LUFTA III BOTËRORE – Rrustem Geci

0
57

LUFTA III BOTËRORE

Në Roganën ku unë jam bimur
zemër e lisit stuhinë e ndien
të gjallë janë yjet, i urtë dielli
atdheu është më e dashura grua

I përgjakur jam deri në shpirt
xhepat i kam krejt të harruar
kraharorin me beteja luftërash
dhe jetën, me grimca çastesh

Fol o luftë ! Fol kafshë e zezë
të gjithë popujt janë përgatitur
kjo botë e të gjithë neve, drejt
luftës (vëllavrasëse) po shkon

Në rast të një Lufte të tretë
poet i Roganës, ku do të jesh
në studion tënde, a diku tjetër
në luftëra qielli nuk jep as lot

Kosovë, toka sheh dhe dëgjon
të mëdhenjtë po bëhen gati
Prizreni të gjithëve na thërret
të bashkohemi rreth flamurit!

Rrustem Geci – Dortmund, 2.12.2015