Maks Velo guxon e flet për veriorët që kanë “pushtuar” territorin, trashëgimi nga mentaliteti otoman

0
46

ResPublica.al | 9 nëntor 2013

Maks Velo ka vendosur të flasë për atë që askush nuk guxon. Gjithçka bëhet për të mbuluar “pushtimin” e tokave nga të ardhurit. “Nëse heqim një vijë imagjinare në Fushë-Krujë dhe ndajmë Shqipërinë në dy pjesë, nuk ka asnjë jugor që të ketë marrë një copë tokë mbi atë vijë dhe tërë veriorët kanë zbritur deri në Butrint” thotë ai i intervistuar nga MAPO. Problemin Maksi e ka bërë publik përmes një libri të ri të titulluar “Betonizimi i demokracisë”, (UET Press), dhe konklizioni ëshët që masakra urbane nuk zhbëhet më..

Më tej thotë: Kështu si është bërë lëvizja e popullsisë janë dëmtuar edhe vetë “pushtuesit” që lanë tokat e mira dhe zbritën poshtë Fushë-Krujës, nëse do i referohemi asaj vijës imagjinare që kemi hequr në hartë. Ky është një mentalitet që na u la trashëgim nga otomanët. Meqë nuk kishim kë të pushtonim, nisëm të pushtonim veten tonë.”

k.c.

http://mapo.al/2013/11/09/maks-velo-masakra-e-qendrave-urbane-nuk-zhbehet/