Gjin Musa
Po duhet te japi dorheqje te parevokuesheme kryeministri Edi Rama dhe kabineti qe ai drejton!
Edi Rama duhet te largohet nji ore e ma pare nga qeverisja!
Ju kujtohet ngjarja e Gerdecit? Edhe atëherë, Luli i kërkoi Berishës të ikte, një orë e më parë, se Luli ka moral, por Berisha nuk e dëgjoi…
Nuk kishte as avion as droge, por kishte 26 te vdekur per hire te pasurimit te familjes kryeministrore (SALI Berisha) a ju kujtohet sa shpejte dha dorheqje?
Po rasti i Lulzim Bashes me nji vjedhje ne rrugen e kombit, jo pak por 230 miljon dollarë, dha dorheqje ky “demokrat i flaktë”?
Me 21 janar vriten me urdher te Sali Berishes dhe te Lulzim Bashes 4 demostrues jashte mureve te kryeministris. Dorheqjen e ketyre te dy krimineleve e perjetuam! Keta faqe zi qe mbodhen hashashin ne Lazarat, mbushen magazinat, po sot duhet tregu i veshtire, jo si ne kohen tuaj, o zoteri batakçije te politikes.
Ju kerkoni protesta? Mire bani sepse parat e vjedhura ju mbajne akoma.
Po keni fetyre ju o maskarej te politikes qe s’po leni gure pa levizur per te bere te mundur bllokimin e integrimit ne bashkimin Europian, kjo eshte detyra e juaj, i keni sherbyer me zell ne tete vite te qeverisjes tuaj.
Pse u shqetesue presidenti per avionin dhe urgjentisht kerkoi kryeprokurorin Llalla per nji “hetim” sa ma te shpejte dhe sa ma të “plote”?
Pse Lulzim Basha eshte kaq i trazuar?
Konfereca shtypi te nji-pas-njisheme, mbledhje me dyer te mbyllura! Nuk eshte ngjarja e Gerdecit o Luli, qe duhen ndertuar skenar per te mbuluar te verteten. Avioni dhye droga u kapën, po të ishte qeveria e implikuar, ajo nuk ia kap bishtin vetes.
Avioni eshte aty ne rere, personat jane arrestuar, pse gjithe kjo tymnaje e trishtim ne selinë e Partisë Demokratike?
Per çdo njeri tashma duhet qetesi, nuk ka te vdekur si ne Gerdec o Lulzim Basha, as vrasje si me 21 janar.
Thirrjet tuaja per demostrata dhe per dorheqjen e kryeministrit Rama dhe te kabinetit ministror qe aje drejton, jane absurde, lajthitje te nji frigacaku qe me sa duket po i pelcet ne dore e keqia e droges.
Te jeshe i trishtuar per hapjen e dosjes Gerdeci, ate te 21 Janarit dhe “aksidentin” Olldashi ke te drejte, sepse e di mire si ti po ashtu Berisha dhe ortaket perrrethe tij.
Eshte qesharake kur degjon deputetet si Aldo Bumçi, Ristani, Ndoka e ca gjynahqare të tjere, te cilet jane te lidhur me boten e krimit dhe te korrupsionit.
Ti Lulzim Basha si nji “demokrat” pse nuk dele te besh deklerata publike, apo te pergenjeshtroni krimin tuaj qeverises ne tete vite?
Si i ç’moni ju si Parti Demokratike akuzat ku bejne direkte pergjegjes z. Berisha ne vrasjen e Azem Hajdarit?
Pse heshtni? Po merreni me gjera te turpsheme dhe te pamoralsheme, kerkoni që fajet tuaja t’ia faturoni te tjereve.
Çeshtja e avionit duhet te hetohet me profesinalizem, biles te kerkohen edhe ekspert nderkombetar, pasi dyshimet na çojne se kjo loje eshte e ka heresheme o Luli.
Ju e kishit pregaditur terrenin ne mendjen tuaj, se do ishit edhe 4 vite tjera ne pushtet! Por ndodh qe shpesh here parashikimet deshtojne.
Ju deshtuat, po s’bashku me deshtimin tuaje deshtoje edhe trafikimi i droges.kjo eshte e verteta ne driten e djellit.Tani fajin e ka policia, Saimir Tahiri, kryeministri, e ka fajin populli qe ju rrezoje me voten plebishitare, tregu eshte ne krize, tonelata hashash po bllokohen çdo jave, prodhim i bollshem ne qeverisjen tuaj o Luli i Saliut.
Ky eshte realiteti qe tani ju jeni ne ankethin e droges dhe te implikuareve ne kete krim.
Berishes nuke poi dalin llogarit ne zyren luksoze, jashte selis se pd-es!!!!!
Pse u largua Berisha nga SHQUP-i sot, seli e PD-së?
Per keto dhe nji mije akuza shume te rënda, biles deri ne tradhti kombetare ju duhet te prononcoheni publikisht.
Demokracia eshte e bukur, po eshte e veshtire te zbatoshe ligjet dhe normat nderkombetare, prandaj ju beni te pa munduren qe te mose jeni pjese e Europes bashkuar, t’i shpetoni monitorimit nderkombetar, dihen shkaqet dhe arsyet, jeni te inkriminuar ne trafikime te kundra ligjesheme, jeni urdher dhanes te vrasjeve me 21 janar, jeni bizhozeli me territoret ujore te Shqiperis, jeni fajtore te mose integrimit ne bashkimin Europian.
I frigoheni drejtesisë, prandaje kerkoni qiqrra ne hell, kerkoni mjegull qe te çoroditni opinionin publik, po e gjitha po ju kthehet ne te kundert, jeni te perçare brenda shtepisë se PD-së, se jeni të kompromentuar, pasiguria per te nesermen o Luli te ka tronditur keqas.