Abdullah Begolli
Letërnjoftimi i energjisë së shtëpisë paraqet nevojat e shtëpisë për energji ngrohëse dhe uji sanitar brenda vitit, shprehur këto nevoja në kWh/m² për vit.
Ne çertifikatë jepen gjithëherë dy vlera të energjisë:
Energjia primare dhe energjia përfundimtare
Në Gjermani, ndoshta edhe shtete tjera brenda BE, letërnjoftimi i energjisë, është obligim ligjor sipas ligjit për kursimin e energjisë (EnEV).
Pronari i shtëpisë, ndërtesës së banimit, me rastin e shitjes, apo dhënies me qera, së bashku me të dhënat tjera, duhet ta paraqesë edhe letërnjoftimin e energjisë, në mënyrë që të interesuarit t’i kenë të njohura të dhënat e shpenzimit të energjisë.
Kush jeton dhe punon këtej e di se ekziston qeraja e ftohtë (“kaltmiete”) dhe qeraja e nxehtë (Warm miete), që ka raste që qeraja e nxehtë (shpenzimet e energjisë) i ofrohen ose e tejkalojnë qeranë e ftohtë.
Kompetentë për lëshimin e letërnjoftimit të energjisë së objekteve të banimit, janë specialistët përkatës, inxhinierët, arkitektët, këshilltarët e energjisë etj., të specializuar dhe çertifikuar nga institucionet përkatëse të shtetit.
Nga viti 2002, kur eshtë fuqizuar ligji për kursimin e energjisë (EnEV), të gjitha objektet e banimit, të ndërtuara nga kjo kohë, duhet ta posedojnë letërnjoftimin e energjisë, i cili del nga vetë projektimi i objektit, dhe doemos duhet t’i përmbushë vlerat e parapara nga “EnEV”, për kursimin maksimal të saj, kurse ato të vjetrat, që modernizohen energjetikisht, duhet po ashtu t’i përmbushin këto vlera, të projektuara, mbikqyrura gjatë fazës së modernizimit, të vërtetuara dhe bartura në letërnjoftimin e energjisë nga specialistët përkatës.
Cilat duhet të jenë këto vlera dhe si arrihen?
Në paraqitjet grafike në vazhdim, janë dhënë orientimisht vlerat e përafërta të humbjeve të energjisë për disa grupe objektesh banimi sipas standardeve gjermane, që sillen prej dhjetëra kWh/m² në vit (shtylla A), deri qindra kWh/m² në vit (shtyllat C-J) shif grafikun.

Nga grafiku shifet se për një objekt banimi të madhësisë së njëjtë, shpenzimet vjetore të energjisë për m² në vit sipërfaqe banimi, ndryshojnë nga dhjetra (shtëpitë pasive me ca 20 kWh/m² në vit) ,deri në qindra (shtëpitë e vjetra një familëshe të pa modernizuara energjetikisht me rreth 350-400 kWh/m² vit). Pra për këto ekstreme, del raportin 1/20.

Apo shtëpitë e tipit KfW(40,55,70)-shtëpi efiçiente me nevoja për energji rrethë 50kWh/m² x vit, me raport energjie 1/4.
Cilit grupim objektesh i përket shtëpia juaj e banimit, varet nga shumë faktorë:
– Të jashtëm (klima, rrezatimi diellor, vendndodhja etj.)
– Të brendshëm (kualiteti i ndërtimit në përgjithësi dhe kualiteti energjetikë në veçanti).
Shprehur në shifra kjo do të thotë:
a) 100m² shtëpi kfW 55 x 50kWh/m² në vit = 5.000 kWh/vit = ca 500 litra naftë = ca 500€/vit shpenzime për ngrohje.
b) 100m² shtëpi e pa modernizuar energjetikisht x 350kWh/m² x vit = 35.000kWh/vit = ca 3.500 litra naftë = 3.5000€/vit shpenzime për ngrohje.
Ndryshimi 3000€ /vit.
Nese ngrohja bëhet me rrymë elektrike, sipas standardeve gjermane (ca 0,3 €/kWh) ndryshimi do të jetë ca 9000 €/vit. Nëse llogarisim një periudhë kohore 25 vjeçare, del se kursimi do te jetë rrethë 75.000 € në favor të shtëpisë KFW 55, për rastin e ngrohjes me lëndë djegëse naftë, kurse me rrymë elektrike, ky raport do të jetë shumë herë më i lartë.
Autor: Abdullah Begolli
Inxh.i dipl.i Termoenergjetikës
Energiemanager
Solarteur







