pseudohistorike, ashtu siç bëri me helenët e Helladën, në kurriz të kombit shqiptar, ndër shumë gjëra të rrejshme që i ka futur në këtë shkencë, shekull pas shekulli, e ka futur edhe një “mit” artificial për Maqedoninë, që është kryeput një përrallë me bisht.

Në këtë mit thuhet se “Maqedoni, bir i Zeusit dhe i Etrisë, zaptoi krahinën e madhe në perëndim të Thrakës dhe e quajti Maqedoni”.

Vetë emri “Maqedoni” nuk lidhet me emrin e Helladës. Në të gjitha këndvështrimet argumentohet se Maqedonia ka ekzistuar shumë përpara Greqisë, madje në lashtësi, edhe kur një pjesë e saj e vogël është quajtur “Hellada”. Greqia si shtet unik nuk ka ekzistuar. Mbretëria e Maqedonisë, dihet, se ka ekzistuar, madje unike si shtet nga disa fise, ndryshe prej qytete-shteteve të Helladës, të cilat ende nuk kishin krijuar një shtet unik apo një mbretëri të përbashkët, sepse ishte futur dredhia fenikase mbrenda tyre. Edhe sikur të marrësh ekzistencën e emrit Maqedoni, si regjion apo si krahinë e vetme e qeverisjes administrative, ajo nuk ka lidhje me qytet-shtetet e siujdhesës së poshtme të tërë gadishullit, të cilat mbanin emra të tjerë dhe ishte jashtë Helladës. Në të vërtetë, ajo ishte kundërshtare e saj dhe e tyre.

Dikush nuk dëshiron që të përmendet Aleksandri i Madh në lidhje me “Greqinë”, por ka edhe zëra të kundërt me këto zëra, që e quajnë ate “grek”, sepse e ka mësuar “gjuhën” e tyre dhe e ka udhëhequr në tërë botën. Mosmarraveshja për Aleksandrin e Madh vie për një arësye tjetër, si ide e qëllimshme. Nuk duhet Aleksandri i Madh i Maqedonisë të lidhet me pjesën e historisë së lashtë të “Greqisë”, sepse ajo nuk ishte “Greqia”, por quhej Hellada, e cila ishte shumë e vogël.

Sidoqoftë, thrakët e maqedonët ishin të njëjtë për nga prejardhja e tyre me ilirët, pra ishin pellazgo-ilirë, jo sllavë e aq më pak bullgarë, dhe ndaheshin nga Morava, Vardari (Bardhari), dhe vargi i maleve Vranas. Ilirë, thrakë e maqedonë ishin të afërt në mes tyre, kishin edhe përplasje luftërash si përplasje të atëhershme kufitare.

Jetonin pranë njëri tjetrit, prandaj ishin të vetëkuptueshme këto zënka, të cilat, dërgonin në luftëra. Por mirreshin vesh ndërmjet veti, pa pasur nevojë të merrnin ndonjë përkthyes, siç quhen sot. Nuk janë të rralla rastet kur autorët i ngatërronin karakterin etnik të këtyre fiseve.
Në historinë e vjetër të kombit shqiptar, e cila shënohet nga të huajtë, të cilët nuk e dinin mirë shqipen dhe nuk shkruhej, të gjitha luftërat e vjetra na dalin si luftëra në mes të qytet-shteteve apo të fiseve më të organizuara, në formë të aplikimit dhe të zhvillimit të më tutjeshëm të kulturës së shoqërisë në veçanti, duke u nisur pikë së pari prej kulturës lokale të pellazgo-ilirëve, në fundin e shekullit të V p.e.s. e fillimin e shekullit të IV, p.e.s., kur janë formacionet e para shtetërore ilire.

Na përshkruhen disa luftëra të Lynkestëve, Pelloponezit, Akamanisë dhe të vetë Maqedonëve të vjetër pellazgo-ilir, të cilat nuk janë krejtësisht të konsoliduara. Në formë të thellimit e diferencimit social dhe zhvillimit të pronës private në këto zona që i përmendëm, i shkaktonin këto konflikte, të cilat kanë qenë konflikte të interesave fisnore. Në procesin e këtyre konflikte të fiseve të vogla pellazgo-ilire për veprime të përbashëta, si p.sh. të molosëve, të thesprotëve, të kaoneve, të orestëve, të paraurejve, të lynkestëve, të paionëve, të dardanëve, etj. i kanë detyruar në radhë të parë këto fise të lidhin bashkëpunime, të cilat dërguan në federatat fisnore.

Kështu, nga shekulli i IV e deri në shekullin e II p.e.s. shoqëria pellazgo-ilire mori pamjen e ndarë në klasa e shtresa shoqërore me interesa të ndryshme, shpeshherë të kundërta, të cilat ndonjëherë dilnin me emërtime të rajonit, si p.sh. Maqedonia, e të tjera herë në emër të fisit kryesor ose të fisit të madh e të vetëm.

Ato, ndonjëherë kanë përplasje me njëra tjetrën, sikurse i zhvillon Maqedonia, që ka disa përplasje me Enkelejtë, Molosët, Lynkestët, fiset thrake e Taulantët, etj. të cilat u detyruan që ta njohin atë dhe në krye të saj Aleksandrin e Madh.
Kjo është mjaft për Mbretërinë e Maqedonisë; Aleksandin e Madh, gënjeshtrat e mëdha të Greqisë dhe të vërtetat historike të këtij regjioni…

23. U dashka këto emra të vendeve “të përkthehen” sllavisht

Ajo që më së shumti na kushton kur e shohim faqen e Republikës së Maqedonisë në Enciklopedinë e Lirë-Wipikedia, janë jo vetëm historia sllave, e shkruar këtu, pa kritikë të mirëfilltë, por me proklamime, sikur të qenë “çlirimtarët”; edhe emrat e të gjitha qyteteve të mëdha të saj marrin nuansa të natyrës sllave. Okupuesit e bëjnë të veten mbi Enciklopedinë e Lirë. Sikur janë “harruar” emrat e vjetër të këtyre qyteteve pellazgo-ilire dhe shqipe me qëllim, dhe futen në vend të tyre ata bullgarë…

Na lodhin emrat sllavo-bullgarë mbi emrat e vjetër origjinal. Ne i përcjellim së pari “Skopje”, “Tetovo”, “Kičevo”, “Ohrid”, “Bitola”, “Veleš”, “Kumanovo”, “Štip”, “Stumica”, etj., lumit që i thonë “Vardar”, sikur nuk e “dinë” si i kanë quajtur këto vende tona kur i kanë okupuar bullgarët e Bullagarisë: Shkupin, Tetovën, Kërçovën, Lynkninë (Ohrin), Manastirin, Vulën, Astibin dhe Strumicën, etj. pa rrëfimin popullor mbi malet e Gostivarit “për gruan që fundoset në ujë të bardhë”, ku buron Bardhari, pra Lumi i Bardhë, dhe bullgaro-makedonëve nuk ua nxjerr goja “dh” shqipe, e lënë “d”, deri sa “B” e parë e lexojnë sllavisht, si “V”. Kështu, Bardhari na bëhet Vardar (?!).

Për ata, kjo gjë nuk prish punë, thonë të paditurit. Shtati i lumit mbetet i njëjtë e derdhet në të njëjtin det. Ai ështe shqip dhe qytetet shqiptare, por të huajt ua kanë ndërruar emrat. E shqiptarët nuk kanë “mend” t`a marrin vesh këtë çështje…

Papritur, na bie në sy një artikull i një gazete dhe është gazeta “Lajm”. Dimitrovi i Bullgarisë thotë se “makedonët, janë bullgarë”. Si duket, nuk mund të thotë se janë “bullgaro-maqedonë”, por e ngatërron vetë çështjen nacionale.

Pa marrë parasysh se çka do të thotë me këtë punë nacionalisti i vërtetë bullgar, i ngarkuar si “kujdestar” i vlerave historike e Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar në Sofje, po i themi se në Maqedoni kanë jetuar bullgarët si okupatorë dhe atë shtet mund t`a lënë kur të duan dhe të shkojnë ku të duan, më së miri në Bullgari, dhe të kenë edhe pashaporta të Bullgarisë, sikur kryetari i Maqedonisë, zotëria Gligorov, sepse prejardhjen e kanë prej Bullgarisë, dhe nuk janë “makedon”.
Republika e Maqedonisë duhet të mbetet këndej Republikës së Bullgarisë. Nuk e ka lindur Bullgaria. Por, edhe ajo është ndjekëse e thrakëve nga territori i saj dhe ne i mbajmë edhe sot thaqianët, që janë një fis i vjetër pellazgo-ilirë dhe shqiptarë.

Bullgaro-maqedonët nuk mund të quhen “makedon”, sepse nuk e shprehë etninë, përderisa është ndarje e regjionit, jo e kombit të veçantë.
Me të vërtetë, do të bëhet më vonë e tërë Maqedonia pa asnjë sllavo-bullgarë.
Do t`a shohim këtë temë, në vazhdimet tona…

E marrë nga artikulli i Arben LLallës, “Origjina shqiptare e Aleksandrit të Madh”, në organin “E vërteta”, e datës 2 nëntor 2014, në lëndën “History”, në http://everteta.al/origjina-shqiptare-e-aleksandrit-te-madh.
I njëjti artikull, “meryamun setepenra Aleksadros”.
Shikoni faqen e Wikipedias, “Republika e Maqedonisë”, në https://en.wikipedia.org/wiki/Portal:Republic_of_Macedonia.
Nga i njëti shkrim i Arben Llallës, e datës 2 nëntor 2014, në http://everteta.al/origjina-shqiptare-e-aleksandrit-te-madh.
Pjesa “Alexander der Grosse-Griechische Kultur prägte das Reich des Eroberers”, të veprës së formatit të madh, me fotografi, nga Roland Gööck, “Menschen die die Welt veränderten”, Berlin-Darmstadt-Wien, pa vit botimi, faqe 26-33.
Dr. Geoffrey Wawro, “Atlas der Weltgeschichte, von 10`000 vor Christus bis heute”, Ullmann Publishing GmbH, China 2013, e formatit të madh me fotografi, në pjesën “Alexander der Grossen und sein Reich”, faqet 72-75.
Vepra paraprake, faqe 75.
Fiqret Barbullushi, “Homeri-Historia, Racizmi”, Botimet “Dita 2000”, Tiranë 2012, faqe 88-89.
Shikoni ju mijëra vepra të tilla, e unë nuk po i përmendi fare.
Thuchididis, “Historiae/ recesuit Carolus Hude”, editio minor, Editio Stereotypa, Lipsiae in aedibus B.G. Teubneri, 1915.
Arben Llalla, i njëti shkrim, në hyrje.
Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë, “Ilirët dhe Iliria te autorët antikë”, Botimet Toena, Tiranë 2002, faqe 24.
Arben Llalla, po aty.
Shikoni veprat e Edwin Jacques, “Shqiptarët-Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme”, Karte e Pendë, Tiranë 1997; Robert d`Angely, “Enigma- nga pellazgët te shqiptarët”, Botimet Toena, Tiranë 1998.
Elena Kocaqi, “Albanët, Pellazgo-Ilirët-Shqiptarët me famë Botërore”, Plejad, Tiranë 2008, faqe 85-115.
Fiqret Barbullushi, “Homeri-Historia, Racizmi”, faqet 76-77.
Ju mund të shikoni faqen zyrtare të Greqisë, psh. http://www.mfa.gr/.
Po aty, te vepra e cituar nga Fiqret Barbullushi, faqe 88.
Po aty, faqe 93.
Cituar nga faqja 96 e të njëjtit libër.
Për këte, shiko edhe në faqen 98.
E njëjta vepër, faqet 116-117.
Po aty, faqe 120.
Po aty, faqe 199.
Po aty, faqet 202-203.
Po aty, faqe 203-204.
Nga Selami Islami dhe Kristo Frashëri, në krye të autorëve të Institutit të Historisë dhe të Gjuhësisë, të USHT, “Historia e Shqipërisë”, vëllimi i I-rë, Tiranë 1959, faqja 51, nga të 3 vëllimet, të cilat, i kam gjetur me librat e veçanta, në Zvicër, pasi më qenë djegur në Morinë të Gjakovës, të gjitha librat e dokumetet e Bibliotekës sime, gjatë luftës së Serbisë me UÇK-në.
Shikoni “Federatat fisnore”, faqe 30-31, nga libri i Akademisë Shqiptare të Shkencave: “Historia e Popullit Shqiptar”, Shtëpia Botuese Toena, Tiranë 2002.
Vëllimi i I-rë i “Historisë së Shqiperisë”, faqet 80-82.
Shikoni çka thotë Dimitrovi, në http://www.gazetalajm.com/dimitrov-maqedonet-jane-bullgare.html, e datës 14.08.2015.