LIN DELIJA – PIKTORI I PERMASAVE NDERKOMBETARE

0
29

Shkruar nga Ndoc Selimi

Nisur nga nje telefonate e djalit te nje mikut tim, i cili me pyet se piktori Lin Delija asht shqiptar apo italian, po jap kete informacin te shkurter.

Emni i piktorit shkodran Lin Delija qendron sot perkrah me te medhenjve te nenteqindes europiane. “Gjithe jeta e tij ishte nje diktoni ndermjet lirise artistike dhe roberise kolektive te popullit tij, izolimit shqiptar dhe braktisjes nga ana e perendimit, trinise biblike dhe njeriut te zakonshem” – thote analisti Agron Gjekmarkaj ne nje artikull kushtuar ketij personaliteti te piktures.

Lin Delija u lind ne Shkoder me 1926 me nji lidhje te breznise se larget nga Temali i Dukagjinit, te fisit Kalise e vllaznise Garraj, stergjysherit e te cilit ishin shperngulur dy shekuj me pare per arsye ekonomike dhe vendosur ne Shkoder (Sipas Ndoc Ndoja “Dushman – Temali ne rrjedhje te koheve” 2008, fq 253).

Ai u rrit dhe u edukua ne Kolegjin Franceskan, ku mori hov edhe talenti i tij artistik. Pak vite me vone do te shifte me syte e tij burgimet, torturat, vrasjet dhe internimet e bashkemoshatareve se bashku me profesoret e prifterinjte e pafajshem, te cilat ne kohe te me vona do te ishin tema e preferuar e tij e perjetsuar ne telaio.

Viti 1948 e gjen ushtar ne Gjirokaster i survejuar dhe i ndjekur ne çdo hap nga sigueimi dhe nga ana tjeter lajmet e trishtueshme qe vinin nga Shkodra e larget per arrestimet ne mase te kolegve dhe meshtarve. I ndodhur midis dualizmit te burgut e vdekjes qe nuk do te vononin te vinin, ai zgjedh sakrificen me supreme; rrugen e largimit nga atdheu. Vendoset ne Zagreb ne Akademine e Piktures per ta vazhduar me vone studimet ne Rome i terhequr nga Ernest Koliqi.

Aty pat fatin te kishte profesore me emer ne arenen e skenes italiane si Mafei dhe Bartoli, te cilet me vone do te ishin krenar per arritjet e nxenesit tyre. Pas studimeve i propozojne drejtimin e katedres piktures ne Akademine e Firences, detyre te cilen e refuzon per t’iu kushtuar piktures, ku spikate individualiteti i ngjyrave per te terhequr gjithnje e me teper vemendjen e te medhenjeve te piktures italiane e me andej. Kete e tregojne ekspozitat ne metropole si Rome, New York, Paris, Monako, Gjermani, Kanada si dhe ne qytete italiane Breshia, Palermo, Ankona et etj. Ne pikturat e Lin Delise asht shpirti shqiptar. Penelit tij nuk i ka shpetuar as ne modernizmat pa pase disi frymen e vendit vet.

Aty asht prezent malsori, nusja , gruja shkodrane, vallja shqiptare, por edhe krimet e komunizmit. Ne vepren “Martiri” qe asht konceptu si biografia ose kujtesa e fundit qe mori me vete kur iku, piktori i permasave te medha, jep tabllon e kjarte te asaj qe perjetonte Shqiperia e vet nen komunizem; dy njerez te gjymtuar prej torturave e mbi paterica, nji prift katolik i vrare dhe shkrimi “Rrnofte Shqipnia”. Po ashtu tabllot e Lin Delise te lane pa fjale; diku nji malsor me sy nga qielli para pushkatimit; diku vargu i te internuarve ne levizje nen kercnim te bajonetave e diku litari ne qafen e te pafajshmit me nji qendrim epik te personazhit.

Te “Krishti” asht fytyra e malsorit tone, ku perreth ndodhen persekutoret e kohes sone. Lin Delija ishte sinonim i atdheut vet; ai vuan bashke me te dhe gjithmone ne ambjentet intelektuale ngrinte ne qiell emnin shqiptar, krenohej per origjininen duke e hyjnizuar popullin e vet. Ai i fali galerise se arteve te Shqiperise 27 tabllo te koleksionit privat, te cilat u sollen nga miku i tij me 2004.

Mbas 46 vjet mungese artisti i madh kthehet ne Shqiperi me 1994, ne Shkodren e vet. Kjo vizite kaloi ne heshtje ne Shqiperi, por ne mediat italiane u fol shume. Pas kthimit Lin Delija mbeti i disiluzionuem, pau nji realitet, te cilin as nuk e kishte perfytyruar dhe nga kjo vizite e deri sa vdiq, nuk e zuri ne goje Shqiperine as bashkekombesit e vet. Ai nuk pa ata trimat, heronjte, martiret qe i kishte marre me vete ne driten e synit diten e largimit, nuk pa profesoret e tij te 46 vjeteve ma pare ne Fushe te Rremajt kur bertisnin nen gryken e mitralalozit “Rrnofte Shqipnia, rrnofte Krisht mbret”. Realiteti tjetersues i “njeriut te ri” e befasoj piktorin e madh…!

Pak muaj me vone piktori i permasave nderkombtare vdes, por emni tij asht i pavdekshem; ai ndodhet sot kudo; gjendet ne krah te Matisit ne Muzeun e Vatikanit me portretin e Krishtit Kryqezuar, ne Muzeun kushtuar emnit te tij ne Antrodico, ne “Associazione Culturale Lin Delija”, ne ekspoziten ne Tirane (2014) me 70 vepra “Mes Sakrales dhe Profanes”. Kete vit me 7 gusht u prezantua katalogu “Lin Delija piktor i nenteqindes” nga Profesor Vittorio Sgarbi. Mbi te gjitha Lin Delija gezon sot titullin ma te larte “Nderi i Kombit”.

Pushofsh ne paqe o legjende e piktures, Lin Delija!

Dërgoi për botim: Gjin Musa