LUGINËS SË PRESHEVËS I TAKON NJË UNIVERSITET PUBLIK NË GJUHËN SHQIPE

0
49

Për studentët shqiptarët në Komunën e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës duhet formuar një institucion me seli në këto nga tri Komunat, për studime shkollore të nivelit superior

Shkruan: Refik HASANI

Neve Shqiptarëve nga Krahina shqiptare që kemi mbetur nënë administrimin e Serbisë, na duhet, kemi nevoj dhe na takon me të gjitha të drejtat ndërkombëtare që ta kei mësimin e lartë në gjuhën shqipe,pra të posedojm për studime të larta një Universitet publikë në gjuhën shqipe.Në kohën kur para fillimit të vitit akademikë duhet të pregaditemi të gjithë për një fillim të mbarë të fillim vitit shkollar akademikë,në vendë që bartësit e institucioneve lokale të kërkojne dhe këmbëngulin të që në tri nga këto Komuna të hapet ndonjë faklutet apo pse jo një Universitet, bredhin sa në Prishtinë, Tiranë për rritjen e kuotës së rexhistrimit së studentëve shqiptarë të tri Komunave.

Apo krahas aktiviteteve përë rritjen e kuotës përë rexhtrimin më të madhe të studentëve shqiptarë nga kjo anë duhet të kërkohet dhe këmbëngulet që projekti më kapital të hapet një Universitet. Klasa politike prioritet duhet ta ketë hapjen e një Universiteti publik në gjuhën shqipe.

Nganjëher pupulli duhet t’ ju prije proceseve para pushtetit,nëse institucionet nuk i ndiejnë nevojat jetike për pjesëtarët e çdo nacionaliteti.Nëse të gjitha partitë politike pa dallim të tri Komunave të cekura,kërkojnë më me ngulm,janë më unik dhe janë këmbëngulës në këtë kërkesë të kohës,për të realizuara këtë projekt kapital,kjo do të përkrahet shumë më lehtë edhe nga faktori ndërkombëtarë dhe do të realizohet.Sa më parë të fillohet për vitin akademikë të sivjetëm të startoj me fakultetet e edukimit .Qeveria e Serbisë jo që nuk don të merret me çështjet e popullatës së tri Komunave,por për shkak të Kosovës edhe po shkel shumë parime e rregulla ndërkombëtare.

Së pari të hapen tri Fakultete
Fakulteti i mësuesisë ka më shumë se një dekad çë kërkohet të filloj punën deri më tash agjë nuk është ndërmarr që në vitin akademik 2010 /11 të fillohet sepse nuk ka kurrfarë pregaditje,caktim lokacioni apo stafit punues,është e drejtë e ligjshme,çë edhe në Krahinën shqiptare të mbetur nënë administrimin e Serbisë të themelohet universiteti publik në gjuhën shqipe.

Ky institucion i lartë duhet mbështetur dhe financuar nga bugjeti i qeverisë serbe.Sa i përket vonesës së hapjesë së një ndonjë Fakulteti publik në gjuhën shqipe nuk duhet kritikuar vetëm pushtetin e qeverisë serbe ato vërtet nuk kanë kurrfarë projekti për hapjen e një institucioni të tillë,por ksaj here edhe vetë shqiptarët lokal të komunave të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës janë fajtor.Vonesa arsyetohet se nuk kanë insistuar me kërkesa duke këmbëngulur edhe me argumente dhe projekte bindëse.Kjo do të jetë edhe një ndihmesë pasi edhe faktori ndërkombëtarë vazhdimisht kërkon që popullata shqiptare sa më shpejtë duhet të integrohet në rrjedhat e përgjithshme.Subjektet politike në tri komunave,ndoshta ende nuk janë të vetëdijshme pse nuk po kërkojnë dhe këmbngulin për këto kërkesa shumë të domosdoshme të kohës.

Studentët nga tri Komunat arsimin superior ta kryejnë në vendin dhe gjuhën e tyre
Me këta pak rreshta të prezentuar,por edhe me disa punime të publikuara më herët, për themelimin këtij institicioni më të lartë shkollor,nuk pretendoj të kem bërë ndonjë punë edhe aqë të duhur përveqë si një inciativë me rëndësi kapitale që të kemi edhe ne arsimim në vendin dhe gjuhën tonë. Kjo ndoshta mundë të jetë një shtytje e vogël që të mendohet që studentët shqiptarë nga krahina e jonë të studiojn në Medvegjë, Bujanoc apo Preshevë në gjuhën amëtare.

Mendoj se jo vetëm të jetë një propozim,por nëse kemi vullnetë të gjithë do të bëhet realitet në një të ardhme shumë të afërt. Koha e kërkesës dhe arsyetimi për Universitet është e favorshme,vetëm kërkohet gatishmëri për ta realizuar projektin.Mediat e shkruara dhe elektronike nga e tërë hapsira e jon etnike shqiptare,opinioni publikë në përgjithsi të argumentojm duke paraqitur arsyetimin lidhur me domosdoshmërin për themelimin e një Universiteti publik në gjuhën shqipe.
Disa nga arsyet dhe argumentet për themelimin e Universitetit
Tri komunat e banuara me popullatë shqiptare si për nga shtrirja gjeografike ashtu edhe nga numri i banorëve i plotësojnë të gjitha parakushtet e duhura që ta kenë një Univerisitet publik në gjuhën shqipe të financuar nga buxheti i Serbis.Qeveria e Serbisë me plotë gojën po kërkon dhe thekson që jan për respektimin e të drejtave të minoriteteve,kjo do të përkrahet si nga spektri politik dhe organet komunale të tri komunave por edhe nga përfaqësit e huaja që janë me ndikim në Beograd dhe opinioni i gjërë ndërkombëtarë.Deri më sot në këtë drejtim nuk kemi asgjë serioze që së paku do të bëhet startimi me disa fakultete si të mësuesisë,mjekësisë dhe atij juridik.

Pastaj edhe si Univerisitet i kompletuar ku do ndihmohet dhe plotësohet me kuadro,me kalimin e kohës si nga universiteti i Prishtinës por edha nga ai i Tiranës dhe Shkupit.Shqiptarët e tri komunave kan hequr të zitë e ullirit për shkollim.Edhe ato pak të shkolluar dhe që kanë diplomuarë në Kosovë e Shqipëri,paraqitet problem nostrifikimi i diplomave vetëm e vetëm sa më pakë të shkolluar të dalin,deri më sot kemi patur shumë vështir të shkollohemi në gjuhën ton amtare.

Deri më tani kanë munguar inciativat,projektet e përbashkëta të rëndësisë së veçantë nga pala e jonë shqiptare, duke menduar edhe kërkesat me shkrim drejtuar që nga organet lokale dhe qendrore të serbisë por edhe në instanca Europiane për realizimin e drejtave të pakicave në Serbi.Serbia është nënëshkruese e të gjithave atyre normave dhe akteve pasi edhe kërkon me ngulmë të zbatohen për serbët e Kosovës atëher pse nuk ndërmerr asgjë prej asgjëje për pakicat e veta që janë në Serbi si që janë Shqiptarët, Hungarëzët,Boshnjakët,Bullgarët e shumë të tjerë.Të përkujtojmë po të mos këmbëngulnin dhe themelonin shqiptarët e Maqedonisë një Universitet publik,njëher si ilegal për pushtetin maqedon edhe sot e asaj dite nuk do ta posedonin dhe nuk do të ishte i pranuar dhe legjitimuar.

Krahasime: Kur minoriteti serbë në Kosovë posedon një Univeristet publikë në gjuhën e tyre mbi një dekadë në Mitrovicë – Pse nuk mundë dhe nuk kan të drejtë edhe për shqiptarët nga tri Komunat të themelohet një universitet publikë në gjuhën shqipe.

Serbët në Kosovë kanë Univerisitetin e tyre,gati me ato drejtime sa ka edhe Univerisiteti i Prishtinës,minoriteti Serbë në Kosovë ka të drejta si minoritet edhe më tepër se që ju takojnë me konventa ndërkombëtare,kanë administratën në gjuhën e tyre, gjyqsinë, sistemin bankarë,kujdesin shëndetsor edhe ate spitalor.Shqiptarët në tri Komunat nuk i posedojn asnjërën prej tyre,nëse nuk jemi për një paralelizëm në mes të Serbëve të Kosovës dhe Shqiptarëve të ksaj pjese, atëher asgjë nuk mundë të ecim përpara.

Hapja e këtij intstitucioni të lartë arsimorë mundë të këtë një qendër p.sh në Preshevë apo Bujanoc, fakultet duhet të të hapen edhe në qytetin e Medvegjës, sa i përket se a ka nevoj të jetë edhe në ndonjë gjuhë përveq në ate shqipe mundë të jetë edhe në gjuhën serbe e angleze.Vetëm kështu do të jetë në hapë me kohën dhe me vlera të jashtëzakonshme jo vetëm për popullatën e këtushme shumicë Shqiptare,por edhe për të tjerët në Rajonë që do të ndihmonte më lehtë në hapsirat integruese të familjes Europiane.

Studentët shqiptrarë kan vështirsi në shkollim, kurse ato që ia mësyjnë Universitetit të Beogradit dhe të Nishit e kanë shumë largë kurse në anën tjetër për të studiuar në universitetin e Shkupit po ashtu duhet të kalohet kufiri dhe është shtetë tjetër,por edhe kostoja e studimeve do të ishtë tepër e lartë dhe e papërballueshme për bugjetin e një familje.Pra kto janë vetëm disa arsye nga shumë të tjera pse duhet të themelohet dhe të filloj së punuari një universitet në gjuhën shqipe me vendim të organeve gjegjëse të qeverisë së serbisë.

Nuk duhet të zhagitet në pafundësi sikur disa nisma të tjera, kjo do të ishte shumë e qartë që vërtet Serbia jo vetëm që kërkon por edhe merrë përgjegjësi për trajtimin e drejtë të minoriteteve. Kurse shqiptarët do të pajtohen me këtë, nëse faktori ndërkombëtarë kërkon vazhdimishtë nga ne shqiptarët që të integrohemi dhe marrin pjesë në jetën institucionale atëher edhe ne jemi dakordë pasi edhe i kryejn edhe kontributet e këtij shteti atëher pse mos të hapet edhe ky universitet publikë në gjuhën shqipe.Fundi i fundi edhe kto janë të drejta elementare,themelore për një komunitet të veqantë si që janë shqiptarët nga këto tri Komuna.

Nëse veq Kosova pranohet si shtetë nga Republika e serbisë edhe më tej do të vështirsohet shkollimi i kuadrave të larta të ksaj Krahine shqiptare. Nëse Republika e Serbisë nuk i pranon apo nostrifikon diplomat e lëshuara nga Kosova, Shqipëria atëherë pse nuk lejon që të themelohet një Universitet publik në gjuhën shqipe për popullatën autoktone shqiptare në Komunën e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.

23.08.2010

Autori është publicist i pavarur nga Krahina Shqiptare e mbetur nën administrimin e Serbisë. Disa herë ka patur punime të publikuara për arsyen e themelimit të një Universiteti publik në gjuhën shqipe.