Liri Berisha mbledh rreth 2 milionë dollarë për “bamirësi”

0
61

TemA Online, 14 Tetor 2012

Skema e vendosjes biznesmeneve 

Kanë shkuar në rreth 2 milionë dollarë kontributet e biznesemenve shqiptarë për Liri Berishën gjatë mbrëmjes së djeshme. Biznesmenët më të njohur në vend kanë hyrë në garë për të blerë piktura modeste , me vlera astronomike, si kontribute për fondacionin e zonjës Berisha.

Shifrat më të larta i arriti një biznesmen italian, që ka prej vitit 1997 që pretendon se do të ndërtojë një hidrocentral në Kalivaç të Tepelenës. Ai bleu për 100 mijë euro një pikturë të Orion Shimës.

Po ashtu, 100 mijë euro bleu Rezart Taçi një pikturë tjetër të Alush Shimës, ndërsa një tregtar mielli bleu një pikturë të Sali Shijakut 70 mijë euro.

Me shifra të tjera 50 mijë dhe 30 mijë euro blenë piktura disa biznesmenë të tjerë.

Liri Berisha drejton një rrjet tërësisht jotransparent për të ndihmuar fëmijët autistë. Klinikat e saj janë me pagesë kundrejt klientëve, ndërsa ajo mbledh fonde për bamirësi që nuk dihet ku shkojnë. Po ashtu ajo përdor pushtetin e burrit të saj për të lënë pas dore qendrën shteterore të autizimit dhe lulëzon biznesin e saj privat.