Zef Mulaj
LUMI QAN NË VETMIDera në shtegun e bjeshkës
Rrethuar me ferra e gjarpërinj
Lepujt tremben nga një dhelpërUjku trim e i lirë zbret ngadalë
Te porta e bjeshkës me çelësa në dhëmbë
Hap portën dhe bëhet padron i saj
Tremben lepujt dhe zogjtëNë simfoninë e mbrëmjes
Egërsirat bashkohen të gëzuara
Varrezat ndezin dritat e natës
Me fosforin e kuq të kryqeve
Gurgullima e lumit
Kthehet në melodi ritmike
Në gjumin e përjetshëm të kohësPranë portës së mbyllur të bjeshkës
Mollën e gris malli te Shtegu i Dashit
Te drumi i Krasniqes troku i kalit s’ndihetLumi qan në vetmi
Për mungesën e njerëzve
Që ikën … ikin … e ikin …
Kulla e thepit në fshatin Mulaj, Nikaj-Mërtur (e braktisur)