Ja si u kthye Lulzim Basha në milioner, nga kamarier në Rinas me vila në Hollandë dhe Farkë, dhjetëra apartamente, unaza diamanti dhe makina luksoze
Nga kamarier në Rinas dhe përkthyes në Kosovë, befas një ditë ngrihet milioner, me pasuri përrallore, me vilë në Hollandë, me pallate në emër të vjehrrit në Vlorë, me disa apartamente në Tiranë, me vila në bregdet, me vila në Farkë, me kredi qindra mijëra euro, me unaza diamanti, me orë sheikësh, me piktura prej mijëra eurosh, servise porcelani, aksione në NASDAQ, disa depozita bankare, makina luksoze etj. Kjo është trajektorja e pasurimit me shpejtësi të Lulzim Bashës, kryetarit të Partisë Demokratike, i njohur ndryshe si beniamini i familjes Berisha.
Ndërsa shumica e moshatarëve të tij nuk e shihnin as në ëndërr Hollandën, Lulzim Basha arrin të marrë një kredi prej rreth 200 mijë eurosh për të blerë shtëpi në Hollandë, pa asnjë të ardhur të deklaruar. Ndërkaq, Lulzim Basha, në një hark relativisht të shkurtër kohor, deklaron depozita të majme bankare, Mercedes Benz 72 mijë euro, pikturë 6500 euro, orë dore 5200 euro, ore dore 4500 euro, unazë diamanti 11.500 euro, servis porcelani 6800 euro. Po ashtu, Basha deklaron 80 mijë USD të ardhura si punonjës i UNMIK. Një pagë e tillë është anormale, madje e paimagjinueshme. Ndërkaq, bashkëshortja e Lulzim Bashës deklaron 52 mijë euro rrogë në vit.
Ndërsa një familje e thjeshtë duhet të punojë gjithë jetën për të siguruar një apartament në Tiranë, ky njeri befas na deklaron shtëpi në Utrecht, Holandë, 510 mijë gulden / 231.500 euro, apartament ne Tiranë 205 mijë USD, apartament në Durrës 33 mijë euro, apartament në Tiranë, apartament tjetër në Tiranë 62 mijë USD/52 mijë euro etj. Dhe kjo është vetëm pasuria e deklaruar e Lulzim Bashës. Ky personazh vitet e fundit nuk ka deklaruar asnjë pasuri tjetër të paluajtshme apo depozita bankare, po thjesht doli i implikuar në një pallat të paligjshëm në Vlorë, ku me sa duket janë pastruar paratë e vjedhura me rrugën Durrës-Kukës. Lulzim Basha, sot kryetar i opozitës shqiptare dhe pretendent për kryeministër pas disa vitesh, është modeli i njeriut të pasuruar në mënyrë të dyshimtë. Ndërkaq, ka pasur disa tentativa për të hetuar pasurinë e Bashës dhe transaksionet e tij bankare, por gjithçka ka dështuar.
Roli i Argitës
Jo rastësisht pasuria e dyshimtë dhe e pajustifikuar e Lulzim Bashës lidhet me trajektoren e pasurimit të familjes Berisha. Basha është kthyer në milioner që kur punoi bashkë me vajzën e Sali Berishës, Argita Berishën në shërbim të UNMIK-ut në Kosovë. Kthesa e befasishme dhe i gjithë misteri i pasurisë perandorake të Lulzim Bashës, duket se shpjegohet me njohjen e tij me Argita Berishën, njohje e cila i garantoi edhe një karrierë të shpejtë dhe të shkëlqyer në qeverisje, ndërsa i hapi edhe rrugën për t’u katapultuar në krye të PD si i besuar i familjes.
Pasuria e Lulzim Bashës në vitin 2004
-Shtëpi në Utrecht, Holandë, 510 mijë gulden / 231.500 euro (shitur)
-Apartament ne Tiranë, 205 mijë USD / 171.700 euro
-Apartament në Durrës, 33 mijë euro
-Apartament në Tiranë, 17.500 lekë
-Apartament në Tiranë, 62 mijë USD/52 mijë euro
-Troje 22 100 metra 2 në Tepelenë
-Automjet Mercedes Benz, 72 mijë euro
-Pikturë , 6500 euro
-Orë dore, 5200 euro
-Ore dore, 4500 euro
-Unazë diamanti, 11.500 euro
-Servis porcelani, 6800 euro
-Aksione në NASDAQ, 18 mijë USD/15 mijë euro
-Depozitë bankare, 52 mijë USD / 43.500 euro
-Depozitë bankare, 81 mijë euro
Të ardhura si këshilltar në UNMIK, 80 mijë USD
Të ardhura nga bashkëshortja, 52 mijë euro
Pasuria për vitin 2005
-Të ardhura nga paga 588 180 lekë
-Të ardhura nga paga e bashkëshortes për katër muaj, 12 mijë euro
Pasuria për vitin 2006
-Paga vjetore si ministër i Transporteve 1 907 700 lekë
-Të ardhura vjetore si nënkryetar i KRRTRSH, 80 000 lekë
-Paga vjetore e bashkëshortes si drejtore programesh në Amsterdam, 49 512 euro
-Qiraja vjetore për banesën në Tiranë, 4 800 euro
-Rente për hipotekën e shtëpisë sonë në Hollandë, 8 771 euro
-Shlyerje totale e apartamentit në Durrës, 5 mijë euro
-Të ardhura nga shitja e apartamentit në Tiranë, 100 mijë euro
Pasuria për vitin 2007
-Shitur shtëpia në Hollandë 257 500 euro
-Shlyer kredia e shtëpisë në Utrecut, Hollandë, me vlerë 199.726 EUR
-Paga vjetore si ministër i Transporteve 1 907 700 lekë
-Të ardhura nga shpërblime fundviti në MPJ, me vlerë 46.600 lek
-Të ardhura nga paga e bashkëshortes, me vlerë 51.391 Euro
-Shlyer kësti i fundit i apartamentit në Rr. “Dervish Hima”, Tiranë, me vlerë 35.000 USD
–Shlyer rent për kredinë e shtëpisë në Utrecut, Hollandë, me vlerë 10.407 EUR
-Shitur makina 45.000 EUR. Kjo vlerë është depozituar tek ALPHA BANK
Pasuria për vitin 2008
-Të ardhura nga paga si ministër në shumën 1.590.924 lekë
-Të ardhura nga shpërblimi i fundvitit në shumën 21000 lekë
-Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 29.753,00 euro
-Bashkëshortja ka shitur apartament në Durrës me shumë 45.000 USD
-Pagesë kësti për blerje apartamenti në Kavajë në shumën 40.000 euro
Pasuria për vitin 2009
Paga si ministër, 1.639.212 lekë të reja.
Bashkëshortja, pagë nga puna në Holandë, 11.389 lekë
Pasuria për vitin 2010
-1 652 127 lekë të ardhura nga paga dhe shpërblimi në fund të vitit, si ministër i
-14 038 euro të ardhura nga paga e bashkëshortes Aurela Basha
-1 652 127 lekë të rinj nga paga dhe shpërblimet e fundvitit.
Pasuria për 2011
-734,162 lekë të ardhurat si kryebashkiak
-10.808 euro të ardhurat e bashkëshortes nga leja e lindjes në Hollandë
/Adriatik Doçi