Malaj – diskutimi ne parim i Buxhetit 2011

0
26

Te nderuar kolege deputete

Ndarja e diskutimit te buxhetit ne parim dhe nen per nen eshte nje mundesi e mire qe sot te ndalemi tek sfidat konkrete dhe kritike me te cilat ballafaqohet ekonomia dhe buxhetit yne.
Me konkretisht, cfare presin shqiptaret nga qeveria dhe buxheti I vendit te tyre?

E para ata presin me shume mundesi punesimi. Rritja ekonomike pa ulur papunesine, prodhon varferi ne rritje, pabarazine ne rritje.

E dyta, shqiptaret presin qe pensionet, asistenca sociale dhe pagat e tyre te mos goditen nga tatimi I fshehte dhe nga inflacioni I mallrave me jetike.

E treta, shqiptaret presin qe femijet e tyre te kene nje arsimim sa me te mire, mundesisht nga kopeshti deri ne Universitet.

E verteta eshte e trishtueshme, reformat ne arsim jane nje coroditje e pafund. Profesioni i mesuesit eshte kthyer ne biznes partiak, cilesia e investimeve eshte e dobet, liria akademike dhe autonomia financiare e universiteteve eshte perkeqesuar.

Per qeverine tuaj prioritet kane qene shiritat e rrugeve dhe jo arsimi dhe shendetesia.
Per 5 vjete nuk ndertoni dot kampusin e ri te universitetit te Tiranes qe ka nje vlere 30-40 milion euro.

Jo se vendi nuk ka kapacitete ndertuese, jo se buxheti nuk ka fonde, por preferoni te jeni qeveria e rrugeve, jo qeveria e kampuseve univeristare.

E katerta, shqiptaret presin nje sherbim shendetesor sa me te mire, nje sistem shendetesor parandalon semundjet, qe zgjeron mundesite perzgjedhese dhe qe ofron sigurime shendetesore per te gjithe.

Patjeter qe sektori privat edhe ne arsim e shendetesi duhet te rriten qe shqiptaret ne raport me te ardhurat e tyre duhet te kene mundesi te perzgjedhin, por ne asnje rast, absolutizimi i sektorit privat nuk duhet te sherbeje per te perkeqesuar deri ne falimentim arsimin dhe sherbim shendetesore publik.

Jo rastesisht deshtimi eshte me I madh eshte pikerisht ne keta dy sektore prioritare. Premtuat se do te dyfishonit mbeshtetjen buxhetore per arsimin dhe shendetesine. Keni deshtuar plotesisht, rrezikoheni te jeni ne nivelin e vitit 2005.

E pesta, shqiptaret presin nje funksionim me te mire te shtetit ligjor – jo vetem jane shtuar krizat e perplasjes se institucioneve, por shpesh buxheti eshte perdorur per te cenuar pavaresine e tyre, duke i penguar te funksionojne.

Eshte e turpshme qe ne vitin 2010 Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Larte dhe Sherbimi Informativ Shteterore publikisht te deklarojne se nuk kane fonde as per leter dhe boje printi.

Kjo nuk vjen nga pamundesia e buxhetit, kjo vjen nga mentaliteti keqqeverises, i perqendrimit apo nenshtrimit te te gjithe pushteteve.

E gjashta – shqiptaret presin qe borxhi publik te mos rritet, qe kostoja e borxhit te mos i zere frymen buxhetit, qe barra e taksave te ndahet me mire midis grupeve sociale dhe barra e borxhit te ndahet me mire midis brezave.

Shqiptaret dhe jo vetem ne, por edhe institucionet nderkombetare, jane shume te shqetesuar qe vazhdoni me deficitete te larta, qe borxhi eshte ne nivele kritike dhe qe kostoja e tij po behet gjithnje e me e rende.

Vetem interesat e borxhit gjate qeverisjes suaj do te rriten 200% (nga 26 miliard leke ne 57.8 miliard leke). Gjate qeverisjes suaj shqiptaret do te paguajne vetem interesa borxhi 31.8 miliard leke me shume.

Gjate qeverisjes suaj borxhi do te rritet me shume se dy here, nga 468 miliard leke ne 1000 miliard leke.

Trendi I kostos se borxhit dhe interesave te tij do te perkeqesohet akoma me shume ne vitet pas mandatit tuaj.

Sipas perllogaritjes se FMN, nga viti 2013 ne vitin 2015 borxhi do te rritet me rreth 200 miliard leke, ndersa interesat do te rriten me rreth 18 miliard leke.

Keto shifra dhe ky trend perkeqesues I borxhit dhe kostos se tij, do te trembte sado pak cdo qeveritar te pergjegjshem, ndersa euforia dhe papergjegjshmeria juaj eshte e frikshme per shqiptaret.

Cdo genjeshter e ka nje kufi, por mashtrimet politike per karriket tuaja politike nuk jane thjesht genjeshtra, ato jane papergjeshmeri vrastare ndaj shpresave dhe te ardhmes se nje populli.

Pa rritje ekonomike reale te larte, eshte e pamundur te ulet deficiti, borxhi dhe kostoja e tyre.

Pa luftuar korruspionin, pa luftuar kapjen e shtetit, pa respektuar te drejten e prones, pa ulur abuzivitetin dhe korrupsionin e administrates publike, eshte e pa mundur qe ekonomia jone te marre fryme me mire dhe te rritet me shpejt.

Keto jane reforma qe nuk kerkojne leke, por qe prodhojne rritje dhe te ardhura ne buxhet. Por keto jane edhe reforma qe shkurtojne mundesite per perfitime abuzive, ndaj ju nuk keni vullnet t`i beni ato, duke perkeqesuar buxhetin dhe ekonomine e vendit tuaj.

E drejta e prones eshte ne nivelin me te ulet te lirise ekonomike, korrupsioni ne gjyqesor pengon investimet private, perhapja epidemike e korrupsionit ne sherbimet publike po i demton rende shqiptaret.

Si shpjegohet qe pretendoni se keni taksat me te ulta ne bote dhe klasifikohemi ne vendin e 92, kur Mali i Zi eshte ne vendin e 31 dhe Maqedonia ne vendin e 5 ne bote?

Si ka mundesi qe deklaroni se jemi vendi me taksa me te ulta dhe vetem pak dite me pare, klasifikohemi ne vendin e 149 ne bote per pengesat per te paguar taksat, dhe ne vendin e 142 ne bote per numrin e dokumentat qe duhen per te paguar taksat?

Si shpjegohet qe ne raportin e Konkurences globale te forumit ekonomik me kredibel ne bote, rezulton se nje nga tre pengesat me te medha per te investuar ne Shqiperi eshte legjislacioni i taksave, te cilin e ndryshoni shpesh dhe e implementoni ne menyre abuzive dhe korruptive.

Ju nuk mund t`i zini frymen ekonomise shqiptare dhe te pretendoni se me buxhetin e shtetit ta mbani gjalle ate, duke rritur borxhet dhe barren e tyre.

Deshtimin e politikave tuaja ekonomike e tregon fakti se rritmi I rritjes se te ardhurave ka rene dhe se nuk po e ndalni dot rritjen e borxhit dhe kostos se tij.

Z. Kryeminister, te nderuar kolege, ndoshta per te qartesuar publikun per thelbin e keq qeverisjes suaj, po ndaj me publikun nje aspekt shume te prekshem:

Te gjithe e kemi te qarte se se pa arsimimin e mire te femijeve dhe pa shendetin e mire te familjeve te tyre, e ardhmja behet e veshtire, e trishtueshme dhe pesimiste.

Pasojat negative te te pa arsimuarve dhe te paafteve, politikanet e pergjegjshem i shikojne ne tre nivele:

E para, nje i paarsimuar dhe nje i paafte eshte nje barre e rende per vetveten, ata kane me pak mundesi per pune dhe me shume risk te mbeten te varfer.

E dyta nje i paarsimuar dhe nje I paafte jane nje barre per familjete tyre, duke qene te papune dhe te varfer ata kane edhe nje kosto shtese mbi gjithe pjestaret e tjere te familjes.

E treta, te paarsimuarit dhe te paaftet jane nje barre e rende per gjithe shoqerine, ata rrisin kostot buxhetore, pasi asnje shoqeri nuk mund t`i braktise dhe tua dorezoje kete grup social duarve te padukshme te tregut.

Eshte e papranueshme qe nje Kryeminister me profesionin e nderuar te mjekut dhe me titullin akademik “Profesor/ Doktor”, deshtimet me te medha te qeverise se tij t`i kete pikerisht ne arsim dhe shendetesi.

Si ka mundesi qe sa here ka kriza brenda maxhorances dhe sa here duhen bere pazare partish, ministrite qe dalin ne tregun e piste politik jane ministria e arsimit dhe e shendetesise?

Si ka mundesi qe edhe nga vleresimi i Komisionit Europian del se korrupsioni me i frikshem i perhapur ne Shqiperi eshte ai ne sektorin e shendetesise?

Si ka mundesi qe ne shkurtimet me te medha te investimeve te vitin 2010 jane pikerisht ne arsim dhe shendetesi?

Ky eshte thelbi i diskutimit ne parim te buxhetit te vitit 2011, qeveria juaj nuk mjeku ku shqiptaret te presin sherimin , qeveria juaj eshte sot nje e semure prekur rende nga epidemia e korrupsionit, nepotizmit dhe kapjes se shtetit.

Ky buxhet ne parim, me mungesen e reformave ne shendetesi dhe arsim, me perkeqesimin e raporteve me institucionet e pavaruara, me acarimin e perseritur te marredhenieve pushtet qendror dhe pushtet vendor, me keq perdorimin elektoral dhe korruptiv te investimeve publike, nuk permireson por perkeqeson disa nga sfidat me te veshtira te vendit.

Asnje shifer jo realiste dhe aq me pak demagogjike nuk mund t`i fshehe keto probleme. Vota ime per buxhetin pa politika te qarta per sektoret prioritare dhe me papergjegjshmerine per te mos ulur deficitin dhe borxhin publik, eshte qartesisht Jo.