MANIFESTIMI TRADICIONAL SHKENCOR E KULTUROR “TAKIMET E DOM MIKELIT 2015”

0
31

TË SHTUNËN, MË 3 TETOR, NË STUBËLL TË KARADAKUT MBAHET

MANIFESTIMI TRADICIONAL SHKENCOR E KULTUROR “TAKIMET E DOM MIKELIT 2015”
NË PËRKUJTIM TË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE NË KOSOVË

Në edicionin e 26-të të këtij manifestimi tradicional, përveç elitës shkencore dhe artistike mbarëkombëtare, marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore të Kosovës, si dhe ata të pushtetit lokal të Komunës së Vitisë. Në programin artistik do të jenë instrumentisët e Filharmonisë së Kosovës, për të nderuar edhe Orën e Madhe Letrare, me çmimin tradicional me emrin e Agim Ramadanit. Profesori ynë, artisti me renome europiane (daja i Agimit) Jetullah Haliti – ETI, do e dhurojë pikturën e tij – portretin e Heroit Agim Ramadani.

Nga Engjëll KOLIQI*

Manifestimi tradicional – shkencor, kulturor e artistik “Takimet e Dom Mikelit 2015”, në përkujtim të Shkollës së Parë Shqipe në Kosovë, në Stubllën e Karadakut (komuna e Vitisë), sivjet në edicionin e 26-të mbahet më 3 tetor. Bashkorganizatorë janë Këshilli dhe Famullia e Stubllës dhe Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë.

Në vigjilien e kremtes, si zakonisht mbahet programi artistik, me orën letrarëve të nxënësve të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Dom Mikel Tarabulluzi”, me ndryshime të vogla, të natyrës pozitive. Për herë të Parë kjo festë mbahet në lokalet e shkollës (jo në sallën e kishës, si zakonisht), duke u shënuar edhe si Dita e Shkollës.
Pos fjalimeve të rastit e përshëndetjeve dhe pikave artistike, nxënësit do të recitojnë edhe poezi, kryesisht origjinale, që i kanë shkruar vetë ata, ose me ndihmën e fmailjarëve. Poezia fituese do të deklamohet të nesërmen, në manifestimin qendror të Takimeve të Dom Mikelit.
Edicioni i 26-të i këtij manifestimi, që mbahet të shtunën e 3 tetorit, fillon në ora 9:30, me Meshën Shenjte kushtuar Dom Mikelit, të drejtuar nga Ipeshkëvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji. Pas medhe, rreth orës 10:30 bëhet hapja e këtij manifestimi nga organizatorët (kryetari i Këshillit Organizativ – famullitari i Stubllës Dom Albert Jakaj dhe nga Kryetari i Komunës së Vitisë Z. Sokol Haliti.

Pastaj kemi fjalën përshëndetëse të Zëvendëskryeministrit e ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Z. Kujtim Shala, për të vazhduar më pas me Tribunën Shekncore, me temën bosht “110 Vjetori i Shkollës së Parë Legale Shqipe në Kosovë (1905-2015)”, me ç’rast ligjërojnë: Pëllumb Xhufi nga Instituti i Historisë në Tiranë, Gjon Berisha nga Instituti i Historisë në Prishtinë dhe Lush Culaj nga Instituti i Albanologjik në Prishtinë (që të tre profesorë me titull shkencor të doktorit).
Pastaj do të provohen dy libra:
Dr Dom Lush Gjergji “Miqtë e mi në amshim” (flet Dom Fatmir Koliqi, zëdhënës i Ipeshkëvisë së Kosovës.
Prof. Dr Gjon Berisha “Arbërorët ndërmjet Kishës perëndimore dhe asaj lindore gjatë shekujve XI-XV” (flet Prof Pëllumb Xhufi nga Qendra e Studimeve Albanologjike).
Në ora 11:35 pritet të fillojë Ora e Madhe letrare, që do të kurorëzohet me ndarjen e Çmimit Tradicional “Agim Ramadani”, që do të nderohet edhe me një pikturë speciale të Artistit tonë të madh me renome europiane (daja i Agimit – Prof Jetullah Haliti), portreti i Agim Ramadanit.
Pastaj ndahet Çmimi “Qeshka Ukaj – veteran i Arsimit.
Programi artistik sivjet realizohet nga instrumentistë të Filharmonisë së Kosovës dhe nga Ansambli “Kemajl Azizi” nga Vitia.
Rreth orës 13 pritet të fillojë kokteji, me ushqime dhe pije tradicionale vendore.
*Autori është zëdhënës i Këshillit Organizativ