Maqedoni: Arrestohen 20 shqiptarë myslimanë vehabistë

0
65

Janë “vehabistët” shqiptarë ata që kryen krimin e pesëfishtë në Maqedoni. Policia maqedonase, në aksionin e djeshëm, ku kishte angazhuar 800 efektivë të saj arrestoi 20 shqiptarë, mes të cilëve edhe një grua, të cilët akuzohen për vrasjen e Kire Triçkovski, Aleksandar Naqeski, Filip Sllavkovski dhe Cvetanço Acevski, të moshës prej 18 deri 20 vjeç Borçe Stefanovski 45, vrasje të ndodhur në bregun e liqenit afër Smilkovcit më 13 prill të këtij viti.

Arrestimet e aksionit të koduar “Monstër” u kryen në disa lagje të Shkupit, duke arritur kështu në zbardhjen e një prej vrasjeve më të frikshme të ndodhura në shtetin fqinj, pikërisht në një moment delikat të marrëdhënieve mes dy etnive, atë shqiptare dhe maqedonase. Ministrja e Brendshme, Jordana Jankullovska, menjëherë pas përfundimit të aksionit është shprehur se “të arrestuarit janë ‘islamikë radikalë’ që u bëjnë keq si muslimanëve ashtu dhe katolikëve”. Me këtë deklaratë ajo u përpoq ë të zbuste disi tensionet mes palëve, sa i takon kësaj vrasjeve të shumëfishtë.
Motivi

Ministria e Brendshme dhe zyrtarët e saj ende nuk e kanë të qartë motivin e kësaj vrasjeje, por deri më tani kanë bërë të ditur dyshimet në lidhje me këtë fakt.

“Disa prej të arrestuarve kanë luftuar kundër trupave të NATO-s në Afganistan dhe në Pakistan”, – u shpreh dje Jankullovska në një deklaratë për mediat dhënë dje. Sipas saj, mbase ideja e tyre ishte që të vrasin në emër të “islamizmit radikal” dhe qëllimi i tyre ka qenë pikërisht për të përhapur frikë dhe pasiguri në popull. “Kur bëhet fjalë për terrorizëm viktimat nuk kanë lidhje direkte me organizuesit e aktit apo me motivet për të cilat është kryer vrasja”, – theksoi ajo më tej. Në lidhje me faktin, nëse një vrasje e tillë e bën Maqedoninë një nga vendet objektiv të sulmeve të tjera terroriste, ministrja e Brendshme e Maqedonisë, vuri në dukje se Maqedonia është pjesë e vendeve antiterrorizëm.

“Republika e Maqedonisë është në anën e vendeve që mund të jenë objektiv i radikalëve islamikë. Nuk po e nënvlerësojmë situatën, e cila është vazhdim i disa akteve të tjera të ndodhura më parë dhe nuk përjashtojmë mundësinë e lëvizjeve të individëve apo grupeve radikale”, – bëri të ditur Jankullovska. Sipas saj, po bashkëpunohet ngushtë edhe me zyrtarë të Sigurimit të Shtetit dhe po monitorohet situata dhe se të gjitha aksionet e ndërmarra dhe që do të ndërmirren në të ardhmen do të kenë si objektiv parandalimin e sulmeve të tilla, “sepse asgjë nuk mund të ndryshojë mënyrën tonë të jetesës”.

“Duhet të bashkëjetojmë në paqe me të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Gjithësesi aksioni i policisë nuk do të thotë që ne do të pushojmë, por do të vazhdojmë të jemi të vëmendshëm ndaj situatave të tilla pasi ndjekësit e islamit radikal janë të përgatitur për akte të frikshme kriminale dhe vrasjeve, njëra prej të cilave ishte edhe ajo e fshatit Smilkovc”, – bëri të ditur ajo. Personave të arrestuar, disa prej të cilëve janë pjesmarrës në vrasjen e pesëfishtë dhe disa të tjerë vetëm mbështetës të aksionit, gjatë kontrollit nëpër banesa u janë kapur një sasi e madhe armësh dhe lëndë shpërthyese. Por emrat e personave të arrestuar nuk janë bërë ende të ditur.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=115237