Të dashur anëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, në Suedi (ShShAShS-së),
Të nderuar miqë të Shoqatës dhe fjalës së bukur shkruar të gjuhës shqipe dhe ju media, televizive, të shkruara dhe web-faqe,
Ju njoftoj se sot doli nga shtypi ”Thesari Kombëtar 4” të cilën e shtypi Shtypshkronja Printing Press, në Prishtinë.
Është një gëzim i të gjithë atyreve që i kontribuan këtij libri.
URIME TË GJITHËVE
Promovimi i librit do të bëhet si vijon:
Më 23 korrik do të promovohet në fshatin Mazhiq, Mitrovicë, me fillim në ora 12:00
Më 25 korrik në Bibliotekën Kombëtare Universitare në Prishtinë, me fillim në ora 12:00
Më 30 korrik në Harilaq/Fushë Kosovë, me fillim në ora 12:00
Më 1 gusht në Pejë, me fillim në ora 12:00
Më 7 gusht në Dibër, me fillim në ora 17:00
Janë të mirëseardhur të gjithë të interesuarit e fjalës së shkruar shqipe.
Kontakti: +377 (0) 44-272339, (korrik-gusht 2015)
Ardhja e juaj na nderon.
Me konsideratë, për Ju,
Hysen Ibrahimi,
Kryetar i SHSHASH ”Papa Klementi XI Albani”