“Lobet greke e kanë vënë me shpatulla pas muri Berishën”

0
33

TemA Online, 21 Gusht 2012

Duket vertet me shpatulla pas murit  

Qeveria shqiptare tashmë duket e vendosur për rinegocimin e paktit të kufirit ujor me Greqinë dhe kjo ka shqetësuar jo pak njerëz në vendin tonë. Kjo, duke qenë se dyshohet për lëshime që mund të bëjë qeveria shqiptare, si në marrëveshjen e parë, e cila u hodh poshtë nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Kjo gjë pohohet edhe nga ana e diplomatit dhe analistit Dritan Hila, sipas të cilit, lobi grek e ka vënë me shpatulla pas muri Berishën.

“Nuk duhet të bëhet marrëveshja nga kjo qeveri e cila nuk ka besimin e publikut të ridiskutojë këtë çështje. Grekët po përpiqen ta detyrojnë Berishën ta bëjë marrëveshjen. Po të shikohen lëvizjet e fundit të lobit grek, kuptohet kërcënimi. Dhe Berisha është me shpatulla pas murit. Nëse MPJ dhe gjyqësori do funksiononte si në vëndet e zhvilluara, dhe ligji i karrierës do zbatohej pavarësisht nga politika, qeveritarët shqiptarë nuk do merrnin përsipër kostot e negociatave me partnerët. Berisha po vuan fajet e tij”, shprehet Hila për gazetën Shekulli.

Ai thotë se shqiptarët janë kthyer në një tribu dhe kryetari i kësaj tribune (në këtë rast Berisha), mendon vetëm për familjen e vet. “A do ta lejojmë ne”, pyet ai?

Sot, territori që zotërojmë është shumë i varfër, por si rezultat i teknologjive janë zbuluar burime jetese, të cilat ashtu si në të shkuarën fqinjët tanë duan ti marrin, megjithëse ne jemi shumë frymë për kaq pak tokë. Mitrovica, deti në jug, çdo milimetër i kësaj toke na duhet për mbijetesën tonë dhe fëmijëve tanë. Kryetari i tribusë sonë mendon vetëm për familjen e tij. Ne do ta lëmë të bëjë punët e tij, duke shitur të ardhmen tonë? I mbetet lexuesit përgjigja”.