TemA, 7 Gusht 2013
Kur kishte vetëm pak kohë që ishte zgjedhur si president i Shqipërisë, Sali Berishës i mbërrin një ftesë nga Emiri i Kuvajtit për të vizituar këtë vend.
Gazeta Dita publikon këtë ftesë dhe përgjigjen e Berishës në vitin 1992, duke theksuar sidomos faktin se Berisha shprehet se Shqipëria i përket botës myslimane.
“Mbas një periudhe të errët të historisë së tij nën regjimin e egër komunist, populli shqiptar, me vullnetin e Allahut, u rikthye përsëri pranë vendeve të botës myslimane, me të cilat e bashkojnë ndjenja të thella miqësore e lidhje të ngushta tradicionale dhe fetare,” shkruan Berisha.
Presidenti Berisha e ka përdorur disa herë faktin që Shqipëria ka shumicë myslimane, për të kërcënuar Perëndimin kur i kërkohej zbatimi i standardeve demokratike./ep