MANIFESTIMI TRADICIONAL “ZËRI I VLLAZËRIMIT – 2014”

2
50

Lulash Brigja (dërgoi Gjin Musa)

Shoqata e Vëllazërisë Kosove-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, në bashkëpunim me Shoqatën “Atdhetare-Dukagjini” dhe organizata të tjera, organizuan në Kosovë Manifestimin Tradicional “Zëri i Vëllazërisë-2014”

Logu i Manifestimit
Me datën 25-26 prill 2014, ky manifestim kulturo-letrarë, i pagëzuar me emrin “Zëri i Vëllazërisë-2014”, u zhvillua në Rrafshin e Dukagjinit. Në ketë manifestim, morën pjesë Teatri ‘’SHQIP”, nga Tuzi i Malit të Zi, artistë, valltarë, poetë, këngëtarë dhe aktivistë nga Shoqata “Atdhetare-Dukagjini”;, Ansambli “Shpëtimi“-Medvegjë në Kosovën Lindore, valltare dhe këngëtarë nga komunat Peje, Gjakove, Veprimtarë nga hapësirat e nacionalitetit Shqiptar.

Pas një udhëtimi të bukur me autobusin tone, ne u ndalëm për pak orë në qytetin e Prizrenit. Të gjithë së bashku vizituam shtëpinë muze ku u mbajt Lidhja e Prizrenit, bëmë shume fotografi. Disa prej pjesëmarrësve e vizitonin për herë të parë. Bëmë shënimet përkatëse në librin e vizitorëve, duke lenë kujtimet dhe emocionet tona.

Atmosfere festive ka filluar në Teatrin “Istref Begolli “ ku u bë hapja solemne e Manifestimit me fjalën përshëndetëse dhe pastaj shfaqet drama “Klithma e një gruaje” nga trupa e Teatrit “SHQIP” të Tuzit. Një interpretim i shkëlqyer nga aktorët, të cilët sollën emocione për të pranishmit, por edhe përcolli vlera për studiuesit dhe artistet pjesëmarrës.
Pjesëmarrësit me veshje tradicionale parakalojnë nëpër qendrën e Pejës duke vallëzuar bashkërisht, edhe pse një dite me pak vranësira e shi të lehtë, atmosfera festive i dha gjallëri qytetit të Pejës.

Në orët e vona të pasdites, po në ketë kinoteatër, këngëtarë, artistë e valltarë të pjesëmarrësve në manifestim, nga hapësirat Shqiptare dhe qytetet e Kosovës prezantojnë një program të zgjedhur artistik. Këngëtaret e njohur Rifat Berisha, Ismet Dema, Pllumb Vrinca, Vjola Shqau, Agustin Pëllumbi, Gëzim Zefi, e ftuara e Shoqatës sonë, këngëtarja e mirënjohur në gjithë hapësirën shqiptare, Bardhe Tushaj nga Gjakova dhe shumë të tjerë më të rinj, krijuan një atmosferë të shkëlqyer. Grupi i valltarëve nën drejtimin e koreografit te mirënjohur Aldo Nika, por edhe ata të ansamblit “Dardania” në Pejë, morën duartrokitjet e publikut që kishte mbushur sallën.

Festa sapo ka filluar, të gjithë së bashku sipas programit të organizatorëve shkuam në lokalin ‘’Shpella e Bobit” mbrëmje e paharruar dhe e shtruar sipas traditës nga mikpritësit, deri në orët e vona të mbrëmjes në mes vëllezërve shqiptarë të mbërritur nga të gjitha hapësirat Shqiptare, kënduan dhe festuan…

Të shtunën, me datën 26 2014, pas një akomodimi te mire dhe i veçante nga herët e tjera, në Banjë u nisëm drejt Komunës të Istogut. Atje na priti në një takim vëllazëror për të gjithë pjesëmarrësit Kryetari i Komunës të Istogut, Haki Rugova, bëmë një lëvizje dhe vallëzim në rrugët e qytetit, u vendosen lule në monumentin e heroit të Rugovës, që përfaqëson kulturën dhe historinë e kësaj krahine. Pastaj një takim dhe një kafe vëllazërore na u ofrua në një pike turistike mjaft të bukur nga përfaqësuesit e pushtetit lokal dhe ne veçanti nga Kryetari i kësaj komune, Haki Rugova.

Kemi lënë prapa qytetin e vogël të Istogut dhe një paradite me kujtime të bukura për tu drejtuar për në Klinë. Atje na pret si çdo herë një grup drejtimi i përkushtuar dhe i mrekullueshëm i Komunës. Së bashku me kryetarin Sokol Bashota dhe shume anëtare të grupit të tij, por edhe të këshillit komunal vendosëm lule te monumenti i heroit Afrim Krasniqi dhe te monumenti i Nënë Terezës.

Pasi kemi bërë edhe këtu një parakalim tradicional nën shoqërinë e dajres dhe të tupanëve , të gjithë kemi shkuar në kinoteatrin e qytetit ku do të zhvillohej “Ora Letrare”, me poetët nga Klina, Kosova, Dukagjini dhe hapësirave te tjera Shqiptare.
Kjo veprimtari pati një të veçante se, filloi me një ekspozite të një piktori nga Gjirokastra, i cili ishte bere me një grup të tij, pjese e këtij manifestimi, e cila pasqyronte punën e tij me pejzash natyre.

Pastaj, në orën letrare para e ka marr fjalën shefja e kulturës në këshillin komunal të Pejës, zonjusha Kristina Lazri. Ceremonia ka filluar me prezantimin e librit studimor historik të autorit Ndoc Selimi ‘’Kultura e Komanit dhe Komanasit”. Referatin mbi vlerat e librit dhe risitë që sjell ky studim, një hulumtim shumëvjeçarë i autorit, e bëri poeti nga Peja, Prend Buzhala.

Kanë dhënë opinionet e tyre rreth këtij libri, Luigj Shyti dhe Prele Milani, por për autorin e librit Ndoc Selimi, N/kolonel në rezervë, një ish pilot i Forcave Ajrore te Republikës së Shqipërisë, ka pasur edhe një surprizë tjetër.

Nga Kryesisë e Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, i jepet titulli “Mirënjohja e Shoqatës”, me motivacion: “Hulumtues i vëmendshëm dhe promovues i historisë dhe kulturës së vendlindjes në shërbim të së tashmes dhe të së ardhmes”. Ora letrare ka vazhduar pastaj me përshëndetje dhe poezi nga shume poete të pranishëm. Nga Shoqata e jone ishin Prele Milani, Amazona Hajdaraj, Lulash Brigja, Ndoc Selimi dhe Lindita Hasanaj. Me pas u shkëmbyen libra dhe adresa, janë dhenë autografe dhe shume shkrepje të aparatit, për të fiksuar këto kujtime të bukura … Një e veçante, ishte kur fjalën e mori Prele Milani, i cili në emër të djaloshit Nilidon Pepushaj, poetit tashme drejt afirmimit të tij, i dorëzojë poetit dhe publicistit Pren Buzhala.

Përsëri një drekë vëllazërore në ambientet e komunës Kline. Takime me poete, piktore intelektuale dhe veprimtare të shquar të Kosovës dhe të rrafshit të Dukagjinit.
Kam shumë gjëra për të shkruar, kam shumë kujtime që ti hell në letër përveç atyre qe kam fiksuar me fotografi, por mendoj të mjaftohem me kaq. Dua të mjaftohem duke përshëndetur përfaqësuesin e Këshillit organizativ, koordinatorin e Shoqatës “Martin Dreshaj”, Rrahman Jashari dhe grupin e tij për mikpritjen dhe organizimin.

Të gjithë pjesëmarrësit e grupit tone, koreografin Aldo dhe valltarët e tij të mrekullueshëm, këngëtarët që na krijuan atmosferë dhe na përfaqësuan denjësisht , te cilët morën përshëndetjet dhe duartrokitjet e publikut në salle dhe në rrugë, Kryetarin Ndue Sanaj, Luigjin, Silvën, Prelën, Amazonën, Ndocin, Rozën, Aleksin, Sykën, Agronin, Dukatën, Tringën, Kolën, Linditën, Prel Kroj dhe Patrikun e vogël, por në veçanti burrin e Dukagjinit, Zef Lulashi Sokolin, që me kostumin e tij tradicional dha një përformance të shkëlqyer.

Ne kemi disa vite që marrim pjese në ketë manifestim, te pagëzuar “Zëri i Vëllazërimit”, kemi disa vite që marrim dhe japim përvojë, por nëse fantazia ime shkon deri aty sa të mendoj të organizojmë diçka të tillë në Shkodër apo edhe diku në ndonjë fshat turistik të Dukagjinit , druhem se fluturoj shume! Së pari, duhet kurajë, por edhe një bashkërendim i punës mes artistëve, krijuesve dhe pushtetit vendor … Unë desha të them dhe diçka tjetër, por zëre se nuk e thashe .., të pres mbase mendon edhe dikush si unë… ?!?!?!

Së fundi, duhet të falënderoj edhe ata qe mundësuan realizimin e pjesëmarrjes së përfaqësuesve të Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, në ketë manifestim, sepse falë kontributit të tyre ne, kemi mundur të jemi aty ku duhet për të përfaqësuar vlerat tona tradicionale dhe nacionale, prandaj zotërinjve: Gjin Brigja, Tonin Kamberi, Lulash Gjeloshi. Bal Vuksani, Mark Zhuri, Agron Hasanaj, Komuna Rrethina, në veçanti mundësori “gjeneral”, anëtari i këshillit të shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, Kole Çardaku, ne i falënderojmë me shprehjen popullore: “Paçin e dhënçin dhe me faqe të bardhe!”…

Kjo veprimtari u finalizua me sukses, por emrin tonë të përbashkët Dukagjini e presin sfida të tjera…

2 COMMENTS

  1. Faleminderit, miku Gjin Musa, qe ne kete gazete, me nje emer te madh “FJALA E LIRE”, na publikon nje nder veprimtarite e e rendesishme te shoqates “Atdhetare-Dukagjini”, ne bashkepunim me nje shoqete kolege, mjaft me emer dhe me veprimtari te medha atdhetare, Shoqata e vellzerise Kosove-Malesi e Madhe “Martin Dreshaj”, me qender ne Peje.
    Edhe nje here, ju faleminderit!

  2. Gazeta “Fjala e Lire” ndihet krenare per botimet dhe bashkepuntoret e shumtë kudo neper bote.
    Botuesi i Gazetes ne fjale eshte gazetari Arben Cokaj, i cili merre pergezimet e shume e shume lexueseve dhe te botueseve te shumtë.
    Pasqyrimi i aktivitetevete ketij lloji, si ky i shoqates Atdhetare Dukagjini, i japin bukuri kesaj gazete tashma shume te lexuesheme nga Shqiptaret brenda dhe jashte atdheut.
    Juve miku im Ndue Sanaj, ju falnderoj per komentin tuaj.

Comments are closed.