L o t i – poezi nga Gjin Musa

0
48

L o t i

I prita me lotë gëzimi
babën dhe nanën
sa isha merzitë, veç Zoti e di!
kisha lindë nji fëmijë
me emrin Denisë
Nana Tereza e preku me dorë
e uroj shqiptaren e vogël të jetë me fat
Papa Vojtila e priti në audiencë
bekimi i Papës Denisës i dha jete
t’i shohi prindërit e nanës vet…

Denisa u rrit dhe u ba 10 vjeçe
i erdhi dita te shohë gjyshërit e vet
gjyshi Prenga e nana Mrika
kanë zbrite nga avioni
po vijne të dalin!
mama tre… e mbulone madhëngjimi
kur përqafohet me prindërit e vet
loti bie rreke! O Zot ku je?
ashte e vërtetë! Po shoh prindërit e mi!

Kaluame nji muaj e m’u duk nji orë
përsëri lotë dhe vetëm lotë
po do ndahemi përsëri sot
ju do të shkoni prapë në Shqipëri
prindërit ecin me hapin ngadalë
nji hap përpara e koka mbrapa
treten në turmën e njerëzve të pa fund…

Rri dhe mendoj! nji zhurmë avioni
mendimin ma ndaloi,
vështroj qiellin, e avioni merr rrugëtimin
bulëzat e lotit ma turbullojnë shikimin!
ah thashë me vete, çfarë është kjo jetë?!
prindërit janë të moshuar! Denisa më kuptoi
nxorri shaminë dhe lotin ma pastroi
ndërsa poeti që shkroi poezinë
bashkëshortes i falë të gjithë dashurinë.