LUTJA SI QASJE E FEKSUAR DHE FENOMENI I NARRATORIT

0
70

Xhemail Mustafa: “NJË LUTJE PËR PRISHTINËN”, botoi Shtëpia Botuese “FAIK KONICA”, Prishtinë 2000, faqe 386.

Për t’ia syzuar karakterin e librit, autorit i cili qëllimisht e ka lënë pezull pa e shënuar në është ditar, libër esesh apo roman i një natyre të veçantë, është sprova e parë e ballafaqimit me librin “NJË LUTJE PËR PRISHTINËN”, megjithatë libri është i ndertuar në atë mënyrë që më shumë ngjason me ditarin se sa me secilin zhanër tjetër të krijimtarisë letrare. Ndonëse autori na është i njohur si eseist dhe kritik letrar, përvoja e viteve të fundit si zëdhënës i zyrës së Kryetarit të Republikës dhe si njëri nga të besuarit e tij për komente politike e bënë atë edhe një njohës të mirë të mendimit dhe të veprimit politik në Kosovë sidomos në dekadën e fundit të shekullit që e përmbyllëm para pak kohësh.

Duke i pasur parasysh këto afinitete të autorit ai bëhet një narrator fenomenal i cili ka ditur dhe ka mundur të mbajë gjithë ato shënime në kohën kur nuk ka qenë i sigurt se do t’i shpëtoj krimit mortar as vetë, as familja e le më shënimet e tija kaliografike. Nga ato shënime tashmë të përmbledhura në libër do të gjenden pjesë e pjesëza të secilit zhanër të krijimtarisë letrare e publicistike, me të cilat është marrur ai në jetën e tij publike. Po më shumë, libri siç thamë më parë anon kahë ditari ngase i kushtohet një periudhe të caktuar kohore pa përjashtuar primesat e theksuara të një libri me komentate dhe analiza të qëlluara politike.

Libri “NJË LUTJE PËR PRISHTINËN” vjenë si një uverturë publike pas gjithë këtij lumi librash e sajesash të cilet merrën kryesisht me periudhën e dy vjetëve të fundit, ngjarje kryesore ka qen Lufta e Kosovës. Dhe s’ka se si të jetë ndryshe kur librin e sajon gazetari i cili bëhet narrator i të intervistuarit dhe askund dhe asnjëherë nuk përputhen as mendimet, as e folmja, as analiza, as sinteza e as veprimtaria qoftë kjo ushtarake ose politike e përditshmërisë publike me ate që lexohet në libër.

Në këtë kohë vrapimesh e heroizmash marramendës libri i Xhemail Mustafës merrë një domethënje krejt tjetër ngase autori ka ditur të shkruan, ka ditur të mendon, ka ditur të analizon, ka ditur të komenton e prognozon ngjarje e zhvillime shoqëroro-politike të cilat dëshmojnë se në periudhën e karrierës politike ai ka shënuar ngritje cilësore në këtë plan duke e dëshmuar dhe peshuar edhe një herë maturinë e fjalës publike, sidomos të asaj që është shkruar si atëherë poashtu edhe tashti në librin e publikuar.

Edhe pse libri është voluminoz, (386 faqe), ai ka arritur ta konstrukton në atë mënyrë sa që nuk mundet perceptuesi me iu ndarë deri sa ta përmbyllë. Nën vorbullen e ngjarjeve dhe stihive shkatrrimtare ai ka regjistruar të gjitha ngjarjet, ankthet dhe përshtypjet e tija si dhe zhvillimet e atyre ditëve duke komentuar radiostacione e media të ndryshme, kryesisht radiofonike dhe atyre vizuele. Sepse në atë kohë përveç qarkullimit të aeroplanave të NATO-s në qiell dhe eskadronave të vdekjes në tokë, për shtyp e gazeta nuk bëhej fjalë.

Po edhe sikur të kishte përplot gazeta kush rrezikonte jetën për të dalur në qytet sa për ta blerë gazetën. Xhemail Mustafa me këtë libër ka arritur t’i përputh dy opinione relativisht të kundërta me realitetin e përgjithshëm në Kosovë. Protogonistët si oponentë të ngjarjeve që i kanë përjetuar nëpër faqet e bollshme të librit do të gjejnë ato ndjenja frike, ato shqetsime shpirtrore që i kanë përjetuar në atë kohë rreth fatit tragjik të tyre, të të afërmëve në Kosovë dhe vendit në përgjithësi.

Opinioni i parë: Autori ka regjistruar me kujdes ndjenjat personale të tmerrit e frikës në atë egzilin shtëpiak. Me formën egoiste, ai më mirë i ka lexuar shqetsimin e përgjithshëm, frikën dhe tmerret e të gjithë qytetarëve të Kosovës të cilët në atë kohë ndodheshin jo vetëm në Prishtinë po kudo, në male e fusha, në fshatra e qytete të tjera. Ky opinion, (pjesa e popullsisë që ishte mbrenda në Kosovë), është në gjendje më mirë se kushdo tjetër të lexoj realitetin e përshkruar nga autori me një ndjenjë të hollë fisnikërie dhe që është pjesa kapitale e librit. Kjo pjesë e librit është trenditëse dhe me një ndjenjë mbytëse, por që përkon shumë afër me atë realitetin e ndodhur.

Përseritja, e stërpërseritja është mënyra më e mirë për ta krijuar atë hipnozimin e lexuesit i cili shumë shpejt do të gjindet në atë rrethin vicioz, në atë gjendje halucinacionesh ku frika dhe tmerri do ta përthekon jo vetëm ndjenjën por edhe qenjën e tij njerëzore dhe pasiguria do t’i shtohet nga hija e vet edhe në këtë kohë. Kjo gjendje trishti mund të krijohet që në faqet e para dhe ngjason shumë me atë shqetsimin kur lexohen librat mbi vampirët, kurse figurat e këtyre lugetërve do të ngjasojnë më së miri me eskadronët e vdekjes që janë sjellur gjatë asaj kohe në Kosovë.

Kjo skemë do të jetë projekti më i mirë për një skenar filmi të zhanrit fantastik duke e përshkruar eskadronin serb si vampirin më të përqudshëm të botës njerëzore. Asgjë fantastike në atë film vetëm skenat reale ashtu siç ka vepruar autori duke e përshkruar atë realitet tragjik gjatë asaj kohe. Me siguri pas një qindvjeçari, kur të harrohen krimet e fundit të shekullit që iku, atëherë kur breza të tërë të kësaj tragjedie do të kalojnë matanë, Xhemail Mustafa do të cilësohet njëri nga personalitetet e botes shqiptare të këtij shekulli që i ka pjellur mendja më së shumti fantazi.

Ashtu sikurse unë qe e kam ndërprerë disa herë leximin e librit, mendoj ata që e kanë përjetuar ngjarjen nuk i kanë shkuar deri në fund. E gjithë kjo është shkruar në një kohë kur as autori dhe as ata të tjerët që kanë qëndruar në Prishtinë nuk kanë besuar se do të mbeten gjallë.

Opinioni i dytë: I kushtohet mediave të ndryshme, qofshin këto televizive apo radiofonike. Xhemail Mustafa ndonëse nuk ka cituar shumë mediumin, datën, orën dhe kohën kur është dhënë lajmi, ai të gjithë atyre që kanë qendruar në atë kohë me vesh në krahë, pranë ekraneve televizive dhe radiove duke përcjellur lajme e komente do t’ua kujton me besnikëri të gjitha ato që janë thënë, pavarsisht se autori jo rrallë i ka interpretuar e komentuar në formën e vet, megjithatë në asnjë rast nuk ka dalur nga esenca e lajmit. Duke e lexuar librin secili do të bindet se ajo pjesë që ka qenë e mbyllur në rrethin vicioz të eskadronëve serb, ka mundur me i përcjellur të gjitha opinionet publike për dhe rreth Kosovës që janë dhënë nga mediat ose qarqet e ndryshme diplomatike. Kjo kategori e njerëzve do të bindet tashti se autori ka qenë mjaftë real dhe po aq korrekt ndaj të gjitha deklarimeve të asaj kohe.

Keni parasysh se si i kanë pritur lajmet nga tereni ata që ishin mbyllur në Kosovë, po si i kanë përjetuar dekleratat bombastike nga Hotelet e Tiranës, komentet e papërmbajtura dhe paraqitjet publike aq të egërsuara që u bëhej nga shqiptarët në TVSH-në e famshme të asaj kohe, kurse autori gjatë gjithë asaj kohe ka qen i përmbajtur dhe vazhdimisht i ka arsyetuar duke u bërë një mëshirues dhe pajtuas i fenomeneve dhe grupacioneve të caktuara të cilat kanë përdorur çdo gjë dhe mënyrë, për t’ia arritur qëllimit përkatsisht për eleminimin e kundërshtarëve të tyre politik.

Libri “NJË LUTJE PËR PRISHTINËN” i Xhemail Mustafës, është një tekst politik me konotacion të theksuar artistik, me nota sentimentale e romantike të veprave letrare që i ka studiuar. Kompleksiviteti i librit shtresohet në disa kate kuptimësie duke shtruar ide, duke i analizuar e sintetizuar motivet dhe ambiciet e përditshmërisë ushtarake e politike të asaj kohe, mendime të cilat përkojnë dhe ia vlejnë të analizohen edhe në ditët tona që po përcillen me një agresivitet të theksuar dhe mjaftë primitiv në këto ditë paksa më të qetsuara. Autori është ngritur si orakulli mbi tempull duke ditur të shtreson tezën, antitezën dhe sintezen e gjithë veprimit shoqëroro-politik duke e dëshmuar potencialin e tij erudit të një njohësi dhe analizuesi të sinqert të veprimit politik në atë kohë tmerri e tragjedie dhe për të komunikuar me realitetin e sotëm në përpjekje për të rindertuar jo vetëm shpirtin e shqetsuar të njeriut tonë por edhe në përpjekje për ta ndërtuar konstruktin e organizimit politik (…).

Ulqin, korrik 2000.

SHËNIME PËR AUTORIN:
Xhemail Mustafa ( 1953-2000). Lindi në fshatin Gllamnik të Podujevës dhe u vra nga një dorë tinzare në Prishtinë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Podujevë, ndërsa studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës. Gjatë gjithë jetës punoi gazetar dhe redaktor në gazetat dhe mjetet e informimit shqip, kurse nga viti 1993 e deri në vdekje ishte Këshilltar për informim dhe zëdhënës i Kryetarit të Kosovës dr.Ibrahim Rugova. Xhemail Mustafa mirrej edhe me kritikë letrare.
Veprat letrare: „Mrekullia e shkrimit“ 1998, „Një lutje për Prishtinën“ 2000.