Mamuthi Berisha dhe manifesti Zapatero

0
53

Ndoqa me vëmendje fjalimin me të cilin Kryeministri Spanjoll njoftoi se nuk do kandidojë në zgjedhjet e ardhshme politike në mars 2012.

Duke falenderuar redaksinë e “Zërit” dhe lexuesit qysh në fillim dua të konfesoj se kushti që i kisha vënë vetes saherë që ulesha të shkruaja ishte që të mos mungonte lajmi e të kisha diçka për të thënë.Diçka të rëndësishme, sipas meje.

Në edicionet tona të lajmeve dëgjojmë për plagosje me armë në një fushatë që sapo ka nisur. Dhe bëhet fjalë për zgjedhje lokale ku teorikisht komunitetet lokale duhet të zgjedhin administratorin më të mirë. Por ne nuk jemi një vend “normal”, ose më mirë nuk kemi një qeveri, ca më saktë nuk kemi një Kryeministër normal. Ne kemi një qeveri të pa votuar një Kryeministër e ministra vrasës. Ndërsa politika është tjetër gjë. Ёshtë ideal. Ata që ngelen në histori nuk hyjnë në politikë për tu pasuruar dhe dalin nga politika më të varfër. Pasi sakrifikojnë gjithçka në emër të idealit.

Kështu nëpër lajmet tona pothuaj nuk u dëgjua ndërsa nuk u kuptua aspak mesazhi, pikërisht arsyeja e këtij shkrimi. Do të doja tu lexohej të gjithë atyre që merren me politikë,kandidatëve të sotëm dhe pse jo fëmijëve e studentëve në mënyrë që askush të mos guzojë tu thotë se do ti qeverisë dhe për 35 vjet të tjerë.

Ja seç tha Zapatero “Kur u ula në postin e Kryeministrit, 7 vjet më parë,pata thënë që 8 vjet, 2 legjislatura janë një periudhë që një eksponent politik nuk duhet të kalojë. Për të mirën e Partisë, të vendit, të idesë që kemi mbi demokracinë.Dhe nëse më lejoni edhe për të mirën e familjes së tij. Tetë vjet janë një periudhë e mjaftueshme për një lider për të bërë pas së cilës është e drejtë tu lejosh të tjerëve të bëjnë”.

Mamuthi ynë i lindur në vitet 40 nuk kupton që shoqeria, politika, jeta kanë të gjitha një cikël i cili vetëm për një grimë mund të përkojë me atë të një individi.Shpesh diktatorët nuk njihen si të tillë kur vijnë në pushtet, por ikjen e kanë të njëllojtë. Ikin me pahir shpesh me plagë e viktima kundrejt popullit që i rrit.

Shkova dhe pashë Zapatero është vetëm 50 vjeç, e mori Partinë Socialiste Spanjolle 10 vjet më parë, lider në moshën 40 vjeç. Për dy mandate rrjesht i çoi në qevrisjen e vendit e tani i hap rrugën rinovimit. Individualitete të reja sjellin pasion të ri, energji të reja sintoni e harmoni shoqërore ky është sekreti i botës demokratike. Vendet që respektojnë këto rregulla prosperojnë sepse nuk merren peng nga indidë të sëmurë sipas të cilëve rreth tyre rrotullohet gjithë bota.

Duke njoftuar se nuk do kandidojë foli për suksese, gabime, përgjegjësi ideale, pas zgjedhjeve lokale të këtij viti partia të fillojë proçedurën e zgjedhjes së kryetarit të ri nëpërmjet primarjeve. Në mënyrë që kryetari i ri të ketë një vit kohë për ti njohur spanjollët me platformën dhe programin e tij para zgjedhjeve të ardhshme.

Lider si Zapatero kanë një ideal, kanë një vizion… “tani shokë në punë, qeveria të qeverisë. Kandidatët lokalë të shpalosin e mbrojnë programet e tyre, partia të mbështesë kandidatët lokalë dhe reformat. Të tregojmë edhe njëherë kush jemi dhe si jemi. Një formacion politik historik që mbart të ardhmen. Një projekt që i ka rrënjët në shoqëri, në mes të punëtorëve, tek ata që s’kanë sa ju nevojitet gra e burra që aspirojnë barazi të vërtetë. Një parti demokratike që ushqen lirinë e brendshme dhe kurajon.Për këtë arsye thërrasim njëri-tjetrin shok.Kaq kisha shokë. Faleminderit”.

Për mua është një manifest, është një manifest për këdo që në këtë vendin tonë ndihet i majtë, për këdo që dashuron këtë vend që ngjan i ngrirë, i marrë peng nga një mamuth që kërkon të na imponojë kohën e tij kohën e mamuthëve.